|
-
24 gusht 2005 / TN
-
-
Mr. Sc. Arben GASHI,
Magjistėr i zhvillimit Lokal
-
-
Vėshtrimi i pėrgjithshėm i zhvillimeve nė Kosove prej mesit te
vitit 1999 krijon mendimin se qėllimi i njė qeverisje te mire
mbetėt akoma iluziv. Periudha pas luftės fillon me njė
konkurrencė pėr kontrollin e administratės lokale ne mes tė
qeveris sė pėrkohshme dhe UNIMK-ut i cili shumė ngadalė po i
caktonte administratoret ne nivelin lokal, pas nėnshkrimit nga
liderėt vendor dhe Pėrfaqėsuesi Special i Kombeve tė Bashkuara
ne Kosove tė marrėveshjes pėr krijimin e strukturės sė
pėrkohshme administrative, (pason rregullorja UNMIK/REG/2000/43
Mbi numrin, Emrat dhe kufijtė e Komunave), rregullore e cila
Kosovėn e ndante nė 30 komuna, rregullorja UNMIK/REG/2000/45 mbi
vetėqeverisjen e komunave ne Kosove e cila vendos bazėn
organizative te komunave ėshtė kryesisht e bazuar nė Kartėn
Evropiane pėr vetėqeverisjen lokale ku njė nder parimet baze te
kėsaj karte ėshtė parimi i subsidiaritetit.
-
-
Por paralelisht ekziston edhe struktura administrative UNMIK e
cila ka skemė te ndryshme te organizimit, ku baze e saj ėshtė
rezoluta 1244 dhe rregullorja UNMIK/REG/1999/14 Pėr emėrimin e
administratės rajonale dhe komunale. Mė kėtė strukturė
ekzistojnė 5 rajone (Prishtine, Peje, Mitrovice, Prizren dhe
Gjilan) dhe 30 komuna, kjo bėnė qė tė ekzistoj sistem i dyfishtė
i organizimit qe shpesh qon nė konfuzion ne aspektin e
organizimit dhe te funksionalitetit te administratės publike ne
tė dy sistemet.
-
-
Njė ndėr elementėt e rėndėsishėm tė funksionimit tė
administratės lokale ėshtė decentralizimin apo reformimi i
qeverisjes i cili paraqet edhe problemet e vėrteta tė cilat
duhet shqyrtuar mė kujdes. Pėr tė pasur njė pasqyre me tė qartė
tė reformės se pushtetit ne Kosovė (apo krijimit tė sistemit tė
qeverisjes pasi qė Kosova nė fakt nuk ka njė sistem tė qartė te
ndarjes dhe strukturės sė qeverisjes) duhet sqaruar termat si
decentralizimi dhe format e mundshme. Decentralizimi pėrfshin
koncepte me tė cilat duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe duke mare
parasysh vende tė veēanta edhe konceptet janė tė ndryshme.
-
-
Decentralizimi ėshtė transferimi i autoritetit dhe pėrgjegjėsisė
pėr funksionet publike nga qeveria qendrore tek suborganizimet
ose tek organizatat pothuajse tė pavarura publike. Koncepti i
decentralizimit ėshtė koncept kompleks dhe shumėdimensional.
-
-
Lloje tė ndryshme tė decentralizimit dallohen pėr shkak te
karakteristikave te ndryshme, implikimit te politikave, dhe
kushteve pėr sukses. Llojet e decentralizimit pėrfshinė
decentralizim politik, administrativ dhe fiskal. Bėrja e
dallimeve ne mes te llojeve te decentralizimit ėshtė e
rėndėsishme pėr tė bėrė tė mundur njė decentralizim te
suksesshėm. Disa nga elementėt e veēantė qe duhet trajtuar janė
nė aspektin socio-politik, ekonomik dhe ligjor.
-
-
Duke marrė parasysh situatėn socio-politike nė Kosovė duhet te
merret nė konsideratė ne mėnyre tė veēantė situata aktuale e
vetėqeverisjes lokale dhe divergjencat socio-politike, nė
ndarjen e thellė nė mes tė grupeve te interesit dhe bashkėsive
tė ndryshme etnike, kjo bėnė qe kapitali social nė nivele tė
ndryshme nė raste tė caktuara tė marrė tendenca tė keqpėrdorimit
me arsyetimin e mbrojtjes se interesit madhor qė qon nė
margjinalizimin dhe keqpėrdorimin e grupeve te ndryshme etnike
te cilat janė shumice ne territore tė vogla nė Kosovė. Duke u
margjinalizuar kapitali social nė kuadėr tė keqpėrdorimit
politik prodhon edhe pasoja negative pėr organizimin e
mirėfilltė politko-social pėr futjen nė efiqencė tė kapitalit
ekonomik dhe pėr kthyerjėn nė prodhimtari efektivė tė kapitalit
social, ekonomike dhe natyror. Kėto element shoqėrohen edhe me
dilemėn e ekzistencės se ligjeve duke vėnė nė dyshim
funksionalitetin e ligjeve dhe zbatushmėrin nė nivel lokale nė
pjesė tė caktuara tė territorit.
-
-
Kjo vjen si pasoje e statusit tė pa definuar dhe e tendencave
separatistė tė disa njėsive tė vogla territoriale sidomos nė
veri tė vendit prandaj lind edhe dilema dhe frika nė shumicėn e
opinionit publik se mos decentralizim do te thotė copėtim i
territorit? Si pasoj e keq informimit dhe te njė politike
agresive nga shteti fqinj Serbia e cila nė opinionin publik pėr
interes te konsumit tė brendshėm politik plason informacione se
decentralizimi ėshtė hap i imponuar nga politika nė Serbi, kjo
bėnė qė kapitali social nė meso nivel, interesat grupore,
shndėrrohen nė interes madhor dhe mbrojtja e tyre bėhet me tė
gjitha format e mundshme nė kuptimin e keqpėrdorimit tė tė
gjitha resurseve dhe organizimeve tė mundshme, kjo bėnė qė
interesat brenda grupit tė futen nė veprim dhe tė pėrdoren pėr
qėllime joproduktive dhe rezulton me pasoja negative nė kuadėr
tė rritjes pozitive tė kualitetit tė jetesės pėr grupe tė
caktuara etnike dhe ndikon nė aktivitetin dhe nė qėndrimin
proaktiv tė grupit.
