|
-
26 gusht 2005 / TN
-
-
- Nė veēanti ėshtė shumė shqetėsuese dukuria e
korrupsionit e cila pa dallim i ka pėrfshirė tė
gjitha shtresat e shoqėrisė nė Kosovė, dhe ky ėshtė
turpi i mė i madh kolektiv, pa marrė parasysh
rrethanat e vėshtira ekonomike dhe politike nėpėr tė
cilat po kalon vendi ynė pas luftės.
-
Mbase tash po bėhet e qartė loja se i gjithė angazhimi dhe
patriotizmi i para dhe i pas luftės paskėsh qenė njė retorikė e
zbrazėt, ndėrsa vetėm lufta pėr pushtet na paskėsh qenė objektiv
kryesor pėr tu pasuruar sa mė shumė, pėr fat tė keq edhe kėsaj
radhe nė kurriz tė popullit, dhe e gjithė kjo vazhdon tė ndodhė,
mjerisht nė emėr tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės..!!
-
Rexhep ELEZAJ
-
-
Ēdo vizitė ose qėndrim nė vendlindje pashmangshėm tė rikthen pėr
disa vite dhe dekada pas, pra atje ku ke lindur dhe ku je
rritur, e qė tani nuk jeton mė aty por diku larg saj pėr shkaqe
tė njohura, ndonėse mė sė paku pėr fajin tonė. Vizita nė atdhe
ti rikujton ditėt mė tė ėmbla tė jetės fėmijėrore, kur ende nuk
i kuptoje fshehtėsitė e kėsaj bote si dhe as natyrėn e njerėzve
qė kishe pranė, kur si filiz bashkė me ėndrrat e bukura
fluturoje tek retė e bardha tė nėn qiellit shqiptar duke shkelur
vrullshėm mbi thepat e larta tė Bjeshkėve tė Nėmura,
njėkohėsisht duke thithur aromėn e luleve bojėgjake qė
ngjiteshin bri mureve tė oborreve dukagjinase tė ndėrtuara me
gurė tė fortė prej graniti. Edhe pse ato ishin kohė dhe vite
shumė tė vėshtira pėr shqiptarėt, megjithatė kujtimet nga
fėmijėria gjithmonė ngelin tė pa shlyera nė kujtesė, sepse faza
e rritės sė njeriut i takon botės sė dėlirė, tė pa hile dhe
engjėllore.
-
-
Vendlindja, pėrveē kujtimeve tė bukura nga fėmijėria nė tė
njėjtėn kohė ti zgjon edhe dėshirat e kamotshme qė zinin vend
thellė nė mendjet dhe zemrat tona pėr njė tė ardhme mė tė mirė
individuale dhe kolektive, pra ti ripėrtėrinė dėshirat qė
ushqenim pėr lirinė tonė njerėzore dhe kombėtare e qė asokohe na
i vrisnin sistematikisht pushtuesit barbarė. Pra, tė gjitha
dėshirat qė kishim pėr njė jetė tė denjė dhe njerėzore pėr
gjashtė dekadat e pas LDB pėr shqiptarėt ishin ėndrra tė pa
realizuara dhe asgjė mė shumė.
-
-
Me
njė fjalė, liria vetėm mund tė ėndėrrohej sepse bukurinė e saj
vetėm mund ta paramendoje, pėr derisa dėshirat pėr pavarėsi dhe
bashkim si popull i ndarė kishin vetėm kuptim abstrakt, pėr
shkakun se kur njeriu lindė, rritet dhe vdes nė robėri ndjenjat
e lirisė njerėzore disi topiten, posikur lulet kur veniten nga
vesat e mėngjesit. Kjo, qė themi nė asnjė mėnyrė nuk nėnkuptonte
faktin se ne bijtė e shekullit tragjik i kishim humbur shpresat
pėr liri dhe pavarėsi kombėtare. Jo, kurrsesi, edhe pranė faktit
se tė jetuarit kohė tė gjatė nėn kthetrat e robėrisė si pa
dashje tė vėntė nė pozitat e skepticizmit, bile nganjėherė ēdo
gjė nė jetė dukej e zezė si korbi dhe e pa alternativė..!
-
-
Dhe, ētė themi tani pėr vendlindjen kur ajo sot ėshtė e lirė
dhe pa prezencėn e pushtuesit tė huaj dhe mizorė, ētė themi pėr
ato ėndrrat e dikurshme tė fėmijėrisė kur sot atdheun e kemi tė
lirė dhe nė duart tona, sidomos tani kur vendlindjen e dashur e
kemi tė zbukuruar si kurrė njėherė mė parė me varreza masive dhe
lapidarė tė dėshmorėve tė pėrjetshėm, tė cilėt ēdo ditė sikur na
i shfletojnė kuptimet e dėshirave tona shekullore pėr tė na i
rizgjuar aspiratat tona kombėtare tė cilat sot e gjithė ditėn
vazhdojnė tė injorohen nga faktorėt ndėrkombėtar.
-
-
Pra, sikur duan tė na thonė: mos i harroni idealet kombėtare pėr
tė cilat ne u flijuam, mos i harroni traditat dhe zakonet
shqiptare, sepse ne nuk e dhamė jetėn pėr njė Kosovė tė
ēoroditur dhe as pėr njė shoqėri tė degraduar, por pėr njė atdhe
ku vlerat njerėzore dhe kombėtare janė dhe mbesin denbabaden
udhė rrėfim dhe ideal madhor pėr gjeneratat e ardhshme.
