|
-
04
shtator 2005
/ TN
-
-
Sa herė qė Ismail
Kadare shfaqet nė publik, emri i tij shkakton njė pėshtjellim nė
rrafshin mediatik, vė nė lėvizje jo vetėm kulturėn, por edhe
mendimin politik.
-
-
Diēka tė tillė ka
shkaktuar edhe publikimi i dr.Shaban Sinanit Dosja K II, nė tė
cilėn paraqiten para publikut dokumente tė panjohura mė parė,
lidhur me veprimtarinė e artistėve
-
-
Jemi dėshmitarė
trillesh tė padenja politike
-
-
Thirrjet e
neveritshme nuk i njohim zgjedhjet dhe do tė bojkotojmė
parlamentin...duhet tė konsiderohen si thirrjet: Poshtė
Shqipėria! ose Ti vėmė zjarrin Shqipėrisė!.
-
-
Sa herė qė Ismail
Kadare shfaqet nė publik, emri i tij shkakton njė pėshtjellim nė
rrafshin mediatik, vė nė lėvizje jo vetėm kulturėn, por edhe
mendimin politik.
-
Diēka tė tillė ka
shkaktuar edhe publikimi i dr.Shaban Sinanit Dosja K II, nė tė
cilėn paraqiten para publikut dokumente tė panjohura mė parė,
lidhur me veprimtarinė e artistėve shqiptarė gjatė periudhės sė
komunizmit.
-
-
Nė njė intervistė
pėr ABC, Kadareja i cilėson si trembje ndaj sė vėrtetės
reagimet ndaj kėtij botimi. Pėr shkrimtarin e njohur, publikimi
i dokumenteve ėshtė njė pastrim i pashmangshėm, nė tė cilin
Shqipėria do tė kalojė domosdoshmėrisht. Pėr Kadarenė, mė shumė
se sa ngjarjet e kaluara, tė cilat kurrsesi nuk duhen mbetur pa
u sqaruar deri nė fund, pėr shqiptarėt ka mė shumė rėndėsi e
tashmja dhe e ardhmja.
-
-
Sipas tij, politika
shqiptare shkel ēdo premtim. Radhėn pėr kėtė shkelje, nė vitin
2005, e ka e majta. Duke zvarritur dorėzimin e pushtetit, e
majta shqiptare pėrdori politikėn e tokės sė djegur, duke
harruar se kjo politikė ndiqet nė njė tokė armike, ose tė
pushtuar nga armiku, shprehet Kadareja pėr ABC-nė
-
-
-
Kohėt e fundit, emri
juaj ėshtė vėnė nė qendėr tė vėmendjes sė qarqeve kulturore, por
jo vetėm tė tilla, pėr shkak tė botimit tė njė libri me
dokumente rreth veprės suaj qė i referohen viteve tė dikaturės.
Duke konsideruar se libri ėshtė njė iniciativė personale e zotit
Shaban Sinani, cilat janė pėrshtypjet tuaja rreth botimit tė
kėtyre materialeve? Ēfarė shėnojnė ato nė kėtė fazė tė ecurisė
suaj krijuese dhe njerėzore?
-
-
Libri me dokumente
arkivale i dr. Sinanit, lidhet me njė proces pastrimi tė
pashmangshėm, nėpėr tė cilin Shqipėria do tė kalojė
domosdoshmėrisht. Gjithė vendet e ish-Lindjes kanė kaluar e janė
duke kaluar.
-
-
Shqipėria ka mbetur
e fundit. Thelbi i procesit ėshtė dėnimi i krimeve tė njė rendi,
qė historikisht ėshtė gjykuar i dėnueshėm. Kjo ska tė bėjė as
me hakmarrje, as me revansh. Kjo ka tė bėjė me pastrimin e
brendshėm tė njė kombi. Bllokimi i kėtij procesi ėshtė fatal pėr
tė ardhmen. Ai ēon nė gangrenizimin e sė keqes, nė rrezikun e
pėrsėritjes sė saj, nė mbetjen jashtė tė Shqipėrisė ndaj
zhvillimeve tė demokracisė evropiane.