-
-
Kombinimi i aspekteve socio-politike, ekonomike dhe baza ligjore
janė tė rėndėsishme pėr krijimin e frymės pozitive nė aspektin e
krijimit tė politikave zhvillimore lokale dhe pėr avokimin e
interesave lokale ne kuadėr tė rritjes se kompetencave dhe
krijimin e njėsive tė reja komunale tė cilat do te ndikonin
drejtpėrdrejt nė rritjen e kualitetit tė jetės sė qytetarit.
-
-
Nga kėndvėshtrimi i qytetarit tė zakonshėm tė Kosovės
decentralizimi ėshtė njė term shumė kompleks dhe shpesh i
pakuptueshėm po aq sa edhe qeveria qendrore ėshtė shumė larg nga
nevojat e jetės se tyre dhe zgjidhjet pėr tu pėrballur me
nevojat dhe me problemet qe ata pėrballojnė nė jetėn e
pėrditshme. Distanca psikologjike nga zyrtarėt e qeverisė
qendrore dhe qytetarit qe ata udhėheqin ėshtė njė arsye tjetėr
pėr dėshtimin e qeveris qendrore pėr tė ofruar shėrbime nė
nivelin lokal. Shume shpesh aktivitete e qeverisė qendrore nė
nivelin lokal nuk janė tė udhėhequra nga kėrkesa e qytetarėve
lokal, por janė tė imponuara nga ndonjė prej agjensivė tė cilat
zhvillojnė ideologji ne kontekstin e interesave tė qeverisė
qendrore.
-
-
Disa nga ēėshtjet te cilat duhet tė merren nė konsiderim pėr tė
krijuar njė situatė tė mirėfilltė tė decentralizimit nė Kosovė
janė, nevoja pėr njė administratė mė efektive dhe mė tė
pėrgjegjshme qe do tė motivonte shumė nga reformat kushtetuese
dhe legjislative.
-
-
Sidoqoftė pėrvoja ka treguar sė qeveritė qendrore shpesh janė tė
paafta qė nė mėnyre efektive tė implementojnė politika dhe
programe zhvillimore ndėrsa qeveritė lokale kanė potencial pėr
tė qenė mė efektive duke njohur rrethanat dhe nevojat lokale nė
mėnyrė mė tė saktė dhe dukė pasur interesa politike pėr tė
zhvilluar politika mė tė rėndėsishme nė nivel lokal, dhe qė ato
tė jenė mė efektive. Nė shumė vende njė nga motivimet kryesore
pėr decentralizim ėshtė perspektiva e rritjes sė zhvillimit
lokal. Zhvillimi ėshtė i mundur edhe pa decentralizimin por,
avantazhet e qeverive lokale tė forta dhe administrata mė
efikase ndihmojnė shumė pėr tė pėrmirėsuar projektet dhe pėr tė
rritur efektivitetin pėr zhvillimin lokal.
-
-
Demokracia dhe mbrojta e lirive, gjithashtu pėrfshin mundėsin
pėr tė influencuar nė vendimmarrje tė cilat direkt ndikojnė nė
jetėn e njerėzve dhe mundėsinė pėr tė jetuar nė liri dhe nė
paqe, qeveritė lokale janė nė gjendje tė ofrojnė kėto aspekte tė
demokracisė nė mėnyrėn qė qeveritė qendrore shpesh nuk arrijnė.
-
-
Njė ndėr argumentet tradicional pėr decentralizimin ėshtė se
krijon potenciale tė mbrojtjes pėr pakicat etnike, nėse pakicat
banojnė nė zona mė njė mase tė caktuare tė vetėqeverisjes,
decentralizimi esencial i garanton tė drejtat e tyre tė jenė tė
lirė si tė drejta kolektivė. Decentralizimi ofron mundėsin e
kombinimit tė idealeve demokratike dhe tė garancive pėr pakicat,
mund tė ofroj zgjidhje pėr problemet me karakter tė divėrsitetit
etnik duke garantuar autonominė lokale, nė mėnyrė tė veēantė pėr
ēėshtjet qė konsiderohen tė rėndėsishme pėr identitetin etnik,
dhe potenciali pėr konflikt mė karakter kombėtar zvogėlohet.
-
-
Konkretisht nė situatėn politike nė Kosovė ėshtė e rėndėsishme
poashtu edhe pėr shkak tė plotėsimit tė standardit pėr qeverisje
demokratike dhe si parakusht i hapjes sė negociatave pėr
statusin final, ku i jepet rėndėsi e madhe zvogėlimit tė
mundėsive tė ndikimit direkt tė qeverisė qendrore nė jetėn e
bashkėsive lokale duke pasur si qėllim parandalimin e mundshėm
tė keqpėrdorimeve me pushtetin. Kjo politikė e devoluimit tė
pushteti dhe e presionit ėshtė pėrdorur nė Itali dhe Gjermaninė
e pasluftės sė dytė botėrore dhe vazhdon tė jetė njė nga
politikat e presionit pėr vendet e ish-bllokut komunist tė cilat
synojnė anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian. Dhe normalisht si
rrjedhojė ėshtė politikė presioni pėr tė arritur standarde tė
caktuara pėr Kosovėn para se te vendoset pėr statusin
pėrfundimtar.
-
-
Tendencat e publikuara nė lidhje mė decentralizimin tregojnė pėr
njė paqartėsi tė skemės se qeverisjes dhe tė formės se
pėrshtatshme tė decentralizimit e cila do tė duhej tė zgjedhėt.
Zgjedhja e formės mė tė pėrshtatshme tė decentralizimit, ėshtė
njėra nder ēėshtjet tė rėndėsishme qė duhet konsideruar
seriozisht pėr tė pasur njė decentralizim efikas dhe tė
qėndrueshėm. Nė kushte tė pėrshtatshme tė gjitha format e
decentralizimit mund te luajnė rol tė rėndėsishėm pėr
pjesėmarrjen ne zhvillimin politiko-ekonomik dhe social por nė
rastin konkret tė formės se organizimit te pushteti lokal nuk
ėshtė e sigurt se do tė ketė sukses prandaj edhe forma e
propozuar ėshtė shumė eksperimentalė dhe pa vizion perspektiv.
