|
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
|
Hamid Toshi (Saiti), martir i rėnė si parashutist nė Shqipėri, i
dėrguar nga Komiteti Shqipėria e Lirė |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
25 gusht 2005 / TN
-
Njė nga 100 parashutistėt qė luftuan pėr ēlirimin e Shqipėrisė
prej komunizmit
-
- Hamid
Toshi (Saiti), martir i rėnė si parashutist nė Shqipėri, i
dėrguar nga Komiteti Shqipėria e Lirė
Nga
Klajd
KAPINOVA, Manhattan, Nju Jork (ShBA)
Epilogu i njė tragjedie qė pėr 50 vjet mbeti nė harresė
Miku im, ish i burgosuri politik, z. Viktor Luka, duke parė
koleksionin e pasur tė fotografive (njė arkiv pėr martirėt
antikomunistė), ndėr tė tjera nisi tė flasė edhe pėr fotot, qė
ditėt e fundit, pėr herė tė parė, i vėllai i tij me banim nė
shtetin Ohio (Cleveland) tė Sh.B.A., ia kishte treguar. Qė prej
50 vjetėsh ai ruante njė foto shumė interesante tė afėrsisht 100
parashutistėve qė erdhėn me detyrė pėr tė pėrmbysur regjimin e
hijenave, pėr tė sjellė lirinė e popullit.
-
Pasi u largova nga Viktori, mendimet, si nė sekuencė filmash
amerikanė mė silleshin nė kujtesė. E kėshtu nė darkė me kėto
mendime nisa tė shfletoj librin-ditar plot kujtime tė mbajtur
nga Zef Luka, edhe atėherė kur plumbat nga ēasti nė ēast i
rrezikonin jetėn. Por Zoti e kishte ruajtur kėtė martir tė
gjallė qė, sė bashku me 100 shqipe tė tjerė, herė pas here vinin
me misione nė Shqipėrinė e vuajtur, pėr tė dėshmuar tė djeshmen
e egėr tė sistemit komunist.
-
Por, si pėr ironi tė fatit, para meje qėndronte dhe gazeta
sensasionale pėr komunistėt (sot socialiste) Gazeta Shqiptare,
qė, nė faqet e para, kishte portretin e zv/diktatorit Mehmet
Shehu qė pėr krimet e bėra nė Veri tė Shqipėrisė, sė bashku me
partizanėt e Jugut, kėrkonin tė thonin mbi tavolinėn e
kompjuterit tim, se ... ne
jemi kėtu dhe se bijtė e nipat tanė socialistė do tė na
pėrjetojnė pėrmes gazetave dhe pushtetit qė e mbajnė qysh prej
vitit i zi1997...
-
Ishte njė monolog midis gazetės me emrin Gazeta Shqiptare dhe
librit -ditar tė Zef Lukės me titullin sinjifikativ: NJIQIND
SHQIPE QĖ ERDHĖN ME PRUE LIRINĖ. Sa mė shumė qė
futesha nė labirinthet e librit tė shqiptaro-amerikanit nė
mėrgim Zef Luka, aq mė shumė bindesha se Zef Luka dhe miqtė e
tij martirė qė nuk jetojnė mė, sikurse ishte edhe martiri Hamid
Toshi (Saiti), ishin tė mbrujtur me ideale tė bukura dhe fisnike
pėr Shqipėrinė, duke qenė krenarė pėr detyrėn deri nė flijim qė
kishin marrė pėrsipėr.
-
-
Ngjarje,
njerėz, vende, fjalė, rrethana tragjike parakalojnė nė kėto
fletė nė mendjen time qė asnjėherė nuk i ka lexuar kėto episde
qė pėrshkruhen thjeshtė, por qė ruajnė nė vetvete njė epizėm
homerik, ashtu sikurse kanė qenė e mbeten tė thjeshta tė gjitha
gjėrat sublime.
-
Familja bujare Toshi (Fusha,
pas viteve 60) njė kalvar nė histori
-
Prindėrit e Hamitit, Saiti ishte njė baba dhe shok pėr tė birin
qė e donte aq shumė, sikurse nėna qė qysh nė djep e lėkundi dhe
i mėkoi me gjirin e saj dashurinė pėr tokėn ku kishte lindur,
miqtė, shokėt dhe tė afėrmit e tjerė.
