|
29 gusht 2005 / TN
28 gusht 2005
/ Zėri i Amerikės
Pėllumb SULO
Policia e
Qarkut verilindor te Kukėsit konfirmoi se kufoma e gjetur tė shtunėn
mbasdite nė ujėrat, poshtė Urės sė Leshnicės, rreth 5 kilometra nga
qyteti i Kukėsit, ėshtė dėrguar pėr ekzaminim nė Laboratorin Qendror
tė Kriminalistikės nė Tiranė.
Kufoma u
gjet rastėsisht, e lidhur me pjesė betoni, nga peshkatarėt e zonės,
qė lajmėruan policinė vendore, e cila dyshoi se i pėrkiste mjekut
Behar Kastrati, ish-kryetar i degės vendore tė Partisė Demokratike
nė rrethin e Hasit.
Ai u rrėmbye
nė mesnatėn e 7 korrikut, vetėm, 4 ditė pas zgjedhjeve parlamentare,
nga persona ende tė panjohur dhe familjarėt hodhėn dyshime tė forta
se ishte rrėmbyer pėr motive politike. Tė dhėnat e para, tė
njoftuara tė dielėn nga ekspertė mjeko-ligjorė tė kriminalistikės nė
Tiranė, kanė arritur nė pėrfundimin se kufoma i pėrket mjekut Behar
Kastati.
Sipas
ekzaminimeve tė para, ai fillimisht ai ėshtė mbytur me litar dhe, mė
pas, ėshtė hedhur nė ujėrat e liqenit tė Fierzės. Kėtė e vėrtetojnė
edhe gjurmėt e dhunės, tė gjetura nė trupin e tij.
Vendi ku u
gjet trupi i pajetė i mjekut Kastrati ndodhet rreth 35 kilometra nga
ku u pat rrėmbyer mbrėmjen e 7 korrikut, nė afėrsi tė shtėpisė sė
tij nė rrethin e Hasit.
Ngjarja po
hetohet nga policia e rrethit te Kukėsit dhe nga prokuroria e
krimeve tė rėnda.
|