-
-
Ka
paqartėsi se cili nga llojet (nė aspektin teorik) tė
decentralizimit ėshtė zgjedhur pėr tu implementuar sepse mungon
qartėsia si nga forma ashtu edhe nga lloji, pėr shkak tė mos
publikimit nė opinion publik tė informacionit tė nevojshėm dhe
pamundėsisė sė qasjes nė informacion nė lidhje mė atė se a janė
bėrė studime tė fizibilitetit nė zonat nė tė cilat ėshtė
planifikuar tė bėhet implementimi i pilot-projekteve, mungon
informacioni se cili ėshtė kapitali social nė nivelin personal?
Cili ėshtė kapitali social nė meso nivel?
-
-
Si
do tė arrihet tė organizohet kapitali social mė qėllim qė ky
kapital tė shndėrrohet nė tė mirė publike? Ne aspektin e
studimit tė fizibiliteti ekonomik mungon qartėsia se sa do tė
kenė rentabilitet pozitiv komunat e reja?
-
-
Cilat janė burimet ekonomike qė do tė bėjnė tė mundur
ekzistencėn e komunės sė ardhshme? Kur dihet se ndonjė nga zonat
e pėrzgjedhura ka si subjekt tė tatimit apo taksave komunale njė
kafene nė mes tė fshatit apo disa shtėpi tė vjetra tė
kualifikuara si tė kategorisė mė tė ulet nė kuadėr tė skemės
kualifikuese si subjekt i tatimit nė pronė, poashtu duhet
kushtuar njė vėmendje e veēantė edhe ēėshtjes se burimeve
natyrore (nėse ekzistojnė).
-
-
Kjo lloj pėrzgjedhje e zonave relativisht tė vogla tė banuara
kryesisht mė popullsi etnikisht tė pastėr tė qon nė pėrfundimin
se decentralizimi I filluar ėshtė mė shumė decentralizim pėr
efekte politike dhe i kalkuluar matematikisht pėr tė plotėsuar
egon nacionale dhe politike tė grupeve etnike sesa njė projekt i
studiuar mirė i parapare pėr tė pasur njė perspektive
zhvillimore. Ky lloj decentralizimi i parė nga jashtė pėr shkak
tė pamundėsisė sė qasjes nė informacion nė lidhje mė proceset te
jep pėrshtypjen se po krijohen njėsi administrative mė karakter
mono-etnik dhe qė kanė vėshtirėsi tė mėdha tė mbijetojnė nė
kuadėr tė pavarėsisė ekonomike.
-
-
Nė
kuadėr tė konceptit teorik mund tė thuhet se kemi njė formė tė
delegimit tė pushtetit qė ėshtė forma ma ekstensive e
decentralizimit. Nėpėrmjet delegimit qeveria qendrore transferon
pėrgjegjėsin pėr vendimmarrje dhe administrimin e funksioneve
publike nė organizata gjysmė te varura, organizata jo plotėsisht
te kontrolluara nga qeveria qendrore por pėrfundimisht
pėrgjegjėse para saj.
-
-
-
Skema e Qeverisjes
-
-
Njė ndėr ēėshtjet themelore qė duhet marrė si prioritet primar
para decentralizimit nė Kosovė ėshtė skema e qeverisjes ku
mungon qartėsia e niveleve tė qeverisjes.
-
-
Sipas rregullores UNMIK/REG/2000/45 dhe Kornizės Kushtetuese nė
Kosovė ekzistojnė dy nivele te qeverisjes nivelin qendror dhe ai
komunal mirėpo nė kuadėr tė decentralizimit tė pushtetit duhet
tė merret seriozisht nė konsideratė parimi themelor i kartės
evropiane tė vetėqeverisjes lokale (parimi i subsidiaritetit -
prurja e vendimmarrjes sa ma afėr qytetarit). Parim qė ka
kėrkuar angazhim nė aspektin kohor dhe ne aspektin e formėsimit
tė tij por qė ka dhėnė rezultate shumė pozitive nė kuadėr tė
rritjes sė efektshmėris sė shėrbimeve dhe tė mirėqenjės nė zona
tė ndryshme, por kėtu subsidiariteti ėshtė njė ēėshtjet nė vetė
e cila duhet tė konsiderohet nė aspektin e sqarimit tė asaj se
ēka ėshtė e rėndėsishme, cila formė e subsidiaritetit do te
implementohėt?
-
-
Subsidirariteti vertikal apo subsidiariteti horizontal, nė
kuadėr tė studimit te pėrgjithshėm tė zonave tė zgjedhura pėr
implementimin e pilotkomunave mundemi tė arrijmė nė konkluzione
paraprake se forma e zgjedhur nuk ėshtė nė skemėn e
subsidiaritetit vertikal pėr arsye se mungojnė elementet
themelor teorikė dhe praktik, sepse nė kuadėr tė subsidiaritetit
vertikal njė ndėr format kryesore tė decentralizimit ėshtė
decentralizim politikė.
-
-
Decentralizimi politik u jep qytetarėve apo pėrfaqėsuesve tė
tyre tė zgjedhur mė shumė pushtet nė vendimmarrje gjė qe nė
llojin e propozuar tė organizimit mungon sepse pjesėmarrja e
qytetarit ėshtė eliminuar dhe se nuk ka pėrfaqėsues tė tij por
pėrfaqėsues tė emėruar nga lartė. Decentralizimi politik ėshtė
shpesh i shoqėruar me politika pluraliste dhe qeveri
pėrfaqėsuese gjė qe nė fakt nuk ekziston nė pilot-projekte e kjo
dėmton parimin e subsisdiaritetit sepse krijohet hendek nė mes
tė pėrfaqėsuesit dhe tė pėrfaqėsuarit.
-
-
Nė
formėn e decentralizimit mungojnė elementet thelbėsor sepse
decentralizimi politik pėrkrah demokracinė duke i dhėnė
qytetarėve apo pėrfaqėsuesve tė tyre mė shumė influence nė
formulimin dhe implementimin e politikave, pėr shkak tė
limitimit ekstrem tė mundėsisė sė formulimit apo tė
implementimit tė politikave sidomos zhvillimore pėr shkak te
vartėsisė ekonomike nuk mund tė arrij nė konkluzione pozitive tė
strategjisė sė zgjedhur.
