|
-
02
shtator 2005
/ TN
-
-
Nga
Nuhi ISMAJLI
-
-
Me
tė drejtė thuhet qė njė popull karakterizohet jo aq fort nga
njerėzit e tij tė mėdhenj, se sa nga ajo se si ai sillet ndaj
tyre ( Niēe)
-
-
Kohėve
tė fundit patėm rast tė lexojmė reagimet e mjaft intelektualėve
kundėr pikėpamjeve tė O. Schmitt-it pėr historinė shqiptare
(figurėn e Skėnderbeut) dhe kėrkesėn qė pikėpamjeve tė tij tu
kundėrvihen studiuesit dhe institucionet shkencore, sikundėr
edhe ndonjė kundėrshtim konkret tė pikėpamjeve tė tij (Koha
ditore, 20 gusht 2005, f. 2).
-
-
Personalisht mendoj se historia e Schmitt-it pėr shqiptarėt (
dhe Skėnderbeun) nuk duhet tė na ēudit shumė, nė krahasim me
historinė qė bėjnė pėr veten vetė shqiptarėt, injorancėn me tė
cilėn iu japin argumente tė tjerėve dhe heshtjen ndaj shkrimit
tė historisė sė pavėrtetė, e cila mund tė jetė si argument i
qėndrueshėm pėr historinė si ajo e Schmitt-it.
-
-
Shkrimi mė tipik pėr kėtė, i kėtyre ditėve, ėshtė shkrimi:
Minimalizmi religjioz i shqiptarėve i B. Latifit ( Koha
ditore, 20 gusht 2005, f. 28), i cili, nė mėnyrėn mė absurde
mohon historinė dhe vlerat kombėtare tė shqiptarėve. Autori B.
Latifi edhe mė parė, nė shkrimin e tij Kombi, moderniteti,
historia ( Koha ditore, 15 maj 2005, f. 27) ka mohuar
historinė, identitetin dhe vlerat kombėtare tė shqiptarėve,
veēanėrisht vlerat e heroit kombėtar Skėnderbeut.
-
-
Nė
shkrimin Minimalizmi religjioz i shqiptarėve B. Latifi
mohon sėrish figurėn e vėrtetė tė heroit kombėtar Skėnderbeut,
vetėdijen e lashtė kombėtare tė shqiptarėve, vlerėn e autorėve
tė vjetėr shqiptarė, si krijues tė kulturės kombėtare dhe tė
veprave tė tyre etj.
-
-
Nė
shkrimin e pėrmendur, duke injoruar tė gjitha argumentet
historike, B. Latifi mohon se shqiptarėt kanė qenė viktima
tė invadimit turko-islamik
, pastaj faktin se shqiptarėt
luftuan pėr kulturėn perėndimore.
-
-
Ngjashėm, si edhe nė shkrimin e mėhershėm tė tij, edhe nė
shkrimin Minimalizmi
, Skėnderbeu konsiderohet mit
i shpikur: Miti qendror nė kėtė vizion pa dyshim ėshtė
miti mbi Skėnderbeun, i cili paraqitet si figura qė
personifikon identitetin nacional dhe perėndimor tė shqiptarėve.
Skėnderbeu merret si mbrojtės i krishterimit perėndimor dhe
farkėtues i identitetit nacional shqiptar
Skėnderbeu ėshtė njė
princ feudal mesjetar, qė kishte nėn pushtetin e tij ushtarak
dhe ekonomik njė krahinė nė Shqipėrinė e Mesme
Idetė
nacionaliste janė tėrėsisht tė huaja dhe inekzistente pėr tė dhe
kohėn e tij. Identiteti kombėtar nė mesjetė nuk ekzistonte
.
-
-
B.
Latifi nuk merr parasysh faktin se Skėnderbeu, pėr Shqipėrinė,
braktisi lumturinė e tij personale nė P. Osmane. Ai, ndonėse
merret me vlerėsimin e figurės sė Skėnderbeut, nuk
-
-
ka
mėsuar, as arrin dot tė kuptojė e pranojė, se, mė shumė se
shqiptarėt, madhėshtinė e Skėnderbeut e kanė njohur, pranuar e
trajtuar nė veprat e tyre tė huajt. Tani dihet se jo me qindra,
po edhe me mijėra vepra artistike e shkencore tė autorėve tė
huaj kanė pėrjetėsuar figurėn madhėshtore tė Skėnderbeut dhe
rrugė e sheshe tė shumta tė botės janė stolisur me emrin e
monumentin e tij.
