|
-
26 gusht 2005 /
TN
Thirrja ime publike ndaj jush nuk ėshtė
hakmarrje ndaj asaj qė mė ka ndodhur. Lėrini tė lirė, nėse faji
i vetėm i tyre ėshtė agresioni ndaj meje. Por nėse i hetoni me
ndershmėri dhe profesionalizėm, nėse doni tė bėni diēka serioze
nė karrierėn tuaj, ju siguroj se hetimi i atij grupi mund tė
ndryshojė historinė e errėt tė shtetit shqiptar nė kėto tetė
vite.
-
Nga Mero BAZE
-
Gjykata e Gjirokastrės ka vendosur dje burg pa afat pėr Gjolek
Malajn, njė prej agresorėve kryesorė ndaj meje dhe kolegut tim
Astrit Patozi mė 21 gusht nė fshatin Ēepun, ndėrsa ka shpallur
nė kėrkim Eqerem Braēen, i cili ishte agresori mė 'profesionist'
dhe qė rrezikoi seriozisht jetėn tonė. Ndėrkohė Gjykata
pėr arsye qė unė i kuptoj, nuk ka pėrmendur fare Dritan Ēeēon,
djalin e Makbule Ēeēos, tė cilin unė e kam pėrshkruar si autor
nė vendngjarje dhe pjesėmarrės nė sulm, nė padinė time, si dhe
personin e katėrt, Emiljano Dusha, identitetin e tė cilit e
verifikova pas ngjarjes.
-
-
Nė tė vėrtetė jam i detyruar t'ju drejtohem publikisht, jo aq
pėr tė ēuar nė vend drejtėsinė, por mė tepėr pėr t'iu dhėnė njė
mesazh kurajoje atyre gjyqtarėve, prokurorėve dhe policėve
nė Gjirokastėr, qė e ndiej se e konsiderojnė si fatkeqėsi faktin
qė u ka rėnė nė pjesė tė merren me kėtė dosje.
-
-
Gjirokastra ėshtė njė qytet qė nuk ėshtė qeverisur pėr 8 vite,
por ėshtė sunduar. Pėrfytyro qė nė atė qytet, shefi i fundit i
Komisariatit ėshtė vendosur nga Gjolek Malaj, sistemi i
drejtėsisė ėshtė infiltruar nga grupi i tij nė pushtet, policia
ėshtė thjesht zgjatim i grupit tė tij tė armatosur dhe
administrata shtetėrore e terrorizuar prej tij. Rasti i Gjolek Malajt
nuk ėshtė njė rast i thjeshtė nė historinė e kėtyre 8 viteve nė
Shqipėri. Nė vitin 1997 nė Shqipėri kishte shume banda tė
armatosura dhe shumė banditė, por shumica e tyre u vranė ose u
burgosėn. Nuk mund tė mohojmė faktin se tashmė krerėt e bandave
tė Vlorės
-
janė nė burgje ose tė vrarė, pėr shkak se politikės, e cila i
prodhoi, nuk u duheshin mė. Po ashtu nuk mund tė mohojmė faktin
se shumė nga politikanėt qė i pėrdorėn kėto grupe, i braktisėn
ata pas vitit 1997 dhe panė punėn e tyre.
-
- I
vetmi grup i armatosur i vitit 1997, qė jo vetėm nuk u dėnua,
por u integrua nė politikėn shqiptare me pushtet tė plotė nė Jug
tė vendit, ishte grupi i Gjolek Malajt. Pėr shkak tė lidhjeve tė
tij me kupolėn e pushtetit dhe klanin e Tepelenės nė pushtet, ai
u transformua, nga bandė e armatosur, nė polici private dhe iu
besua pushteti nė jug tė Shqipėrisė. Ai ka kontrolluar pėr 8
vite gjithė trafikun e drogės, hashashit, sigurinė e
biznesmenėve, emėrimet nė administratė, tenderat e bashkive
tė Tepelenės, Memaliajt, Gjirokastrės dhe pikėn kufitare tė
Kakavijės.
-
-
Ai ėshtė i vetmi rast i kalimit nga bandė e armatosur, nė
sundimtare tė njė pjese tė territorit tė vendit tonė, me ndihmėn
e politikės. Mė duhet tė kujtoj se dy drejtuesit e lartė tė
Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi dhe Elmaz Sherifi, i kanė
nipa tė dy agresorėt, dhe janė nga e njėjta lagje e Salarisė. Po
ashtu mjafton tė kujtojmė se dhe tre deputetė tė tjerė
socialistė dhe drejtues tė lartė tė PS-sė, Valentina Leskaj,
Et'hem Ruka dhe Luan Memushi, janė nga e njėjta zonė me kėta
agresorė dhe kanė pėrdorur pushtetin e tyre, pėr tė mbajtur
jugun e vendit nėn terror. Pėr kėtė shkak ata u transformuan pa
asnjė problem, nga bandė e armatosur, nė pushtet paralel nė jug
tė vendit.