-
-
Decentralizimi politik kėrkon reforma kushtetuese dhe statusore,
kėto reforma nuk kane ndodhur dhe mund tė thuhet se ka njė dozė
tė madhe tė veprimit antikushtetues dhe antiligjor nė krijimin e
pilot-komunave tė cilat nuk janė tė pėrfshira nė sistemin
kushtetues. Decentralizimi politik inkurajon grupet etnike dhe
grupet e interesit pėr integrim duke mundėsuar ruajtjen e
identitetit, ndėrsa forma e propozuar rrite hendekun nė mes
grupeve etnike mė krijimin e komunave mono-etnike dhe mė bazė tė
vėshtire ekonomike tė cilat mund tė kalojnė nė komuna mė stres
nė aspektin e vetėsuficences ekonomike.
-
-
Ne
kuadėr tė studimit tė elementėve tė subsidiaritetit horizontal
mund tė themi sė nė fazėn fillestare duket se forma e propozuar
e pilot projekteve i afrohet me shume, sepse kemi elemente te
delegimit te autoritetit dhe ne aspektin e decentralizimit
administrative. Mirėpo problemi lind tė konfuzioni qė ndodhė nė
formėn e delegimi e cila ėshtė direkt nga niveli qendror duke
pėrjashtuar nivelin lokal, mungesa e ndėrvarėsisė ndėr-komunale
ėshtė element qe I ndryshon karakterin e formės sė
subsidiaritetit i cili nuk jep mundėsi tė analizimit dhe tė
shqyrtimit konkret tė situatės.
-
-
Pėrgjegjėsia fiskale ėshtė themelorė nė decentralizim, nėse
qeveritė lokale dhe organizatat private janė qe tė marrin
pėrsipėr nė mėnyrė efektive funksione, ato duhet tė kenė nivel
adekuat tė tė hyrave tė vetėrealizuara apo te transferuara nga
qeveria qendrore. Decentralizimi fiskal mund te ketė shumė
forma, duke pėrfshirė, vetėfinancimin, bashkėfinacimin, bėrjen e
tė hyrave lokale nėpėrmjet pronės apo tatimeve, autorizimi i
marrjes se huave dhe mobilizimin e burimeve kombėtare apo lokale
nėpėrmjet kredive garantuese. Nė kėto pilot komuna mund tė
shihet se problematika do tė jetė e madhe sepse burimi i vetėm i
qėndrueshėm i tė hyrave ėshtė transferimi i mjeteve financiare
nga buxheti qendror, kjo lloj situate do tė krijoj komuna
anemike dhe mė vartėsi tė lartė ekonomike dhe si pasojė edhe mė
vartėsi politike.
-
-
Mungesa e njė skeme tė qeverisjes bėnė qė tė kemi konfuzion nė
aspektin e qartėsisė sė niveleve tė qeverisjes, sepse nė mungesė
tė strategjisė sė qarte tė decentralizimit nuk mund te
konkludohėt se cilat janė nivelet. Dhe decentralizimi vertikal
qe propozohet nuk plotėson kushtet e njė qėndrueshmėrie
afatgjate pėr shkak tė mungese sė resurseve tė nevojshme, pėr
nga forma e jashtme duket se ngjanė mė shumė nė decentralizim
horizontal duket se njė pjesė e shėrbimeve pėr tė qenė sa me
afėr qytetarit delegohen nė njėsitė e reja tė krijuara por pėr
tė pasur kėtė lloj tė decentralizimit duhet tė bėhet e qartė qė
nė fillim se pėrgjegjėsia hierarkik ėshtė nė komunėn ame dhe se
mbulesa e deficitit ekonomik apo inkurajimi i investimeve
publike do tė bėhet nga po kjo komunė.
-
-
Pasojat e mundshme tė kėtij lloj tė eksperimentimit nė kuadėr
tė pushtetit lokale do tė jetė rėnia e besueshmėrisė sė
qytetarit nė institucionet e vetėqeverisjes lokale dhe nė
dėshtimin e implementimit te strategjive pėr zhvillim.
-
-
Jo
gjithmonė decentralizimi ėshtė efikas, nė mėnyrė tė veēantė pėr
shėrbimet e standardizuara dhe me baza networku, mund tė
rezultojė mė rritje tė shpenzimeve ekonomike dhe humbje te
kontrollit te burimeve financiare nga qeveria qendrore,
kapacitete te dobėta teknike. Nė nivelin lokal mund tė rezultojė
mė efektivitet mė tė ulet nė disa zona tė vendit mė burime mė tė
pakta financiare dhe bėnė shpėrndarjen e barabarte tė burimeve
mė tė vėshtirė. Decentralizimi mundet ndonjėherė tė bėjė
koordinimin e politikave kombėtare mė komplekse dhe mund tė
lejoj qė funksione tė merren nga elita lokale.
-
-
Nė
shumicėn e vendeve balanca e duhur e centralizmit dhe e
decentralizimit ėshtė esenciale pėr funksionimin efektiv te
qeverisjes. Nė rastet kur qeveritė kombėtare decentralizojnė
pėrgjegjėsitė ato shpesh mbajnė politikat e rėndėsishme dhe rol
tė mbikėqyrjes. Suksesi I decentralizimit zakonisht varet nga
trajnimet qe bėhen pėr zyrtarėt nė nivel kombėtar dhe nė nivel
lokal. Ndihma teknik ėshtė shumė e nevojshme pėr qeveritė
lokale, ndėrmarrjet private dhe grupeve jo qeveritare lokale nė
planifikim, financim dhe menagjim tė funksioneve tė
decentralizuara.
-
-
Ky
konfuzion I krijuar nė kuadėr tė skemės qeverisėse tė organeve
te pėrkohshme tė Kosovės dhe i pilot projekteve tė cilat e
rrisin konfuzionin mė njė dozė tė lartė japė premisa pėr tė
besuar sė skema qeverisė ėshtė e pabalancuar dhe e pa studiuar
nė detaje pėr rrjedhojė krijohen situata ku njėsitė komunale tė
propozuara nė pilotprojekte shumica e tė cilave nuk do te kenė
rentabilitet pozitive ekonomik dhe socio-politik mund te nxis
tendenca tė frustracioneve kolektive dhe kėrkimin e horizonteve
te reja mė metoda ekstreme.
