|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Rugova: Do tė kapėrcej edhe kėtė betejė dhe do tė vazhdojmė mė fuqishėm pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės 

 
 

 
 
Prishtinė, 5 shtator
2005 /TN /QIK - Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova me njė mesazh iu drejtua sot qytetarėve tė Kosovės nėpėrmjet tri televizioneve kryesore tė Kosovės, duke njoftuar pėr gjendjen e tij serioze shėndetėsore.

Mė poshtė po e japim tekstin e plotė tė mesazhit tė Presidentit Rugova.


"Qytetarė tė nderuar tė Kosovės,

Zonja dhe zotėrinj,

Tė shtunėn u ktheva nga Gjermania, ku isha nė spitalin ushtarak amerikan pėr testime dhe pėr shėrim.

Mjekėt kanė gjetur se vuaj nga kanceri i lokalizuar nė mushkėri, prandaj mė kanė caktuar njė terapi intensive shėruese.

Gjithashtu mjekėt kanė konstatuar se tash gjendja ime shėndetėsore ėshtė duke u pėrmirėsuar dhe janė optimistė pėr shėrimin tim tė shpejtė.

Me kėtė rast, nė mėnyrė tė veēantė e falėnderoj nga zemra Qeverinė amerikane, qė kėto ditė u kujdes dhe po kujdeset pėr gjendjen time shėndetėsore.

Njėherėsh falėnderoj ekipin mjekėsor amerikan dhe kosovar qė po kujdesen pėr mua.


Qytetarė tė dashur,

Jam i bindur se me ndihmėn e Zotit do tė kapėrcej edhe kėtė betejė dhe do tė vazhdojmė tė punojmė sė bashku mė fuqishėm pėr njohjen e pavarėsisė sė vendit tonė, Kosovės, sa mė parė nga miqtė tanė amerikanė e europianė.

Pres pėrkrahjen Tuaj, si gjithmonė.

Zoti Ju bekoftė!

Zoti i bekoftė miqtė e Kosovės!

Zoti e bekoftė Kosovėn!", thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.