|
04 shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (03.09.2005)
Armand Mero
Nė
Shqipėri presidenti Alfred Moisiu mandatoi sot kryetarin e partisė
demokratike Sali Berisha pėr formimin e kabinetit tė ri qeveritar.
Zoti Berisha deklaroi edhe njė herė se qeveria e tij do tė jetė njė
qeveri e shėrbimit dhe se nuk do tė zhgėnjejė qytetarėt shqiptarė.
Po sot zonja Jozefina Topalli u zgjodh si kryetare e parlamentit.
Ajo bėhet kėshtu e para grua nė historinė e shqiptare qė drejton
kėtė institucion tė lartė. Zonja Topalli premtoi se do ti garantojė
opozitės tė gjitha tė drejtat e saj.
Qė
prej pasdites sė sotme kryetari i partisė demokratike e cila
udhėhoqi koalicion e djathtė tė dalė fitues nė zgjedhjet e 3
korrikut ėshtė ngarkuar zyrtarisht pėr formimin e kabinetit tė ri.
Zoti Berisha u takua me presidentin Alfred Moisiu nga i cili u
mandatua pėr tė caktuar kabinetin e tij tė ardhshėm.
Zoti Berisha, i cili do tė drejtojė vendin nė katėr vitet e ardhshme
tha se nuk do ti zhgėnjej qytetarėt shqiptarė dhe se qeveria e tij
do tė jetė njė qeveri e shėrbimit ndaj tyre. Nė tė vėrtetė gjatė
gjithė kėsaj periudhe qė shoqėroi mbylljen e procesit zgjedhor, zoti
Berisha ka mbyllur bisedimet me aleatėt dhe duket se dhe postet e
tjera qė i janė ndarė pėrfaqėsuesve tė partisė sė tij janė
pėrcaktuar.
Megjithėse ai vetė nuk ka bėrė asnjė deklarim pėr emrat, duket se
janė tė konfirmuar postet kyce, ku ministria e jashtme do te
drejtohet nga zoti Besnik Mustafaj, financat nga Ridvan Bode,
ekonomia nga Genc Ruli, ministria e Brendshme Sokol Olldashi ndersa
Mbrojtja nga Fatmir Mediu.
Tashmė emrat e ministrave tė tij zoti Berisha duhet tia drėzojė
Presidentit. Sipas tė gjitha gjasave ai pritet ta bėjė kėtė tė
hėnėn. Pas dekretimit tė kabinetit kryeministri i ardhshėm do tė
paraqesė nė parlament programin dhe qeverinė e tij pėr tė marrė
votbesimin dhe mė pas tė gjithė do tė betohen tė presidenti Moisiu
para se tė marrin detyrėn.
Nga
ana e tij parlamenti zgjodhi sot kryetarin e ri. Pas votimit ku
konkurroi edhe pėrfaqėsuesi i majtė Neritan Ceka, fitoi me 81 vota
zonja Jozefina Topalli. Ajo bėhet kėshtu e para grua qė vihet nė
krye tė kėtij institucioni tė lartė tė vendit.
Nė
fjalėn e saj zonja Topalli tha se parlamenti i ri ka nevojė pėr
bashkėpunim nga tė gjitha palėt pėr realizimin e reformave tė
rėndėsishme pėr vendin nė luftėn kundėr korrupsionit e krimit tė
organizuar. Ajo premtoi se do tė jeta garante e tė drejtave dhe
respektimit tė opozitės:
"Me shumė
deputetė jemi rritur politikisht nė kėtė sallė. E kemi kuptuar se
liria nuk ėshtė liēencė dhe pushteti nuk tė jep ēdo tė drejtė.
Pėrkundrazi, unė duke qenė pėr njė kohė tė gjatė nė opozitė gjithnjė
kam menduar e sot kam mundėsi tė bėhem unė mbrojtėsja dhe
pėrkrahėsja e
fortė e sė drejtės sė opozitės, garantja e
rregullores qė ruan opozitėn e jo e shumicėn, se ajo nuk ka nevojė.
Avokatja e dėgjimit tė zėrit tė tė gjithė atyre qė mendojnė ndryshe
nga unė".
Tė
njejtin mesazh dha dje edhe zoti Berisha nė mbledhjen e parė me
deputetėt e partisė sė tij, kur deklaroi se shumica nuk do tė
pėrdorė forcėn e kartonave pėr tė penguar nismat e opozitės dhe se
asaj do ti garantohet kontrolli i plotė ndaj qeverisė.
|