Ajo shpesh e pėrkėdhelte edhe kur vogėlushi Hamit, vinte nė
shtėpi sė bashku me shokėt e tjerė tė fshatit, sepse ishte shumė
i dashur me tė gjithė. E me kėto ndjenja fisnike shqiptare hodhi
shtat, duke pasur pėrherė edhe pėrkujdesin e tre motrave, qė sot
jetojnė: njė nė Ulqin (Vladimir, nė Mal tė Zi), njė nė Trush dhe
njė nė Dajē tė qarkut tė Shkodrės. Kjo familje me shumė virtyte
fisnike tė traditės shqiptare ka qenė njė derė e madhe.
Prindėrit e Hamitit kishin 6 fėmijė, 3 djem dhe 3 vajza.
-
Kėshtu, sikurse mėsojmė edhe nga tė afėrmit e familjes, Muhameti
ka qenė mė i madhi, pastaj vinte Isufi dhe nė fund vėllai i
vogėl ēamarrok, Hamiti, ndėrsa motrat e tyre qenė Pashe nė Trush,
Cace nė Ulqin dhe mė e vogla Gjylana, nė Dajē.
-
Qysh herėt, nė fillim tė shekullit tė 20 dhe mė saktė nė vitin
1912 i ati i Hamitit, pra Saiti, ka pasė 3 vėllezėr si
pjesmarrės nė lufėn e Taraboshit, nė vitin 1912, kundėr ushtrisė
malazeze, ku edhe plagoset me tė shoqen dhe mė pas, si pasojė e
pezmatimit (infeksionit) tė plagės, humb edhe jetėn mbas dy
vjetėsh. Kėshtu me jetėn e tė atit ekonomia e brishtė e familjes
nis tė vėshtirėsohet deri nė vitet 30.
-
Gjatė pushtimit fashist tė vendit mė 7 Prill 1939, Muhameti ka
luftuar me armė nė dorė okupatorėt e huaj. Gjithnjė ka ruajtur
marėdhėnie tė mira me familjet e vjetra tregtare shkodrane,
sikurse ishin asokohe familja tregtare Muzhani, Myftia,
Danhasani. Edhe pse nuk ka qenė e njė niveli ekonomik, ai,
sikurse shumė familje qytetare e fshatare shkodrane, ka mbajtur
tė hapur dyert i mikpritjes, bujari e cila ka qenė dhe mbeti
tipike edhe sot nga stėrnipėrit e tyre.
-
Pranė shtėpisė sė tyre herė pas here kanė qenė edhe persona
publikė tė njohur tė qytetit tė Shkodrės, sikurse kanė qenė
Hasan Isufi e Caf Beg Ulqini, tė cilėt kanė qenė eksponentė nė
Lėvizjen e Parė Antikomuniste nė Evropėn Lindore siē ishte ajo e
fshatit tė njohur Postribė (pak kilometra larg qytetit tė
Shkodrės), nė vitin 1946. Duke shfletuar disa dorėshkrime dhe
nga kujtimet e pjestarėve tė fisit tė tyre, mėsojmė se pak muaj
para se tė kapitullonte Italia fashiste, ėshtė rrethuar shtėpia
e tyre pėr tė kapur tė gjallė Hamitin dhe Muhametin.
-
Ēlirimi i vendit dhe
kalvari i vuajtjes sė familjes...
-
Pikėrisht viti 1944 deri fundi i vitit 1990 janė vitet mė tė
dyshimta, tė cilat historiografia komuniste, qė ende vegjeton
sot nė tė gjitha instancat kulturore nė Shqipėri, janė edhe
sot defiēitare nė vėrtetėsinė qė ata i kanė bėrė jetės sė
njėrėzve, ku, ata qė kanė qenė antikomunistė, janė denigruar
deri mė sot.
-
Ndoshta ėshtė njė rast i veēantė pėr tė shprehur shpirtin e tij
human, Hamiti, me inisiativėn e vet, shkon vullnetarisht ushtar,
pėr tė mos shkuar disa djem tė rinj qė vinin nga familjet mė tė
varfėra dhe ishin djem tė vetėm nė familjet e tyre. Kėshtu
familja Toshi, tashmė kishte njė djalė ushtar qė vinte nga
Villgara, Ana e Malit - Oblikė.
