|
-
30 gusht 2005 / TN
-
Ilirian AGOLLI
-
-
29 gusht 2005 /
Zėri i Amerikės -
Kryetari
i Partisė Demokratike dhe kandidati pėr kryeministėr i
maxhorancės sė re tė djathtė, Sali Berisha, deklaroi sot se
Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, nuk po u pėrmbahet
detyrave tė tij kushtetuese, duke mos e thirrur parlamentin e ri
shumė ditė zgjedhjeve tė 3 korrikut.
-
Presidenti ka patur tė gjitha
atributet e nevojshme pėr tė thirrur parlamentin pas datės 26
korrik pa asnjė lloj vėshtirėsie. Nė funksion tė strategjisė sė
Fatos Nanos, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lejuar vetes,
nė dhunim tė Kushtetutės, tė mbajė pa shpallur deputetė jo njė,
dy a pesė, por dyzetė deputetė tė listės proporcionale, listė e
cila nuk mund tė lėvizte kurrė me mė shumė se njė, dy apo tre
deputetė. Kėshtu qė nuk mendoj se Presidenti i ėshtė pėrmbajtur
Kushtetutės dhe detyrimeve tė tij kushtetuese.
-
Zoti Berisha tha se mandatet e 2-3
deputetėve nga listat proporcionale nuk mund tė pengojnė
mbledhjen e parė tė parlamentit, ndėrsa ata mund tė shtoheshin
disa ditė mė vonė. Ai theksoi se situata paszgjedhore ėshtė e
brishtė dhe e paprecedent. Sipas tij, socialistėt qė humbėn, nuk
i njohėn rezultatet e zgjedhjeve; ata e lanė vendin pa qeveri,
dhe tani po pėrpiqen qė pėrmes Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve
ta lėnė Shqipėrinė edhe pa parlament.
-
Mendoj se situata paszgjedhore nė
Shqipėri ėshtė e paprecedent nė historinė e kėtij kontinenti.
Nuk kam dėgjuar kurrė se zgjedhjet parlamentare me njė raund nuk
mbyllen dot as pas dy muajsh, siē po ndodh nė Shqipėri.
Dhe kjo ndodhi vetėm pėr shkak tė vullnetit politik tė Fatos
Nanos dhe tė qeverisė sė tij, tė cilėt qė nė fillim nuk e
pranuan rezultatin e zgjedhjeve dhe bėnė ēdo pėrpjekje pėr tė
penguar rotacionin politik dhe pėr tė mbajtur vendin pa qeveri.
Dhe tani sė fundi, nė mėnyrėn mė tė pakonceptueshme ata mendojnė
se vendi mund tė rrijė edhe pa parlament, tha kryetari i PD-sė.
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka
njoftuar se do tė shpallė rezultatet pėrfundimtare tė zgjedhjeve
tė 3 korrikut mė datėn 2 shtator, ndėrsa priten reagimet zyrtare
tė Presidentit Moisiu.
Shqipėri: E Djathta i kėrkon Presidentit tė thėrrasė
Parlamentin
Armand MERO
29-08-2005 / Zėri i Amerikės
Nė Shqipėri
pėrfaqėsues tė partive tė koalicionit tė djathtė fitues nė zgjedhjet
e 3 korrikut i kėrkuan sot presidentit Alfred Moisiu qė tė thėrrasė
mbledhjen e parlamentit mė 3 shtator, ditė e cila sipas tė djathtėve
ėshtė dhe afati i fundit i mandatit tė parlamentit tė kaluar. E
djathta ka paralajmėruar se nė rast tė kundėrt ajo do ta mbledhė
vetė parlamentin me datė 3 shtator
Zvarritja e tejskajshme e procesit zgjedhor dhe interpretimi i
kushtetutės lidhur me faatet e thirrjes sė parlamentit tė ri e kanė
acaruar sė tepėrmi situatėn politike nė vend. E djathta e dalė
fituese nga votimet e tre korrikut e konsideron tė papranueshme
gjendjen e krijuar ku nė detyrė vazhdon tė jetė ende qeveria
socialiste kur po bėhen gati 2 muaj nga pėrfundimi i zgjedhjeve, dhe
ku vendi nuk ka parlamentin e tij.