-
-
Edhe
akti i zhvarrimit nga turqit tregon madhėshtinė e tij.Dihet,
gjithashtu, se Skėnderbeu ishte njė mbrojtės i pamohueshėm edhe
i besimit tė krishterė dhe i kulturės me orientim perėndimor,
sepse lufta e tij kundėr P. Osmane, pėr Shqipėrinė dhe popullin
shqiptar, atė kuptim e ka dhe po tė mos ishte Skėnderbeu njė
pengesė pėr shtrirjen e P. Osmane drejt perėndimit, nė asnjė
mėnyrė, nuk do tė fitonte epitetin atlet i krishterimit
nga papėt e Romės.
-
-
B.
Latifi mohon edhe rolin tejet tė madh tė shkrimtarėve tė vjetėr
shqiptarė dhe vlerat e pamohueshme tė veprave tė tyre pėr
kulturėn kombėtare. Autorėt e vjetėr, sipas tij, nuk kanė pasur
vetėdije kombėtare, veprat e tyre i kanė krijuar nėn ndikimin e
rrymave, lėvizjeve e ideve tė jashtme dhe pėr interesat e huaja,
kurse veprat e tyre kanė vlera tejet tė pakta (vetėm vlerė
fetare) etj.
-
-
Sipas
tij, vlerėsimi i shkrimtarėve tė vjetėr dhe i veprave tė tyre
pėrbėn njė mit: Ka njė mit tjetėr, tė cilin
oksidentalistėt e pėlqejnė shumė. Ai lidhet me shkrimtarėt
priftėrinj nė veriun e Shqipėrisė gjatė Mesjetės sė vonė. Nė
mesin e tyre janė Buzuku, Budi, Bogdani e tė
tjerė
Oksidentalistėt e marrin kėtė fakt si dėshmi se
fundamentet e identitetit nacional shqiptar lidhen me
aktivitetin e njė grupi njerėzish nga kleri katolik, tė cilėt
shihen nga kjo perspektivė si baballarė tė kombit
-
-
Motivet mbi bazėn e tė cilave shkroi Buzuku, Budi e Bogdani nuk
mund tė cilėsohen si motive nacionale, si pjesė e njė programi
kombėtar
Kėtu do tė mjaftohemi me marrjen si shembull tė veprės
sė Buzukut. Kjo vepėr u shkrua dhe u botua aty nga mesi i
shekullit tė 16-tė. Ky ishte shekulli i tronditjeve tė mėdha
politike dhe fetare nė Evropė. Kishte vetėm pak vite qė kishte
ndodhur rebelimi i Luterit kundėr Vatikanit dhe protestantizmi
ishte nė kulminacionin e zgjerimit.
-
-
Tkurrja e katolicizmit, nė tė njėjtėn kohė, ndodhte edhe nė
Ballkanin e pushtuar nga turqit. Nė njė rrethanė tė kėtillė,
papati i Romės ėshtė ndjerė i detyruar tė marrė masa tė
mbrojtjes sė besimtarėve nga konvertimi nė religjionet e tjera.
Njėra prej kėtyre masave ka qenė liberalizimi i mėnyrave tė
predikimit tė fesė, duke lejuar predikimin nė gjuhėn popullore
tė besimtarėve. Meshar i Buzukut ėshtė produkt i kėsaj
politike. Pra, i tėrė motivi shteron brenda njė plani
religjioz. Nuk ka asgjė kėtu qė mund tė pėrshkruhet si
nacionalizėm. I njėjti motiv ndeshet edhe te veprat e Budit ,
apo Bogdanit.
-
-
Pas
leximit tė kėtij teksti, nuk mund tė mos habitet njeriu me
mungesėn e njohurive elementare tė historisė sė kulturės
shqiptare, tė atij qė ka marrė pėrsipėr ta vlerėsojė atė.
