|
-
01 shtator 2005
/ TN
Nga Prend BUZHALA
-
-
(Fritz RADOVANI - de
Angeliis, "Njė monument nėn dhé" Misioni Katolik
Shqiptar nė Kroaci, Zagreb 2004.)
-
-
Lartėsimi i kujtesės sė rėndė shqiptare, homazh dokumentar i
atdhetarizmit, i formulės sė franēeskanėve shqiptarė Fé e Atdhé,
i tolerancės ndėrfetare, i gjakimeve shqiptare pėr demokraci dhe
qytetėrim. Martirium shqiptar i Shkodrės dhe i Veriut shqiptar
pėrballė 50 vjetėve nėn totalitarizmin komunist. Dokumentim i
pėrpiktė dhe i saktė i historisė mė tė re shqiptare. Kėto janė
punktet, nėpėr tė cilat shtjellohet lėnda e pasur dokumentare e
librit "Njė monument nėn dhé" i Fritz Radovanit. Ėshtė njė libėr
mjaft interesant dhe i jashtėzakonshėm dokumentar qė i then tabu
temat e totalitarizmit e tė post-totalitarizmit.
-
-
Mbrenda kėsaj lėndė tė komponuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme,
nė pesė pjesė, autori ka arritur me sukses t'iu ikėn kallėpėve
tė librave dokumentarė, historikė e publiēistikė, tek i kėrkon
tė dhėnat, faktet dhe refleksionet jo vetėm mbi njė bazė tė
gjėrė e tė shumėllojshme dokumentare, por autori jepet i tėri
edhe mbas tė dhėnave mė tė padukshme e mbas nuancimeve qė rrallė
na bien nė sy nė jetėn e pėrditshme a nė literaturė. Tek e
vėrteta autori arrinė shkallė-shkallė, po si njė arkeolog qė i
heq ngadalė shtresat qė e mbulojnė thesarin e tij dokumentar, qė
i heq me durim bashkat e gėnjeshtrave mbi ngjarje, pėrsonalitete
dhe vise tė caktuara shqiptare, sikundėr janė Shkodra dhe
Malėsia e Madhe.
-
-
Ėshtė njė libėr qė gėrsheton pėrvojėn e tij prej mė se njė
dekade tė marrjes me kėtė problematikė. Si i tillė, ky libėr
pėrbehėt nga polifonia e zhanreve dokumentare-publiēistike dhe
nga polifonia e kėndshikimeve tė pasura: tė pazakontė kėtė libėr
e bėn vetė gėrshetimi i shumė zhanreve
dokumentare-publiēistike-historike; pėrmban lėndė
autobiografike, ashtu sikundėr ka dhjetra biografi me figura e
pėrsonalitete tė anatemuara shqiptare; janė memoare dhe komente
estetike; janė kronika tronditėse mbi periudhėn 50-vjeēare nėn
diktaturė dhe rezistencėn kundėr saj. E pra, nga njė kėndshikim
krejt i veēantė dokumentar, paraqiten portrete tė shumė figurave
me interes e qė kanė lėnė vulė nė historinė shqiptare.
-
-
Njė paradigmė historiko-dokumentare
-
-
Gjithnjė gjatė historisė nė fronet e sundimtarėve kanė arrijtė
tė ulen edhe tė papėrgjegjshmit, diktatorė apo tiranė tė
ēmendur. Tipi i sundimtarit tė tillė gjithnjė pėrsonifikohet
nėpėrmes tė Neronit, i cili dogji Romėn, nė vitin 64 pas
Krishtit, kur shumė njerėz mbetėn pa strehė mbi kokė. Nga frika
se mos njerėzit ēohen nė kryengritje kundėr tiranit; pėr ta
larguar fajin nga vetja, pėr kėtė krim Neroni fajėson tė
krishterėt e pafajshėm.
-
-
Kėtu zėnė fill pėrndjekja e mundimet e para kundėr shumė tė
krishterėve, siē e dėshmon Taciti nė "Analet" e tij: Njė tė
pėrsekutuar tė tillė njerėzit e Neronit e hodhėn nė kopenė e
shtazėve tė egra, ndėrsa tė tjerė i dogjen nė zjarrėt kastile tė
ndezura, si njerėz tė djegur qė shėrbenin si "flakadanė" e qė i
stolisnin kopshtet e tij! Ndėrkohė, Neroni argėtohej nė kėtė
spetakel-makabėr, bashkė me njerėzit e tij qė i shėrbenin me
pėrulje, me servilizėm shtazėrie. Taciti thekson se nė
pėrndjekjen e parė, kėta tė krishterė ishin tė tejmunduar e tė
martirizuar "ingens multitudo"; dmth. "jashtzakonisht shumė".
-
-
Papa Klementi i Parė ka shkruar pėr martirizimin e Shėn Pjetrit
e tė Shėn Palit: I pari pėrjetoi vdekje martire mbasi e kishin
burgosur, i dyti gjuhej me gurė, prangosej e arrestohej, derisa
kishte arritur t'ju ikte gjakpirėsve romakė; por jo edhe prerjės
sė kokės me 29 qershor tė vitit 75 pas Krishtit. Hebrenjtė, pėr
shkak tė gjelozisė fetare, i kishin ndėrsyrė romakėt kundėr tė
krishterėve! Martirizimet e tė krishterėve ilirė mbahen mend e
shėnohen gjithandej. Flori dhe Lauri, dy shenjtorė ilirė,
gurgdhenės, qė u flijuan e i mbyten nė tortura, pėr shkak tė
besimit nė Hyjin e Vetėm. Kėta martirizime tė pafund erdhėn deri
nė kohėn tonė.
-
-
Té
e fundit, tė pėrkujtohen tė martirizuarit, ėshtė obligim jo
vetėm fetar: Martirizimi nuk ėshtė ngjarje qė e shėnon tė
kaluaren; ėshtė pėrmasė qė e ka pėrcjellė besimin e krishterė
gjatė gjithė historisė. Georges Bernanos, shkrimtar francez me
frymėzime katolike, nė veprėn e tij "Shtėpia e tė gjallėve dhe e
tė vdekurve" shprehet: "E ardhmja nuk ju takon tė vdekurve, po
mė shumė atyre, tė cilėt kanė bėrė qė tė flasin tė vdekurit dhe
tė cilėt na e shpjegojnė se pėrse vdiqen Ata!".
