|
-
29 gusht 2005 / TN
-
-
Zef AHMETI, ST. Gallen (Zvicėr)
-
-
Se
liria e ka gjetur Kosovėn tė papėrgatitur, nuk ka dyshim.
Pa-pėrgatitja ka ndikuar qė administrata e UNMIK-ut tė luaj
rolin e monopolit qė po kritikohet sot aq shumė nga shumė
segmente tė ndryshme brenda dhe jashtė Kosovės. Pėrveē
pa-pėrgatitjes, Kosovėn liria e UNMIK-ut e gjeti nė njė gjendje
tė shkatėrruar nga represaliet serbe.
-
-
Status quo-ja e para intervenimit tė NATO-s nė Kosovė, ka lėnė
pasojat nė gjitha sferat e shoqėrisė. Besimi nė organet
udhėheqėse shtetėrore, kryesisht nė vendet qė kanė dalė nga
sistemi komunist, ėshtė vlerėsuar zero. Kush nuk e vjedh
shtetin, e vjedh familjen ka qenė motoja e komunizmit. Kalimi
nė demokraci rajonin e Ballkanit e futi nė njė krizė. Ndėrsa
Kosova nuk pati fatin tė prek drejtpėrsėdrejti edhe pėr dhjetė
vite mė vonė (qė nga 1990) demokracinė.
-
-
Pas hyrjes sė lirisė unmikiane, bashkėsia ndėrkombėtare mori pėr
sipėr ndėrtimin e strukturave krejt tė reja nga ato ekzistuese
nė Kosovė. Puna e aftėsimit dhe ri-integrimit tė shoqėrisė
shqiptare nė organet dhe strukturat e ndryshme shtetėrore u
pėrcoll me shumė kritika e vėshtirėsi, tensione, bojkotime,
paaftėsi gjithnjė duke pėrdorur njė nacionalizėm tė deformuar
nga elemente tė caktuara shqiptare, pėr tė marrė poste dhe
pushtet, sa shumė gjėra kaluan nė banalitet.
-
-
Nė
lirinė unmikiane shoqėria kosovare i dha shkas bashkėsisė
ndėrkombėtare qė ta (pėr)zgjat prezencėn e saj, pėrveē tė
tjerash, nė mėnyrė tė theksuar, edhe pėr shkak tė konfliktit
permanent brenda-shqiptar. Ballafaqimi me realitetin e ri nė
Kosovė, e gjeti lidershipin kosovar nė gjumė. E mira e
pėrgjithshme u la anėsh. Gjendja politike u tensionua aq shume,
sa shkaktuan tensione shumė tė rėnda nė shoqėrinė Kosovare. Sot,
liderėt kosovarė e hedhin edhe mė tutje fajin njėri tjetrit.
Pėrveē represioneve tė paraluftės, nė gjendjen
politiko-ekonomike nė Kosovė kanė ndikuar shqiptarėt nė mėnyrė
vendimtare.
-
-
Shoqėria kosovare ka qenė e pa-pėrgatitur pėr njė sistem
demokratik. Ndėrsa nė shoqėritė e tilla ku mungon pėrvoja nė
kėtė sistem, deri sa tė lodhėn nga fenomenet negative, nuk mund
tė ketė ecje pozitive. Pėrvoja, pra, ishte ajo qė u mungonte
kosovareve. Dhe kjo mungesė e pėrvojės, por edhe ndjenjės
demokratike, duke e keqinterpretuar demokracinė, janė bėrė
veprime diktatoriale, nxitje dhune etj.
-
-
Pra kurė mungon pėrvoja dhe aftėsia e veprimit, gjėrat kalojnė
nė dhunė. Kush ėshtė mė i forti, ai ka tė drejt. Kosovės i
mungon fryma demokratike sė pari nė familjet. Dhe kjo mungesė
ndikon drejtpėrsėdrejti edhe nė skenėn politike.
-
-
Skandaloze ėshtė edhe sjellja e udhėheqėsve politik, bashkė me
disa politikan tė gjysmė-formuar, pas luftės bėnė shuarjen e
parlamentit tė Republikės sė Kosovės, tash de facto me forumin
politik po e anashkalojnė parlamentin e Kosovės. Vallė,
parlamenti i Kosovės ēka ėshtė? Sallė e mbushur me marioneta?!
Nuk mund tė gjykohet se nga strukturat ndėrkombėtare po shkelen
principet e demokracisė, kur ne vet nuk i respektojmė ato!
-
-
Politika nė Kosovė ėshtė marrė shumė me vetveten. Ndėrsa ka
qenė, fatkeqėsisht, shumė e kufizuar nė veprime aktive
diplomatike e strategjike. Nė njė studim qė ėshtė bėrė nga njė
institut nė Vjenė, thuhet pos tė tjerash, se besimi nė
strukturat politike udhėheqėse ėshtė edhe kusht pėr zhvillimin
ekonomik tė njė vendi. Kurse kjo mungon fare nė skenėn kosovare.
Problemi shqiptarė para se tė jetė problem i jashtėm, ėshtė
fillimisht problem i brendshėm. Sot Kosova ka nevojė mė shumė se
kurrė pėr njė djalėri tė shėndosh!
-
-
Standardet qė po i kėrkohen Kosovės, lidhen ngushtė edhe me
organizimin social tė shoqėrisė kosovare. Ēdo individ ka mundėsi
tė ndihmoj pėrmirėsimin e gjendjes nė Kosovė, e tė mos flasim
pėr partitė dhe organet tjera, qeveritare e joqeveritare.
Sistemi duhet tė funksionoj.
-
-
Fryma demokratike duhet tė frymoj gjithkund. Dhuna dhe shėrbimet
sekrete tė partive politike, nuk janė gjė tjetėr, pos dėshtim i
luftės demokratike. Mungojnė zgjidhjet alternativ. Nė frustrimin
e popullatės, kanė ndikuar sė pari gjitha segmentet dhe
strukturat vendore. Arroganca, korrupsioni, injorimi, mosdija.
Nuk mjafton tė veshėsh me kravatė, e ti thuash vetit demokrat.
Demokracia ėshtė diēka qė duhet tė frymoj nė shpirtin e njeriut,
nė lirinė individuale, duke respektuar gjithnjė lirinė e
individit tjetėr.
-
-
Shoqėria shqiptare ka nevojė qė t`i denoncoj padrejtėsitė. Ta
ngrehė zėrin kundėr fenomeneve negative nė shoqėrinė shqiptare.
Nuk ėshtė ēdo pushtet edhe armik i popullit. Me fjalė tjera,
armiku mė i madh, dhe virusi mė i rrezikshėm i shoqėrisė
kosovare, ėshtė mosgatishmėria pėr ta luftuar tė keqėn, sė pari
nė rrethin familjar, e mė pastaj nė shoqėri.
-
-
Kombi shqiptar nė tėrėsi lėngon nga shumė tė meta qė duhet
pastruar nga trupi i tij. Ato duhet tė luftohen me njė menēuri
dhe durim. Populli ynė duhet tė pėrgatitet e pastrohet
fillimisht pėr vetveten, e vetėm mė pastaj se duhet t`u
pėrshtatemi integrimeve rajonale evropiane. Format tradicionale
shqiptare e tė menduarit politikisht dhe ekonomikisht vėshtirė
se do ndihmojnė nė proceset qė po e presin.
|
|