-
-
Pėr tu bėrė situata akoma me konfuze do tė ndikojė sidomos nė
mėnyrė ekstreme momenti i shuarjes sė njėsive administrative
rajonale tė UNMIK-ut. Mė shuarjen e kėtyre njėsive
administrative do tė krijohet vakum institucional i cili do tė
prodhoj pasoja negative nė kuadėr tė funksionimit tė piramidės
organizative shtetėrore. Rajonet administrativė tė UNMIK-ut tė
cilat janė hallkė e rėndėsishme nė kuadėr tė funksionimit tė
piramidės kane rėndėsi tė madhe edhe nė aspektin e
funksionalitetit tė institucioneve vendore.
-
-
Si
hallke lidhėse nė mes tė komunave dhe tė qeverisė qendrorė bėjnė
qė nevojat, kėrkesat dhe informacionet qė vijnė nga niveli
komunal tė elaborohen tė organizohen dhe tė lobohėn nė nivelin
qendror dhe anasjelltas kjo sidomos duke marrė nė konsideratė
disa specifika karakteristike siē janė mungesa e rrugėve normale
tė komunikimit ndėrinstitucional sidomos nė komunat mė shumice
serbe tė cilat kane politikė refuzuese ndaj nivelit qendror tė
qeverisjes dhe nuk janė tė pėrfshira nė organizimet apo
asociacionet komunale pėr tė lobuar interesat komunale ne nivel
qendror.
-
-
Mungesa e njė hallke tė tillė tė organizimit administrativė
rajonalė do tė ndikonte qė kėto komuna ekzistuese qė kanė
politika refuzuese ndaj nivelit qendror te qeverisjes tė
vetėizolohen dhe do tė kenė mungesė tė burimeve financiarė dhe
politikave zhvillimore, kjo do te beje qe kėto komuna te
organizohen ne drejtim te krijimit tė njė lidhje specialė mė
karakter mono-etnik qė do tė rezultonte mė ngritje tė tensioneve
dhe dėshtim tė skemės qeverisėse.
-
-
-
Zgjidhje tė mundshme
-
-
Pėr tė pasur njė ide sa mė reale nė kuadėr tė reformimit tė
pushteti nė Kosovė duhet tė krijohet qartėsi nė disa elemente
metodologjike si baze fillestare qė premton pėr vazhdueshmėri
pozitive nė kuadėr tė reformės sė pushteti. Nė kėtė metodologji
si pikė fillestare duhet tė qartėsohet qasja ndaj fenomeneve dhe
koncepteve si dhe kombinimi i mundshėm i teorive dhe praktikave
ndėrkombėtare mė realitetin dhe proceset e filluara.
-
-
Duke pare se qasja ndaj fenomenit tė decentralizimit ėshtė
qasje nga larte poshtė (top down) qė vjen si pasojė e presionit
tė jashtėm pėr tė filluar procesin nuk do tė thotė automatikisht
se kjo qasje bie nė kundėrshtim me teorinė e krijimit tė
sistemit sipas nevojave tė paraqitura nė teren (button up),
nevoja tė cilat janė kryesisht tė karakterit zhvillimor dhe tė
realitetit socio-politik dhe ekonomik.
-
-
Mungesa e njė strategjie nė kuadėr tė skemės sė decentralizimit
ndikon qė sistemi tė jetė anemik dhe te ketė nota mosbesimi edhe
nga vetė krijuesit tė cilėt shpesh shprehen ne media se
ekziston mundėsia reale e dėshtimit tė procesit sepse mund tė
ndodh te mos ketė sukses kjo do te thotė se projekti nuk ėshtė
i studiuar mirė dhe se nuk ka bazė pėr tė pasur zhvillim tė
sigurt pozitiv si rezultat I mungese sė studimeve tė thelluara
dhe tė ekspertizės sė nevojshme pėr tė gjetur rrugė
alternative.
-
-
Suksesi reformimit tė pushtetit varėt nga shumė element. Studimi
i fizibilitetit nė mėnyrė tė detajuar nė tėrė territorin e
Kosovės duke pėrfshire ēėshtjet themelore si kapitali social ne
te gjitha nivelet e veta, kapitali ekonomik, kapitali natyror,
grupet etnike shkalla dhe kultura demokratike si dhe
infrastruktura ligjore ne nivel te pėrgjithshėm ndėrsa ne rastet
specifike ne secilėn nga komunat e propozuara ėshtė shumė i
rėndėsishėm studimi i karakteristikave tė veēanta sepse do te
mundėsonte qė tė krijohej qendra e informacioneve tė nevojshme
pėr situatėn nė teren, nė vazhdimėsi tė dizajnohet nė mėnyrė tė
detajuar skema aktuale qeverise nė tė gjitha specifikat e veta
duke pėrfshirė edhe skemėn qeverisėse te UNMIK dhe nė kuadėr tė
kėsaj tė krijohet opinion i qartė se cila ėshtė situata nė teren
ne aspektin e kapitalit social, ekonomik dhe politik si dhe
organizimet aktuale.
-
-
Nė
vazhdim tė studimit tė krijohet skema qeverisėse e cila mendohet
se do tė realizohet dhe tė caktohet forma dhe lloji i
decentralizimit.
-
-
Skema qeverisėse duhet te krijohen mė tri nivele tė qeverisjes
tė cilat do tė jenė funksionale dhe shumė efikase dhe do tė
arrijnė qe tė amortizojnė diferencat e qėndrimeve nė mes te
shumicės dhe minoriteteve. Nė kuadėr tė reformės sė qeverisjes
nė Kosovė duhet tė ekzistojė niveli qendror, rajonal dhe komunal
kjo pėr strukturėn vertikale te organizimit e cila duhet tė
shoqėrohet mė decentralizim politikė dhe fiskal qė tė arrihet
krijimi i sistemit vetsufiēent nė tė gjitha nivelet.