-
-
B.
Latifi nuk e di se predikimi shqip nuk fillon me Buzukun. Ai nuk
e di pengesėn qė kanė pasur autorėt e vjetėr pėr botimin e
veprave tė tyre, censurėn
Ai nuk mund ta marrė me mend se
veprat e autorėve tė vjetėr (pėrmbajtja fetare e tė cilave ėshtė
e gėrshetuara me pėrmbajtje kombėtare, filozofike, politike
etj.) ishin pėrmbushje e njė plani tė gjerė kombėtar e jo tė njė
plani tė ngushtė religjioz; se krijimi i veprave fetare ishte
shprehje e luftės kombėtare kundėr politikės, ideologjisė dhe
kulturės sė pushtuesit, i cili synonte shkombėtarizimin e
shqiptarėve; se gjithēka qė ėshtė krijuar, mbi tė gjitha ka qenė
rezultat i rrethanave tė brendshme tė vendit (Shqipėrisė),
rezultat i nevojės sė realizimit tė porosive biblike pėr gjuhėn
kombėtare dhe pėrgjegjėsive misionare tė autorėve tė vjetėr,
rezultat i ndjenjave, vetėdijes dhe pikėpamjeve tė tyre
kombėtare, i dashurisė sė tyre ndaj vlerave kombėtare
-
-
Faktorėt e pėrmendur, mė sipėr, si faktorėt bazė, mė tė fuqishėm
dhe dominantė, tė cilėt kanė frymėzuar shkrimin shqip dhe
krijimin e veprave shqipe, tek autorėt e vjetėr shqiptarė tė
shek. 16-17, si edhe pesha e autorėve tė vjetėr, si krijues tė
kulturės kombėtare e themelues tė filozofisė kombėtare dhe
vlera kombėtare e veprave tė tyre, janė ndriēuar nga mendjet mė
tė ndritura tė kombit tonė, dhe studiuesit me etikė e autoritet
tė pamohueshėm shkencor ( Ēabej, Domi, Riza, Hysa, Xholi,
Rugova, Ismajli, Hamiti, F. Hoxha
) , por, pėr ti vėnė nė dukje
kėto si dhe absurditetet e filozofisė sė mohimit tė vlerave tė
sė kaluarės kombėtare shqiptare, mjafton tė japim vetėm ndonjė
fak nga jeta e autorėve tė vjetėr shqiptarė ose ndonjė fragment
sado tė vogėl nga vepra e tyre.
-
-
P. sh.
: Buzuku, tė cilin B. Latifi e mohon aq keq, veprėn e
tij, siē thotė nė pasthėnien e veprės sė vet, e ka shkruar nga
dashuria pėr botėn shqiptare, nga dėshira pėr tė plotėsuar
mungesėn e veprave (fetare) nė gjuhėn shqipe, nga dėshira pėr
tė ndriēuar mendjet e atyre qė do tė dėgjonin etj. : U Doni
Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herė se gluha
jonė nukė kish gja tė ndigluom n sė Shkruomit shenjtė, n sė
dashunit sė botėsė sanė desha me u fėdigunė, pėr sa mujta me
ditunė, me zdritunė pak mendetė e atyne qi tė ndiglonjinė
Nė njė nga lutjet e tij Buzuku lutet pėr gjithė bashkėkombasit,
apo si thotė ai pėr tė gjithė njerėzit e gjakut tim )
etj.
-
-
Budi,
mori vendim qė ti largonte tė gjithė priftėrinjtė e huaj, tė
cilėt nuk e dinin shqipen dhe tė cilėt bėnin politikėn e tė
huajve nė Shqipėri, organizoi kryengritje kundėr turqve, kurse
veprat i shkroi pėr ndihmė tė atdheut e tė gjuhės. Veprėn e tij
Doktrina
, thotė se, ndėr tė tjera, e shkroi
(pėrktheu) pėr ndihmė tė atij populli dhe pėr tė
ncierė pakėzė gjumėnė e disave qė pakmos gjithė tė rijtė
e jetėnė e vet e shkuonė ndė tė mbrazėtė. Nė parathėnien e
veprės Pasqyra
thotė: I madh ka qenė gjithherė
kujdesi e dėshiri i zemrės sime pėr ndihmė tė Patriesė e
tė gjuhėsė sonė .