Qė
prej javės sė shkuar Partia Demokratike paralajmėroi se deputetėt e
shumicės sė djathtė do ta mblidhnin vetė parlamentin nė datėn 3
shtator, datė e cila konsiderohet si afati i fundit i mandatit tė
parlamentit tė kaluar. Sot njė pėrfaqėsi e partive tė koalicionit tė
djathtė u takua me presidentin Alfred Moisiu. Sipas nėnkryetares sė
partisė Demokratike Jozefina Topalli takimi kishte pėr qėllim tė
vinte nė dijeni kreun e shtetit pėr kėtė vendim: "Njė grup
deputetėsh kanė firmosur pėr tė mbledhura parlamentin nė datėn tre
ora 17.00, moment, orė dhe ditė nė tė cilėn vendi mbetet pa
parlament. Nga kjo kohė vendi mbetet vetėm me presidentin e
Republikės, nuk ka qeveri as parlament".
Presidenti Moisiu sipas kushtetutės mund tė thėrrasė parlamentin jo
mė vonė se 20 ditė nga pėrfundimi i zgjedhjeve dhe duhet tė pres
shpalljen e rezultateve pėrfundimtare nga Komisioni qėndror i
Zgjedhjeve. Nga ana e tij, ky komision ka deklaruar se kėtė gjė do
tė mund ta bėjė vetėm mė 2 shtator. Nė njė situatė tė tillė
presidenti gjendet nėn trysninė e zbatimit tė kushtetutės nga njėra
anė dhe tė kėmbėnguljes sė shumicės sė re politike nga ana tjetėr.
Kreu i shtetit kishte parashikuar thirrjen e parlamentit nė datėn 5
shtator.
Sipas zonjės Topalli vendimi pėr tė mbledhur vetė parlamentin mė 3
shtator nuk ėshtė ultimatum politik por ultimatum i vetė
kushtetutės, dhe pėr kėtė i referohet nenit i cili pėrcakton se
kuvendi zgjidhet pėr katėr vjet: "Cdo orė e shtyrė ėshtė
antikushtetuese dhe do jemi jo vetėm nė njė situatė jokushtetuese se
nė njė situatė jo kushtetuese jemi prej gati njė muja, por jemi nė
njė situatė kur vendi ėshtė vetėm me njė president tė zgjedhur nga
parlkamenti I kaluar pa qeveri dhe pa atė qė ėshtė mbartėsi I
sovranitetit, I pėrfaqėsimit dhe besimit tė qytetarėve. Ne jemi tė
pėrkushtuar pėr tė zbatuar kushtetutėn dhe pėr tė mos e lėnė vendin
as dhe njė orė. Parlamenti do tė mblidhet mė datėn 3 shtator".
Nga
ana e tyre socialistėt e kanė cilėsuar vendimin e shumicės sė
djathtė si njė puc institucional, pasi sipas tyre njė tjetėr pikė e
kushtetutės pėrcakton se mandati i parlamentit vazhdon deri nė
mbledhjen e parė tė parlamentit tė ri.
Nė
situatėn e krijuar nuk dihet se cfarė veprimi do tė ndėrmarrė
presidenti. Nė rast tė njė mbledhjeje tė parlamentit nga vetė
deputetėt pozita e tij do tė lėkundej sė tepėrmi pasi do tė
kapėrcehej njė nga kompetencat qė kushtetuta i njeh atij vetė. Nė
njoftimin pėr takimin e sotėm shkruhet vetėm se presidenti do tė
bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė gjetur rrugėt dhe mundėsitė pėr
zgjidhjen sa mė parė tė ēėshtjes sė thirrjes sė parlamentit tė ri tė
dalė nga zgjedhjet e 3 korrikut. |
|