| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Intervistė
me
Rektorin i Universitetit Ushtarak Skėnderbej, prof. Pėllumb
Berberi |
|
| |
Berberi: «Universiteti ushtarak qė u
siguron punė tė gjithė tė diplomuarve» |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
1
shtator 2005 / TN
Intervistoi: Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Rektori i Universitetit Ushtarak Skėnderbej, prof. Pėllumb
Berberi, flet ekskluzivisht pėr gazetėn Albania duke dhėnė
disa nga pėrparėsitė qė ka kjo shkollė e lartė, nė krahasim me
universitetet e tjera nė Shqipėri
-
-
Pyetje : Zoti Berberi, ēfarė vendi
zė UU Skėnderbej nė rrjetin universitar tė vendit tonė?
-
-
P.
BERBERI:
Universiteti Ushtarak Skėnderbej ėshtė i vetmi universitet nė
vendin tonė, misioni i tė cilit ėshtė tė pėrgatisė oficerė pėr
tė drejtuar forcat tona tė armatosura.
-
-
Kalimi nga Akademia Ushtarake nė Universitet Ushtarak nuk ėshtė
thjesht njė ndryshim emėrtimi por njė ndryshim rrėnjėsor nė
filozofinė e arsimimit tė oficerėve tė ardhshėm. Nė mėnyrė tė
koncentruar mund tė pėrmblidhet: pėrgatitja e njė lideri
ushtarak tė kulturuar nė vend tė njė drejtuesi ushtarak. Kėtij
qėllimi i shėrben kombinimi i shkollimit ushtarak me atė
akademik tė nivelit universitar. Nuk jemi tė parėt, por vetėm po
mundohemi tė ndjekim prirjet e pėrparuara tė vendeve partnere.
-
-
Pyetje : A mund tė na thoni mė
konkretisht se sa fakultete janė nė universitetin tuaj dhe cili
ėshtė profili i tyre?
-
-
P.
BERBERI:
Vitin qe shkoi u fillua me shkollim akademik nė degėn e
menaxhimit, sivjet dhe me njė degė tė re, atė tė elektronikės.
Vitin qė shkoi ishim me njė fakultet, Fakulteti i Menaxhimit,
sivjet dhe me njė fakultet tė dytė, Fakultetin Teknik.
-
-
Pyetje : Ndryshe nga shkollat e
tjera tė larta, universiteti juaj ka lidhje tė dyfishtė: edhe me
ministrinė e Arsimit, edhe me ministrinė e Mbrojtjes; pėrse kjo
strukturė?
-
-
P.
BERBERI:
Universiteti Ushtarak Skėnderbej pėrgatit oficerė, pra kuadro
qė do tė punėsohen nė strukturat e Forcave tė Armatosura. Nga
ana tjetėr Universiteti Ushtarak Skėnderbej ėshtė njė
institucion i arsimit tė lartė dhe jo njė njėsi ushtarake, ndaj
dhe duhet tė udhėhiqet nga tė njėjtit parime cilėsore qė
veprojnė nė shkollat e larta civile. Kėto struktura janė nė
vartėsi tė MASH-it. Ligjėrisht Universiteti Ushtarak
Skėnderbej mbėshtetet nė tė njėjtin ligj tė Arsimit tė Lartė.
Nė tė njėjtėn kohė studentėt tanė diplomohen nė dy fusha:
oficerė me gradėn e nėntogerit dhe specialistė tė lartė nė
fushėn e menaxhimit dhe elektronikės.
-
-
Pyetje : A mund tė na thoni pėr
lidhjet qė ka UU Skėnderbej me universitetet brenda dhe jashtė
vendit?
-
-
P.
BERBERI:
Universiteti Ushtarak Skėnderbej ka lidhje tė drejtpėrdrejta
me Universitetin e Tiranės, (Fakultetin Ekonomik) dhe me
Universitetin Politeknik, (Fakultetin Elektrik). Kjo lidhje
ėshtė brenda vendit. Ndėrkohė universiteti ynė ka njė sėrė
lidhjesh me disa universitete jashtė vendit, mes tė cilave me
Akademinė Ushtarake tė West Point nė ShBA, me Akademinė e
Forcave Tokėsore nė Turqi, me Akademinė e Modenas nė Itali, me
Akademinė Ushtarake tė Drezdenit nė Gjermani, me Akademinė
Ushtarake nė Greqi, etj.
-
-
Pyetje : Po pėr procesin e
mėsimdhėnies dhe nivelin e trupės mėsimore, ēfarė mund tė
thuhet?
-
-
P.
BERBERI:
Programi mėsimor qė ofrohet nė Universiteti Ushtarak
Skėnderbej ka dy shtylla tė rėndėsishme: programin akademik nė
fusha e menaxhimit dhe elektronikės, qė ėshtė plotėsisht i
njėjtė me ato tė ofruar nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti
Elektrik dhe programi ushtarak qė siguron kulturėn ushtarake,
pėrgatitjen fizike me elementė tė kulturės sė pėrgjithshme
qytetare. Vendi qė zėn secila ėshtė nė raportin 80 % me 20%. Nė
kėto kushte ngarkesa mėsimore e studentėve tanė ėshtė rreth 130
% mė e lartė se ajo e studentėve nė universitetet civile.
-
-
Pyetje : Me sa dimė shumė nga
kuadrot e kėtij universiteti e kanė tė siguruar vendin e punės
-
-
P.
BERBERI:
Jo shumė por tė gjithė.
-
-
Pyetje :
Ju
sapo keni pėrfunduar procesin e konkurrimit pėr vitin e ri
akademik 2005-2006; cilat janė risitė e konkurrimit tė
sivjetshėm?
-
-
P.
BERBERI:
Cilėsia e studentėve qė konkurruan ėshtė shumė e mirė. Nota
mesatare e tė 700 studentėve qė konkurruan nė tė dy degėt ishte
rreth 7.0 nga 5.9 qė ishte vitin e kaluar. Nė veēanti femrat
janė mė tė mira se sa djemtė. Mesatare e notės se tyre ėshtė
7.8.
-
-
Pyetje : Pas shpalljes sė
rezultateve, a mendoni se do tė keni konteste nga kandidatė apo
nga prindėr konkurrentėsh?
-
-
P.
BERBERI:
Kėtė vit patėm rreth 20 kontestime, por asnjeri nuk ishte pėr
faj tė procedurave, por pėr gabime tė konkurrentėve. Pėrmendim
qė kontrolli i pėrgjigjeve kėtė vit u realizua nė mėnyrė
elektronike dhe pėrfundoi e u afishua vetėm dy orė mbas mbylljes
sė konkursit.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|