-
-
-
Passiones - ligjėrime mbi martirizimin, martirologjia
-
-
Passiones
quheshin ligjeratat dhe predikimet qė mbaheshin nė Ditėn e
Martirizimit tė akcilit shenjtor a tė martirizuar, ditė qė
shenjohej si Ditėlindje nė Qiell. Janė tė tejvuajturit e tė
stėrmunduarit e panumert e krejt anonimė Ata qė umartirizuan pėr
besimin nė tė Vetmin Hyji, siē dėshmon Rabban Slib pėr
martirizimin e Shėn Bizantit "dhe tė tjerėt qė mė Té u
martirizuan". "Tė tjerėt" ėshtė simbol i tė gjithė Atyre qė u
martirizuan dhe nuk mund t'i zėrė asnjė martirologji, nėnvizon
Bibliotheca Sanctorum. Nė kohėn e Dioklecianit, po ashtu, tė
krishterėt janė martirizuar, tejmunduar e vrarė masivisht. Dhe
kėshtu deri nė ditėt tona. Prandaj, tė martirizuarit, qė nga
fillimi e deri mė sot, ishin dhe janė pėr Kishėn ndėr mė tė
nderuarit. Emrat e Tyre kanė hyrė qė moti nė Kalendarin Kishtar.
-
-
Mbi kėtė bazė pėrnderimi e pėrshpirtėrie, mbi kėta shėnime e
shkrime, qė quhen Acta Martyrum; mė vonė ėshtė zhvilluar
martirologjia, pėr t'i pėrkujtuar tė martirizuarit e besimit e
tė fesė sė krishterė; pėr tė mos i harruar Ata asnjėherė. Sė
kėndejmi, edhe veprėn e Fritz Radovanit do ta konsiderojmė tė
kėsaj fryme homazhi e perkujtimi, si vepėr e martirologjisė
shqiptare. Dhe qė nga kohėt ilire, arbėrore e deri té kohėt
moderne shqiptare; besimtarėt dhe Kisha krenohen me tė drejtė
pėr emrat e kėtyre tė martirizuarve, si Shėmbėlltyra tė Mėdha
pėr ndihmesėn qė dhanė Ata pėr krishtėrimin, besimin, po edhe
pėr Evropėn vetė, si Mburojė Shpirtėrore e saj.
-
-
"Evropė, mos harro....", sikur qorton Fritz Radovani. Tė mos
harrohen Golgotat e Kalvaret shqiptare tė kohėve moderne, as
atyre tė shkuara. Porse ky qortim vigjėlon edhe mbi kokat e
Kombit Shqiptar; tek ky veprim e merr trajtėn e sindromit tė
moskokėēarjes pėr traditen tonė! Sindromi i harresės sė
martiriumit kaq tragjik shqiptar! Tragjikė e shumėfishtė: jo
vetem e "shpėrblimit" me jetėn e dhenė pėr "Fé e Atdhé"; po
tragjikė e zhdukjes ultrainkvizicionale tė bibliotekave,
dorėshkrimeve, dokumentėve, madje e zhdukjes edhe tė njė varri!
-
-
Por jo: Radovani, krenar e i patundur nė mbijetojen e Tij tė
Shpirtit, thotė se ato dėshmi janė tė pazhdukshme. Sepse krenarė
ishin vetė Ata tė martirizuar, qė kishin shpirt liridashės,
shpirt atdhetarie e shpirt tė shkrirė nė lartėsitė e besimit nė
Hyjin, nė Jezusin e kryqėzuar nėpėr pamjet e historisė
shqiptare. Vetė krishtėrimi e pati ngritur nė normė njerėzore e
religjoze martirizimin pėr tė arritur tek vlerat e Amshueshme,
si dhe tek majat e pėrsosmėrisė: "Merrni mbi vete zgjedhėn time
e pranoni t'ju mėsoj unė qė jam zemėrbutė e i pėrvujtė. Kėshtu
do ta gjeni pushimin pėr shpirtin tuaj, sėpse, vėrtetė zgjedha
ime ėshtė e ėmbėl e barra ime e lehtė" (Mt 11, 28-30).
-
-
-
Rrėfimi dokumentar si udhėrrėfim
-
-
Libri, me gjithėse ka lėndė tė shtrirė; pėrmban referenca tė
dokumentit e tė tekstit historik; mbėshtetet nė dėshmitarin e
gjallė, pa fryerja dhe ekuivoke. Sėpse, sikundėr dihet,
preciziteti dhe saktėsia janė imanencė e dokumentit historik.
Substancė e pėrmbajtjes ėshtė vetė dokumenti. Nė historinė mė tė
re autori gėrmon kėto rrenjė shqiptare, gėrmon harmoninė
shqiptare pėrballė fytyrės sė krimit dhe egėrsisė sė ndėrhyrjes
sė armiqve shqiptarė, sllavėve, tė cilėt injektuan ideologji
pėrēarėse. Parametri i kėtij gjurmimi gjithnjė ėshtė humanizmi,
njeriu, fytyra njerėzore. Drita dokumentuese e hedhur nėpėr
minierat e kujtesės e tė katakombeve tė historisė mė tė ré;
pėrqendrohet pikėrisht nė kėrkimin e sė Vėrtetės.
-
-
Martirologjia shqiptare e Radovanit i numėron me durim e
devocion rruazat e Rruzarės Shqiptare tė shembėlltyrave,
figurave, bėmave, qė lanė gjurmė: "Ata vdiqėn vetėm para syve tė
atyne qė i martirizuan, Ata u kalbėn nė qelitė e Sigurimit pėr
sė gjalli. Varrėt e tyne kulluan vetėm gjak, gjak tė pastėr
shqipesh qė i thėrriste dhe i bashkonte nė njė ideal e gjuhė tė
pėrbashkėt.
-
-
Pėr né asht e vėshtirė me e kuptue martirizimin shpirtnuer tė
Tyne, mbasi na nuk e kemi provue vetminė e Tyne, dhimbjet e
plagėt e trupit tė Tyne, zanin e mekun tė Tyne qė pėrshpėriste
thanjen e Mustafa Krujės: "Shqipni e andrrueme prej poetėve, e
dishrueme prej atdhetarėve, e kėndueme prej rinisė", por
realiteti kje vetėm mjerim, vuajtje dhe sakrificė" (fq. 46). Sė
kėndejmi e shijojmė atė gjykim tė autorit pėr t'i dhėnė nė
secilin rresht dėshmitė e tė Paasgjėsueshmes, tė
Pashkatėrrueshmes sė Shpirtit shqiptar e tė solidaritetit
njerėzor.
-
-
Ai
i kėrkon fijet e pashkėputėshme tė atdhetarizmit me besimin e
patundur nė Hyjin: "Motėr, ti lutu, se myslimanė e katolikė, tė
gjithė bashkė njė Zot besojmė" (fq. 88). Ai dėshron tė dėshmojė:
"Me fakte vriten profesorė, filozofė, avoketėn, antifashistė,
atdhetarė, klerikė, njerėz tė thjeshtė, tė pastrehė, vriten e
vriten pikėrisht Ata qė me trūtė e tyne, tue dashtė me i sherbye
Atdheut, stėrklatėn me gjakun e Tyne muret ....".
