|
-
02
shtator 2005
/ TN
-
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Edhe socialisti mė i pakėnduar tashmė e kupton se
zvarritja e pushtetit ekzekutiv vjen prej kryeministrit tė rėnė
Fatos Nano. Dhe atij i bėn pėrshtypje njėlloj si dhe ne, qė njė
kryeministėr, njė president, njė zyrtar tjetėr i lartė nė
Shqipėri, pėrpara se ti bindet urdhėrit kushtetues dhe statusit
tė institucionit, ka mundėsi tė kėnaqė egot e tij deri nė
tejlodhje.
-
-
Nė mungesė tė njė veprimtarie parlamenti, nė
kushtet kur presidenti ėshtė edhe mė i pafuqishėm sesa nga
dispozitat kushtetuese, tė gjitha veprimet e tjera politike
ngjajnė mė shumė si lėvizje bosh sesa pėr tė zgjidhur kėtė
kolaps jo vetėm politik.
-
-
Por tekat e fundit tė disa herė kryeministrit
Nano, nuk jaė gjithashtu vetėm prona eksluzive; shtetarė tė
tjerė para dhe pas tij kanė bėrė tė njėjtėn gjė:
-
-
kanė gjetur hapėsira nė mishmashim e ligjeve tona
apo nė nenet kushtetuese dhe i kanė interpretuar nė favor tė
tyre. Secili prej nesh do tė donte ta besonte qė edhe ky vend tė
kishte mė nė fund insitucione tė pavaruara, qė presidenca tė
fliste dhe tė vepronte brenda kuadrit tė vet ligjor, qė
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė kryente detyrėn e vet, qė
kryeministri nė detyrė tė sillej brenda normave demokratike.
-
-
Por kjo gjė nuk ka ndodhur asnjėherė gjatė kėtij
pesėmbėdhjetėvjeēari, ku krerėt e politikės shqiptare janė tė
njėjtė ndėrsa ndėrkombėtarėt kanė qenė tė ndryshėm. Duke
pėrjashtuar vitin e fundit, pėrkundėr institucioneve, njerėzit
mė tė fuqishėm dhe vendim-marrės kanė qenė Nano dhe Berisha.
-
-
Ka njė pėrshtypje tė jashtme se edhe disa
ambasadorė (njė ish kryeministėr i konsideronte edhe guvernatorė)
kanė gjithashtu pjesė nė procese (mund ti shpejtojnė ose mund
ti ngadalėsojnė, kanė simpatitė dhe atipatitė e tyre dhe kanė
edhe njėrėzit e nevojshėm qė ua kumtojnė), gjė qė nuk ėshtė e
vėrtetė.
-
-
Shprehet apo jo pozitivisht OSBE/ODHIR-i, janė tė
kėnaqur ose jo monitorėt ndėrkombėtarė faktmbledhės pėr
zgjedhjet e fundit tė pėrgjithshme nė Shqipėri, rezultati ėshtė
marrė vesh qė javėn e parė tė korrikut.
-
-
Qysh atėhere ėshtė kuptuar se Partia Demokratike
ka siguruar numrin e nevojshėm tė deputetėve pėr ta pasur ajo
qeverinė e ardhshme dhe se Partia Socialiste ka dalė nė opozitė
me njė numėr gjithashtu tė konsiderueshėm. Po cilėsia e
zgjedhjeve si ka qenė? Tė pranushme pėr Shqipėrinė.
-
-
Me defekte tė mėdha nė Kodin Zgjedhor, mė firo tė
ndjeshme tė Kushtetutės qė nuk ka mbushur ende disa vjet. Me njė
peshqesh tė madh se 40 deputetė ngjiten nė pushtetin mė tė lartė
me njė falsifikim tė madh dhe ndėshkohen parti tė tjera mė tė
vogla. Berisha sigurisht e di se ka fituar qverinė e re, Nano
gjithashtu se e ka humbur atė, por ky i fundit nuk lėshon pe.
-
-
Disa e lidhin me premtimin qė ka dhėnė pėr tė
pranuar dorėheqjen nga kryetari i PS-sė, tė tjerė i parashikojnė
njė situatė mė tė vėshtirė me shfaqjen e rivalėve tė rinj.
Megjithatė kėto apo zhvillime tė tjera janė procese tė brendshme
tė njė partie dhe socialistėt mund ta gjejnė qetėsisht zgjidhjen
mė oportune.
-
-
Ajo qė nuk mund tė tolerohet prej tyre ėshtė
kapriēoja e pafund e zotit Nano qė ndėshkon padrejtėsisht edhe
ata.
|
|