| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Prof. Fischer: Politikanėt e Kosovės dhe Shqipėrisė, duhet tė
kuptojnė qė detyra e tyre ėshtė ti shėrbejnė popullit |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
26 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
-
Keida KOSTRECI
-
Njė historian amerikan thotė se rishikimi i teksteve tė
historisė nė Kosovė paraqet sfida, pėr shkak tė ndėrhyrjes sė
politikės dhe formulimeve qė mund tė shkaktojnė tensione.
Profesor Bernd Fischer, shef i Departamentit tė Historisė nė
Universitetin e Indianės nė Fort Wayne, ishte kohėt e fundit nė
Kosovė pėr njė diskutim pėr kėto tekste organizuar nga instituti
gjerman George Ekhardt.
-
-
Prof.
Fischer tha nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, se pavarėsia
e Kosovės ėshtė nė thelb e pashmangshme. Ai tha se si
politikanėt e Kosovės, edhe ata tė Shqipėrisė duhet tė mėsojnė
ti shėrbejnė popullit dhe jo interesave tė tyre.
-
Historiani Fischer, autor i librit Shqipėria nė Luftė, ėshtė
bashkautor i njė libri pėr udhėheqėsit autokratė dhe diktatorėt
e Ballkanit, ku ai ka shkruajtur kapitujt pėr Mbretin Zog dhe
pėr Enver Hoxhėn. Libri pritet tė dale nė treg nė fillim tė
vitit tė ardhshėm. Ai po punon gjithashtu pėr njė histori tė
Shqipėrisė tė shekullit tė 20-tė, sė bashku me disa kolegė nga
Shqipėria, si edhe po fillon tė shkruajė njė biografi tė Enver
Hoxhės.
-
Zėri i
Amerikės:
Ju sapo
jeni kthyer nga Kosova ku punuat pėr rishikimin e teksteve tė
historisė pėr nxėnėsit e Kosovės. Cilat mendoni se janė sfidat
pėr rishikimin e kėtyre teksteve?
-
Prof. Bernd
Fischer:
Sfidat nė kėtė fazė janė shumė interesante, nga
kėndvėshtrimi im, sepse kjo do tė thotė tė marrėsh pjesė nė
ndėrtimin e njė shteti, tė krijosh imazhet e historisė qė nė
fund tė fundit do tė jenė me rėndėsi tė madhe pėr tė kuptuar
gjithė procesin. Ėshtė njė proces i papėrfunduar. Tekstet e
historisė janė problem kudo, jo vetėm nė Ballkan, por nė Kosovė
ka disa probleme konkrete dhe ata qė merren me to po punojnė pėr
ti zgjidhur.
-
Zėri i
Amerikės:
Sa
ekziston rreziku i ndėrhyrjes sė politikės pėr realizimin e
kėtyre teksteve, si edhe i komunitetit ndėrkombėtar. A ka pasur
ndėrhyrje politike pėr zbutjen e disa fakteve tė historisė nė
tekstet e reja?
-
Prof. Bernd
Fischer:
Politika ndėrhyn nė kėtė proces, kudo por ndoshta
mė shumė nė Ballkan. Nė kėtė rast ka njė farė ndėrhyrjeje nga
ana e komunitetit ndėrkombėtar, si dhe patjetėr nga strukturat
ekzistuese politike. Prirja e kėtyre subjekteve politike, ėshtė
sigurisht drejt nacionalizmit. UNMIK-u po pėrpiqet tė zbusė
retorikėn, me qėllimin pėr tė inkurajuar njėlloj bashkekzistence
shumė-etnike.
Deri tani kėto pėrpjekje nuk kanė qenė shumė tė suksesshme,
megjithėse tekstet mė tė fundit kanė patur njė formulim disi mė
tė zbutur. Sigurisht qė versionet e historisė sė tė dyja palėve
do kenė gjithmonė ndryshime nga njėri-tjetri. Synimi i
institutit ishte tė nxiste autorėt e teksteve tė historisė sė
Kosovės tė nxirrnin njė variant sa mė objektiv, si edhe tė
shmangen formulime tė tilla qė mund tė ngjallin tensionim.
-
Zėri i Amerikės:
Le tė flasim pak pėr situatėn aktuale nė
Kosovė. Si ju duket gjendja atje si nga gjendja politike, ashtu
edhe pėr aspiratat pėr tė filluar diskutimet pėr statusin
pėrfundimtar tė saj?