-
-
Ai
e veēon atdhetarizmin e At Mati Prennushit, i cili qė nėn
sundimin turk "...la pėrjetėsisht gjurmėt e veta tė pashlyeshme
nė formimin atdhetar e fetar nė tė gjithė ata shqiptarė, qė edhe
pse ishin nėn pushtimin mizor turk, formuen atė brezni qė
Shqipnia nuk do tė mundet me e persėritė kurrėma". (fq. 173). Po
ky Mati Prennushi qė iu kishte pri ēetave tė armatosura kundėr
Turqisė, Ai qė ishte profesor gjimnazi; Ai qė me 24 Mars 1911
bashkė me At Buon Gjeēaj shpalosėn nga gjoksi i tyre flamurin nė
Deēiq;
-
-
Ai
do tė dėnohet me varje nė litar nga malazezėt, po me 1926
dėnohet me pushkatim edhe nga Zogu (kur u ekzekutua nga
bandat zogiste Don Gjon Gazulli), pse ishin nė anė tė Opozitės
noliane; po ky At Mati do t'iu shpetojė kėtyre ekzekutimeve. Po
ky At Mati qė do tė konsiderohet nga autoritetet fashiste
italiane si "franēeskan me ndjenja tė theksueme nacionaliste dhe
antifashiste italiane" (fq. 176); nuk do tė mundė t'i shpėtonte
edhe njė ekzekutimi tjetėr tė egėr e mizor, nga regjimi i
diktaturės komuniste, atij tė vitit 1948 "pėr veprimtari
antikombėtare"!
-
-
Me
kėsi devocioni tė veēantė dokumentar Fritz Radovani i bėn edhe
portretet e franēeskanėve e tė figurave tjera, tek shkruan pėr
jetėn e tyre: Tė prof. Filip Fishtės, Don Alfons Trackit, avokat
Paulin Palit, prof. Kol Prelės, Mėsuesit Pjetėr P.Pali, Imz.
Prof. Jul Bonattit, prof. Arshi Pipėn, prof. Prenkė Kaēinarin,
Don Anton Muzajn, Don Aleksandėr Sirdanin, Don Pjetėr Ēunin,
Imzot Frano Gjinin, Imzot Vinēenc Prennushin e Don Kolec
Prennushin, At Ēiprian Nikėn e At Donat Kurtin, ashtu sikundėr
portretizohen edhe: Injac Baqli, Martin Sheldija, Don Dedė
Malaj, At Pjetėr Meshkalla, Don Simon Jubani, Don Mikel Koliqi,
At G.Gardin etj. Shumica e tyre janė tė pushkatuar, kurse tė
tjerėt vuajten burgje tė gjata.
-
-
Me
dėshmi tė sakta Radovani i numėron 26 burgje tė vitėve tė para
tė pasluftės sė Dytė vetėm nė Shkodėr! E, nė burgje ishin
shndėrruar shtėpitė, konviktet, kishat, kuvendėt e motrave tė
nderit, shkolla e Ēelės, materniteti, hotelet, spitali etj!
Autori qė nė fillim pėrmend krimet e shėmtuara: "...mbasi nuk
pranuan akuzat, u torturuen e u hodhėn nga dritaria Simon
Darragjati e Kolec Deda, prej hetuesve Fadil Kapisyzi, Lilo
Zeneli e Zoi Themeli". Kėta emra hetuesish gjakatarė do t'i
ndeshim shpesh nėpėr faqet e librit.
-
-
Parakalojnė veprime tė tjera kriminale tė shtetit: Avokat
Muzafer Pipėn e mbyten nė tortura Zoi Themeli e Vaskė Koleci;
Don Mark Hasit ia mberthei gjuhėn pėr tavolinė hetuesi kriminel
Nesti Kopali; At Gjon Shllaku ėshtė pushkatuar me plagė tė
hapura, pėr ta detyruar me pranuar se e paska formuar Partinė
Demokristjane Shqiptare, e cila ishte njė krim pėr regjimin e
ri! At Bernardin Palajn e torturonin me rrymė elektrike dhe vdes
duke e torturuar. Se kush janė kėta dy tė fundit, e di historia
moderne shqiptare, me emrat e tė cilėve shenjohėn kapituj
kulture, dije, literature e veprimi.
-
-
Populli shqiptar nė Veri nuk pajtohej me venien e njė regjimi tė
dhunshėm diktatorial. Prandaj, autori shkruan pėr veprimtarinė
kundėrkomuniste tė "Besėlidhjes Shqiptare tė Veriut", pėr
Kryengritjen e Koplikut (1945) nga Llesh Marashi, pėr
Kryengritjen e Kelmendit nga Prenk Cali (1945). Pėr shkak tė
kėtyre dy kryengritjeve u pushkatuan pa gjyq 118 burra tė
Malėsisė sė Madhe.
-
-
Rezistenca kundėrkomuniste vazhdon me Luftėn e Berdicės e tė
Anės sė Malit (Shkurt 1945), me pėrpjekjen e formimit tė Partisė
demokristjane Shqiptare e me formimin e Organizatės "Bashkimi
Shqiptar" (Maji 1945), me Demostratėn e Parė antikomuniste tė
rinisė shkodrane, me rastin e varrimit tė Imzot Gaspėr Thaēit
(26 Maji 1946), me Kryengritjen e Postribės (9 Shtator 1946), me
organizimin e 400 burrave tė armatosun ndėr male (1945-1948), me
luftėn e armatosun kundėr regjimit komunist nė Mirditė
(1945-1954), me ēetat e maleve nė Shqipninė e Mesme (1945-1947),
me grupet antikomuniste tė studentėve shkodranė (1945-1950), me
shkrepje armėsh nga atdhetarėt e Kosovės (Maria Shllaku, At
Bernardin Llupi, Kol Parubi, mėsuesi Gjergj Martini), me
kryengritjen e Myzeqesė (Korrik 1947) etj.
-
-
"Volume tė tėra nuk mund tė plotėsojnė qėndresen shqiptare tė
Pjetėr Dedės me gruan e Tij Maria Zojzi, tė Angjelina Markut, tė
Ludovik Saraēit, tė Jup e Seit Kazazit, tė Pashuk e Pal Bibė
Mirakajt, tė Frano Mirit, tė Gjon Dodanit, tė Hasan Isufit, tė
Dodė Nikollės, tė Marash Ndue Mirit, tė Pashko Zef Hotit, tė
Hysen Lepenicės, tė Zagoll Shenės, tė Sami Lepenicės etj.,
shkruan Radovani. Me formulėn Fé e Atdhé "lindte dhe vdiste
Malėsori", dėshmon autori, duke ua njohur ndikimin e madh
atdhetar franēeskanėve shqiptarė. "E vetmja gja ku nuk ka rrejtė
Enver Hoxha, asht kur shkruen pėr qendrimin antikomunist tė
katolikėve", nėnvizon Radovani.
