|
24 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Pėrfaqėsuesit e subjektit kryesor politik tė serbėve tė Kosovės, u
kanė ofruar sot Misionit tė Kombeve tė Bashkuara dhe Qeverisė sė
Kosovės propozimet e tyre pėr ndryshime nė planin pėr
decentralizimin e pushtetit si kusht pėr pėrfshirje nė kėtė proces.
Drejtuesi i Listės Serbe pėr Kosovėn dhe Metohinė, Oliver Ivanoviē,
tha pjesėtarėt e kėsaj liste janė tė vetėdijshėm pėr rrezikun qė
ekziston pėr serbėt nėse nuk marrin pjesė nė proces, mirėpo sipas
tij, pjesėtarėt e kėtij komuniteti nuk pajtohen me planin aktual tė
decentralizimit.
Ai
tha se plani i qeverisė vė nė dyshim parimet qė dy komuna tė kenė
shumicė tė qartė serbe, dy shumicė shqiptare dhe njė komunė tė ketė
shumicė nga komuniteti joshqiptar dhe jo serb.
Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen tha ndėrkaq se ėshtė me
rėndėsi qė tė zhvillohet dialog ndėrmjet institucioneve vendase dhe
pėrfaqėsuesve politikė tė serbėve tė Kosovės pėr ēėshtjen e
decentralizimit, por nėnvizoi se zvarritja e kėtij procesi nuk do tė
pengojė fillimin e procesit tė zgjidhjes sė statusit, bisedimet pėr
tė cilin sipas tij, pritet tė fillojnė gjatė vjeshtės.
Zyrtarė tė qeverisė sė Kosovės thanė ndėrkaq se do tė vazhdojnė
dialogun pėr decentralizimin por nuk do tė ketė ndryshime thelbėsore
nė planin aktual tė decentralizimit.
|