-
Prof. Bernd
Fischer:
Mendoj se gjendja tani ėshtė disi e papėrcaktuar.
Zgjedhjet e vitit tė kaluar i vunė dy forcat kryesore politike
kundėr njėra-tjetrės dhe mendoj se kjo ėshtė pėr tė ardhur keq
pasi demokracia ėshtė ende nė fazėn e formimit. Mendoj se
politikanėt e Kosovės ende nuk kanė krijuar konceptin sė pari tė
njė opozite konstruktive, ku forcat politike qė nuk janė nė
pushtet marrin pjesė nė proces . Po ashtu ata duhet ta kuptojnė
mė mirė konceptin e shėrbimit civil, domethėnė qė synimi kryesor
i njė politikani duhet tė jetė qė ti shėrbejė popullit.
-
Zėri i
Amerikės:
Cili
mendoni se do tė jetė rezultati i kėtyre diskutimeve, pra cili
do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?
-
Prof. Bernd
Fischer:
Mendoj se statusi pėrfundimtar do tė ishte, ajo
qė shpesh ėshtė cilėsuar si pavarėsi me kushte. Kosova do tė
jetė e pavarur, megjithatė Kombet e Bashkuara, ose Bashkimi
Evropian, do tė vazhdojnė tė luajnė rol pėrsa i takon mbrojtjes
sė pakicave, pėrsa i takon sistemit tė drejtėsisė dhe sigurisė.
Por mendoj se tani pavarėsia ėshtė nė thelb e pashmangshme dhe
komuniteti ndėrkombėtar pa dyshim qė po ecėn nė atė drejtim. Jam
pak i shqetėsuar se mos po lėvizin pak mė shpejt se ēduhet,
domethėnė duke krijuar njė strategji tė daljes, nė vend tė
synimit pėr tė krijuar njė sistem politik funksional.
-
Zėri i
Amerikės:
Nė
Shqipėri janė mbajtur zgjedhjet parlamentare. Si e shikoni ju
politikėn tė ecė pas kėtyre zgjedhjeve dhe pas situatės sė
krijuar pas tyre?
-
Prof. Bernd
Fischer:
Zgjedhjet ishin njė hap pėrpara, mė shumė pėrsa i
takon popullsisė, sesa politikanėve. Problemi pėr Shqipėrinė
aktualisht ėshtė se klasa politike, ashtu si edhe ajo e Kosovės
duhet tė zhvillojė konceptin e shėrbimit ndaj publikut dhe tė
njė opozite konstruktive. Mė duket se politikanėt shqiptarė
shohin mė shumė se ēduhet interesin e tyre. Mendoj se do tė
kalojė kohė para se tė dalin nė skenė politikanė qė vėnė para sė
gjithash interesin e publikut.
-
Besoj se pėrsa kohė Berisha dhe Nano tė jenė nė
pozicionet kryesore politike, pak gjėra do tė ndryshojnė pėrsa i
takon natyrės sė politikės. Shoqėria nė pėrgjithėsi po
zhvillohet, duke ecur nė drejtimin e duhur, por figurat politike
duket sikur i takojnė njė modeli tė vjetėr tė viteve 60 dhe
70. Derisa politikanė tė rinj tė dalin nė skenė, ka mundėsi tė
mos ketė shumė ndryshim nė kėtė drejtim.
-
Zėri i Amerikės:
Si historian, a
mendoni se shpresat pėr integrim nė institucionet euro-atlantike
do tė ndihmonin popujt dhe vendet e Ballkanit qė tė kapėrcenin
ndjenjat e tyre konfliktuale dhe zemėrimet shekullore ndaj
njėri-tjetrit?
-
Prof. Bernd Fischer:
Mendoj se gjithmonė nė
njė farė mase do tė ketė probleme, por ato do tė jenė gjithnjė e
mė tė pakta dhe sigurisht qė nuk janė mė nė nivelin e konfliktit
tė dhunshėm. Sigurisht qė integrimi ėshtė njė nga shtysat
kryesore, pasi do tė sillte mirėqenie ekonomike dhe mendoj se
njė nga mėnyrat pėr tė zbutur nacionalizmin nė Ballkan ėshtė
rritja e nivelit tė jetesės, nė njė masė tė tillė qė
nacionalizmi ta humbė peshėn si ēėshtje.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|