|
-
25 gusht 2005 / TN
-
-
Prof. Esat STAVILECI
-
-
Njė prej ēėshtjeve mė tė diskutueshme kėtyre ditėve janė
bisedimet me Serbinė. Ka shumė deklarime pro et contra tyre.
Mendimin tim pėr bisedime ose jo me Serbinė e kam shprehur
shumė mė heret. Kam deklaruar se Po qe se do tė bisedohej me
Serbinė, qoftė edhe pėr ēėshtje praktike, pa u bėrė njė
pėrllogaritje pasojave tė luftės, do tė legjitimohej gjithė
ajo qė Serbia bėri nė Kosovė, duke kultivuar politikėn
shfarosėse ndaj shqiptarėve, e cila, ēėshtė e vėrteta, u
zhvillua nė mėnyrė sistematike, tė planifikuar dhe tė
vazhdueshme.
-
-
Prandaj, ndeshja nuk mund tė fillojė me rezultat tė bardhė
sikur nė Kosovė asgjė tė mos kishte ndodhur mė parė. Prandaj,
bashkėsia ndėrkombėtare nuk do tė duhej qė Kosovėn ta fuste nė
njė rrugė, skaji i sė cilės nuk do tė shihej. Bashkėsia
ndėrkombėtare qė favorizon bisedimet do tė duhej tė
ndėrgjegjėsohej pėr procesimin negativ tė raporteve ndėrmjet
shqiptarėve dhe serbėve. Kėto raporte janė shtrirė deri nė faza
tė urejtjes, tė armiqėsisė, tė konceptimit tė politikės
mbisunduese serbe ndaj shqiptarėve pėr tė kaluar nė armiqėsi tė
hapėt , nė pushtime tė tokave tė tyre dhe aplikim tė krimit
gjenocidal ndaj shqiptarėve.
-
-
Veprimi mė i rėndėsishėm i subjekteve me pėrgjegjėsi tė lartė
ndėrkombėtare do tė ishte vėshtrimi i ēėshtjes sė Kosovės dhe i
gjithė ēėshtjes shqiptare si ēėshtje e rendit ndėrkombėtar.
Vendimet e tyre nė lidhje me Kosovėn dhe me ēėshtjen shqiptare,
subjektet me pėrgjegjėsi tė lartė ndėrkombėtare do tė duhej ti
bazonin nė realitetet e krijuara nė Kosovė. Vetėm nė atė mėnyrė
do tė mund tė kuptohej se esenca e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė
njohja e tė drejtės pėr vetėvendosje.
-
-
Ēėshtė e vėrteta, ajo paraqet faktorin e vetėm relevant me
rastin e pėrcaktimit tė sė ardhmes sė njė populli. Nuk ka asnjė
arsye qė populli shqiptar tė bėjė pėrjashtim ose tė menjanohet
nga ai parim. Nė ecje e sipėr nė rrugė qė do tė materializonte
vullnetin e popullit, Kosova dhe institucionet e saj do tė
duhej ta pėrqendronin vėmėndjen nė tė tri rrafshe :nė
stabilizimin e vazhdueshėm tė gjendjes;nė pėrshpejtimin e
reformave, si nė fushėn e demokracisė politike, ashtu edhe
tė ristrukturimit tė ekonomisė dhe nė dėshmimin e aftėsisė pėr
ta qeverisur vetėnqė pėrbėn njė prej parakushteve themelorepėr
tu bėrė kėmbė e duar.
-
-
Kosova gjindet para detyrės sė funksionalizimit tė njė shteti
efikas demokratik, me parametra tė matshme evropiane. Pėr kėtė
i duhet ndihma e bashkėsisė ndėrkombėtare. Ajo duhet tė
ndėrgjegjėsohet se procesi integrativ i Kosovės nė Evrovė si
shtet i pavarur ėshtė modeli i vetem pėr Kosovėn dhe se ēdo
zgjidhje tjetėr, nėpėrmjet kompromisevepėr tė cilat na
pėrgatitė z. Jessen Petersen, do tė jetė jo vetėm e
imponueshme, por tė shprehem me gjuhėn e ekonomisė, edhe
investim i gabueshėmi bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
-
Cdo zgjidhje tjetėr kėrcėnon me rrezikun qė edhe pėr njė kohė:
e para, ti le nė fuqi shumė rregullore tė diskutueshme tė
UNMIK-ut;e dyta, Kuvendin e Kosovės ta lė tė zhveshur
nga fuqia ligjėvėnėsė e tij;e treta, Kosovėn ta lė si tė
vetmen shoqėri nė Evropė pa kushtetutė tė vetėn;e katėrta,
qeverinė e Kosovės ta lė pa mundėsinė e ushtrimit tė ndikimit
nė proceset jetike;e pesta, gjygjėsinė e Kosovės ta lė pa
autonominė qė e bėn atė vetvetiu tė jetė njė degė e ndarė nga
politika.
-
-
Vetėm institucionet e vėrteta demokratike mund tė bėjnė njė
kthesė tė rėndėsishmedhe Kosovėn ta shpiejnė pėrparadhe tė
mos lejojnė qė rrotat e historisė tė kthehen prapa.
Institucionet e Kosovės duhen tė jenė tė pėgatitura pėr stuhitė
e vjeshtės.
-
-
Ndryshe, koha dhe ndodhithė mund ti befasojnė dhe ti gjejnė
tė papėrgaditurapėr ndėrmarrje veprimesh qė ndryshojnė
gjendjen. Ndryshim tė gjendjes mund tė bėjnė vetėm forcat tė
cilat me kohė kanėmenduar pėr ardhmeninė. Institucionet
do tė duhej qė kėrkesat e vetatė cilat, nė fakt, do tė duhej tė
ishin shprehje e vullnetit tė popullit, ti prezantojnė nė
mėnyrė mė tė denjė.
