|
04 shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (03.09.2005)
Ekspertėt e ekonomisė amerikane parashikojnė se dėmet e pėrgjithshme
tė shkaktuara nga uragani Katrina mund ta kapėrcejnė shifrėn e 100
miliardė dollarėve.
Specialistėt e sigurimeve thonė se do tė kenė njė tablo mė tė qartė
tė humbjeve kur tė mund tė hyjnė nė New Orleans dhe nė qytete tė
tjera tė gjirit.
Ata
thonė se humbjet ka mundėsi tė jenė duke u rritur me dhjetėra
miliona dollarė ēdo ditė nė New Orleans, ndėrsa dėmet e shkaktuara
nga uji rėndohen edhe mė tej, zjarret vazhdojnė aty-kėtu dhe
plaēkitjet po ashtu.
Presidenti Bush ka nėnshkruar njė paketė emergjence prej 10.5
miliardė dollarėsh pėr zonėn e goditur nga uragani dhe tha se do tė
duhen akoma mė shumė ndihma.
Ai
ka caktuar gjithashtu tė atin, ish-presidentin Gorge Herbert Walker
Bush dhe ish-presidentin Bill Clinton pėr tė bashkėrenduar
pėrpjekjet pėr mbledhje private fondesh.
Presidenti Bush dėrgon trupa shtesė nė zonat e
goditura nga Katrina
Zėri i Amerikės (03.09.2005)
Scott Stearns
Presidenti Bush vazhdon tė dėrgojė trupa tė tjerė pėr tė ndihmuar nė
vendosjen e rendit nė zonat e goditura nga uragani Katrina.
Presidenti Bush ka miratuar mė shumė se 10 miliard dollarė ndihmė
pėr shtetet jugore tė Alabamės, Misisipi dhe Luiziana.Presidenti
Bush tha se mė shumė se 7 mijė trupa nga njėsitė elitė tė forcave
ajrore dhe marinės do tė arrijnė nė rajon gjatė pak ditėve tė
ardhshme.
Pėrparėsitė tona janė tė qarta. Ne do ta pėrfundojmė evakuimin sa
mė shpejt dhe nė mėnyrė sa mė tė sigurt qė tė jetė e mundur. Ne nuk
do ti lejojmė njerėzit mė tė dobėt tė bien pre e kriminelėve. Dhe
nuk do tė lejojmė burokracinė tė pengojė shpėtimin e jetėve tė
njerėzve.
Presidenti ėshtė kritikuar nga republikanėt dhe demokratėt pėr shkak
tė ritmit tė ngadaltė tė pėrgjigjes sė ndihmės federale ndaj
pasojave tė stuhisė vdekjeprurėse tė para gjashtė ditėve.
Presidenti Bush tha se situata po pėrmirėsohet ēdo orė, por pėrmasat
e detyrės kanė kufizuar burimet. Ai tha se ėshtė e papranueshme qė
shumė njerėz nuk po marrin ndihmėn e duhur, veēanėrisht nė qytetin e
goditur mė rėndė tė New Orleans. Aty ku shpėrndarja e ndihmave nuk
po funksionon, presidenti premtoi se do ti rregullonte gjėrat.
Unė e di qė ata qė janė goditur nga Katrina po vuajnė. Shumė janė
tė zemėruar dhe tė dėshpėruar pėr ndihmė. Detyra qė kemi pėrpara
ėshtė shumė e madhe, por ashtu ėshtė edhe zemėrgjerėsia e Amerikės.
Nė Amerikė ne nuk i braktisim bashkėatdhetarėt tanė kur ata kanė
nevojė, dhe qeveria federale do tė bėjė punėn e saj.
Presidenti bėri njė turne dje nė zonat e dėmtuara nga stuhia nė
Alabama, Misisipi dhe Luiziana duke u dhėnė shpresė njerėzve qė kanė
humbur shtėpiat.
Pas
kthimit nė Washington presidenti Bush nėnshkroi njė paketė ndihmash
prej 10 pikė 5 miliard dollarėsh pėr zonat e dėmtuara.
Ne
kemi pėrgjegjėsi ndaj vėllezėrve dhe motrave tona nė bregdetin e
Gjirit tė Meksikės, dhe ne nuk do tė pushojmė derisa kjo punė tė
kryhet, tha presidenti Bush.
Nė
fjalimin e tij tė pėrjavshėm nė radio, presidenti tha se puna qė
kemi pėrpara ėshtė e vėshtirė, megjithatė ai i siguroi amerikanėt se
vendi ka karakterin dhe burimet e nevojshme pėr ti bėrė ballė
fatkeqsive dhe pėr tė rindėrtuar New Orleans.
Ndėrsa nė fjalimin e demokratėve nė radio, kongresmeni nga Luiziana
Charlie Melancon tha se vdekjet dhe vuajtjet e mėdha nga uragani
Katrina tregojnė se projektet e rindėrtimit bregdetar nuk janė vetėm
ēėshtje tregėtie por edhe sigurie. Ai tha se po drejton njė
pėrpjekje dypartiake pėr tė dhėnė mė shumė para nga buxheti federal
pėr mbrojtje nga uraganėt dhe pėrforcimin e digave.
|