Subsidiariteti horizontal do tė mundėsonte krijimin e njėsive
komunale tė cilat do tė jenė tė organizuara nė formėn e
sub-komunave dhe do te jenė tė ndėrvarura.
-
-
Sistem i mirėfilltė dhe i decentralizuar ka nevojė pėr krijimin
e sistemit sub-nacional tė qeverisjes (sistemi rajonal). Kjo
formė e organizimit do tė bėnte tė mundur qe tė merren mė mire
nė konsideratė dhe tė avokohen interesat lokale dhe kur kėto
interesa I kalojnė kufijtė lokal tė arrihet mė lehtė deri tė
bashkėpunimi pėr krijimin e politikave tė pėrbashkėta pėr
mbrojtjen e interesave nė nivel rajonal dhe qė nėpėrmjet rajonit
si formė mė e lart e organizimit te arrihet qe nė nivel qendror
tė avokohen mė mire interesat lokale apo rajonale (nėse kėto
kanė arritur qe tė shndėrrohen nė interesa apo politika
rajonale).
-
-
Do
tė mundėsohej qė tė pėrdoreshin edhe format e presionit
demokratik mė lehtė pėr mbrojtjen e interesave rajonale apo pėr
krijimin e politikave zhvillimore lokale, rajonale, nacionale
apo supra-nacionale dhe do tė krijonte njė sistem tė mirėfilltė
tė subsidiaritetit vertikal. Do tė krijonte mundėsi qė nė
subsidiaritetin vertikal interesat lokale apo rajonalė te
avokohen me mire ne nivelin nacional apo supranacional dhe nė
mėnyrė tė veēantė pėr thithjen e fondeve nė kuadėr tė
integrimeve evropiane.
-
-
Duke krijuar ndėrvarėsi nė sistemin sub-nacional mė qėllim tė
avokimit tė pėrbashkėt do tė krijohej mundėsia tė rritet
bashkėpunimi nė mes tė komunave mė pėrbėrje tė ndryshme etnike,
nė kėtė drejtim rajonet do tė kenė kompozim multi-etnik dhe kėto
diversitetė etnike kulturore apo gjuhėsore tė organizohen dhe te
kenė produktivitet pozitive pėr tė mbrojtur dhe realizuar tė
drejtat e grupeve tė ndryshme. Kjo forme e organizimit do te
bėnte tė mundur qe tė drejtat dhe interesat e pakicave brenda
pakicave qė mund tė jenė shumicė nė nivelin e pėrgjithshėm tė
jenė mė mirė tė mbrojtura dhe mė mirė tė promovuara dhe
standardi i diskriminimit pozitiv tė jetė i pėrfshirė edhe nė
kėto komunat duke mundėsuar raport komunikimi mė efektive nė
nivel rajonal.
-
-
Nė
rajone tė caktuara nuk do tė kėnė diferenca numerike shume tė
thella nė mes tė grupeve etnike dhe do tė ndikonte nė rritjen e
bashkėpunimit dhe mirėkuptimit ndėretnik dhe tė ketė standarde
tė njėjta pėr pakicat nė nivel lokale qė nė nivelin kombėtar
mund te jene shumice. Nė kėtė kuadėr do tė eliminohej edhe
rreziku i mbivotimit nė kuadėr tė ekzistimit tė shumicės
absolutė dhe rregulli I shumicės etnike tė mos jetė rregull
primar por do tė ndėrtoheshin kritere tė reja pėr tė vlerėsuar
se cilat janė interesat primare ku njė ndėr mė tė rėndėsishmit
do tė ishte zhvillimi ekonomik dhe mirėqenia sociale.
-
-
Rajoni do te jete bashkim I komunave si formė institucionale e
ushtrimit tė tė drejtės sė vetėqeverisjes, e drejta pėr tė
ushtruar vetėqeverisjen ėshtė vetėm e drejt potenciale ndėrsa
pjesėmarrja nė organizimin rajonal ėshtė instrument pėr integrim
ndėr-komunalė dhe ndėretnik.
-
-
Pėr arsye tė vazhdimėsisė sė qeverisjes dhe tė mos rrezikimit te
rajoneve mono-etnike dhe tė mos nxitjes sė krijimit te
tendencave separatiste tė pjesėtareve tė territorit tė vendit
duhet te krijohet klima politike dhe administrative nė tė cilėn
komunat me tendencė tė refuzimit tė autoritetit qendror tė
motivohen qė tė marrin pjesė nė nivelin rajonal ku zėri dhe
interesi I tyre do tė jenė mė mire tė pėrfaqesuara dhe do te
ketė mundėsi reale tė promovimit tė ideve tė tyre pėr realizimin
e projekteve zhvillimore dhe pėr nxitjen e bashkėpunimit
ndėretnik dhe ndėr-komunal nė komunat mė pėrbėrje tė ndryshme
etnike por mė interes tė njėjtė tė karakterit tė stabilitetit
socio-politikė dhe tė zhvillimit ekonomik.
-
-
Kompetencat e rajoneve duhet tė jenė tė caktuara mė ligj dhe
shumė tė qarta pėr tė eliminuar mundėsin e keqkuptimeve qysh ne
fillim dhe tė keqpėrdorimeve si dhe abuzimeve mė mundėsin e
mbivotimit apo me mundėsin e pėrdorimit tė presioneve tė
ndryshme.
-
-
Nė
raste specifike praktika botėrore njeh disa eksperienca shume
pozitive tė cilat mund tė jenė tė implementuara duke u
modifikuar mė karakteristikat specifike, nė kėtė kontekst janė
tė pėrfshira disa te drejta tė garantuar pėr bashkėsitė etnike
tė cilat do tė mund tė implementoheshin dhe do te ishin motivim
shume specifike dhe karakteristik pėr komunat mė shumice serbe
nė veri tė Kosovės pėrfaqėsuesit e tė cilave nuk pranojnė tė
jenė pjesė e sistemit tė qeverisjes.
