|
24 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Nga
Tirana, Ilirian AGOLLI
Autoritetet shqiptare i njohin tani mė nė fund tė gjithė deputetėt e
parlamentit tė ri tė dalė nga zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3
korrikut.
Gjykata e Apelit mandatoi dje deputetin e njėqindtė tė kėsaj gare tė
gjatė zgjedhore qė shkoi afro 50 ditė, ndryshe nga ēishte menduar
se ajo do tė mbyllej vetėm me njė raund mbrėmjen e 3 korrikut tė
largėt. Kolegji i Apelit shpalli fitues nė njė nga zonat e njohura
pėr simpatitė e majta ish-ministrin e jashtėm, Kastriot Islami, me
vetėm rreth 30 vota mė shumė se Artur Shehu i Partisė Demokratike.
Ndėrsa njė ditė mė parė PD fitoi edhe 3 zonat e fundit me pėrsėritje
zgjedhjesh, Astrit Bushati nė Shkodėr, Ilir Bano nė Lushnje, Genc
Ruli nė Gjirokastėr, duke forcuar mė tej pozitat e maxhorancės sė
djathtė nė parlamentin e ri.
Megjithatė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bėri sot tė ditur se nuk
mund tė shpallė rezultatet pėrfundimtare tė zgjedhjeve, sipas
ligjit, edhe pėr tė paktėn 10 ditė tė tjera, nė pritje tė ndonjė
ankimi tė kandidatėve pas votimeve tė 21 gushtit.
Analistė tė jetės politike nė Tiranė mendojnė se vonesat formale nė
thirrjen e parlamentit tė ri po shfrytėzohen nga Partia Socialiste
edhe pėr njė tėrheqje tė qetė nga pushteti, edhe pėr njė rregullim
tė dokumentacionit zyrtar, si edhe pėr njė grumbullim tė energjive
pėr pėrplasjet e reja brenda socialistėve mbi pėrgjegjėsitė dhe
pėrgjegjėsit e humbjes sė zgjedhjeve.
Por
zvarritjet formale nė konstituimin e parlamentit dhe qeverisė sė re
po shkaktojnė, sipas tyre, pasoja jo tė vogla edhe nė marrėdhėniet
ndėrkombėtare tė Shqipėrisė; shtim tė kritikave nė raportet e
vėzhguesve tė zgjedhjeve, ngadalėsim nė procesin e integrimit
euro-atlantik tė Shqipėrisė si dhe mungesa tė autoriteteve shqiptare
nė tryeza tė rėndėsishme ndėrkombėtare qė pritet tė mbahen gjatė
shtatorit.
Mosparaqitja e zyrtarėve tė rinj tė Shqipėrisė nė takime
ndėrkombėtare ku flitet edhe pėr rajonin e Ballkanit dhe zhvillimet
nė Tiranė mund tė shkaktohet dhe po arrihet nė fakt nga vonesat nė
mbylljen e procesit zgjedhor, pastaj nė thirrjen e parlamentit, mė
pas me organizimin e grupeve dhe komisioneve parlamentare, emėrimin
e kryeministrit, pyetje e diskutime nė parlament, si edhe votimi i
programit qeveritar, strukturės dhe ministrave tė qeverisė re.
|