|
03
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės
(02.09.2005)
|
 |
|
Konferencė pėr shtyp
nė Shtėpinė e Bardhė |
Presidenti Bush i ka kėrkuar tė atit,
ish-presidenti George Herbert Bush, dhe ish presidentit Bill Klinton
tė japin ndihmesėn e tyre pėr viktimat e uraganit Katrina. Pas
angazhimit tė ish- presidentėve Bush dhe Klinton nė fushatėn
bamirėse qė grumbulloi mbi 1 miliard dollarė nga burime private pėr
viktimat e cunamit tė vitit tė kaluar nė Azi, presidenti Bush u
kėrkoi atyre qė tė organizojnė njė fushatė tė ngjashme pėr
grumbullim fondesh pėr tė ndihmuar viktimat e uraganit.
Presidenti Bush doli para kamerave i
shoqėruar nga dy ish-presidentėt dhe bėri thirje pėr durim, duke
thėnė se dėrgesat me ndihma janė nisur. "Do tė duhen fonde tė shumta
dhe qeveria federale do tė bėjė ēėshtė e mundur. Por edhe sektorit
privat i takon tė luajė rolin e tij.
Prandaj u kam kėrkuar presidentėve Bush dhe Klinton tė kryesojnė njė
pėrpjekje mbarėkombėtare pėr grumbullim fondesh nė ndihmė tė
viktimave tė uraganit Katrina.
Kėta presidentė do tu kėrkojnė amerikanėve tė hapin zemrat dhe
kuletat dhe tė ndihmojnė ata qė janė nė nevojė. Ata do tė kėrkojnė
ndihmė nga korporata tė mėdha dhe biznese tė vogla, si dhe nga
qytetarėt amerikanė nė mbarė vendin," tha presidenti.
Presidenti tha dje se ende ka mijėra viktima tė uraganit qė duhet tė
gjenden dhe shpėtohen dhe e pranoi se gjendja ėshtė shumė acaruese
pėr ata qė kanė mungesa uji, ushqimi dhe janė pa strehė. "Kemi tė
bėjmė me njė prej katastrofave mė tė rėnda natyrore nė historinė e
vendit tonė dhe qeverisė federale i takon tė luajė njė rol i
rėndėsishėm. Pėrparėsia kryesore ėshtė tė shpėtojmė viktimat, pėr
kėtė Agjencia Federale pėr Menazhimin e Emergjencave ka dėrguar mbi
80 ekipe pėr kėrkimin dhe shpėtimin e viktimave," tha presidenti.
Zoti Bush u bėri thirje amerikanėve tė tregohen tė kujdesshėm me
konsumimin e energjisė, por e cilėsoi uraganin si njė ndėrprerje e
pėrkohshme e furnizimeve me karburant. "Aktualisht tubacioni
Kolonial Pipe, arterja kryesore qė furnizon pjesėn lindore tė Gjirit
tė Meksikės ka rifilluar punėn vetėm me 50 pėr qind tė kapacitetit.
Parashikojmė qė kapaciteti do tė rritet sė shpejti dhe se tubacione
tė tjera do tė vihen nė funksionim. Megjithatė pėr momentin do tė
ketė mungesa karburanti," tha zoti Bush.
Presidenti ka udhėzuar personelin e tij tė llogarisin dėmet
ekonomike tė stuhisė, nė pėrgatitje pėr ti paraqitur Kongresit njė
kėrkesė pėr fonde emergjente. Dhjetėra mijėra vetė u evakuuan ditėt
e fundit nga stadiumi i futbollit amerikan Superdome nė New Orleans.
Ndėrkohė 10 mijė trupa tė tjerė tė gardės kombėtare nga mbarė vendi
po mbėrrijnė nė Gjirin e Meksikės pėr tė ndihmuar nė ruajtjen e
rendit, nė pėrpjekjet e shpėtimit dhe operacionet e ndihmave. Ky
kontigjent i ri e ēon nė 28 mijė numrin e trupave tė angazhuar nė
operacionin pas uraganit Katrina, gjė qė pritet tė shėnojė njė
rekord tė ri tė pėrgjigjes sė ushtrisė ndaj njė katastrofe natyrore.
|