-
-
Janė disa mekanizma qė ndikojnė nė inkurajimin dhe motivimin pėr
pjesėmarrje nė strukturėn rajonale siē janė: e drejta e
garantuar dhe e pa cenuar e pėrdorimit te shumėgjuhėsisė,
rrotacioni nė mes tė grupeve tė ndryshme etnike nė kontekst tė
ushtrimit tė detyrės sė udhėheqėsit tė resorėve qė kanė tė bėjnė
mė promovimin dhe mbrojtjen e interesave tė grupeve etnike, si
dhe njihet nė praktikat ndėrkombėtare e drejta e vetos nė
ēėshtje tė caktuara paraprakisht nė mėnyrė tė detajuar qė kane
tė bėjnė mė ruajtjen nga ndryshimi I bazės sė strukturės sė
pranuar mė qellim tė minimizimit tė drejtave tė bashkėsive
etnike (kjo ėshtė njė nga format se si ėshtė zgjidhur ky problem
ne Tirolin e Jugut).
-
-
Pėrcaktimi i kompetencave tė rajoneve ėshtė e domosdoshme,
rajoni mund tė ketė kompetenca nė disa fusha siē mund tė jenė
krijimi i politikave zhvillimore rajonale dhe zhvillimi I
politikave rajonale, pėrcaktimi I shėrbimeve rajonale,
pėrcaktimi I te hyrave, menagjimi I pasurisė rajonale, menagjimi
I rrugėve rajonale, ujėrave, planifikimin rajonal, punėt publike
rajonale, edukimin dhe kulturėn ne nivelin rajonale.
-
-
Autoriteti rajonal duhet tė ketė normat e veta organizative tė
bazuara nė kushtetutė dhe nė ligjet pozitive, duhet tė ketė
autoritet administrativ dhe duhet tė ketė autoritetin e
nxjerrjes sė rregullave mė karakter rajonal tė cilat nė raste tė
konfliktit mė ligjet pozitive tė karakterit nacional vendos
gjykata e veēantė pėr ēėshtje tė ligjshmėrisė sė vendimeve tė
rajoneve nėse kėto vendime janė tė pranueshme dhe nėse e cenoje
kushtetutėn apo interesat kombėtare.
-
-
Skema organizative e rajonit mund tė jetė e pėrbėre nga
asambleja e cila mund tė jetė e zgjedhur direkt sipas sistemit
proporcional pėr tė lejuar pėrfaqėsim sa mė demokratik nė
institucion dhe duke eliminuar tė gjitha format e diskriminimit
duke pėrfshire edhe diskriminim pozitiv. Mė qėllim qė tė
krijohet njė klimė e mirėbesimit por edhe se tashmė janė tė
zgjedhur mekanizma tė tjerė tė mbrojtjes dhe promovimit tė te
drejtave dhe interesave tė grupeve tė ndryshme etnike.
-
-
Qeveria apo bordi i drejtorėve rajonal, trupa administrativė tė
gjitha kėto tė parashikuara nė mėnyre decidive dhe eksplicite nė
ligjin pėr organizimin rajonal. Parimi I solidaritetit dhe
parimi I unitetit tė cilat rrjedhin nga kushtetuta duhet tė jenė
mirė tė potencuar sepse do tė krijonin seancė qė bashkėpunimi nė
nivel rajonal tė jetė mė i mirė dhe poashtu bashkėpunimi
ndėr-rajonal mund tė promovohet nė kuadėr tė rritjes sė
mundėsisė sė implementimit tė politikave zhvillimore
ndėr-rajonale dhe nder kufitar mė rajonet e tjera tė vendeve
fqinje nė kuadėr tė programeve tė bashkėpunimit ndėrkufitar.
-
-
Ky sistem rajonal I qeverisjes duhet tė jetė mirė I studiuar
sepse do tė ketė efektet e veta nė kuadėr tė skemės qeverisėse
kosovare dhe direkt nė cilėsinė e jetės sė qytetarit. Kėto
efekte duhet tė jenė efekte pozitive dhe do tė ndikojnė nė
rritjes e kualitetit tė jetės sė qytetarit dhe nė marrjen pjese
tė qytetarit tė Kosovės nė jetėn publike.
-
Nė
kuadėr tė subsidiaritetit horizontal duhet bėrė decentralizimi
nė nivel komunal mė qėllim qė shėrbimet tė arrijnė mė lehtė tek
qytetari.
-
-
Duke u thelluar nė situatėn e decentralizimit arrihet ne
konkluzion se egziston nevoja qė pėr arsye tė shumta duhet tė
bėhen njėsi administrative komunale tė cilat nuk mund tė kenė
rentabilitet ekonomik pozitiv siē do tė mund tė ishte rasti I
komunave tė vogla apo mė burime tė pakta tė kapitali social,
ekonomik apo natyror por qė do tė duhej tė bėhej decentralizimi
pėr disa nga arsyet specifike siē mund tė jenė, presioni
ndėrkombėtar pėr tė krijuar komuna pėr pakicat etnikė tė cilat
do tė kenė nevojė tė jenė mė mirė tė pėrfaqėsuara nė nivelin
komunal dhe qė do tė duhej tė dėrgoheshin shėrbimet sa mė afėr
tyre pėr arsye tė ndryshme si ēėshtjet e sigurisė apo
vėshtirėsitė e tyre pėr tė arritur deri nė komune dhe mungesa e
vullnetit pėr tu qasur nė strukturėn qeverisėse, apo rasti kur
mungesa e shėrbimeve publike do te bėnte qe banoret e zonave tė
caktuara tė shpėrnguleshin drejt zonave urbane gjė qė do tė
krijonte probleme sociale dhe do ta rriste numrin e papunėsisė
dhe do tė ulte prodhimtarinė rurale dhe kostoja ekonomike e
gjithė kėsaj do tė ishte shumė herė mė e lartė.
-
-
Krijimi i njėsive nėn-komunale nė kuadėr tė subsidiaritetit
horizontal do tė ndikonte pozitivisht qė decentralizimi
administrativė dhe ofrimi sa mė afėr qytetarit I shėrbimeve
publike do tė ndikonte nė rritjen e kualitetit tė jetės sė
komiteteve tė cilat jetojnė nė zona tė izoluara apo nė zona nė
tė cilat vėshtire arrijnė shėrbimet publike.
-
-
Duke krijuar sistemin e subsidiaritetit horizontal krijohet edhe
mundėsia e pėrfshirjes se komuniteteve etnike ne sistemin e
qeverisjes kosovare dhe nė plotėsimin e skemės qeverisėse.
