|
28 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Kodi i da Vinēit, njė nga romanet
mė tė shitur nė botė me rreth 25 milion kopje, me autor Dan Brown, i
cili ngjalli shume polemika pas botimit, ka tėrhequr vėmendjen e
industrisė sė filmit. Tematika misterioze njė shoqėri e fshehtė qė
mendohet se mbronte pasardhėsit e Krishtit - po hidhet tani nė
celuloid.
Romani ka ngjallur polemika tek besimtarėt e krishterė. Zyrtarėt e
krishterė nė mbarė botėn ndihen tė fyer nga romani i cili i vė nė
pikėpyetje shumė nga mėsimet e krishtera, mes tė tjerash duke hedhur
supozimet se Jezu Krishti dhe Maria Magdalena kanė patur njė fėmijė
sė bashku.
Ndėrsa aktori
Tom Hanks xhironte njė skenė pėr filmin Kodi i DaVincit nė njė kishė
londineze, jashtė saj murgesha Mary Michael lutej nė shenjė
proteste.
Nuk kam menduar se ndonjėherė do tė protestoja para katedrales pėr
tė mbrojtur besimin tim.
Por
mė parė, zyrtarėt e lartė qė mbulojnė edhe kėtė kishė hodhėn poshtė
kėrkesėn e regjisorit Ron Howard pėr tė filmuar brenda kishės.
Pėrfaqėsuesit e kishės kanė shprehur shqetėsimet tek producentėt se
filmi mund tė japė njė pasqyrė tė rremė tė krishterimit tek njė
audiencė mė e gjerė.
Problemi ėshtė se njerėzve do tu servilet njė ngjarje e trilluar
rreth asaj pėr tė cilėn kisha nėnkupton tek njerėzimi, njė pamje e
trilluar se kush ishte Jezu Krishti, thotė Frank Maniscalco i
Konferencės amerikane tė Peshkopėve Katolikė.
Nėse filmi do tė pasqyrojė me pėrpikėri librin, kjo do tė fyente
miliona tė krishterė. Por edhe nėse filmi anashkalon pikat kryesore
tė librit, dashamirėsit do tė thonė se ngjarjet e librit nuk janė
pasqyruar me besnikėri, thotė kritiku Michael Medved.
Prifti Richard McBrien i cili shėrben si konsulent pėr producentėt
tha se filmi faktikisht do tė jetė ndryshe nga romani.
Filmi do tė anashkalojė disa skena qė mund tė jenė cilėsuar si
fyese pėr katolikėt apo tė tjerėt, thotė Richard McBrian, profesor
teologjie nė Universitetin Notre Dame.
Por
askush nga titullarėt e filmit nuk pranon tė tregojė se cilat janė
ndryshimet me librin. Qė nga dalja e librit nė treg, kishat nė
Evropė kanė vėrejtur njė rritje dramatike tė turistėve nė kėrkim tė
Kodit tė Da Vinēit.
|