-
-
Gjatė
rekrutimit pėr ushtar, tek shtėpia e Brahim Dulit, kujtojnė tė
afėrmit e Hamitit, krimineli komunist Zoi Themeli, qė aso kohe
ishte shefi i Degės sė Punėve tė Brendėshme pėr Shkodrėn (pėr
ēudi tė historisė apo koinēidencė rrethet e Shqipėrisė
thirreshin Qarqe dhe socialistėt pėrsėri e kthyen Shqipėrinė nė
Qark, kur bota i quan distrikte ( shqip = rreth), (Shėnimi im.
K.K.), u bėri thirrje qė tė dorėzojnė armėt.
-
Pasi dorėzuan armėt, iu komunikua pėr tė shkuar nė qytetin jugor
tė Gjirokastrės, nė njė kohė qė ata ishin caktuar pėr tė
qėndruar si ushtarė nė fshatin Obot nė Oblikė. Mirėpo Hamit
Toshi, pa pasur aspak frikė e kundėrshton hapur kėtė vendim tė
padrejtė dhe shumė tendencioz qė personalisht i bėri
pėrfaqėsuesi i Sigurimit komunist, Zoi Themeli. Ndėr tė tjera
Zoi Themeli i thotė Hamitit me pėrēmim dhe tallje:
-
-
Po tė ishe burrė i mirė, nuk i dorėzoje armėt.
Duke ruajtur
gjakftohtėsinė, Hamiti menjėherė del nga rreshti, pėrkulet,
nxjerr njė pistoletė nga ēorapi dhe ia hedh pėrpara syve Zoi
Themelit. Ai ka pasur gjithnjė me vete deri nė tre pistoleta. Me
pistoletėn e tretė ai e fton Zoi Themelin qė tė marrė pjesė nė
dyluftim, mbasi burri i armatosur nė sy tė burrave tė tjerė nuk
fyhet. Me kėtė veprim prej trimi, Hamiti bėn qė tė gjithė
ushtarėt tė qėndrojnė nė Obot pėr 6 muaj dhe mė pas i
transferojnė nė Delvinė.
-
Zgjedhjet e para
demokratike tė 2 dhjetorit 1945
-
Edhe sot, po ti hedhėsh njė sy librave tė historisė qė janė nė
pėrdorim deri nė Universitetet politike shqiptare, do tė shohėsh
se asgjė nuk ka ndryshuar nga historiografia 50 vjeēare
komuniste dhe se zgjedhjet e 2 dhjetorit tė vitit 1945 pėrmenden
si votime e zgjedhje tė lira, kur terrori shtetėror ishte
njėsoj, sikurse mė 2001, por me ndryshim se atėhere opozita
votonte nė njė kuti tė veēantė me kokrra. Kėshtu, mė 2 dhjetor
1945, Isufi ka qenė nė komisionin zonal nė qendrėn e votimit.
-
-
Njė natė
para se tė bėhen votimet arrestohet nga UDB-ja Jugosllave dhe
dėrgohet me ndihmėn edhe tė forcave tė Sigurimit Shqiptar pėr nė
Ulqin. Me kėrkesėn e Shefqet Hamza Dulit, villogradas ( asokohe
kryetar kėshilli i fshatit) insistohet dhe sillet nė burgun e
madh tė qytetit tė Shkodrės, i kapur prej krahėsh nga dy
kolonelė jugosllavė. Arsyeja ende sot ka mbetur enigmė. Gjatė
pyetjeve qė i bėn nė hetuesi Zoi Themeli, nė prezencė tė
oficerit gardian Elez Mesi dhe dy kolonelėve jugosllavė, nė
provokim e sipėr, Isufi nuk duron mė dhe i drejtohet Zoi
Themelit: Jugosllavėve nuk ua kena pa hajrin denbabaden dhe jo
tia shohim tashti.
