|
01
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės
(31.08.2005) /
Jaroslav ANDERS
Udhėheqės botėrorė dhe qytetarė nga e gjithė Polonia festuan 25
vjetorin e krijimit tė sindikatės sė pavarur tė punėtorėve
Solidarnost, e cila njihet si organizata qė bėri tė mundur
pėrmbysjen e komunizmit nė Evropėn Qendrore dhe Lindore. Sot nė
Gdansk, themeluesi i Solidarnostit dhe presidenti i parė i Polonisė
i zgjedhur nė mėnyrė demokratike, Leh Valesa, tha se lėvizja
Solidarnost e vuri Evropėn lindore nė rrugėn e demokracisė.
Para ēerek shekulli, zoti Valesa udhėhoqi njė grevė nė portin Lenin
tė Gdanskut kundėr qeverisė komuniste tė Polonisė. Imazhe tė
punėtorit tė portit nė atė kohė nė moshėn 37 vjeēare u pėrhapėn nė
gjithė planetin dhe nxitėn njė lėvizje pa dhunė, qė pas gati njė
dekade rrėzoi komunizmin dhe ēoi nė shpėrbėrjen e Bashkimit
Sovjetik. Ceremonitė pėrkujtimore tė kėsaj dite arritėn kulmin me
njė meshė pėr nder tė Papa Gjon Palit tė Dytė. Vizita e Papės nė
vendlindjen e tij Poloni nė vitin 1979, shihet gjerėsisht si ngjarja
qė i frymėzoi polakėt tė kundėrshtonin nė mėnyrė paqėsore regjimin
komunist. Por le t'i hedhim njė vėshtrim historikisht "legjendės" sė
Solidarnostit:
25
vjet mė parė, mė 31 gusht 1980, qeveria komuniste e Polonisė njohu
ligjėrisht sindikatėn e punėtorėve Solidarnost, njė veprim i paparė
nė njė vend komunist. Disa historianė e konsiderojnė kėtė si momenti
kur sistemi komunist nė Evropėn Qendrore dhe Lindore filloi ti
afrohet fundit. Por si filloi dhe cilat janė burimit dhe rrjedhojat
e revolucionit Solidarnost.
Nėnshkrimi i marrėveshjeve historike ndėrmjet grevistėve qė punonin
nė kantierin detar Gdansk dhe delegatėve tė qeverisė polake nė
Varshavė u arrit pas dy javė konfrontimesh intensive tė drejtuara
nga Leh Valesa, njė elektriēist qė punonte nė kantierin Gdansk.
Protestat filluan si rrjedhojė e pakėnaqėsisė sė punėtorėve me
kushtet e jetesės dhe tė punės. Por shumė shpejt Solidarnosti
mblodhi rreth vetes intelektualė, artistė, veprimtarė katolikė si
dhe opozitėn e re demokratike tė Polonisė.
Ndihmės Sekretari amerikan i Shtetit dhe ish ambasador amerikan nė
Poloni Dan Fried thotė se nė fillim ai i ndoqi protestat me ngurim
dhe skepticizėm:
Nė
atė kohė nuk e mendonim qė historia mund tė ndryshohej. Shumė
amerikanė, pėr fat tė keq kėtu pėrfshihem edhe unė vetė, mendonin se
historia mori vendimin pėrfundimtar nė vitin 1945 dhe se bota e
Luftės sė Ftohtė qė kisha njohur nė fėmijėri do tė vazhdonte edhe nė
tė ardhmen. - thotė Fried.
Por
ngurrimi shpejt u zėvendėsua nga ngazėllimi dhe shpresa kur qeveria
polake ra dakord tė njohė pjesėn mė tė madhe tė kėrkesave tė
punėtorėve, pėrfshirė edhe tė drejtėn pėr tu organizuar lirisht.
Qeveria premtoi tė lehtėsonte censurėn mbi median, tė garantonte
lirinė e besimit dhe tė ndalte pėrndjekjen e veprimtarėve pėr
demokraci. Nė kėtė moment, thotė zoti Fried, e kuptova se komunizmi
mund tė mos jetė i pėrjetshėm.
Por
regjimi komunist nuk u dorėzua aq lehtė. Nė dhjetor 1981, udhėheqėsi
i Polonisė Voiēek Jarozelski shpalli shtetrrethimin, bllokoi
lėvizjen Solidarnost dhe burgosi shumicėn dėrrmuese tė udhėheqėsve
tė saj. Regjimi polak nuk arriti dot kurrė tė rimarrė plotėsisht
kontrollin, dhe lėvizja Solidarnost vazhdoi tė veprojė nė ilegalitet
duke nxitur qėndresėn civile ndaj autoritetit. Nė vitin 1989 mė sė
fundi regjimi pranoi tė hiqte dorė nga njė pjesė e pushtetit. Njė
vit mė pas Leh Valesa u bė presidesti i parė i zgjedhur nė mėnyrė
demokratike nė Poloni qė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore.
Vite mė pas, shembulli i Solidarnostit gjeti jehonė edhe nė vende
larg Gdanskut si nė Ukrainė dhe Iran. Jaroslav Martiniuk, ekspert
pėr median ishte nė Ukrainė gjatė revolucionit paqėsor tė dhjetorit
2004.
Mendoj se nė njė farė mėnyre lėvizja Solidarnost ėshtė kthyer nė
njė shembull pėr lėvizjet demokratike tė shekullit tė 21-tė, ndėr tė
cilėt Revolucioni i Trėndafiltė nė Gjeorgji, Revolucioni Portokalli
nė Ukrainė dhe deri diku revolucioni nė Liban dhe Kirgistan. Ėshtė e
vėrtetė qė kanė kaluar vite qė nga Solidarnosti, por ky revolucion
provoi qė mund tė heqėsh nga pushteti njė regjim kriminel, tė
korruptuar dhe totalitar nėse je i bashkuar dhe i vendosur.- thotė
eksperti.
Shembulli i Solidarnostit studiohet sot ndėr vende tė tjera, ndėr tė
cilat edhe nga veprimtarėt demokratė nė Iran. Dr. Shariar Ahi,
analist pėr Lindjen e Mesme thotė se frymėzimi i marrė nga
Solidarnosti u vėrejt nė protestat anti-islamiste nė Iran
Ndėrkohė qė polakėt festojnė 25 vjetorin e Solidarnostit, shumė nga
heronjtė e 1980 nuk janė mė nė jetėn politike. Polonia ėshtė tani
anėtare e Natos dhe e Bashkimit Evropian. Megjithatė vendi ende
ndeshet me 18 pėr qind papunėsi. Por legjenda e Solidarnostit, e
njerėzve tė thjeshtė qė u ngritėn kundėr diktaturės dhe fituan,
vazhdon nė Poloni dhe pėrtej kufijve tė saj.
|