|
1
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės
(31.08.2005) /
Linda Karadaku-Ndou
Njė klerik ortodoks serb u bėri thirrje
udhėheqėsve politikė shqiptarė nė Kosovė qė tė marrin mė shumė
pėrgjegjėsi pėr t'i ndihmuar serbėt tė ndjehen mė tė qetė. At Sava
Janjiē, krye famullitar i Manastirit tė Deēanit nė Kosovėn
perėndimore, tha se udhėheqėsit shqiptarė duhet tė flasin mė shumė
nė media dhe t'i shpjegojnė komunitetit tė tyre se serbėt nuk
pėrfaqėsojnė njė rrezik pėr shqiptarėt e Kosovės. Korrespondentja
jonė Linda Karadaku-Ndou ishte nė Deēan dhe i mori At Savės kėtė
intervistė.
Zėri i Amerikės:
A ndjeheni tė sigurt kėtu?
At Sava:
Le tė themi se ndjehemi tė sigurt, sepse edhe Zoti na mbron, por
mendoj se ka edhe njė mbrojtje ndėrkombėtare qė ėshtė gjithashtu
shumė e rėndėsishme. Mendoj gjithashtu se shumė njerėz e kuptojnė se
ky ėshtė njė vend shumė i rėndėsishėm pėr gjithkėnd nė Kosovė dhe
kjo mendoj se na bėn tė sigurt. Por sigurisht qė do tė ishte shumė
mė mirė qė ne tė ishim tė lirė pėr tė lėvizur rreth e qark.
Zėri i Amerikės:
A ju ka kėrcėnuar dikush?
At Sava:
Pėr fat tė keq, kohėt e fundit, kemi pasur disa shkrime nė media, nė
njė tė pėrditshme tė Prishtinės, nė tė cilėn njė udhėheqės veteran i
UĒK-sė, tha disa gjėra qė mund tė interpretohen si kėrcėnim. Ne
mundohemi tė besojmė se kjo sigurisht nuk do tė kuptohet kėshtu dhe
gjithė njerėzit do tė kuptojnė se ky vend ėshtė I rėndėsishėm pėr tė
gjithė.
Zėri i
Amerikės:
Ēfarė marrėdhėniesh keni me njerėzit
pėrreth dhe veēanėrisht me shqiptarėt?
At Sava:
Para luftės, kemi pasur marrėdhėnie shumė tė mira, edhe gjatė
luftės, kemi ndihmuar shqiptarėt kėtu duke dhėnė ndihmė humanitare
dhe duke u dhėnė strehė disave prej tyre pėr ti mbrojtur prej
policisė serbe. Pas luftės, pėr fat tė keq, kjo nuk ka vazhduar dhe
kemi pasur pėrshtypjen se njerėzit kanė frikė tė kenė kontakte me
ne. Do tė donim tė kishim mė shumė kontakte me banorėt lokalė.
Kemi vendosur
marrėdhėnie relativisht tė mira me komunėn, por sigurisht do tė
vlerėsonim shumė mė tepėr pėrpjekje nga komuniteti lokal pėr tė na
ndihmuar tė ndjehemi se ka vend pėr komunitetin tonė nė Kosovė dhe
qė mund tė jetojmė si qytetarė normalė si gjithkush tjetėr.
Zėri i Amerikės:
Ēfarė mendoni pėr pozitėn e pakicės serbe kėtu, a po i kėrcėnon
dikush ata?
At Sava:
Nuk ka nevojė tė jesh drejtpėrdrejtė i kėrcėnuar pėr tu ndjerė i
kėrcėnuar. Nė fakt nė Kosovė pas luftės, ėshtė njė atmosferė nė tė
cilėn serbėt, pėrfundimisht, nuk ndjehen jo vetėm tė sigurt, por
ndjejnė se as nuk ka vend pėr ta nė kėtė shoqėri, sepse ēdo gjė nė
shoqėri, duket se formėsohet, qepet, vetėm pėr komunitetin shqiptar
tė Kosovės.
Mendoj se pėr tė
ardhmen e Kosovės, pavarėsisht se cili do tė jetė statusi
pėrfundimtar, kjo do tė duhet tė jetė njė shoqėri nė tė cilėn tė
gjitha komunitetet dhe grupet fetare duhet tė jenė tė barabartė si
qytetarė tė Kosovės. Mendoj se nėse do tė arrijmė tė ndėrtojmė njė
shoqėri tė tillė, serbėt dhe gjithė tė tjerėt nė Kosovė, pakicat nė
veēanti, do tė ndjehen mė tė sigurt dhe mė tė qetė.
Zėri i Amerikės:
Ēfarė mund tė bėhet ekzaktėsisht kėtu qė serbėt tė ndjehen kėshtu si
thoni ju?