-
-
Ētė themi sot pėr vendlindjen tonė kur e vizitojmė atė dhe aty
ku kemi lindur hasim nė gjėra dhe dukuri qė nuk pėrkasin me
natyrėn dhe karakterin e popullit shqiptar, kur atė mjerisht
edhe gjashtė vite pas mbarimit tė luftės e mbulojnė re tė zeza
tė krimit, korrupsionit, vrasjeve, prostitucionit, uzurpimeve,
fjalosjeve, grindjeve, krimit tė organizuar politik dhe
ekonomik, plaēkitjeve, rrahjeve, vetėvrasjeve, inateve,
hasmėrive, grykėsive, etj, etj., dukuri kėto shumė tė shėmtuara
tė cilat ēdo ditė e mė tepėr Kosovės po i japin pamje tė vrazhdė
para botės me pasoja tė pariparueshme pėr shoqėrinė shqiptare.
Dhe, pėr kėtė trend negativ askush nuk mund tė ikė nga
pėrgjegjėsitė individuale dhe kolektive, ngase heshtja ndaj tyre
smund tė kuptohet ndryshe veēse si miratim.
-
-
Nė
veēanti ėshtė shumė shqetėsuese dukuria e korrupsionit e cila pa
dallim i ka pėrfshirė tė gjitha shtresat e shoqėrisė nė Kosovė,
dhe ky ėshtė turpi i mė i madh kolektiv, pa marrė parasysh
rrethanat e vėshtira ekonomike dhe politike nėpėr tė cilat po
kalon vendi ynė pas luftės. Sepse uzurpimi dhe pėrvetėsimi i tė
mirave materiale, vjedhja dhe pasurimi i paligjshėm,
mallverzimet dhe dallaveret, etj, pėrpos si gjithkund nė botė qė
janė tė dėnuara me ligj, nė fakt paraqesin shkallėn mė tė ulėt
tė ndėrgjegjes politike dhe kombėtare tė atyre qė merren me kėto
veprime tė shėmtuara.
-
-
Ata tė cilėt e vjedhin atdheun e vetė, padyshim se janė njerėzit
mė tė pa moralshėm kombėtarisht dhe politikisht, pėr karakterin
e tė cilėve nuk ia vlen tė flitet, sepse atdhedashuria dhe
pėrvetėsimi i pasurive tė atdheut nė mėnyrė tė paligjshme nuk
shkojnė bashkė me patriotizmin, ndaj lufta rreth tenderave,
blerja e objekteve private dhe shoqėrore pa kritere tė
mirėfillta financiare dhe ekonomike, marrja me biznese tė
dyshimta dhe tregti tė llojeve kontrabanduese pa i respektuar
ligjet dhe normat financiare, pa i kryer dhe paguar shtetit
tatimin detyrues, pra pa i dhėnė askujt llogari pėr veprimtarinė
private, dhe kėshtu me radhė, del e qartė diagnoza se shoqėria
kosovare aktulisht gjendet nė kolaps ekonomik (gati asnjėra nga
fabrikat nė Kosovė nuk ėshtė nė prodhim) pasojat e tė cilit do
tė jenė shumė tė rėnda pėr tė ardhmen e shtetit tė Kosovės, siē
dihet ende i pa konstituuar dhe i pa njohur ndėrkombėtarisht si
shtet i pavarur, duke mos harruar kėtu shtresėn e varfėr tė
popullatės prej 60% e cila aktualisht jeton nė skamje tė rėndė.
-
-
Shtrohet pyetja: nėse nėn kėto rrethana po bėhet sot ndėrrimi i
gjeneratave nė Kosovė, atėherė vaj halli pėr rininė tonė e cila
nė vend se tė bėhet pjesė e vlerave tė botės sė civilizuar, ajo
duke u marrė me vetveten pėr shkak tė mos punės, duke jetuar dhe
rritur me logjikėn e korrupsionit, parazitizmit dhe gjithė asaj
qė ėshtė nė kundėrshtim me rregullat e lojės dhe shtetit
demokratik, ska dyshim se do tė shndėrrohet nė njė brez qė nuk
premton shumė pėr tė mirėn e vetė dhe as tė kombit qė i takon.
Dhe, pikėrisht kėtu qėndron esenca e synimit tė atyre tė cilėt
Kosovėn duan ta mbajnė edhe mė tej si koloni tė tyre, duke dalė
para botės me faktet se; ja shqiptarėt nuk dinė tė bėjnė dhe
mbajnė shtet.
-
-
E
si mund tė bėhet ose ndėrtohet shteti, kur liderė tė shumtė
politikė ende pa u bėrė mirė shteti i Kosovės ata qė nė
zanafillė ia kanė rrėnuar themelet kėtij shteti duke u pasuruar
nė shkallė enorme pėrmes formave jo ligjore..?!
-
-
Mbase tash po bėhet e qartė loja se i gjithė angazhimi dhe
patriotizmi i para dhe i pas luftės paskėsh qenė njė retorikė e
zbrazėt, ndėrsa vetėm lufta pėr pushtet na paskėsh qenė objektiv
kryesor pėr tu pasuruar sa mė shumė, pėr fat tė keq edhe kėsaj
radhe nė kurriz tė popullit, dhe e gjithė kjo vazhdon tė ndodhė,
mjerisht nė emėr tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės..!!
-
-
Gusht, 2005
|
|