-
-
Ecja me kohėn do tė duhej tė ishte ecje me realitetin qė na
rrethon dhe vetveten pėr tė mbajtur njė qėndrim tė drejtė ndaj
tyre. Nėse ende mendojme se koha punon pėr nedhe se ne duhet
tė presim se ēfarė do tė sjellė koha, e kemi gabim. Ne do tė
duhej tė punonim pėr kohėn. Kjo kohė do tė duhej tė
shfrytėzohej pikėrisht si nxitje pėr ndėrmarrje tė veprimeve tė
pėrbashkėta, mė efektive dhe mė racionale, mė produktive
dhe mė perspektive pėr popullin.
-
-
Ėshtė kohė e vetėdijėsimit pėr ti vėnė interesat e Kosovėsmbi
interesat partiake. Do tė duhej qė plasaritjet ti kthejmėnė
fuqi krijuese dhe me kėtė tė mbajmė gjallė moralin e popullit.
. Po kalojmė nė njėren ndėr periudhat mė vendimtare pėr tė
pėrcaktuar tė ardhmen tonė dhe fatet tona. Nė qoftė se deri dje
kemi konstatuar se ėshtė ēasti i fundit pėr tė kuptuar peshėn e
kohės nė tė cilėn jemi, sot ėshtė, me tė vėrtetė, momenti
kur nuk ka mė kohėtė kotemi.
-
-
Janė, mė sė paku, dy arsye qė shtrojnė nevojėn e shqyrtimit tė
kėsaj teme:e para, e tashmja e Kosovės, e shoqėruar me shumė
sfida tė kohės dhe, e dyta , mėdyshjet e bashkėsisė
ndėrkombėtare pėr ta kuptuarēėshtjen e Kosovės dhe tė
pavarėsisė sė saj si njė faktor stabiliteti nė rajon dhe mė
gjerė.
-
-
Nė
bashkėsinė ndėrkombėtare, pra nė qendrat e saj tė vendosjes,
mendohet se nė Kosovėka mbeturpėr tu bėrėshumė mė shumėpėr
tu hapurēėshtja e statusit tė Kosovės. Zyrtarė tė lartė
botėrorė, i urojnė Kosovėsardhmeni tė mirė, por ndėrkohė,
vazhdojnė tė kėrkojnė prej saj pėrmbushje standardeshqė nuk
shpiejnė kah njohja e vullnetit tė popullit, por kah kompromisetqė
bien ndesh me te. Ka edhe njė problem tjetėr me standardet.
-
-
Bashkėsia ndėrkombėtare kėrkon prej Kosovės pėrmbushje
standardesh ende pa i kaluar kompetencat nė institucionet e
Kosovės qė ato tė mundnin ti plotėsonin ato;nga ana tjetėr, ajo
kėrkon prej Kosovės bisedime me Serbinė, pa pėrcaktuar se nė
ēfarė cilėsie merr pjesė Kosova nė to:a do tė takohen dy tėrėsi
tė ndaraapo dy pjesė tė njė tėrsie?. .
-
-
Ajo kėrkon prej Kosovės tė bisedohet me Serbinė, kur ajo ka
platformė tė vetme ndarjen e Kosovės. Sikur bashkėsia
ndėrkombtare ti ndiqte parimet e njohjes sė statusit tė Kosovės
nė bazė tė vetėvendosjes sė popullit tė saj, qasja e vetme dhe
rruga e vetme e drejtė do tė duhej tė ishte qė ajo ti hapte
mundėsitė Kosovės pėr pranimin nė gjirin e organizmave tė
Bashkimit Evropian dhe me atė rast , do tė ishte krejtėsisht
normale qė institucionet e Kosovės tė pėrqafonin jo standarde
kundėrthėnėse, por kėrkesat konkrete pėr ndėrtimin e demokracisė
politike, pėr zhvillimin e ekonomisė sė tregut dhe,
pėrgjithėsisht, pėr reforma institucionale qė do tė
ndihmonin ndėrtimin e shtetit ligjor nė Kosovė.
-
-
Sado qė klasa e tashme politike e Kosovės objektivisht ėshtė e
kufizuar pėr shkak tė ndikimit ende tė madh tė Pėrfaqėsuesit
Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, ky fakt nuk i kursen ata
nga pėrgjegjėsia pėr tė vepruar tė bashkuar pėr tė ecur nė
drejtimin e duhur. Klasa politike e Kosovės duhet tė jetė e
vėmendshme qė tėmos rrėnojė themele, por tė ngrehė
kulme. Kemi histori shumė tė hidhur qė tė mos nxjerrim mėsim
prej saj. Duhet tė kuptojmė se pikėrisht sot vendosimseku do
tė jemi nesėr.
-
-
Kemi hyrė nė njė fazė tė zhvillimit nė tė cilėn nuk guxojmė tė
gabojmė.
-
-
Mirėpo, pėr kėtė, duhet dėshmuar aftėsi.
-
-
Pėr tė dėshmuar kėto aftėsi na duhet mė shumė miqėsi ndėr vete,
sepse tė sillesh armiqėsisht ndaj tėndit ėshtė njėsoj sikur
ti vėsh zjarrin shtėpisė sate.
-
-
Ajo qė do tė duhej tė bėnte klasa politike e Kosovės sot nuk
ėshtė heshtja pėr fatet e saj, por marrja pėrsipėr e
pėrgjegjėsive pėr ti mbėshtetur fuqimisht kėrkesat politike
pėr tė ecur rrugės sė cilės i shihet fundi, e jopėr tu
ri(mbyllur)nė rrathė prej tė cilėve nuk do tė mund tė dilej.
|
|