-
-
Prandaj, edhe veprimet e para tė komunistėve zhvillohen
pikėrisht kundėr Parisė sė Malėsisė dhe Klerit Katolik. Kėshtu,
me 17 Janar 1945 arrėstohen tė parėt At Gegė Lumaj e At Dioniz
Maka, tė dy klerikė atdhetarė. Ndėr tė parėt pushkatohet Sylė
Martini, nė oborrin e Kishės, nė Kodėr Shėn Gjergj. Nė ndjekje
tė At Anton Harapit pushkatohen dhjetė djelm tė rinjė. Njė
tragjedi e rrėfyer mė vete ėshtė pjesa "Kulla pa rrugė", nė
fshatin Razėm, ku forcat e Ndjekjes, tė prirė nga Asllan Lici e
Xhemal Selimi (pėrmendėn shpesh nė kėtė libėr pėr shumė krime tė
kryera), me 1946 i kanė vrarė tė gjithė fėmijėt e nėnat e tyre,
burrat e shtėpisė vritėn duke rezistuar, vetėm pse nuk i
dorėzuan miqtė e strehuar. Kol Nuri Sheldija u pushkatua vetėm
pse i dha bukė Don Lazer Shantojės (edhe ky i fundit i
pushkatuar me 5 Mars 1945, mbasi ia kishin prerė kėmbėt me
sharrė).
-
-
Figura e njohur e letrave shqipe, Don Ndre Zadeja, pushkatohet
me 25 Mars 1945, duke shqiptuar fjalėt: "Ah moj Shqipni, moj
mizore, e shka me ba ma shumė pėr Ty?!". Po atė ditė, afishja e
varun nė tė gjitha murėt e Shkodrės, thotė: "Pushkatohen
kriminelėt e luftės, armiqtė e popullit: Prenkė Cali, Don Ndre
Zadeja, Luigj Gjeto Kastrati, Ndok Nik Bardhoku, Ndrekė Loka,
Arif Selim Hyseni, Dedė Lulash Smajli, Gjokė Nikaj, Dul Bajrami,
Mark Luc Gjoni, Tomė Lekė Daka, Maliq Bajrami, Gjokė Nikoll Voci
e Pjetėr Dedė Gjedashi." Aprovohet ndėshkimi me vdekje i Pjetėr
Gegė Gurakuqit, Hysen Elezit e Skender Ēaushajt. Libri jep bėma
e dėshmi tė autorėve tė gjallė tė krimeve: Aranit Ēela, Lilo
Zeneli, Xheudet Miloti, Xhemal Selimi, Toger Baba, Shyqyri
Ēoku, Dhimitėr Shkodrani, Asllan Lici, Hysni Ndoja etj. Dėshmi
tmeri, torturash mizore: At Serafin Kodės hetuesi ia nxjerr
gabzherrin me thonj; mbyten pėr sė gjalli Papa Josif Papamihali
e Papa Pandit i kėpusin kokėn me sopatė; tri ditė e lidhin me
njė tė vdekur At Frano Kirin; Don Mikel Beltojen hetuesit e
shkyejnė pėr gjymtyrėsh (1974).
-
-
Nė
Janar 1946 nė bankėn e tė akuzuarve dalin 36 burra, ndėr ta
pushkatohen: Patėr Giovani Fausti, Patėr Daniel Dajani, Patėr
Gjon Shllaku, Mark Ndoc Ēuni, Qerim Sadik Myftari dhe Gjelosh
Lulash Bajraktari. Para pushkatimit tė gjithė deklarojnė se i
falin vrasėsit e tyre! Pėr Lėvizjen e Postribės, mė 9 shtator
1946 pushkatohen Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, Don
Nikoll Deda, Pjetėr Deda me gruen Marijen dhe 16 vetė tė tjerė.
Dhe kėshtu me radhė rreshta tėe pafund tė pushkatuarish e tė
dėnuarish. Autori vė para tryezės sė lexuesit aktakuzat,
dokumentė, dėshmi, deklarata para gjyqit e vėndime gjyqi pėr
pushkatim ose dėnime me burgime tė gjata.
-
-
I
vetmi kompromis, si kriter i sė vėrtetės te Radovani, ėshtė ai
nė mes atdhetarizmit, tolerancės ndėrshqiptare; kulturės
shqiptare tė bashkėjetesės, si dhe faljes sė krishterė. Ndėrsa
kriter tjetėr i sė vėrtetės ėshtė mbėshtetja tek dėshmitė e njė
autorireti: se sa ėshtė e qendrueshme Ideja apo e Vėrteta qė e
shqipton nė librin e tij autori: Bie fjala, siē janė vlerat
supreme, si franēeskanizmi, demokracia, europėrendimorizmi
shqiptar. Megjithėatė, Fritz Radovani ia nxjerr edhe rrėnjėn
katrore kėsaj dosjeje tė diktaturės. "Ēthurja e mendjes sė
njeriut, zymtimi i intelektit, pėrēudnimi i normave morale dhe
shkatėrrimi i ndėrgjegjės nėn sundimin e frikės, mbizotnonin
kudo nė vendet komuniste.
-
-
Sadizmi i Sigurimit tė Shtetit asht kenė kaq i
institucionalizuem e i pėrhapun, sa ke pėrshtypjen, se me tė
vėrtetė ndėr tre vetė, njė ishte spijun"(fq. 332). Rrėfimi i tij
ėshtė udhėrrėfim. Rrėfimi i tij dokumentar ėshtė Mburojė e
Shpirtit Shqiptar. Mbase, rrėfimi dokumentar nė vetėn e parė i
Radovanit mund tė lexohet si udhėrrėfim pėr ata qė dyshojnė: te
e fundit, secili e ka rrėfimin e vet tė sė Vėrtetės; e ka
Subjektin qė mund ta tregojė e dėshmojė. Shkodra dhe
martirologjia shqiptare, pra, e kanė Fritz Radovanin, i cili ka
pasur paraqitjet e tij tė ngjashme qė nė fillim tė viteve '90 te
vėllimi i shumė bashkautorėve "Martirizimi i Kishės Katolike
Shqiptare 1944 - 1990", i botuar nė Shkodėr mė 1993.
-
-
-
Modalitetet e sė vėrtetės
-
-
Ndryshe, Radovani na bind se historia nuk do tė shėrbente
askujt, nėse nuk i paraqet shembujt e mirėsisė e tė sė vėrtetės.
Dihen kriza dhe kaosi qė shpėrthyen nė vitet'90 tė shekullit tė
kaluar nė Shqipėri; por secila krizė ėshtė edhe shans pėr kthesė
e ringjallje, ėshtė shpresa vetė. Nė fushėn e kėtij kaosi autori
pėrveēon mė tė saktėn, pėrveēon pėrpjekjet njerėzore pėr t'i
dhenė kuptim kohės, ekzistencės, jetės njerėzore, sėpse nuk i do
rrėmujen, pėrsėritjen e tragjedive tė reja.