-
-
Ndėrsa Zoi
Themeli i thotė ta pėrkthejė qė ta marrin vesh edhe jugosllavėt
se ēka do tė thotė nė gjuhėn e tyre jugosllave. Nė ēast u
thuhet pėrfaqėsuesve tė huaj se Isufi, si bandit, kėrkon tė
prishė miqėsinė shqiptaro - jugosllave. Nė ato momente,
gardianėt sė bashku me drejtuesin e tyre Elez Mesin e lidhin
Isufin, e ulin ratė (poshtė) dhe mė pas tė dy kolonelėt
jugosllavė, me ēizmet me thumba, njėri i hyp nė kokė dhe tjetri
nė bark dhe e mbajnė pėr disa minuta nė gjėndje torture. Dhe
torturat nė forma dhe metoda fashiste kanė vijuar edhe nė ditė
tė tjera, por Isufi asnjėherė nuk ėshtė pėrkulur.
-
-
Ai nė burg
si bashkėvuajtės ka pasur persona tė njohur nė Shqipėri, sikurse
ėshtė Mandela i gjinisė femnore Drita Kosturi, Terezina Pali,
Padėr Prenushi, Gulielm Suma, pronari i Kafes sė Madhe, etj.
Duke parė se nga Isufi nuk nxjerrin asgjė tė rėndėsishme pėr
Sigurimin komunist, ashtu sikurse kishin vepruar edhe me tė
burgosur tė tjerė, nė mėnyrė qė tė mos i lirojnė pėr mungesė
provash, dhe se dėnimi ishte i domosdoshėm (porosi e Mehmet
Shehut dhe Enver Hoxhės pėr tė gjithė antikomunistėt), akuza,
nga prishja e miqėsisė shqiptaro-jugosllave, i kthehet si
organizator apo ndėrlidhės i Lėvizjes Antikomuniste tė Postribės
pėr zonat Postribė, Shkodėr, Ulqin, Krajė dhe Ana e Malit.
-
-
Pėrsėri
tortura tė llojeve tė ndryshme, tė ushtruar me saktėsi nga
xhelatėt specialistė dhe tė dhunshėm e tė pashpirt. Biruca, ku
ata kanė qėndruar pėr shumė kohė, ishte rreth 1.5 metra gjėrėsi
dhe 2 metra gjatėsi. Tė gjithė tė prangosurit nė burg ishin tė
lidhur me njėri-tjetrin, ku i fundit dhe i pari ishin tė lidhur
nė mure nė mėnyrė qė tė mos kishin mundėsi qė tė lėviznin.
-
Njė ditė prej ditėsh, kujton nipi i tij Xhevahiri, gardiani Elez
Mesi hap sportelin e birucės dhe vėshtron tė burgosurit. Isufi
po bisedonte dhe ai dėgjonte. Gardiani merr Isufin sė bashku me
Padėr Mati Prenushin dhe i ēon nė gropėn e zezė tė ĖC-sė ku
gishtat e kėmbėve nuk u hasnin nė tokė. U vendos vetė nėn
sqetull vezė tė ziera, kuja pishe nė thua, i fusin deri nė bel
nė gropėn e zezė pėr ti gjunjėzuar martirėt e fesė dhe tė
lirisė, deri sa tė dy shqiptarėve tė lidhur, herė pas here, u
binte tė fikėt nga torutrat e njerėzve tė pashpirtė tė Sigurimit
komunist.
-
Njė ditė tjetėr, kur kanė ardhur nė vehte tregtari i nderuar
shkodran Gulialm Suma dhe kleriku katolik Padėr Mati Prenushi,
nė atė gjėndje tė vėshtirė qė ishin, kanė kėrkuar qė mė mirė ti
vrisnin, se sa ti linin gjallė e pėr gazep, nėn torturat
ēnjėrėzore qė bėnte xhelati i pashpirt Elez Mesi me tė tjerėt.
Mė pas, ata janė pushkatuar pa mėshirė nga togat e zeza tė
pushkatimit, tė ngritura vetėm pėr tė bėrė vrasjen e shqiptarėve
martirė. Por Isufi, nė vitin 1947, lirohet nga burgu.
