|
03
shtator 2005
/ TN
Nga Ardian NDRECA, Itali
-
Tregojnė sesi nji herė nji ngatrrestar qė
i kishte nxjerrė punė tanė jetėn katundit tė vet, para se me vdekė i
kėrkoi bashkėfshatarve nji nderė tė vetme: - Kur tė vdes, tha, due
qė tė mė vjerrni nė nji pemė!
-
Ata budallenjt pa nji pa dy ia plotsuene
dėshirėn, por i gjet e zeza, pse qeveria i akuzoi se e kishin vra.
-
-
Nji dhuratė tė tillė i ka lanė shqiptarve qeveria e Nanos - nė
grahmat e saja tė stėrgjatuna verore - tue dekretue hapje
institucionesh tė reja universitare.
-
Duket se me hapė nji universitet pėr
shumkend qenka si me hapė nji treg fshatar apo si me ēilė nji
pulari, ku mjafton veterinari, roja, ndėrtesa dhe - merret vesht -
edhe pulat.
-
Por kėto janė mendime qė mund tė gjejnė
strehė veē ndėr ato krena qė janė mbushė me gjysa idesh, e keqja e
tė cilave asht se gjysa tjetėr nuk ekziston kurrkund.
-
Kėto janė idena qė rrijnė ndėr njerz tė
cilėt tė vetmen peshė qė kanė i pėrket trupit tė tyne, e tė tillė
janė ata qė dekretuene hapjen e universiteteve tė reja.
-
Problemi jonė ma i mprehtė asht se a
duhet tė vijohet me u lanė kultura thjesht nė dorė tė politikės!
Koha e ka tregue se me i lanė politikanėt (sidomos ata qė kemi ne)
me u marrė me kulturėn, asht njilloj si me i besue landėn e
anatomisė kasapve. Ēka kishte me dijtė psh. Nanoja (bashkė me
sejmenat e piliherdhet e tija) pėr kulturėn?
-
At', po, me e pvetė pėr do gjana tjera
mundet me tė mėsue (sidomos pėr shumzime dhe pėr pjestime...), por
kultura atij i ka vdekė ndėr duer qysh se «shkenca» e vetme qė ka
njoht i ka kthye kambt kah dielli.
-
Mjerisht problemet tona kanė vetėm nji tė
keqe: nė rasėn mā tė mirė i njihet vetėm fillimi. Kėshtu edhe pėr
ketė gur tė hjedhun n'ujė nė momentin e fundin - dihet dora qė e ka
hjedhė, por asht e vėshtirė me e imagjinue se a ka me mujtė kush me
e nxjerrė.
-
Tue lexue pėr kėto «rrethe pionierėsh»
apo universitete siē po duen me i quejtė, mė erdh ndėr mend se nė
kohėn e Rilindjes nė Europė kanė pasė ekzistue disa «universitete»
qė kanė shumė ngjashmėni me ato qė po na len trashigim nanoizmi.
-
-
Janė pasė quejtė universitete shoqatat e
pemėshitėsave, tė leshpunuesave, tė atyne qė gatuejnė pica, tė
djathaxhive e tė artizanve tjerė. Gjithsesi ato «universitete» e
kishin nji tė mirė tė madhe pse kryejshin vepra filantropike dhe
ndihmojshin jetėn qytetare tė komunitetit.
-
Po tė dyshojsha qė Nanoja mund tė kishte
lexue gabimisht ndonji libėr pėr kulturėn qytetare tė Europės sė
Rilindjes do tė kishe thanė se e ka kopjue prej tyne kėtė ide, por
gjithsesi rezultati asht i njejtė: ai ka mbėrrijtė me i rendit
universitetet shqiptare me shoqata leshpunuesash e pemėshitesash,
pse mā tepėr "ham dre' ēka paēa" (si thonė malcort) nuk vlejnė.
-
Kot me u lodh me konkurse e me prralla
tjera, pse s'mban mā kosi ujė. M'erdh ndėr mend ajo shprehja e
ngazllyeme e njenit qė mbasi kishte mbarue - tash sė fundi
-universitetin, tha:
-
- Tashti, pėr kuriozitet ishe regjistrue
edhe nė gjimnaz sa me e pa sesi asht!
-
Nė nji kohė qė te ne asht paralizue
arsimi i ulėt dhe i mesėm, kur dihet qė ky i fundit asht dera e
vėrtetė e ēdo lloj studimi universitar - ēka na duhen universitetet?
-
Ajo ēka na lypet ne sot asht nji arsim i
mesėm serioz - nė gjendje me i hapė mā tė mirėve dyert e
Universiteteve tė botės.
-
Mā shumė se kaq na damton si popull dhe
si ekonomi, pse masivizimi i kulturės universitare ēon, siē na ka
ēue, te nji gjysėmanalfabetizėm me diplomė qė fillon e bahet rregull
dhe ligj pėr jetėn shqiptare.
-
Nė fund tė fundit ku shkohet me nji
diplomė tė lėshueme prej nji universiteti shqiptar, tue fillue te ai
i Tiranės?
-
Asnji vend i botės nuk ta njeh, askurrkund nuk gjen punė tue u bazue
tek ato studime. Atėherė ēka lypet?
-
Mund tė thonė dikush se asht "buono per
Albania".
-
Deri kur tė mbesim nė ketė rreth
autokratik tė qeverisun prej marrisė sė institucionalizueme, kemi
pėr tė qenė gazi i botės e atėherė oburra le tė hapim pularina
anekand, pse ka lezet: sidomos kur i hap vetė dhelpna para se me
dalė nė pension tė parakohshėm.
-
Kultura dhe dija e vėrtetė janė si nji
pasqyrė ku shumica kishte me e pa qetsisht se rrjedh direkt prej
majmunit, kjo asht edhe arsyeja kryesore qė pseudo-kultura mbėrrin
gjithnji e para nė shtegun ku kalojnė zakonisht budallenjt dhe
matrahulat.
|
|