|
29 gusht 2005 / TN
E diel, 28 gusht 2005 / BBC
-
Vrasja e serbėve vjen nė kohėn kur nė Kosovė ėshtė Kai Aide
-
Dy qytetarė serbė janė vrarė, ndėrsa dy tė tjerė janė plagosur tė
shtunėn nė mbrėmje, nė afėrsi tė komunės sė Shtėrpcės tė banuar me
shumicė serbe.
Nė
drejtim tė viktimave ėshtė shtėnė me armė zjarri nė makinėn e tyre.
"Viktimat po ktheheshin nė komunėn e Lipjanit me popullatė tė
pėrzier, kur njė makinė qė po i ndiqte, i qėlloi ata," kanė njoftuar
autoritetet komunale tė Shtėrpcės.
Dy
tė plagosurit po trajtohen, njė nė spitalin e Prishtinės, tjetri nė
Graēanicė. Mediat serbe njoftojnė se ata janė jashtė rrezikut pėr
jetėn.
Nė
komunėn e Shtėrpcės ėshtė formuar shtabi i krizės nė krye tė tė
cilit ėshtė kryetari i komunės, Stanko Jakovljeviq, ndėrsa janė
shtuar masat e sigurisė nė tė gjitha rrugėt qė ēojnė nė kėtė rajon.
Incidenti ėshtė dėnuar fuqishėm nga shefi i Misionit tė Kombeve tė
Bashkuara nė Kosovė, Soren Jessen Petersen.
Jam i tronditur dhe i tmerruar nga ky krim i pakuptimtė dhe
tragjik. Jam njoftuar nga policia pėr rastin dhe kam kėrkuar ti
kushtohet vėmendje e madhe e tė mos lihet pa u lėvizur vendit asnjė
gur, pėr tė arrestuar kryesit e kėtij akti kriminal tė neveritshėm,
ka thėnė zoti Petersen, pėrmes njė komunikate pėr media.
Ai
ka ngushėlluar familjet e viktimave pėr humbjen e tė dashurve tė
tyre.
Shefi i UNMIK-ut ka kėrkuar nga tė gjithė qytetarėt qė kanė ndonjė
informacion pėr kėtė krim, pėrfshirė kryesit e kėsaj vepre, tė
paraqiten nė polici.
Edhe Zyra e Presidentit tė Kosovės ka kėrkuar nga organet e ndjekjes
qė tė ndėrmarrin tė gjitha masat e mundshme pėr tė hetuar rastin dhe
pėr ti nxjerrė kryesit e kėtij krimi para drejtėsisė.
Duke apeluar te qytetarėt e Kosovės qė tė bashkėpunojnė me organet e
rendit dhe drejtėsisė pėr zbardhjen e rastit, qeveria e Kosovės
thotė se pavarėsisht nga motivet dhe rrethanat, Qeveria kėrkon me
ngulm nga UNMIK-u dhe Shėrbimi Policor i Kosovės aksion tė shpejtė
dhe efikas nė arrestimin kryesve tė kėsaj vepre makabėr.
Ndėrkohė kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica e ka ndėrlidhur
incidentin e mbrėmshėm me siē ka thėnė mospėrmbushjen e standardeve
nė Kosovė dhe ka kritikuar UNMIK-un pėr atė qė e ka cilėsuar
mosmbrojtje tė pakicės serbe.
Dua tė dėgjoj nga ju me zė tė lartė dhe tė qartė se pėr ēfarė
standardesh po flisni, kur po vriten tė rinj vetėm pse janė serbė,
ka thėnė kryeministri serb Koshtunica nė njė letėr drejtuar shefit
tė UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen.
Incidenti i mbrėmshėm nė Shtėrpcė ndodhė nė njė kohė te ndjeshme pėr
tė ardhmen e Kosovės.
I
dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara pėr vlerėsimin e
standardeve, Kai Aide aktualisht ėshtė nė pėrgatitje tė raportit tė
tij pėr tė vlerėsuar nėse nė Kosovė janė bėrė pėrparime tė
mjaftueshme nė demokratizimin e vendit dhe respektimin e tė drejtave
tė pakicave, si kusht pėr fillimin e zgjidhjes sė statusit tė
Kosovės.
|