-
-
Gjatė kohės
qė ai ishte nė burg, Hamiti ( vėllai i vogėl) arratiset nė
Greqi. Mė pas nis kalvari i familjes sė tij, ku menjėherė forcat
e ndjekjes komuniste tė Sigurimit arrestojnė Muhametin nė vitin
1949 dhe e dėnojnė me akuza fallco me 9 vjet heqje lirie, sepse
deshti ti bėnte njė atentat njė punonjėsi tė Sigurimit. Para
se tė burgosej, Muhameti me disa miq tė tij, kanė nxjerrė jashtė
shtetit, pėr ti shpėtuar pėrndjekjeve, qytetarin Zija Myftia.
Dy vjet mė pas, gjatė kohės qė axha ishte nė burg, vijon nė
kujtimet e tij Xhevahiri, ai vritet nė Dukagjin.
-
Cili ishte aktiviteti antikomunist i Hamit Toshit nė vitin 1951
e vijim?
-
Duke
iu rikthyer edhe njė herė librit tė autorit Zef Luka me titull:
Njėqind shqipe qė erdhėn me prue lirinė (Ditar) ndėr tė tjera,
mbi Hamitin, ai kujton nė faqet e tij se si e kishte marrė vesh
ngjarjen e vrasjes sė Hamitit. Ai kujton: Millė. Nė mbramje
vėrejmė se rreth orės tetė kalon pėrmbi ne njė aeroplan. Thamė
se asht tue hedhė letra. Ne e nesre rinia e Sigurimi dolėn me i
mbledhė pėr tė mos ra nė dorė tė popullit, tue na vue edhe ne
kėshtu nė rrezik.
-
-
Ne nesre,
sapo zbardhi dita, ndiem pushkė e mitraloza. Unė mendova se asht
tue ba manovra ushtria, por ma vonė mora vesh se ishin hedhė
parashutista nė Livadhet e Barit, nė Cukal. Ata luftuan e u
vranė deri sa arritėn nė Kir. Grupi qė kishte parashutuar ishte
i Komitetit Shqipėria e Lirė. Personi parashutist qė ndėr ta
kishte mbetur i vrarė ishte shoku im mė besnik, i ikun prej
Brigadės XV Sulmuese, Divizioni I, Kompania II e Delvinės, Hamit
Toshi (Saiti), prej Villgarit, Ana e Malit, Shkodėr. Ai pat edhe
njė vėlla qė mė duket e thirrshin me emrin Isuf, si edhe njė
motėr tė martueme nė Ulqi., Tokat i kishn nė kufi me
Jugosllavinė (Shih faqen 95).
-
Pra Hamiti kishte rėnė me parashutė vetė i katėrti nė njė nga
lėndinat e malit Cukal, por edhe kėtu kishte rėnė nė pritė. Me
sa duket, Sigurimi komunist ishte nė dijeni mė pėrpara pėr kėtė
zbarkim nga ajri tė njerėzve qė kėrkonin lirinė e popullit
shqiptar. Komandanti i grupit ka qenė vetė Hamit Toshi, i cili
shoqėrohej nė misionin e tij fisnik nga tre persona tė tjerė
shqiptarė. Ata ishin Hazis Rustja nga Bėrdica, Dedė Hili nga
Dukagjini dhe Rifat Zyberaj.
-
Tradhėtia e agjentit tė
dyfishtė Kim Philby dhe vrasja e Hamitit
-
Pėr hir tė realitetit duhet vėnė nė dukje se shpesh edhe disa
gazeta tė djathta bien nė pozitat e gazetave tė majta komuniste
nė Shqipėri, duke iu referuar autorėve qė kanė qenė nė kupolėn e
Sigurimit komunist, saqė shpesh ata e nxjerrin Sigurimin
shqiptar si mė i pėrsosuri nė dėshtimin e komploteve kundėr
tyre.
-
Pėr kėtė, gazetarėt komunistė ende sot i bien tė njėjtit fyell
dhe nė tė njėjtėn vrimė, kur shpesh tė rinjtė shohin nė TVSH e
shumė kanale private filmat e tyre qė nuk janė asgjė tjetėr,
veēse sajesa bajate tė ideologjisė komuniste, tė shkruar nga
skenarė rusė dhe tė luajtur nga aktorė shqiptarė qė, pėr ēudi,
sot presidenti Mejdani u jep edhe tituj me lopata, sikurse ėshtė
ēorba e fundit Mjeshtėr i Madh i Punės, etj.