-
-
"Njė monument nėn dhé" i jep lėndės historike trajtė nė tekstin
e tij shumėformėsh dokumentar: nga njė monolog historik, kalon
te rrėfimi i dėshmitarit; nga deklarata para gjyqit, nga akuza e
vėndimi i gjyqit pėr dėnim te thėnjet e fundit tė tė denuarve
para ēastit tė pushkatimit; nga pasazhet dokumentare tė
pėrshkrimit nostalgjik tė njė pejsazhi, fshati, rruge, kishe,
lagjeje a pjese etnografike, te "lamshi i rrymave polike" nė
kaosin shqiptar tė Luftės sė Dytė Botėrore e tė totalitarizmit
tė pasluftės pėr 50 vjet; nga pėrshkrimet e shėmbėlltyrave tė
klerit katolik shqiptar e deri te pėrshkrimi i portreteve tė
hetuesve, gjykatėsve, policėve e politikanėve komunistė; nga
shėmbėlltyra e pafajsisė dhe ėngjėllsisė sė motrave shqiptare tė
nderit gjithė sakrificė e pėrvujtni e deri te fytyrat e
xhelatėve tė regjimit; nga tipi i komponimit historik tė
ngjarjes e deri te rrėfimi krejt intim familjar; nga memoari
efektiv te ai nostalgjik; kurse autorėt e aktantet historike, nė
gojėn e tė cilėve dėshmon tė vėrtetėn, janė tė shumtė. E vėrteta
nė Rruzarėn e tij martirologjike ėshtė modalitet specifik edhe i
objektit tė trajtuar, edhe i subjektit nė cilėsinė e dėshmisė e
tė dėshmitarit.
-
-
Libri i Radovanit e ngėrthen edhe rininė e tij tė shkrimit: ai
paraqet trajten deri tash tė pashkruar tė dokumentit, tė
dėshmisė, tek ngėrthehet nė ngjarjet e njė hapėsire e kohe tė
caktuar; dhe ky ėshtė ai monumenti e amaneti euroshqiptar "nėn
dhé", sikundėr e quan me metaforėn e tij dokumentare, qė i
karakterizon njerėzit, brezat dhe atė hapėsirė shqiptare tė
Shkodrės e pėrreth, tė Malėsisė; ėshtė njaj rrėfim i nėndheshėm,
i ruajtur si Uratė, si Rruzare, si betim e si besim pėrballė
ngricave tė kohės. Gjithsesi qė historiani gjakftohėt do tė mund
t'i bėnte vėrejtje autorit, qė, brenda njė paraqitjeje
dokumentare tė njerėzve, kohės, ideve dhe ambienteve; ka
theksuar mė shumė tezėn e Kohės sė Errtė "tė sistemit ma
pėrbindesh qė mbėshtetet nė njė dhunė tė pamėshirshme dhe
propagandė fund e maje vetėm rrena".
-
-
E
themi kėtė, sėpse kjo do t'i shkonte tashmė pėr shtati nevojave
tė politikės ditore tė sunduesve tė zgjedhur nga "vota e lirė",
pėr tė shkaktuar rrėmuja, kaos e tragjedi tė reja shqiptare,
ashtu sikundėr edhe ndodhen dy herė gjatė vitėve '90. Sė
kėndejmi autori nuk e pėrdorė fusnotėn, e cila do t'i hapte
forcė trajtės dokumentare.
-
-
Ndėrkaq, rrėfimi nė vetėn e parė paraqet njė modalitet tė
veēantė tė sė vėrtetės. Mbase, kėtė trajtė dokumentare personale
e subjektive tė rrėfimit nė veten e parė, ka dashur ta paraqesė
si "amanet nėn dhé", si frymė etnie tė veēantė tė tė gjithė
shekujve tė kaluar pėr brezat qė vijnė. Edhe pse ky i
martirizuar e "amanetxhi" ėshtė katoliku shqiptar, mė i pėrafėrt
me habitusin e tij specifik; autori pėr asnjė ēast nuk i
largohet jetės sė pandashme tė binomit tė tij "Fé e Atdhé";
Shqipėrisė, Shqipnisė; Trojeve Etnike, Kosovės nė veēanti.
-
-
Ai
nuk i ik faktit tė njeriut shqiptar nė kohė tė turbullta e as
pikėtakimeve tė religjioneve, zakoneve, varreve, flamurit e
gjuhės sė pėrbashkėt. Ai dėshron tė na thotė, se diku, nė njė
kokėrr a guralec zalli, i bėrė "shkamb i latuem", i cili gjėndet
"nėn dhé", ruhet shpirti iliropellazgjik dhe i krishtėrimit
antik. E nė kufi tė kėtij shpirti gjėndėshin Roma dhe Greqia
antike, aty ku u ngrit Evropa shpirtėrore. Autori ka bindje se
ky "shkamb i latuem" shpirti, njėditė "do tė ngrihet shumė
lart". Si vatėr e vlerave tė shquara tė qytetėrimit.
-
-
Trajta dokumentare e kėtij libri ėshtė njė ekzemplar specifik i
paraqitjes sė faktit tė njerėzve, kulturės, fesė nė periudhen e
Mbasluftės sė Dytė Boterore. "Jeto pėr tė rrėfyer" thotė
shkrimtari i gjallė legjendar kolumbian, Gabriel Garcia Markez.
-
-
Gjuha e pėrdorur ėshtė ajo e sensibilitetit tė njohur ligjėrimor
shkodran, i njeriut shkodran, qė ka trashėguar traditat
atdhetare, fetare, etnike e popullore tė mesit, i identitetit
etnik euroshqiptar. Kjo gjuhė ėshtė testimonia illyrica et
testimonia albanica e martiriumit dokumentar tė Radovanit. Porse
libri i shkruar nė kėtė trajtė letrare, asesi nuk e kundėrshton
standardin letrar tė shqipės. Standardi gjuhėsor, gjithsesi,
ėshtė diēka tjetėr, aspak i kontestueshėm. Ėshtė shpirti i
dokumentit dhe i formimit dėshmues tė autorit; ndryshe, do tė
vritej ky shpirt dokumentar.
-
-
-
Skena e ideve
-
-
Ekzistojnė disa sisteme religjioze, qė, nė praktiken spirituale,
i mbėshtesin plotėsisht vlerat e viktimės, sakrificės,
martirizimit. Viktimizmi, ėshtė thėnė shpesh, lindi si shprehje
e nderimit dhe konsideratės ndaj Perėndisė, mbasi atė qė e ka
arritur njeriu, e ka arritur me ndihmen e Perėndisė, tė cilit ia
blaton atė. Autori nuk kėrkon qė tė mbėrthehemi e tė murosemi nė
mizoritė e tė kaluarės e as tė murosemi nė memorien e sakrificės
sė pafund shqiptare pėr "Fé e Atdhé"; pėr t'u mobilizuar tashmė
nė kryqėzata tė reja hakmarrėse kundėr kundėrshtarėve politikė
apo kundėr mizorive tė sė kaluares.
-
-
Ndryshe, sikundėr thote Avi Berman, do t'i kthehėshim ciklit tė
traumes sė pėrzgjedhur nacionale, sikundėr iu ka ndodhur apo iu
ndodhė popujve e kolektiviteteve tė tėra. Ai dėshron ta mbyllė
rrethin patologjik, nė tė cilin viktima mbetet ende viktimė.