-
-
Libri i dr. Sinanit,
ėshtė njė nismė e kėtij procesi nė rrafshin e kulturės. Reagimi
kundėr tij, i rretheve tė caktuara, tregon se ai ka prekur njė
problem tė thellė. Nomenklatura e njė diktature tė pėrmbysur mė
shumė se ēdo gjėje i trembet zbulimit tė arkivave tė fshehta.
Sepse aty gjendet e skanuar fytyra e vėrtetė e saj. Ajo do tė
parapėlqente kujtimet mashtruese me ngjyrė rozė, ato qė kanė
vėrshuar kohėt e fundit nė shtypin shqiptar. Sipas kėtyre
kujtimeve diktatura shqiptare del njėfarė tabloje e sheqerosur,
ku zyrtarėt e saj, ca bablokė zemėrmirė, venė e vijnė nėpėr
ditėlindje, dhe e kanė shpirtin aq tė pastėr saqė jo tė bėjnė
krime, por as tė vrasin njė mizė nuk u vete mendja!
-
-
-
Kohėt e fundit nė
Shqipėri ka njė shfaqje mė tė zėshme tė komunitetit mysliman
shqiptar, me problematikėn e vet, por ajo qė ėshtė kryesorja nė
mbrojtje tė fesė pėrkatėse, janė afishuar njė grup tė rinjsh qė
shėnon njė rritje cilėsore tė kėsaj mbrojtjeje. Ēfarė shėnon ky
afishim pėr identitetin tėrėsor tė shqiptarėve nė njė shkallė mė
tė gjerė? Ēpėrfaqėson, nga ana tjetėr, shfaqja e veshjeve
specifike tė grave tė kėsaj feje nė Shqipėri?
-
-
Mendoj se identiteti
i njeriut shqiptar nuk kushtėzohet nga besimi. Njė shqiptar me
besimin mysliman, ėshtė i tillė, domethėnė i identifikueshėm si
shqiptar po aq sa njė shqiptar katolik, ortodoks, i komunitetit
bektashi, ose njė shqiptar ateist. Nė Shqipėri, ashtu si nė
krejt Evropėn, me pėrjashtim tė Greqisė, kombi dhe feja nuk janė
kurrsesi tė njėjtėsuar. Njė francez ose njė gjerman,
identifikohen si tė tillė dhe kurrsesi nė bazė tė besimit
katolik ose protestant, qė mund tė ketė njėri ose tjetri.
-
-
Pėrzierja e kėtyre,
sidomos nė Ballkan, mund tė ēojė nė katastrofė. Kėshtu, pėr
shembull, sipas mendėsisė sė rretheve tė prapambetura greke, tė
gjithė ortodoksėt e gadishullit, pėrveē sllavėve, janė grekė.
-
-
Rrjedhimisht
ortodoksėt shqiptarė janė tė tillė. Ska nevojė tė zgjatemi pėr
tė vėrtetuar barbarinė e njė teze tė tillė. Lidhur me veshjen,
kryesisht atė tė grave, mendoj se tradita e kombit shqiptar njeh
dy veshje kryesore: atė tė hershmen, populloren, qė quhet
ndryshe kombėtare, dhe veshjen moderne qė ėshtė cilėsuar si
qytetare, ose veshjen e zonjave tė qytetit. Tė dyja kėto kanė
patur versionet e tyre tė thjeshtėsuara, madje tė degraduara,
pėr shkak tė varfėrisė. Njė veshje tjetėr, e ndikuar nga bota
turke, ka qenė e pranishme gjithashtu nė Shqipėri, ashtu si nė
njė pjesė tė madhe tė Ballkanit. Nė kohėn kur Jugosllavia e
Titos, mėtonte rolin udhėheqės tė botės sė tretė, ajo solli nė
trevat e saj, njė veshje tė panjohur mė parė nė gadishull:
-
-
veshje grash tė
Lindjes sė Mesme, tuniziane, marokene etj. Kjo bėnte pjesė nė
strategjinė pėr tė konsideruar popujt josllavė si qytetarė tė
dorės sė dytė. Me shpresė se Evropa do tė ishte shpėrfillėse
ndaj popujve qė konsideroheshin myslimanė (ēka pėr fat tė keq
edhe ka ndodhur), Jugosllavia synonte, nė radhė tė parė,
mbajtjen nė zap tė shqiptarėve. Shkombėtarizimi i tyre,
zėvendėsimi i identitetit shqiptar me pėrkatėsinė fetare, siē
kishte ndodhur me boshnjakėt, bėnte pjesė nė planet afatgjata tė
Jugosllavisė.