-
Shpesh qėndroj pėrpara televizionit dhe, kur shoh kėta filma
pėrversė, them me vete (sikurse edhe shumė tė rinj tė tjerė):
Kaq budallenj paskan qenė trupat aleate anglo-amerikane dhe
shtetet e tjera perėndimore antikomuniste, saqė kanė rėnė nė
grackėn e Sigurimit, apo Mjeshtrave tė Mėdhenj tė Punės e
pėrkthyer me gjuhėn e presidentit Mejdani?!
-
-
Por nė tė
vėrtetė, pas viteve 90 shqiptarėt kanė mundėsi tė ndjekin
emisione nė kanalet e huaja, pa pasur nevojė qė ti pėrkthejnė
ato sekretarėt e P.P.Sh.-sė nė RTVSh, qė pėrkthejnė tė kundėrtėn
e deklaratėve qė japin personat politikė botėrorė e evropianė.
-
Duke shfletuar faqet e librit La missione tradita (Come Kim
Philby saboto linvasione dell Albania) me autor Nichollas
Bethell (dėrguar posaēėrisht nga U.S.A. nga patrioti
antikomunist z. Zef Luka) kushdo e kupton se sa fallco dhe
komike kanė qenė dhe mbeten filmat propagandistikė komunistė qė
rishfaqen sot si kryevepra tė kinematografisė shqiptare, kur
regjizorėt ishin rusė tė KGB-sė.
-
Grupi i kryesuar nga Hamit Toshi ka rėnė nė grackė qysh nė
fillim, si pasojė e lojės sė dyfishtė tė agjentit Kim Philby,
pėr tė cilin Gazeta Shqiptare asnjėherė nuk ka shkruar a thua
se nuk ka aq burime e literaturė pėr ta trajtuar se si veproi ai
kundėr parashutistėve shqiptarė dhe shumė vendeve tė tjera tė
Evropės Perėndimore.
-
Duhet tė keni parasysh, tė dashur lexues, se shumė libra qė
flasin pėr Kim Philby-n janė edhe nė gjuhėn, mė tė folur pėr
shqiptarėt, nė italishte dhe pėr mė tepėr pėr Gazetėn
Shqiptare, qė tash njė vit fryhet si gjel kur jep e ējep
kriminelėt Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha, pėr tė larguar
vėmendjen nga masakrat e tyre, duke u shitur shqiptarėve
(klientėve) histori tė luftės sė brrylave midis llojit komunist
dhe asnjėherė nuk pėrmend malet me eshtra qė ata formuan nė Veri
e Jug tė Shqipėrisė. A ėshtė i rastėsishėm njė veprim i tillė?!
-
Kur grupi i kryesuar nga Hamit Toshi ka rėnė nė tokė me
parashutė, ata kanė qenė tė tradhėtuar qysh nė ajėr dhe jo si
pasojė e aftėsisė sė Sigurimit. Parashutisti Rifat Zyberi
plagoset rėndė dhe, pėr tė mos rėnė i gjallė nė duart e
Sigurimit, vret edhe veten. Ndėrsa tre tė tjerėt kanė qenė tė
rrethuar dhe, mbasi kanė ēarė rrethimin, kanė marrė rrugėn drejt
pjerrėsisė sė malit tė Cukalit dhe mė pas janė nisur pėr nė
Dukagjin. Me tė arritur nė Dukagjin, tė lodhur, tė uritur dhe pa
gjumė, kanė shkuar pėr tė bujtė nė shtėpinė e mikut tė tyre
bashkėluftėtar, dukagjinasit parashutist Dedė Hili, pikėrisht nė
fshatin Kir. Ardhja e tyre, merret vesh nga njė spiun vendali qė
punonte pėr llogari tė Sigurimit.