Prandaj ajo viktimė u dashka tė hakmerret! Porse Radovani i
pėrcjellė pikėrisht ato mesazhet e faljes nė momentin mė tė
ndjeshėm tė tė martirizuarve para pushkatimit: Faljen pėr
xhelatėt e vrasėsit! Sėpse kėshtu kthehet dinjiteti nacional!
Kėshtu lartėsohet Ai "shkamb nėn dhé", Ai "amanet nėn dhé", apo
jo!?
-
-
-
Krishtėrimi dhe kujtesa
-
-
Krishtėrimi e memorizon pėsimin nga e keqja nėpėrmes mundimeve
dhe vuajtjeve. E kjo do tė thotė se krishtėrimi nuk e pranon
harresėn, por e ofron faljen pa imponime (siē thotė njė frat
kroat, duke e interpretuar faljen euro-tė-krishterė). E ndėrton
paqėn nėpėrmes vetėflijimit e vuajtjes. Tė martirizuarit kanė
vdekur pėr shkak tė Fesė, pėr shkak tė besimit nė Hyjin e Vetėm,
ndėrsa besimtarėt i pėrkujtojnė me anėn e njė tė kremte,
gjithnjė me pikėpamjen se vlerat, tė cilat pėrmendėn e
pėrjetohen nė kėso ēastesh, janė mė tė shtrenjta e mė thelbore
se vetė jeta, se vetė karakteri kalimtar i kėsaj jete. Dhe
teologėt e shqiptojnė kėtė tė vėrtetė, si Vlerė dhe tė Vėrtetė
tė Besimit.
-
-
Kujtesa e sė Keqes, ėshtė thėnė, ėshtė pjesė e kulturės sė
kujtesės pėrgjithėsisht. Porse, nė botėn moderne, ajo kujtesė
gjithnjė ka qenė nė sherbim tė krijimit tė identitetit pėrsonal,
po edhe nacional apo fetar. Sė kėndejmi e Keqja totalitare apo
sistemore, tashmė bėhėt pjesė e riformulimeve, e riformėsimeve,
gjithnjė sipas skemės bardh-zi, viktima-xhelati, pėr shkak tė
gjurmėve qė ka lėnė represioni i sė kaluares.
-
-
Pėr pesėdhjetė vjet, diku nėndheshėm, ėshtė latuar Kujtesa
Alternative, Kujtesa e Viktimave dhe e tė Martirizuarve pėrballė
represionit totalitarist, pėrballė Kujtesės sė Fitimtarit tė
Armės, qė synonte shlyerjen e zhdukjen e Kujtesės sė Parė; qė
pikėsynonte, mė nė fund, imponimin e Njė sė Vėrtete, kurse tė
tjerat tė Vėrteta duhet tė heshtėshin. Nuk ėshtė e ēuditshme,
pse Kisha dhe bashkėsia e saj fetare ka qenė Roja e Mburoja e
kėsaj Kujtese, e themelimit tė kėtij Identiteti nėpėr shekuj,
pėrballė inkvizicionit e shfarosjeve armike osmane, sllave apo
komuniste.
-
-
Kujtesa qė ringjallet nėpėrmes tė kėtij libri dokumentar nuk
lėshon thirrje hakmarrėse kundėr tė tjerėve; porse kjo thirrje i
drejtohet ndėrgjegjės sonė njerėzore, fetare e nacionale pėr
vetėdijesim, ndėrgjegjės sonė historike si Mėsuese e Jetės. E
kjo Mėsuese gjithsesi po e thotė e do ta thonė Fjalėn e Saj.
Edhe komunizmi jugosllav, bie fjala, sadoqė paraqitej i
moderuar, megjithatė ka qenė po aq i egėr sa ai "shqiptar". E ka
pasė po tė njajten fytyrė krimi: Nė Kroaci, bie fjala,
partizanėt jugosllavė i kanė vrarė 488 priftėrinj, kurse 43 ndėr
ta i vranė ēetnikėt, nga gjithsejt 601 priftėrinj tė vrarė
kroat!
-
-
Po
kujtesa shqiptare? "Na kemi edhe pse me u krenue, se na ishim
ata qė pėr pesėdhetė vjet asnjėherė nuk e kemi harrue Formulen
qė na ka lanė Imzot Pal Engjulli.... qė na e mbajtėm ndėr mend,
e mbajtėm edhe nė zemėr dhe shkuem tue bajtė vesh nė vesh....
edhe pse pėr Té, ne ata na vritshin, e prandej na u
ringjallem"(fq. 405). Sė kėndejmi, edhe krenaria e ligjshme e
Radovanit dhe e sivėllezėrve tė tij qė i mbeten besnik Kishės sė
tyre, besimit tė tyre, pėrgjatė tė sė kaluares kaq e kaq tė
rėndė dhe pėrballė mohimeve nga shumė krahė: se brendshmi nga
shtrofimet, nga bjerrjet e nga sulmet mė barbare ideologjike mbi
kėtė identitet nacioni, besimi, kulture, tradite, historie; dhe
sė jashtmi nga pushtues e sundues mizorė.
-
-
Po
tani, si tė ndodhė shpėtimi dhe ringjallja! Forcimi i
identitetit! Qortimi i autorit, sigurisht, na vjen edhe nė shumė
drejtime tjera pėr tė pėrballuar situaten e rėndė dhe pėrvojat e
pėrbuzjes sė turpshme tė identitetit tonė: si tė ringjallen, jo
vetėm faltoret, po edhe varret; edhe bibliotekat e dikurshme;
edhe shkėlqimi i dikurshėm; edhe shembėlltyrat martire; edhe ēdo
shenjė tjetėr e lavdisė se dikurshme e tė tashme shqiptare.
Domethėnė: atė qė ua kanė bėrė pėr tė gjallė, tė mos ua bėjmė né
pėr sė vdekuri!
-
-
Kurse vepra "Njė monument nėn dhé" dėshiron tė na dėshmojė, se
Historia dhe e Vėrteta mund tė vonojnė, po jo tė humbasin;
sėpse, Historia ėshtė Muzė e sė Vėrtetės; sėpse, Historia
gjithnjė e gjithnjė e kėrkon kėmbėngulshėm tė Vėrtetėn pėr tė
vrarėt, tė zhdukurit, tė burgosurit, tė munduarit e kėsaj bote
shqiptare pėr "Fé e Atdhé". Dhe kjo e Vėrtetė flet tashmė
nėpėrmes gojės sė shumė dėshmive e dėshmitarėve, nėpėrmes Fritz
Radovanit: Ata nuk qenkan as pa emėr, as tė humbur, as tė
zhdukur e as tė vrarė, po tė gjallė nė memorien e Altarit
nacional pėr martiriumin tonė, pėr tė gjitha Kalvaret e trandjet
tona tė pafund.
