|
27 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Besim ABAZI
Mijėra qytetarė
ishin mbledhur sot ( e premte, mė 26.08.2005) nė fshatin Meje tė komunės sė
Gjakovės pėr tė marrė pjesė nė varrimin e trupave tė 21 shqiptarėve
tė vrarė gjatė luftės nė Kosovė.
Mė 27 prill tė
vitit 1999, 375 veta janė marrė nga forcat serbe tė sigurimit dhe
gjurmėt e tyre janė humbur pėr njė kohė tė gjatė. Deri tash nga ky
numėr janė identifikuar 271 persona ndėrsa ende nuk dihet asgjė pėr
fatin e 104 tė tjerėve.
Pjesa mė e madhe
e trupave tė pajetė janė gjetur nė disa varreza masive nė serbi ku
ishin dėrguar nga forcat serbe nė pėrpjekje pėr fshehjen e gjurmėve
tė mizorive tė tyre nė Kosovė.
Kongresisti
amerikan Dana Rohrabacher u tha sot familjarėve dhe qytetarėve tė
mbledhur nė Mejė se ngjarjet e tilla janė pasojė e sė keqe prandaj
njerėzit duhet tė qėndrojnė sė bashku dhe tė mos harrojnė kurrė atė
ēfarė ka ndodhur. Ne qėndrojmė me ju, duke I kujtuar tė dashurit
tua, nuk do ti harrojmė dhe gjithmonė do tė jemi me ju nė luftėn
kundėr kėsaj forme tė sė keqes, tha ligjvėnėsi amerikan.
Kryetari i Ligės
Shqiptaro-amerikane Joseph Dioguardi tha se Meja ėshtė Srebrenica e
Kosovės dhe botės duhet ti pėrkujtohet gjithmonė ajo qė i ka
ndodhur popullit tė Kosovės. Duhet ti pėrkujtojmė popullit tė
Serbisė se ēfarė kanė bėrė udhėheqėsit e tyre nė emėr tė tyre, meqė
disa nga pjesėtarėt e kėtij popullit ende nuk besojnė se ēfarė ka
ndodhur kėtu, tha zoti Dioguardi. Ai u bėri thirrje
pėrfaqėsuesve shqiptarė qė tė bėjnė mė shumė pėr tė nderuar
sakrificėn e atyre qė kanė rėnė nė luftėn e Kosovės dhe tė
pėrmbushin synimet pėr pavarėsinė e saj.
Pėrfaqėsues tė
institucioneve tė Kosovės bėnė thirrje sot pėr pėrshpejtimin e
zgjidhjes sė fatit tė personave tė pagjetur. Ramadan Qehaja,
kėshilltar i lartė politik i kryeministrit tė Kosovės Bajram Kosumi
e quajti tė pakuptimtė zvarritjen e kthimit tė trupave.
Ai theksoi se njė trysni mė e madhe ndėrkombėtare ndaj Beogradit
gjetja dhe kthimi i kufomave do tė kishte pėrfunduar shumė kohė mė
parė dhe Beogradi nuk do tė mund tė pėrfitonte politikisht nė kurriz
tė kėsaj ēėshtjeje. Kjo pos tjerash nuk i kontribuon nevojės sė
fqinjėsisė sė mirė ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė dhe sidomos tė
krijimit tė njė klime mė tė volitshme nė rajon, tha zoti
Qehaja.
Edhe mbi gjashtė
vjet pas pėrfundimit tė luftės vazhdon tė mbetet i paqartė fati i
mbi 3 mijė personave prej tė cilėve mbi 2 mijė e 400 janė shqiptarė
tė Kosovės, ndėrsa tė tjerėt pjesėtarė tė komunitetit serb dhe
komuniteteve tė tjera. Ēėshtja e tė zhdukurve vazhdon tė mbetet ndėr
trashėgimitė mė tė dhimbshme tė luftės sė Kosovės.
|