-
Pas spiunimit, pas disa ēastesh, shfaqen nė shkrepat e
Dukagjinit mbi 800 forca tė ndjekes komuniste tė cilat edhe ato,
pėr ēudi, kryesoheshin nga njė komandant qė ishte po vendali nga
zonat e Dukagjinit. Menjėherė krisi pushka mes parashutistėve tė
vendosur pėr misionin e tyre pėr tė shpėtuar popullin nga
zgjedha komuniste dhe forcave tė Sigurimit qė luftonin nėn
simbolin e Titos dhe tė proletarėve pa fe, atdhe, ide dhe qėllim
luftimi. Mbas dy orė luftimi tė pėrgjashėm, vritet heroikisht
trimi i vendosur Azisi dhe, pas 6 orėve tė tjera, mbetet i vrarė
Hamit Toshi dhe i fundit, pas 8 orė luftė, i vetėm pėrballė
shumė kriminelėve tė Sigurimit, vritet dėshmori i lirisė,
dukagjinasi Dedė Hili.
-
Edhe nė atė gjendje tė rėndė dhe skene makabre pėrpara bjeshkėve
tė Dukagjinit, kunata e Dedės, njė grua trimėreshė dhe fisnike e
Kanunit tė Lekė Dukagjinit, pa iu trembur syri pėr pasojat qė
mund tė rridhnin nga veprimi i saj, i kėrkon komandantit
komunist qė ta lejonte pėr tė marrė trupat pa jetė tė tė tre
martirėve, pėr ti varrosur. Mė pas, pasi janė larguar forcat e
komandės dhe tė policisė komuniste, ajo i ka varrosur tė tre. Nė
vitin 1991 trupat e tyre janė gjetur pėr tu rivarrosur nga tė
afėrmit e tyre me ceremoni, mbasi Zoja ka shėnuar emrin e
secilit prej tyre, duke e mbajtur sekret, deri kur ata janė
rivarrosur nga bashkėvuajtėsit.
-
Ngjarje tė tjera tė
familjes sė patriotit Hamit Toshi
-
Pėr aktivitetin e madh tė Hamitit shkruan edhe miku i tij mė i
afėrt, Zef Luka, i cili edhe kur erdhi nė Shqipėri nė vitin
1992, bėri njė vizitė tė shkurtėr tek tė afėrmit e tij, duke u
theksuar edhe njė herė se e kishte patur njė mik dhe shok shumė
besnik dhe se ai kishte qenė me tė vėrtetė njė antikomunist i
vendosur.
-
Shqiptaro-amerikani Zef Luka, nė njė nga kapitujt e librit tė
tij, pėrmend edhe tradhėtinė e madhe qė i bėri agjenti i KGB-sė
Kim Philby, i cili i humbi Shqipėrisė pėr ambicjen e vet
personale dhe pėr tė holla, bijtė mė tė mirė dhe trima tė
popullit shqiptar dhe pėr mė tepėr qytetit mė antikomunist nė
Shqipėri, Shkodrės dhe rrethinave tė tij, bijtė qė sot nderojnė
qytetin dhe familjet e tyre pėr aktivitetin e vendosur
antikomunist me jetėn qė dhanė pėr ēėshtjen e atdheut.
-
Familja Toshi dhe veēanėrisht vėllezėrit e Hamitit ndiqen nga
persekutimet e njėpasnjėshme. Kėshtu, nė vitin 1956 Muhamet
Toshi, lirohet nga burgu (qė e ka vuajtur nė kam[et mė tė kėqia
nė Shqipėri duke tharė kėneta), mbasi kishte qėndruar nė kampet
e Maliqit, Vlorės dhe Bedenit tė Kavajės. Nė fund ai lirohet nga
Rinasi. Ai ėshtė njohur me prof. Arshi Pipėn, Ragip Lohen,
Hajdar Rusin, Muharrem Sahitin, Muhamet Fejzon, Prof. Sami
Repishtin dhe shumė klerikė tė besimeve tė ndryshme tė
Shqipėrisė.
-
Fill pas daljes nga burgu, ka shoqėruar pėr jashtė burgut tė
madh tė Shqipėrisė shumė vetė, meqenėse e njihte shumė mirė
zonėn kufitare. Njė ditė tė bukur, pas ditės sė fundit tė festės
sė Bajramit, kalon kufirin dhe shkon pėr Bajram tek motra e tij
nė Vladimir tė Ulqinit. Atė e kishte njohur njė person vendas, i
cili menjėherė e spiunon tek forcat e Sigurimit jugosllav dhe
ata lidhen me Sigurimin komunist shqiptar. Gjatė kthimit nė
vendlindje i bėhet pritė dhe, nė kthim, pa paralajmėrim,
shkrehin breshėritė e automatikut kallashnikov mbi trupin e njė
fetari islam tė devotshėm.