-
-
Pėr rrėnjėt tona, njė libėr tepėr i trandshėm, me ashpėrsi
fisnike tė memories sonė pėrballė luftrave dhe totalitarizmit e
diktaturės. Ėshtė njė testament shqiptar i llojit tė veēantė mbi
Martiriumin 50-vjeēar. Jezusi nga Nazareni u kryqėzua pėr ta
shpėtuar botėn; kurse tė martirizuarit shqiptarė u kryqėzuan nė
misionin e Tyre pėr ta shpėtuar vizionin e Tyre pėr Tokėn e
Shenjtė krejt tė veēantė; pėr shpėtimin e binomit "Fé e Atdhé",
Besim, Shqipėri, Troje Etnike. Vėrtetė , Ata nuk kanė qenė nė
kėrkim tė vetėflijimit marcial; porse jo pak ndėr Ta kanė ditur
tė pėrndriten nė Altarin e nacionit edhe me armėt nė dorė kundėr
pushtuesve a kundėr diktaturės.
-
-
-
Franēeskanizmi
-
-
Duke shpalosur kapituj martirizimi tė franēeskanėve, tė
intelektualėve e tė figurave tjera tė klerit katolik tė
Shkodrės, Fritz Radovani na i shpalos fshehtėsitė e shpirtit tė
tyre; do tė thotė, i shpalos forcat qė e venė nė lėvizje jeten e
tyre, pėrvojat e tyre. Dhe, duke e shpalosur, kėshtu,
intimitetin e kėtij shpirti nė bashkėshoqėrim me Hyjin,
shpaloset besimi i qendrueshem i gjithė kėtyre figurave, ashtu
sikundėr na del aq e lartėsuar, aq e begatshme, aq e madhnueshme
e krenare jeta e tyre.
-
-
Nė
Madrid, nė vitin 1973, ėshte mbajtur takimi i Rregullit i
Vėllezėrve tė Vegjėl, nė tė cilin, ndėr tjera, thuhet: "Jeta e
franēeskanėve pėrqendrohet tė pėrvoja me Hyjin nė bashkėshoqėrim
me takimin pėrsonal me Jezusin. Pa marrė parasysh se nga cili
kėndshikim i marrim - lutjen, vėllazėrimin, varfėrinė, praninė
ndėr njerėz - i gjithė plani ynė pėrqendrohet tek besimi".
-
-
Gjithnjė ėshtė fjala pėr atė lėvizje tė madhe e qė u quajt
Rregulli Franēeskanė, e mbėshtetur nė jetėn e nė veprimtarinė e
Shėn Franēeskut tė Asizit; lėvizje qė doli nga meset kulturore e
nga problemet shoqėrore tė shek. XII e XIII.
-
-
Siē dihet, puna dhe rregulli i disiplinės sė madhe qė kishin
franēeskanėt nėpėr shekuj, e kanė tronditur dhe mrekulluar pėr
tė mirė shpirtin dhe mendjen e besimtarėve nėpėr tė gjitha
kohėt. Kishin shpirt tė shumanshėm dhe kanė zhvilluar veprimtari
nė shumė drejtime tė ndryshme. Franēesku i Asizit, i lindur mė
1182 nė Asizi, nga njė familje tregtare, diku kah 1206 ka
pėrjetuar njė kthesė religjioze dhe publikisht, para ipeshkvit,
hoqi dorė nga "pasuria dhe familja", duke u tėrhequr nė jetėn
asketike te njė kishėzė (ēelė) nė rrethėt e Asizit. Sė shpejti i
bashkangjiten shumė pėrkrahės nga radhėt e popullsisė sė varfėr;
nė vitin 1208 ai i shkroi rregullat pėr vėllezėrit e tij, me atė
rast themelohet edhe Rregulli i Vėllezėrve tė Vegjel (Ordo
Fratrum Minorum).
-
-
Nė
vitin 1212 Franēesku udhėtoi nė Siri (me atė rast kthehėt nė
Dubrovnik), kurse nė tė njejtin vit me Shėn Klarisėn e themelon
tė njejtin rregull pėr femra. Mandej shkon nė Marok (1214), mė
1219 nė Tokėn e Shenjtė, ku i ndėrton Shpellat e Betlehemit dhe
ku e pėrhapė dhe predikon krishtėrimin ndėr banorėt myslimanė,
me gatishmėrinė qė tė flijohej e martirizohej. Kthehėt nė Asizi,
i riformulon rregullat e reja (1223), tė cilat vlejnė edhe pėr
sot. Vdiq mė 3 Tetor 1226, dhe varrosėt rrėzė Asizit, kurse mė
1228 shpallet Shėnjtor.
-
-
Rregulli franēeskan pėrhapet shpejt nė shtresat e varfėra tė
Italisė. Fraēeskanėt nė fazėn e parė i ndertojnė kuvendet e veta
afėr qyteteve, po nuk hyjnė nė qytet. Mandej pėrhapet nė
Teutoni, Angli, Pragė etj. Ideologema franēeskane "Fé e Atdhé"
nė Shqipėri, i kishte rrėnjėt e saj nga thellėsia e shekujve;
koncept qė paraqitej gjithnjė me fytyrė tė re e tė pėrtėritur.
Prandaj, pranė emrave tė At Gjergj Fishtės, At Anton Harapit, At
Shtjefėn Gjeēovit, At Bernardin Palajt, At Vinēenc Prennushit,
At Anton Xanonit, At Marin Sirdanit, aty ku do tė bėjnė po atė
hir edhe veprat e Leonard de Martinit, Don Ndue Bytyēit,
Mjedjės, Nikajt etj. do ta vazhdojnė po atė traditė tė lashtė qė
nga kohėt e Shėn Hieronimit, Barletit, Bardhit, Frangut,
Buzukut, Budit, Bogdanit, Kazazit, etj.
-
-
Tradita franēeskane nė Shqipėri vjen qė nga viti i largėt 1240,
siē thotė Marin Sirdani, "me pėrhapė gjithkahė qytetnim e
besim", duke u martirizuar nga "shpata mizore e anmikut"
shekullor turk; franēeskanėt "qindruen roje e strukun, prej
Nordit t'Shqipnisė edhe kurė pėr ket vend Europa nuk diftojte ma
kurrnji interesė, e kur pushtimi turk bajte ēmos pėr me
zhgatrrue ēdo shej krishtėnimi" (Thallņczy); po kėta franēeskanė
"vijuen nji luftė tė pareshtun pėr Fé e Atdhé qi zgjati ndėr
shekuj" (M.Sirdani). Janė po kėta emra qė themeluan kulturėn
nacionale, gjuhėn, letėrsinė, arėsimin etj.
-
-
Nga ana tjetėr, veprat e Anton Harapit nuk mund tė qendrojnė
jashtė yllėsisė kulturore-letrare tė kohės e jashtė logos-it tė
kėtij realiteti. Prandaj, ai do tė inkuadrohet, me veprėn e tij
e me veprimtarinė e tij, nė krahun e konceptit
kulturor-social-politik tė franēeskanizmit shqiptar "Fé e
Atdhé", kur nė spektrin e ideologemave tė shfaqura,
sikundėr e vėrejnė studjuesit letrarė tė kėsaj periudhe,
artikuloheshin kėrkesat. Diskurset e narracionit dokumentar, tek
gėrshetohėn me diskursin historik atė vleresues apo paraqitės
etj., e krijojnė tė njejtėn pėrmbajtje.
