|
02
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės
(01.09.2005)
Ardita Simiēia
Megjithė vullnetin e mirė qė ka pala shqiptare nė pėrgatitje pėr
negociatat pėr statusin pėrfundimtar, nuk ka pasur njė angazhim
konkret pėr kėto negociata dhe shumė aspekte teknike mbeten tė
pasqaruara, thotė zoti Serwer:
Negociatat e kėsaj natyre kėrkojnė shumė pėrgatitje. Eshtė bėrė e
qartė se serbėt po pėrgatiten me kujdes. Isha nė Kosovė para afro 2
vjetėsh pėr tė ndihmuar autoritetet e Kosovės pėr tu pėrgatitur pėr
aspekte teknike. Arrita nė pėrfundimin se ata kishin vullnetin e
mirė, por shumė pak pėrgatitje teknike. Kėto pėrgatitje nuk kanė
shėnuar shumė pėrparim qė nga ajo kohė.
Shqiptarėt duhet tė dinė se ēfarė kėrkojnė dhe ēfarė u nevojitet: sa
para duhen pėr pensionet, pėr kompensimet, cilat dokumenta duhet ti
kthehen Kosovės nga Beogradi. Me sa di unė, Ministria e Kulturės nė
Kosovė ka pėrgatitur njė listė tė hollėsishme tė objekteve tė
kulturės qė kėrkon tė kthehen nė Kosovė dhe serbėt kanė njė listė tė
momunteve tė kulturės qė kėrkojnė tė mbrohen. Kėto nuk janė
negociata tė thjeshta kur e vetmja ēėshtje pėr diskutim ėshtė
statusi pėrfundimtar. Komuniteti ndėrkombėtar do tė kėrkojė arritjen
e njė marrėveshjeje tė gjerė dhe tė pėrgjithshme qė do tė shėrbejė
pėr vite tė tėra nė tė ardhmen,- thotė Serwer.
Njė
ndėr standartet kryesore tė caktuara nga komuniteti ndėrkombėtar ka
qenė procesi i decentralizimit tė pushtetit. Por analisti vėren se
ky proces duhet zhvilluar nė njė mėnyrė tė tillė qė ti shėrbejė
fuqizimit tė autoriteteve vendore dhe tė mos shndėrrohet nė forcė
destabilizuese dhe pėrēarėse pėr komunitetet etnike:
"Mendoj se procesi i decentralizimit ėshtė njė pjesė e zgjidhjes sė
ēėshtjes sė Kosovė, ashtu siē ka qenė pjesė e zgjidhjes nė Bosnje,
Maqedoni e gjetkė nė Ballkan. Por nėse decentralizimi pėrdoret si
fasadė pėr tė mbuluar pėrpjekjet pėr ndarje territoriale tė grupeve
etnike, atėherė ky proces shndėrrohet nė pjesė tė problemit dhe
rikrijon vija tė reja konflikti ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve. Nė
kėtė moment Beogradi duket se ėshtė i vendosur pėr njė proces
decentralizimi qė ndan serbėt dhe shqiptarėt. Unė nuk e mbėshtes njė
proces tė tillė. Unė jam pėr njė proces serioz decentralizimi qė
transferon njė pjesė tė pushtetit nė duart e autoriteteve vendore,
nė mėnyrė qė tu jepet pakicave, pėrfshirė edhe serbėve, njė
hapėsirė mė tė madhe pėr tė thėnė fjalėn e tyre",- thotė analisti.