At Sava:
Komuniteti shumicė, komuniteti shqiptar nė Kosovė, mendoj qė duhet
tė marrė mė shumė pėrgjegjėsi pėr ti ndihmuar serbėt tė ndjehen mė
tė qetė dhe tė ndjehen kėtu si nė shtėpi.
Mendoj se ėshtė
e rėndėsishme qė tė ketė mė shumė pėrgjegjėsi dhe mė shumė pėrpjekje
nga udhėheqėsit e Kosovės, pėr shembull, ata mund tė flasin mė shumė
nė media, mund tu flasin komuniteteve tė tyre, tu shpjegojnė se
fakti i tė qėnit serb, nuk pėrfaqėson nevojshėm rrezik pėr
shqiptarėt e Kosovės. Dhe tė tregojnė nė njė mėnyrė se ēdo lloj
ekstremizmi apo radikalizmi, nuk ėshtė rrugė qė do ta ēojė shoqėrinė
e Kosovės drejt Evropės.
Mendoj, mė shumė
pėrgjegjėsi nga udhėheqėsit politikė, dhe sigurisht mė shumė
pėrpjekje nė arsimim dhe media, do tė ndihmonin nė njė mėnyrė pėr tė
ndryshuar perceptimet dhe do tė na ndihmonte tė shkonim drejt sė
ardhmes sė bashku.
Zėri i Amerikės:
A mund tė bėhet kjo nėse serbėt vazhdojnė tė mos marrin pjesė nė
institucionet e Kosovės dhe nė proceset politike nė vazhdim?
At Sava:
Personalisht besoj se pjesėmarrja nė institucione ėshtė e
rėndėsishme. Do tė ishte e rėndėsishme qė tė kishim pėrfaqėsues
serbė nė institucionet e Kosovės, megjithėse serbėt kanė marrė pjesė
nė parlamentin e Kosovės dhe nė institucione tė tjera mė parė, por
pėr fat tė keq, nuk kanė parė ndonjė rezultat konkret.
Sigurisht qė pėr
ti tėrhequr serbėt qė tu bashkohen institucioneve, ėshtė e
rėndėsishme qė tė bėhen disa hapa tė dukshėm pėrpara duke u dhėnė
disa tė drejta serbėve, ndoshta, duke pasur mė shumė mirėkuptim nė
kėrkesat pėr decentralizim, mė shumė mirėkuptim pėr tė drejtat e
njeriut dhe ēėshtje tė tjera, qė nė njė mėnyrė do ti bėnte serbėt
tė ndjeheshin mė tė inkurajuar, pėr tė marrė pjesė mė aktivisht;
sepse shumica e serbėve besojnė se duke marrė pjesė nė institucionet
e Kosovės, nuk mund tė ndryshojnė asgjė. Prandaj ndjehen tė
shkurajuar.
Zėri i Amerikės:
Sa me rėndėsi do tė jetė pėr kishėn ortodokse nė Kosovė, bisedimet
pėr statusin pėrfundimtar dhe statusi pėrfundimtar i Kosovės, a
mendoni se do tė ndikojė nė pozitėn e kishės ortodokse kėtu, pozitėn
tuaj, tė kėtij manastiri, tė ēfarėdo gjėje qė lidhet me tė?
At Sava:
Pavarėsisht se cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės, kisha
do ta pranojė atė nėse ėshtė njė zgjidhje e negociueshme, e cila
ėshtė pranuar gjithashtu nga komuniteti ndėrkombėtar. Por ne
mendojmė se pozita e kishės nuk duhet tė varet drejtpėrdrejtė nga
statusi, pasuria kulturore nė Kosovė duhet tė mbrohet veēanėrisht
nga mekanizma tė ndryshėm qė do tė lejojnė qė kėto monumente tė
bukura tė mbijetojnė pėr tė ardhmen, sepse ėshtė thesar I pėrbashkėt
pėr tė gjithė ne qė jetojmė kėtu.
Prandaj mendojmė se ēėshtja e statusit dhe e zgjidhjeve
territoriale, nuk mund tė kenė asgjė tė pėrbashkėt me pasurinė
kulturore. Kėto dy gjėra janė krejt tė ndryshme. Sigurisht qė e
vetmja gjė qė do tė na bėjė ne tė ndjehemi mė tė sigurt dhe mė mirė
nė Kosovė ėshtė qė komuniteti shumicė, tė pranojė tė drejtėn e
kishės ortodokse serbė pėr tė ekzistuar nė Kosovė dhe ne si serbė tė
ekzistojmė nė kėtė shoqėri, si qytetarė tė barabartė. Mendoj se e
kemi atė tė drejtė dhe kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė shkuar
pėrpara drejt sė ardhmes.
|