|
31
gusht 2005
/ TN
Zėri i Amerikės
(30.08.2005) /
David Gallust
Shtetet e Bashkuara shprehėn dje zemėrim
mbi vrasjen e dy serbėve gjatė fundjavės sė kaluar nė Kosovė.
Departamenti i shtetit tha se parandalimi i sulmeve tė tilla do tė
jetė njė provė kyēe pėr aftėsinė e Kosovės pėr vetėqeverisje.
Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe Bashkimi Evropian mė parė dėnuan
sulmin e sė shtunės kundėr serbėve, qė ėshtė cilėsuar si dhuna mė e
rėndė mesa duket me bazė etnike nė Kosovė qė prej afro njė
viti.
Dy
serbė qė po udhėtonin nė njė makinė nė Kosovėn jugore u vranė dhe dy
tė tjerė u plagosėn gjatė njė sulmi me armė i cili ndodhi ndėrkohė
qė zyrtarė tė OKB-sė po pėrgatiten tė pėrcaktojnė nėse kushtet nė
Kosovė janė pėrmirėsuar aq sa tė mundėsojnė fillimin e negociatave
mbi tė ardhmen politike tė Kosovės.
Kosova ka qenė nėn kontrollin e OKB-sė qė nga viti 1999, kur trupat
serbe tė akuzuara pėr masakra kundėr popullatės shqiptare u detyruan
tė tėrhiqen pas sulmeve ajrore tė NATO-s.
Njoftimet e lajmeve thonė se incidenti i fundit ka rizgjuar
tensionet etnike nė rajon, ndėrsa udhėheqėsit serbė tė komuniteteve
qė fajėsojnė ekstremistėt etnikė shqiptarė, kurse qeveria nė Beograd
thotė se kjo tregon se Kosova nuk ėshtė gati pėr fillimin e
negociatave mbi statusin e saj pėrfundimtar.
Nė
njė konferencė shtypi, zėdhėnėsi i departamentit amerikan tė
shtetit, Shon McKormak, shprehu zemėrimin amerikan mbi vrasjen
ndėrkohė qė nxiti banorėt e Kosovės tė ruajnė qetėsinė dhe tė
ndihmojnė policinė pėr tė sjellė fajtorėt pėrpara drejtėsisė.
Ai
tha se megjithėse motivet e vrasjes nuk janė zbuluar akoma, ėshtė
detyrė e autoriteteve tė Kosovės tė mbrojnė popullatėn nė minoritet
tė rajonit.
Cilatdo qofshin motivet e krimit, udhėheqėsit e Kosovės duhet tė
vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė pėrmirėsuar lirinė e qarkullimit dhe tė
bėjnė popullatėn e minoriteteve tė ndihet e sigurt. Zotėsia e
institucioneve tė Kosovės pėr parandalimin e vrasjeve tė tilla nė tė
ardhmen do tė jetė njė provė e rėndėsishme pėr aftėsinė e Kosovės
pėr vetėqeverisje.
Administrata e presidentit Bush sė bashku me aleatėt evropianė
vendosėn nė muajin maj qė tė rishikojnė pėrpjekjet e pezulluara tė
Kosovės pėr njė zgjidhje pėrfundimtare.
Njė
i dėrguar i posaēėm i OKB-sė, diplomati norvegjez Kai Aide, u emėrua
pėr tė vlerėsuar nėse Kosova ėshtė gati pėr fillimin e bisedimeve
mbi statusin e saj pėrfundimtar dhe dhėnia e vendimit tė tij ėshtė
ēėshtje javėsh.
Varet pikėrisht nga vendimi i tij nėse negociatat ndėrkombėtare mund
tė fillojnė nga fundi i vitit, pėr tė vendosur nėse Kosova do tė
mbetet pjesė e Serbisė, do tė fitojė pavarėsinė apo do tė ketė njė
status tė pėrzier.
Administrata e presidentit Bush thotė se nuk a ka paragjykuar
ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, por shton se ēdo
marrėveshje pėrfundimtare do tė jetė e bazuar tek njė zgjidhje
shumė-etnike me respekt tė plotė tė tė drejtave tė njeriut duke
pėrfshirė tė drejtėn e serbėve dhe tė tjerėve pėr tu rikthyer nė
shtėpitė e tyre dhe pėr tu ndier tė sigurt.
NATO-ja ka rreth 20 mijė trupa nė Kosovė, ku megjithė praninė e
forcave tė sigurisė ka patur shpėrthime dhune, si rasti i marsit tė
vitit 2004.
|