|
30 gusht 2005 / TN
Linda Karadaku-Ndou
30 gusht 2005
/ Zėri i Amerikės
-
Kryeadministratori ndėrkombėtar i
Kosovės, Soren Jessen Petersen vizitoi sot vendin ku tė shtunėn para
mesnate, u vranė dy tė rinj serbė dhe u plagosėn dy tė tjerė. Zoti
Petersen, i cili shoqėrohej nga shefi i policisė, Kai Vitrup, i
kėrkoi autoriteteve menjėherė pas kėtij incidenti, qė tė mos lėnė
gur pa lėvizur pėr tė gjetur autorėt.
Serbėt e Kosovės protestuan sot nėpėr enklava, me moton "Serbėt po
vriten njėri pas tjetrit". Protesta pati nė Gracanicė, nė dalje tė
Prishtinės, dhe ndezėn qirinj pėr serbėt qė kanė humbur jetėn nė
Kosovė qė nga 1999. Protesta kishte edhe nė rrugėn kryesore
Prishtinė-Gjilan, e cila u mbajt e bllokuar pėrsa kohė zgjati
protesta, dhe nė Shtėrpcė dhe Mitrovicėn Veriore.
Nė
Kosovė, policia hodhi poshtė pohimet e medias serbe pėr arrestimin e
3 shqiptarėve, nė lidhje me vrasjen e dy tė rinjve serbė dhe
plagosjen e dy tė tjerėve nė rrugėn Prishtinė-Shtėrpcė tė shtunėn
afėr mesnatės. Komisionari i policisė Kai Vitrup, tha se incidenti i
sė shtunės, ėshtė njė incident tragjik i izoluar.
Policia ndėrkombėtare nė Kosovė, tha sot se incidenti tragjik i sė
shtunės mbrėma, nė tė cilėn humbėn jetėn 2 tė rinj serbė dhe dy tė
tjerė u plagosėn, pasi u qėlluan nga persona tė paidentifikuar nė
rrugėn Prishtinė-Shtėrpcė, pranė fshatit Baincė, ėshtė nė kontekstin
e pėrmirėsimit tė lirisė sė lėvizjes muajt e fundit. Policia e
konsideron kėtė incident, njė incident tragjik tė izoluar, tha
komisionari i policisė ndėrkombėtare, Kai Vitrup, duke hedhur poshtė
deklarimet se ky incident ėshtė hapi i parė nė veprimet e ardhshme
terroriste kundėr pakicave. Nuk ka asgjė nė hetimet e deritashme qė
nė ēfarėdo mėnyrė, do tė justifikonte njė pėrfundim tė tillė,
theksoi zoti Vitrup.
Policia ndėrkombėtare hodhi gjithashtu poshtė informacionet e dhėna
nga media serbe, pėr arrestimin e tre shqiptarėve nė lidhje me
rastin. Policia tha se askush nuk ėshtė arrestuar. Zyrtarėt e
policisė thanė sot se tė plagosurit janė pyetur nė lidhje me
incidentin dhe kėrkuan qė kushdo qė ka informacion pėr ngjarjen, tė
raportojė nė polici. Incidenti i sė shtunės mbrėma ėshtė rasti mė i
rėndė qė ka ndodhur kohėt e fundit ndėrkohė qė po bėheshin pėrpjekje
pėr tė plotėsuar standardet e lirisė sė lėvizjes dhe kthimin e
qėndrueshėm veēanėrisht pėr pakicėn serbe.
Zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendorė e kanė dėnuar
incidentin dhe kanė kėrkuar me ngulm gjetjen e autorėve. Pėrfaqėsues
tė pakicės serbe kanė thėnė se serbėt e Kosovės do tė jenė tė
frikėsuar dhe tė shqetėsuar pėr sigurinė e tyre dhe do tė mbyllen
pėrsėri nė enklava.
|
|