Analisti kritikon pėrpjekjet e Beogradit pėr tė ndikuar nė
zhvillimet nė Kosovė pėrmes influencės sė tij tek pakicat serbe tė
Kosovės. Kjo politikė thotė analisti ka ndikuar negativisht mbi vetė
interesat e kėtij komuniteti dhe u bėn thirje serbėve tė Kosovės tė
marrin iniciativėn pėr tė parashtruar vetė interesat e tyre:
"Serbėt e Kosovės duhet tė paraqesin vendimet e tyre nė procesin e
negociatave pėr status, mendoj unė, por nė vitet e fundit kemi
vėrejtur pėrpjekje intensive nga ana e Beogradit pėr tė kontrolluar
ēdo gjė qė bėjnė serbėt e Kosovės. Kjo i ka dėmtuar interesat e
serbėve tė Kosovės, tė cilat jo medoemos pėrkojnė me interesat e
Beogradit. Por u takon serbėve tė Kosovės tė mobilizohen dhe tė
punojnė pėr interesat e tyre. Si shembull tė ndėrhyrjes sė Beogradit
do tė sillja njė fakt qė lidhet edhe me incidentet e fundit nė
Kosovė. Beogradi kėmbėngul qė serbėt qė jetojnė nė Kosovė tė
pėrdorin targa serbe, gjė qė e vėshtirėson sė tepėrmi lėvizjen e
serbėve nė Kosovė duke i bėrė tė spikasin nga popullata e gjerė nė
Kosovė dhe i vė nė rrezik. Kėto pėrpjekje janė edhe nė kundėrshtim
me kushtet e pėrcaktuara nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė
Sigurimit",-thotė analisti.
Vrasja e dy tė rinjve serbė pranė komunės sė Shterpcės, tha zoti
Server, ėshtė njė akt shqetėsues, por nuk duhet parė si njė pasqyrė
e pėrgjithshme e mbarėvajtjes sė gjendjes nė Kosovė.
"Duhet thėnė se vrasja e dy tė rinjve serbė ėshtė njė veprim i
pėrēmueshėm dhe duhet tė dėnohet me forcė. Por tė mos harrojmė se nė
tė gjitha shoqėritė ka vrasje dhe nuk jam i bindur se ky akt duhet
pėrdorur pėr tė karakterizuar aftėsinė e komunitetit ndėrkombėtar
pėr tė garantuar sigurinė nė Kosovė. Ndoshta aftėsia e komunitetit
ndėrkombėtar nė kėtė drejtim provohet mė mirė nga muajt e shkuar kur
nuk ka pasur incidente tė tilla. Por ėshtė e rėndėsishme qė tė
gjitha palėt tė dėnojnė kėto vrasje dhe tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr
tu prerė rrugėn akteve tė tilla nė tė ardhmen. Duhet tė mos
harrojmė se standartet e vendosura pėr Kosovėn nuk kėrkojnė qė tė
mos ketė asnjė krim, por qė aktet kriminale tė ndiqen si duhet nga
autoritetet pėrkatėse. Tani duhet parė nėse komuniteti shqiptar do
tė bashkėpunojė si duhet pėr tė sjellė autorėt e vrasjeve para
drejtėsisė. Pikėrisht kėtė pret komuniteti ndėrkombėtar",- tha
Server.
Shqetėsimet pėr sigurinė, theksoi analisti, janė njė problem serioz
nė Kosovė, dhe nuk duhen ushqyer shpresa pėr njė zgjidhje tė plotė
tė kėtij problemi me zgjidhjen e statusit.
"Nuk mendoj se ėshtė fjala thjesht pėr shqetėsime psikologjike.
Mendoj se nė Kosovė ka shqetėsime reale pėr sigurimin pėr serbėt.
Komuniteti ndėrkombėtar nuk ėshtė treguar i aftė sa duhet pėr tiu
pėrgjigjur kėtyre shqetėsimeve. Statusi pėrfundimtar mund tė sjellė
shumė ndryshime, por asnjė nga ne nuk e di si do tė ndikojė
konkretisht. Unė do tė parashikoja qė edhe pas zgjidhjes sė statusit
pėrfundimtar do tė ketė krime ndėretnike, komuniteti shqiptar nė
Kosovė duhet tė jetė nė gjendje tu pėrgjigjet akteve tė tilla duke
sjellė autorėt e akteve para drejtėsisė, pėrndryshe i gjithė
komuniteti do tė fajėsohej pėr aktet e disa individėve tė veēuar",-
tha Daniel Server.
|