-
Dy tė penalizuarit e djeshėm, Gjolek Malaj dhe Eqerem Braēe,
janė tashmė figura tė krimit ekonomik, pa pasur asnjė tė ardhur
zyrtare pėr biznesin e tyre. Njėri ka qenė bari nė Salari dhe
tjetri bodigard i 'Gjallicės'. Pas vitit 1997 ata u bėnė
papritur milionerė me pasuri tė patundshme, nga Tirana nė
Gjirokastėr. Brenda vitit 1997, Gjolek Malaj ndėrtoi njė
ndėrtesė pesė-katėshe tek unaza e re e Tiranės, pa leje, dhe sot
ėshtė Kolegj Iranian nė Tiranė. Nuk di nėse kryebashkiaku
i Tiranės ia ka legalizuar atė objekt, por shpresoj se ai mund
tė jetė i vetmi objekt i legalizuar nė gjithė atė xhungėl pa
leje qė ėshtė nė unazė tė re.
-
-
Po ashtu djali i Makbule Ēeēos, Dritan Ēeēo, ka njė ndėrtesė 5-katėshe
moderne nė oborrin e redaksisė sime. Ka katėr vite qė e prish
dhe e ndėrton me lehtėsi, duke shpenzuar pėr tė jashtė gjithė
normave tė ndėrtimit. Ky njeri nuk ka asnjė biznes tė
ligjshėm dhe asnjė NIPT nė tatime, qė tė justifikojė
kėto miliona. Formalisht e ka ndarė pronėsinė me njė shofer tė
tij apo familjes sė tij. Lidhjet e tij me grupin e Malajt janė
konkrete, pasi gjatė katėr viteve qė nėna e tij ishte deputete
nė Gjirokastėr, tenderat e atij qyteti i merrte grupi i Gjolekės
dhe fitimet ndaheshin mes tyre.
-
I katėrti i agresorėve, Emiljano Dusha, ėshtė njė personazh edhe
mė i hetueshėm. Ai ėshtė tregtar celularėsh "Motorola" dhe fiton
tendera tek Igli Toska, pėr t'i blerė kostume policisė shqiptare
nga Kina. Ai ėshtė lidhje e ngushtė e grupit tė Malajt
dhe Ēeēos, pasi njė nga drejtuesit e SHKB nė Ministri tė Rendit,
vėllai i Flamur Bimes, kryetarit tė Bashkisė sė Gjirokastrės, qė
drejtoi spastrimet nė Ministri tė Rendit, i ka dhėnė atij
aksesin nė tenderat e Toskės.
-
Po ta bėj gjithė kėtė pėrshkrim tė historisė sė kėsaj bande, pėr
tė tė kėrkuar publikisht ngritjen e njė grupi hetimor nga
Prokuroria e Pėrgjithshme, dhe tėrheqjen e dosjes sė hetimit tė
kėtyre personave nė Tiranė. Arsyeja pse ta kėrkoj kėtė ėshtė se
nė Gjirokastėr, gjykata, prokuroria dhe policia kanė bėrė njė
heroizėm tė madh deri kėtu. Mė tej ata nuk veprojnė dot. Mė tej
ata janė nėn presione fizike dhe ekzistence, nėse prekin nė kėto
ditė ende pa shtet, pushtetin e kėtij shteti paralel.
-
-
Ligji antimafie qė Kuvendi ynė ka miratuar nė vitin 2004 dhe qė
vetė Gramoz Ruēi e ka pėrshėndetur, ėshtė njė ligj i mirė, i
cili parashikon nė mėnyrė tė qartė zgjerimin e hetimeve pėr ēdo
person me ēeshtje penale nė drejtim tė pasurive tė tij.
-
-
Sipas kėtij ligji nė kreun e III-tė ku flitet pėr "Gjykimi i
kėrkesės pėr sekuestrimin e pasurive" nė
-
-
Nenin 13 thuhet:
-
1. Gjykata, me kėrkesė tė prokurorit ose kryesisht, duke
parashtruar arsyet pėrkatėse, vendos sekuestron e pasurive, pėr
tė cilat ka tė dhėna se mund tė jenė, drejtpėrdrejt ose
tėrthorazi, nė zotėrim tė personit ndaj tė cilit zhvillohen
hetimet sipas kėtij ligji, kur:
a) vlera e tyre rezulton tė jetė nė pėrmasa qė nuk u pėrgjigjet
tė ardhurave tė deklaruara ose veprimtarisė ekonomike tė
zhvilluar prej tij;
-
b) nė bazė tė tė dhėnave tė mjaftueshme, ka shkaqe tė bazuara
pėr tė menduar se kėto sende janė produkt i veprimtarive tė
paligjshme ose pėrbėjnė investim tė tyre.
