|
-
3 shtator 2005 /TN
Prishtinė, 2 shtator 2005 /QIK
- Pėrfaqėsuesi i Lartė pėr Siguri dhe Politikė tė
Jashtme tė BE sė Havier Solana nėpėrmjet njė mesazhi drejtuar
Presidentit Ibrahim Rugova, pasi i shpreh shqetėsimin e tij pėr
problemet shėndetėsore, me dėshirat e sinqerta uron pėr shėrim
tė shpejtė dhe tė plotė.
-
"E kam marrė me shqetėsim njoftimin pėr problemet tuaja tė
tanishme shėndetėsore. Mė lejoni t'ju shpreh dėshirat e mia tė
sinqerta pėr shėrim tė shpejtė dhe tė plotė.
-
Kontributi juaj pėr tė ardhmen e Kosovės dhe popullit tė saj
ėshtė mėse jetik, sidomos nė dritė tė kohėve sfiduese qė kemi
pėrpara. Unė, prandaj, shpresoj se ju do tė mund tė ktheheni sė
shpejti nė Prishtinė dhe t'u ktheheni punėve tuaja tė
rėndėsishme.
-
Me mendime jam me ju gjatė kėtyre ditėve tė vėshtira", shkruan
zoti Solana.
-
Ndėrkaq nė njė mesazh nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit
Medlin Olbrajt, e cila tani drejton Institutit Demokratik
Kombėtar (NDI) thuhet se ėshtė e pikėlluar thellė me tė mėsuar
lajmin pėr sėmundjen e Presidentit Rugova.
-
"Nė emėr tė Institutit Demokratik Kombėtar (NDI), kryesueses sė
tij Madeleine K. Albright, presidentit Ken Wollack (Uollak) dhe
drejtorit rajonal Robert Benjamin (Benxhamin), dhe veēanėrisht
nė emėr tė stafit tė NDI sė nė Kosovė, do tė doja t'ju shpreh
dėshirat tona mė tė mira pėr shėrimin tuaj tė shpejtė.
-
Shpresojmė se do tė ktheheni sė shpejti nė Kosovė, mė shėndet
dhe fuqi tė rimarrė. Ka shumė sfida me tė cilat ballafaqoheni ju
dhe populli juaj nė kėtė periudhė me rėndėsi vendimtare nė
historinė e Kosovės. Ju keni qenė me popullin tuaj nė kohė shumė
tė vėshtira. Tashti ata tani luten dhe mendojnė pėr ju.
Ju dėshirojmė shėrim tė shpejtė dhe tė ktheheni shėndosh e mirė
nė shtėpi.
-
-
Mezi presim tė vazhdojmė
bashkėpunimin me ju gjatė viteve nė vijim", thuhet nė kėtė
mesazh tė nėnshkruar nga
Tomas Bridle, drejtor i NDI sė pėr Kosovė.
-
Njė mesazh pėr shėrimin sa mė tė shpejtė tė Presidentit Rugova
kanė dėrguar edhe minatorėt e sindikatės sė Stantėrgut:
-
"Ne me padurim kemi pritur rifillimin e prodhimit pėr tė cilin
kontributi Juaj ka qenė i veēantė, andaj ne Ju dėshirojmė shėrim
sa me tė shpejtė dhe kthim sa me parė ne detyrat e shumta qė ju
presin, nė mėnyrė qė bashkėrisht t'i korrim rezultatet e
fillimit tė prodhimit qė shpresojmė se po bėhen nė tė njėjtėn
kohė me njohjen e tė drejtės se popullit tonė pėr liri dhe
pavarėsi, qė duhet tė ndodhė kėtė vit, pėr qka Ju investuat
pjesėn mė tė mirė tė jetės".
-
Ndėrkaq nė njė mesazh tė tij Riza Halimi, kryetar i Partisė pėr
Veprim Demokratik dhe i Komunės sė Preshevės shkruan:
-
"Me shqetėsim tė madh e morėm lajmin pėr problemet shėndetėsore
me tė cilat aktualisht jeni duke u ballafaquar.
Mė lejoni qė nga zemra t'Ju uroj shėrim tė shpejtė dhe vazhdimin
e angazhimit Tuaj tė ēmueshėm nė krye tė institucionit mė tė
lartė tė Kosovės"
-
Nga dega e LDK-sė nė Nju Jork ka arritur ky mesazh: "Me pikėllim
e brengė tė thellė mėsuam pėr sėmundjen e Presidentit Rugova.
Shpresojmė dhe duam tė besojmė se kjo sėmundje ėshtė e
pėrballueshme pėr Presidentin tonė Dr. Ibrahim Rugova.
-
-
Ne besojmė se Presidenti Rugova,
ashtu siē i pėrballoi sfidat e tjera tė shumta e tė ndryshme, me
tė cilat e takoi jeta qoftė para luftės qoftė pas luftės, do ta
pėrballojė edhe sėmundjen dhe nga thellėsia e zemrės dhe e
shpirtit i lutemi Zotit tė pėrkujdeset pėr shėndetin dhe
mirėqenien e tij".
|
|