-
-
Ky
libėr vėrtetė ėshtė edhe i guximshėm, sėpse hyn mu nė zemrėn e
shtetit, nė makinerinė drejtuese tė partisė e tė shtetit. Ai, me
dokumentaritet tė rallė, depėrton nė zyrat e hetuesisė, nė kėto
qendra fatkeqe tė rekrutimit; tek togat e ndjekjės, arrestuesit,
hetuesit, torturuesit, vrasėsit, gjykatėsit dhe prokurorėt,
sekretarėt e zyrave tė spijunazhit, rojet e "rritėsit e zagarėve
tė Sigurimit". Motivet e njė paraqitjeje tė tillė janė gjithsesi
humane: Nxjerrja e fakteve nė dritė hap shtigje nga e mira,
sėpse do tė zhdukeshin njėherė e pėrgjithmonė mjetet e frikės,
tė terrorit, tė pėrēarjes, tė mizorisė sė njeriut ndaj njeriut.
-
-
Pjesa e pestė dhe e fundit e librit, shkruhet nė shenjė tė
Ringjalljes Shqiptare, me ringjalljen e shpresave kur bjen Muri
i Berlinit dhe komunizmi nė Evropėn Lindore; me Meshėn e Parė
mbas shumė dekadash, mė 11 Nandor 1990, nė Vorrezat e Rėmajit nė
qytetin e Shkodrės, nga Don Simon Jubani, ndėrkohė qė shqiptarėt
e besimit myslimanė, tė armatosur, i ruajnė vėllezėrit besimtarė
katolikė gjatė Meshės nga ndonjė ndėrhyrje prej makinerisė
terroriste shtetėrore.
-
-
-
Sintezė rivlerėsimesh: Ideali Modern i Shumėsisė
-
-
Vepra ka edhe njė prirje tjetėr, atė tė rivlerėsimit kritik tė
sė kaluarės, sidomos tė atyre raporteve tejet komplekse tė
situatave sociopolitike, historike dhe religjioze. I obsesionuar
me tė kaluarėn 50-vjeēare, pėrpjekjet kėrkimore tė autorit
pėrshkohen edhe nga potenca e refleksioneve dhe e diskursit tė
llojllojshėm dokumentar e kritik tė atyre periudhave e
koordinatave historike; domethėnė, nė idenė e konfrontimit
ideologjik totalitarist qė e ka paraqitur nė dritė tė shtrembėr
kėtė tė kaluar, te e mjep fenomenologjinė e dukurive tė modelit
tė tij kritik; por pa ambicjen pėr tė pėrfshirė e rikonstruktuar
gjithshka nga historia e fundit shqiptare. Radovani iu reshet
kurthave dhe simplifikimeve historike dhe debateve tė pafund pėr
kėtė peridhė.
-
-
Vizioni autentik i Radovanit mbėshtetet po nė ringjalljen e
atyre traditave e modeleve arketipore tė "martirizimit
shpirtnuer" e tė formulės "Fé e Atdhé", gjithnjė nė kontekstin e
ringjalljes shqiptare, kur ndodhėn thyerjet sistemore: "Do tė tė
pėrparojmė, ashtu si ka pėrparue gjithė Evropa.... edhe pse ju
na keni gozhdue, edhe pse ju na keni vra, gjithmonė do tė jemi,
se jemi mbasardhėsit e tė Madhit Skenderbé.... e, se jemi
Shqiptarė!" (fq. 405). Vėrtetė, prej fillimeve te vitit '90 e
kėndej ėshtė shkruar shumė pėr tė kaluarėn e afėrt pesėdhjetė
vjeēare, porse Fritz Radovani shkon mė tutje. Anise pėrdoren
visine e modele tė tilla tė paraqitjes, prapėseprapė autori do
tė kėtė ndjerė ndjeshmėrinė e kohės sė sotme: Se jetojmė nė
kohė, tė cilat tashmė iu kanė dhėnė teposhtėzen utopive politike
a ideologjike, ashtu sikundėr thotė filozofi freng: "Subjektet
polemike radikale figurojnė vetėm si -fantomė tė sė kaluarės
-".
-
-
Radovani i citon nė disa vende profesorėt a klerikėt qė kanė
thėnė nė atė acar diktature, se "Komunizmi asht utopi e s'ka me
u realizue kurrė" (fq. 31); se, "tė gjithė ata qė mendojnė
kundėr kėsaj vegle vigane qė quhėt komunizėm....I mbuluem me
lėvoren e pranueshme morale "barazi pėr tė gjithė, pa dallim
feje, krahine e ideje - tue rrokollisė miljona njerėz nė kėte
humnerė, e provueme sot ma shumė se kurrė: Utopi" (fq. 155).
Ėshtė e qartė qė Radovani i kundėrvihet Utopisė; pėrpiqet ta
thurė njė Kundėrutopi. E di se Utopia veēsa e thekson mundėsinė
e realizimit radikal tė njė sistemi tjetėr social e kulturor, nė
kundėrshtim me sistemin ekzistiues tė "klasave shtypėse".
-
-
Po
cila ėshtė kundėrutopia e autorit? Ai vetėm sa i thekson modelet
qė i theksuam mė parė, karshi formulės: "Si gjithė Evropa". Mė
tutje nuk shkon. Porse Mishel Fuko, dijetar freng, pėrmend
nocionin heterotopi, si alternativė ndaj utopisė; heterotopia
ėshtė hapėsirė e ambivalencės e jo e konfrontimit; hapėsirė e
zhvendosjes (dislokimit) ne te cilen ngjizen hapesirat e
permbajtjet e paperputhshme dhe te ndryshme. Nese Teza e
Radovanit eshte formula franēeskane "Fé e Atdhé", Antiteza e tij
do t'ishte formula "Do te perparojme si gjithe Evropa!". Po
Sinteza? Gjithsesi, Ky eshte Ideali Modern i Shumesise. Eshte
vetedija per kete pluralitet, Shumesi.
-
-
Po
edhe neper polifonine e kendshikimeve te librit, te duket sikur
vigjelon e ligjeron nje Ze i Brendshem, tek percjell mesazhet
drejt nesh. Eshte Ai ze qe e bartim secili ne vetvete: Shka
duhet te bejme, shka eshte e mire e shka e keqe, a veprojme dhe
a mendojme drejt? Dhe, kur e perjetojme katarzen tone mbas
leximit te ketij libri, do ta degjojme pyetjen e Jezusit: "A
deshiron te sherohesh?" (Gjon. 5,6.)
-
-
Botue ne Revisten "Urtia" Nr.1/2, Viti 2004, Muaj Dhetor. Zagreb
- Croatia.
|
|