|
24 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Shkencėtarėt nė Universitetin e Harvardit kėtu nė Shtetet e
Bashkuara thonė se kanė bėrė njė zbulim tė rėndėsishėm drejt
krijimit tė qelizave tė ngjashme me ato embrionale, tė cilat mund tė
pėrdoren gjerėsisht nė fushėn e mjekėsisė, pėr transplantimin e
organeve, si dhe pėr mjekime tė tjera.
Shkencėtarėt e Universitetit tė Harvardit kanė zbuluar njė procedurė
pėr kombinimin e qelizave tė zakonshme tė lėkurės me ato embrionale,
pėr tė krijuar qeliza me veti si ato embrionalet gjė qė mund tė
eliminojė nevojėn pėr shkatėrrimin e embrioneve njerėzore.
Qelizat embrionale janė qeliza tė paformuara mirė, tė cilat mund tė
shndėrrohen nė ēdo lloj indi tė njė fetusi qė ėshtė nė zhvillim. Pėr
vite me radhė, shkencėtarėt i kanė parė qelizat embrionale si njė
mėnyrė pėr krijimin e organeve tė pėrshtatura gjenetikisht pėr
transplantime dhe pėr kurimin e kancerit dhe sėmundjeve tė tjera.
Por burimi mė i mirė i kėtyre qelizave janė embrionet.
Procesi i ri pėrfshin shkrirjen, apo gėrshetimin e njė qelize
embrionale tė marrė nga njė linjė qelizash embrionale tė pėrftuara
nė laborator, me qelizėn e lėkurės sė njė personi, pėr krijimin e
njė qelize tė re hibride; nėpėrmjet gėrshetimit tė materialit
gjenetik, apo ADN-sė sė personit qė ka dhuruar qelizėn embrionale,
me ADN-nė dhe vetitė e qelizės embrionale tė rritur nė laborator.
Studiuesit e Harvardit thonė se arritėn tė demonstrojnė se qelizat e
shkrira hibride ishin, tė riprogramuara sikur tė ishin
embrionale, duke shfaqur karakteristika tė qelizave embrionale.
Doktor John Geahart, studjues i qelizave embrionale nė Fakultetin e
Mjeksisė tė Universitetit Johns Hopkins nė Baltimore tė Marylandit,
thotė se kėto hibride nuk janė qeliza embrionale. "Duhet ta
marrim kėtė studim me rezerva, qė do tė thotė se ky ėshtė vetėm
fillimi - kėto qeliza pėrsėri kanė dy grupe kromozomesh dhe tani pėr
tani ky ėshtė problemi. Si mund tė shmangim njė grup kromozomesh qė
bėjnė riprogramimin e grupit tjetėr?
Do
tė duhet tė gjendet njė metodė pėr heqjen e ADN-sė embrionale, nė
mėnyrė qė gjenet qė mbeten ti pėrshtaten dhuruesit nė moshė tė
rritur, pėr tė cilin do tė krijohet terapia e qelizave embrionale,
pra qė ato tė mos kundėrshtohen nga sistemi i tij imunitar.
Studiuesit nė shtetin e Illinoit dhe nė Australi po pėrpiqen pėr
heqjen e ADN-sė shtesė nga qeliza hibride. Doktor Gearhart thotė se
do tė kalojė njė kohė e gjatė qė kjo procedurė tė hyjė si praktikė
pėr kurimin e sėmundjeve."Ne duhet tė demonstrojmė, gjė qė
studiuesit tashmė e kanė theksuar, se kemi njė rrugė tė gjatė
pėrpara pėr tė treguar se llojet e qelizave qė ata po krijojnė do tė
jetė tė sigurta pėr tu vėnė nė pėrdorim si kura". T
Teknika e re mund ti lejojė njė ditė shkencėtarėt tė krijojnė linja
tė reja qelizash embrionale pa pėrdorimin e vezėve dhe pa
shkatėrruar embrionet njerėzore, njė ēėshtje kjo qė ka ngjallur
shumė debate nė Shtetet e Bashkuara.
Ligji amerikan ndalon pėrdorimin e fondeve qeveritare pėr kėto lloje
kėrkimesh, megjithėse njė projektligj tjetėr qė do ta hidhte poshtė
atė tė mėparshmin, ka mbetur pezull nė Kongres. Presidenti Bush ka
kėrcėnuar se do ti verė veton kėtij projektligji, por tani ky
projektligj po fiton mbėshtetje mes shumė prej mbėshtetėsve tė
Presidentitg Bush, tė cilėt i konsiderojnė kėrkime tė tilla
shkencore si mėnyrė pėr gjetjen e kurave tė reja premtuese. Doktor
Gerhart thotė se ekziston mundėsia qė teknika e re ti kapėrcejė
shqetėsimet etike dhe tė bėhet njė burim i rėndėsishėm pėr krijimin
e qelizave embrionale.
|