-
-
Nė
zjarrin e aktit tė krijimit, njėherė i lutet Zojės sė bekuar qė
ti ndihmojė ta mbarojė veprėn pėr ndihmė tė atij populli
, herėn tjetėr i lutet Zotit tia sjellė frymėzimin pėr tė
krijuar poezinė nė gjuhėn shqipe: Tashti tė
lus, ndritmė muo, / Zoti im me njė rreze /
/ Sqip tė mundėj me
rrėfyem / Ndonjė kankė tė re , kurse njė herė tjetėr
falėnderon Zotin qė i ka ndihmuar tė krijojė veprėn, ndėr tė
tjera, si thotė, qė Popullinė me ndihmuom
etj.
-
-
F.
Bardhi
shkruan Fjalorin, ndėr tė tjera, qė ti vinte nė ndihmė
tiparit kryesor tė kombit - gjuhės shqipe, e cila, siē thotė ai,
po bdaretė e po bastardhoheetė , ndėrsa apologjinė
e shkroi qė ti kundėrvihej pėrvetėsimit tė heroit kombėtar
Skėnderbeut nga tė tjerėt. Patriotizmin e tij Bardhi e shpreh
edhe nė mjaft proverba tė veprės sė tij ( Sduhet me i zanė
besė ujit as turkut. Ku turku ve kambėn sdel bar
etj. ).
-
P.
Bogdani,
organizator i kryengritjeve kundėr pushtuesit osman dhe pėrhapės
i ideve tė reja pėr zhvillimin e fesė, tė gjuhės shqipe, tė
kulturės kombėtare dhe tė lėvizjes kombėtare, veprėn e tij Ēeta
,
e botoi, si thotė, ti ndihmojė tė vobek dhee tArbėrit
dhe tė shėrbejė si qiri qė do ta ndriēojė mendjen e
bashkatdhetarėve dhe tė bashkėfetarėve.
-
-
Nė
parathėnien e veprės sė tij, Bogdani shpreh brengėn pėr gjendjen
e atdheut tė robėruar, e cila ėshtė shkaku i tė gjitha tė
kėqijave, brengėn pėr prapambeturin politike dhe kulturore tė
kombit, kėrkesėn pėr ēlirimin e atdheut, pėrparimin e diturisė e
tė kulturės kombėtare etj. : Prashtu dergjetė dheu ndė robii
errėtė,
pėrse u dvuer dieja, e Urtija, e tue kjanė dheu i
Arbėnit ndė mjedistė tpaa feevet
E madhe dobij, e frujt anshtė
me
frujtitė shpirtit vet ende tė popullit, tė mos lanė dijenė e
gjuhėn e dheut meu dvarunė: posi lėfton gjithė dheu e shekulli
pėr tė vet
etj.
-
-
Poezia
e L. Bogdanit himnizon bukuritė e vendit, madhėshtinė e
sė kaluarės (Duel n Gurit bukuria / Zana, si nji sut e
naltė, / Qi skish mbrenda Veneqia, / Tė Peshtrikut muer maltė
.
Lutjet e tij pėr besimin, flamurin dhe gjuhėn janė frymėzuar
vetėm nga vetėdija e tij e lartė dhe ndjenja e zjarrtė
patriotike: Tyy lus, e Shėn Mrii, / Qi ri nPriserend, Ban
tė dalė persėri, / Kryq e flamurė me rend
etj.
-
-
Patriotizmi ėshtė nė bazėn e krijimeve tė autorėve tė vjetėr
shqiptarė, ndėrsa idetė e tyre kombėtare janė aktuale edhe sot.
Vepra e tyre ėshtė dėshmi e vetėdijes sė lartė kombėtare, e
dashurisė dhe e pėrkushtimit ndaj vlerave thelbėsore kombėtare
dhe veē njė injorancė dhe dashakeqėsi e madhe bėn tė mos e
shohėsh dhe ta pranosh atė.
|
|