-
-
Me anė tė veshjeve
(ėshtė fjala pėr ato tradicionale), popujt kanė dashur tė japin
disa shenja tė tyre, shpeshherė tė brendshme. Ndaj natyrshėm ato
bėjnė pjesė nė atė qė quhet shprehje e identitetit. Fakti qė
pėrdoren pėrherė e mė rrallė, pėr shkak tė rrethanave, ndėr tė
cilat shtrenjtėsia e tyre, kjo sdo tė thotė se ato kanė pushuar
sė ekzistuari. Zėvendėsimi i tyre me njė veshje tė kohės, ėshtė
proces i pashmangshėm botėror. Por zėvendėsimi i tyre me njė
tjetėr veshje tradicionale, kjo bėn pjesė nė atė qė quhet
braktisje e identitetit ose shkombėtarizim. Njė gjė e tillė nė
Ballkan, dihet se ētė kujton.
-
-
Ēfarė shėnon pėr ju
rotacioni i pushtetit nė Shqipėri?
-
Si po e pėrjetoni
kėtė?
-
-
Kalimin e pushtetit
nė mėnyrė demokratike, pra paqėsore, e kanė pritur me njėfarė
ankthi pozitiv gjithė shqiptarėt. Opinioni shqiptar dhe ai
ndėrkombėtar e kanė pėrgatitur kėtė. Bashkėsia evropiane e vuri
kėtė rotacion demokratik si kusht paraprak pėr tė ardhmen
evropiane tė Shqipėrisė.
-
-
Shqipėria vetė e
pranoi kushtin. Ajo premtoi, apo vuri nderin e saj nė kėtė
premtim. Klasa politike shqiptare, nėn kėtė trysni, pranoi tė
njėmendėsonte dėshirėn e gjithmbarshme shqiptare. Premtimi nuk u
mbajt veēse pjesėrisht. Vlerėsimin pozitiv nuk e ndante veēse
njė fill peri nga vlerėsimi negativ. Dhe sikur tė mos mjaftonte
kjo, pa u dhėnė ende verdikti i brendshėm dhe i jashtėm pėr kėtė
akt themelor tė historisė moderne shqiptare, krahu i majtė i
politikės, ai qė duhej tė lėshonte pushtetin, e shkeli ēdo
premtim.
-
-
Nė mėnyrė
krejtėsisht tė papėrgjegjshme, duke humbur shansin qė i jepej
pėr tė bėrė njė tėrheqje dinjitoze, me fjalė tė tjera pėr ti
bėrė njė tė mirė vendit tė vet, e refuzoi befas kėtė dhe nisi
njė seri trillesh e aktesh tė padenja, dėshmitarė tė tė cilave
jemi tė gjithė. Duke zvarritur dorėzimin e pushtetit, e majta
shqiptare pėrdori politikėn e tokės sė djegur, duke harruar se
kjo politikė ndiqet nė njė tokė armike, ose tė pushtuar nga
armiku. Le tė shpresojmė qė nė kohėn qė kjo intervistė po
shkruhet, ky problem i rėndė tė ketė marrė zgjidhje.
-
-
E megjithatė nuk
duhet kėnaqur me kaq. Ky incident i zgjatur e turpėrues pėr njė
vend, duhet tė bėhet mėsim njė herė e pėrgjithmonė. Aktet si ky,
thirrjet e neveritshme nuk i njohim zgjedhjet dhe do tė
bojkotojmė parlamentin, duhet tė mos dėgjohen mė nė Shqipėri.
Ky vend duhet tė pėrgatitė gjithė energjitė e tij tė brendshme,
qė tė fshijė nga skena politike ato parti ose ata politikanė qė
do tė guxojnė ti ringjallin kėto thirrje barbare. Ai duhet ti
konsiderojė ato njėlloj siē do tė konsideronte thirrjet: Poshtė
Shqipėria! ose Ti vėmė zjarrin Shqipėrisė!.
|
|