-
2. Prokurori mund t'i kėrkojė gjykatės ta detyrojė personin,
ndaj tė cilit zhvillohen hetimet, ose ata qė
kanė titullin e pronarit apo zotėrojnė ēfarėdo titulli, fonde
apo pasuri tė ēdo lloji, me vlere qė nuk pėrputhet me tė
ardhurat ose aftėsitė e tyre ekonomike, qė tė justifikojnė
ligjshmėrinė e prejardhjes sė tyre.
-
Po ashtu meqenėse njė prej personave ėshtė ende nė kėrkim dhe
shpresoj pėr shkak tė lidhjeve tė tij me skafistėt nė Vlorė,
mund tė largohet jashtė, tė zbatohet neni 15 i kėtij ligji i
cili thotė:
-
-
Neni 15
-
Procedimi nė mungesė tė personit tė dyshuar Me kėrkesė tė
prokurorit, gjykata mund tė vendosė vazhdimin e procedimit dhe
masėn e sekuestros edhe nė rastet kur personi i dyshuar, sipas
nenit 3, nuk ka banim tė njohur brenda vendit, ėshtė larguar
jashtė vendit ose, me gjithė kėrkimet e bėra, nuk gjendet.
Ky ligj po ashtu parashikon masa tė qarta dhe pėr pasuritė e
hedhura nė emėr tė tė tretėve, siē ėshtė rasti i pallatit tė
djalit tė Makbule Ēeēos, i cili e ka ndarė atė me shoferin e
vet. Nė nenin 16 "Pasuritė e sekuestruara qė u pėrkasin tė
tretėve" thuhet se: 1. Kur gjatė shqyrtimit gjyqėsor del se
pasuritė e sekuestruara u pėrkasin ersonave tė tretė,
gjykata, edhe kryesisht, me vendim tė arsyetuar, i thėrret
ata pėr tė ndėrhyrė nė procesin qė zhvillohet sipas
kėtij ligji.
-
2. Personi i tretė, brenda afatit qė i caktohet nga gjykata, ka
tė drejtė tė paraqesė nė seancė pretendimet e veta, si dhe tė
kėrkojė marrjen e tė dhėnave tė tjera tė nevojshme pėr vendimin
e sekuestros.
-
Unė po ju drejtohem publikisht pėr kėtė rast, jo pse ata mė
agresuan mua dhe vunė nė pikėpyetje ekzistencėn fizike timen dhe
tė kolegut tim pėr disa ēaste. Do ta kisha bėrė kėtė, edhe po tė
mos isha unė subjekt i njė krimi tė tyre.
-
-
Por qė procesi i luftės ndaj krimit tė organizuar tė fillojė dhe
vendi tė ēlirohet nga pushteti i paligjshėm i tyre, ky ėshtė njė
rast ku vullneti politik i pushtetit tė ri, pėrputhet me
tė drejtėn dhe misionin e prokurorisė. Unė ju kėrkoj tė gjeni
hapėsirėn ligjore, pėr ngritjen e njė grupi hetimor nga Tirana,
pėr zgjerimin e hetimit ndaj kėtij grupi tė armatosur, tė
integruar nė jetėn politike dhe shoqėrore tė jugut, pėr tė
bėrė shembullin e parė tė ndarjes sė politikės nga krimi.
-
Ju duhet ta bėni atė dhe pėr njė arsye mė tė fortė, pėr tė parė
konkretisht se si mund tė punoni nė kushtet e mungesės sė
presionit shtetėror pėr tė hetuar krimin e lidhur me politikėn.
Kini pėr tė parė se tek ai grup kriminal lidhen shumė fije tė
politikės shqiptare dhe shumė vepra penale tė varrosura,
pėr arsye shtetėrore.
-
Pėr t'ju siguruar pėr kėtė, po tė kėrkoj publikisht qė, nėse ju
hetoni kėtė grup kriminal me ndershmėri dhe profesionalizėm, dhe
nuk gjeni asnjė krim, pėrveē agresionit ndaj meje dhe kolegut
tim, nuk dua qė t'i dėnoni fare. Thirrja ime publike ndaj jush
nuk ėshtė hakmarrje ndaj asaj qė mė ka ndodhur.
-
-
Lėrini tė lirė, nėse faji i vetėm i tyre ėshtė agresioni ndaj
meje. Por nėse i hetoni me ndershmėri dhe profesionalizėm, nėse
doni tė bėni diēka serioze nė karrierėn tuaj, ju siguroj se
hetimi i atij grupi mund tė ndryshojė historinė e errėt tė
shtetit shqiptar nė kėto tetė vite.
|
|