-
Cila ėshtė gjeografia
dhe vitet e burgut tė familjes Toshi?
-
Menjėherė pas vrasjes sė Muhamet Toshit, forcat e Sigurimit, si
tė xhindosur, i vėrsulen shtėpisė sė familjes sė tij dhe e
bastitsin, duke bėrė rrėmujė ēdo vlerė materiale tė vėnė me mund
e sakrifica mbijetese. Pėr familjen fillon menjeherė internimi
pėr 3 vjet nė Gradishtė tė Lushnjės. Mė pas ata kthehen nga
internimi nė vendlindjen e tyre nė vitin 1956. po atė vit
arratiset jashtė shtetit djali i Muhametit, Xhemali, duke qenė i
kėrcėnuar pėr jetėn nga spiunėt e Sigurimit dhe sot ai jeton nė
Nju Jork tė Sh.B.A.-sė. Familja e tij riinternohet nė fshatin
Hajmel gjatė viteve 1955-1970. Mė 1970 ata lirohen nga
internimi.
-
Nė vitin 1973, vėllai i Hamitit, Isufi, dėnohet me burgim me
nenin famėkeq 55 pėr Agjitacion e Propagandė, duke i theksuar
nė gjyq se ka mbajtur Ramazan, se ka thėnė se malli kinez ėshtė
i keq, se ka thėnė qė ka shkuar sateliti nė hanė, se nuk i del
buka, ka thanė se sa e madhe ėshtė minarja nė Vladimir tė
Ulqinit. Nė gjyqin famėkeq kundėr tij i kanė dalė dėshmitarė 5
vetė, qė ishin njerėz tė dėnuar ordinerė, qė ,sikur thoshte
populli, ishin spiunė me 1200 lek.
-
-
Burgun Isufi
e kalon nė kampin e tmerrshėm tė Spaēit e nė Ballsh sė bashku me
Dom Nrekė Kroqi, njeriun kurajoz dhe trim Fadil Kokomani,
Spartak Ngjela (sot njė ndėr avokatėt e njohur tė mbrojtjes sė
demokracisė), Dylber Merdani, Kolec Traboini, Pjetėr Loro,
Pashuk Loro, Zeqir Ceni etj. Mė 2 Prill tė vitit 1990, Isufi
lirohet nga burgu. Kjo familje mė pėrpara ishte internuar edhe
nė Lumas tė Beratit, mė 25 Qershor tė vitit 1980, duke qėndruar
pėr 5 vjet me motivacion qė tė mos kishte tė drejtė kthimi nė
vendlindje.
-
Pėrfundimi i dramės
Toshi
-
Familja Toshi ka tė
pushkatuar dy vetė: Muhamet Tusha (Toshi), 29 Maj 1961, Hamit
Toshi, vrarė mė 16 Gusht tė vitit 1951; tė burgosur: Muhameti 8
vjet, Isufi 8 vjet; internim: Isufi 5 vjet, Menja Tusha 5 vjet,
Xhevahiri, i biri, 5 vjet (1980-1985); familja Muhameti:
Internimi i parė 1960-1963, pas vrasjes sė Muhametit: Zadja 3
vjet (1960-1963), e bija Nadirja, (1960-1963); Xhemali, i biri
(1960-1963); Melihaja kur ishte 2 vjeē (1960-1963). Pas
arratisjes, i biri, Xhemal Fusha, shkon nė Nju Jork ku jeton
edhe sot) kur ishte 19 vjeē. I gjithė kalvari i familjes Toshi
pėrfshihet nė 42 vjet internim, 16 vjet burg dhe 2 tė vrarė nga
Sigurimi komunist. Mbijetesa e kėsaj familjeje, ėshtė madhėshti.
_________________________________
Reagimet:
e-mail:
klajdkapinova@yahoo.com
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|