-
-
Krijimi I njė skeme tė tillė qeverisėse do tė ishte I
mirėseardhur edhe pėr arsyen e funksionimit tė niveleve tė
qeverisjes nė kudėr tė integrimeve ndėr etnike duke krijuar njė
demokraci stabile dhe pjesėmarrje tė qytetarėve nė jetėn publike
rritje tė bashkėpunimit ndėr komunal dhe nder etnik e mbrojtje
dhe lobimi tė interesave tė pėrbashkėta nė nivelin komunal apo
duke krijuar programe dhe projekte tė pėrbashkėta.
-
-
Njė rėndėsi tė veēantė pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet
ndėretnike janė lidhjet specifike qe do tė krijoheshin nė kuadėr
tė decentralizimit administrativ dhe tė subsidiaritetit
horizontal sepse komuna ame do tė krijonte lidhje mė njėsinė
komunale e cila nė rastet e njėsisė komunale mė pėrbėrje etnike
tė ndryshme nga komuna ame do ishte shtysė themelore pėr
pėrmirėsimin e raporteve ndėretnike. Bashkėpunimet ndėr-komunale
ku do te pėrkraheshin fuqishėm bashkėpunimet nder-komunale nė
komunat mė pėrbėrje tė ndryshme etnike pėr tė realizuar dhe
lobuar interesa tė pėrbashkėta nė kuadėr te sistemit rajonal.
-
-
Bashkėpunimi ndėr-rajonal ne drejtim horizontal do te ishte
shume I rėndėsishėm pėr tė krijuar raport bashkėpunimi ne kuadėr
tė zhvillimit te rajoneve nė sferėn e skemės qeverisėse Kosovare
dhe bashkėpunimin ne kuadėr tė programeve tė ndryshme tė
zhvillimit ndėrkufitar mė vendet fqinje nė kėtė sferė i
rėndėsishme ėshtė krijimi i programeve pėr bashkėpunim
ndėrkufitar (CBC cross border cooperation) tė cilat pėrkrahen
financiarisht nga Bashkimi Evropian mė donacione dhe ndikojnė nė
zhvillimin soicio-politik dhe ekonomik, ku rėndėsi tė veēantė do
ti kushtohej edhe bashkėpunimit pėr ēėshtje kulturor te grupeve
etnike mė shtetet nė tė cilat ata ndjehen sė kanė kulturė apo
gjuhė tė pėrbashkėt.
-
-
Ne bashkėpunimi vertikal do te kishte rėndėsi krijimi I rajoneve
funksionale pėr arsye se do tė krijonte mundėsi mė tė mira tė
mbrojtjes dhe pėrfaqėsimit mė adekuat tė interesave lokale tė
cilat si pjesė e bashkėpunimit ndėr-komunal mund tė shndėrrohen
nė politika rajonale dhe tė promovohen dhe lobohen nė mėnyrė mė
adekuate nė nivelin nacional. Nė nivelin supa-nacional nė kuadėr
tė integrimeve euroatlantike dhe zhvillimeve globalistė do tė
arrihej qe tė ruhej dhe tė promovohej mė mirė nė kontestin e
zhvillimit socio-politik dhe ekonomik si dhe konservimit tė
trashėgimisė kulturore nė aspektin e integrimeve globalistė.
-
-
Globalizimi kuptohet si njė proces I rritjės ekonomike,
politike, kulturore, sociale dhe i ndėrvarėsisė. Shpesh
dėgjohet termi fshati global si fakt qe komuniteti botėror po
afrohet kombet dhe popujt po bėhen tė ndėrlidhur nė aspektin
ekonomik, politik, sigurisė globale si dhe nė kuadėr tė krijimit
tė formave tė reja tė niveleve supra-nacionale tė qeverisjes siē
ėshtė rasti I Bashkimit Evropian.
-
-
Nė kėtė aspekt tė formave tė reja tė organizimit supra-nacional
njė ndėr pikat e vėshtrimit afatgjatė tė politikave kosovare tė
decentralizimit duhet tė jetė identiteti, traditat dhe vlerat
lokale nė kuadėr tė integrimit supra-nacional, identitet ky I
cili nė fushėn e kapitalit social duhet tė orientohet nė
ruajtjen dhe ekzistimin si i tille ne aspektin kohor ndėrsa ne
aspektin ekonomik duhet tė arrihet qė ekonomia lokale tė jetė
konkurruese nė tregun e brendshėm dhe tė studiohen mundėsit qė
prodhimet vendore tė depėrtojnė nė tregjet ndėrkombėtare. Nė
aspektin e unifikimit tė sistemit ligjor duhet te merren
parasysh elementet dhe situatat lokale pėr tė arritur qė
struktura dhe nivelet qeverisėse ti bėjnė produktet tė jenė
konkurruese.
-
-
Politika studimore e reformės sė pushtetit nė Kosovė duhet tė
jetė e orientuar nė caktimin e prioriteteve tė cilat janė mė
rėndėsi nė kuadėr tė aplikimit tė sferės sė interesit
zhvillimore dhe tė rritjes sė kualitetit tė jetės sė qytetarit
Kosovar nė kėtė drejtim do tė ishte e rėndėsishme qe projektet e
reformės do te duhej tė kishin vizion afatgjatė duke mare
parasysh nevojat emergjente nė Kosovė si dhe studimin e fazės se
tranzicionit qe do tė kualifikohej si fazė e mesme zhvillimore.
-
-
Karakteristik nė kuadėr tė reformės sė pushtetit ėshtė plotėsimi
I standardeve pėr hapjen ė diskutimeve pėr statusin pėrfundimtar
tė Kosovės por kjo nuk guxon tė lejohet qe tė shndėrrohet nė
eufori dhe nė ngutje tė paarsyeshme dhe tė krijohen situata
dėshtuese dhe regresistė siē ėshtė dėshtimi I pilot-projekteve.
-
-
Kjo situatė nuk guxon tė ndodhė sepse krijohen precedentė tė
rrezikshėm qė prodhojnė efekte anėsore shumė negative si humbja
e besimit tė qytetarėve, krijimi I opinionit nė politikat
ndėrkombėtare se institucionet vendore janė tė pafta tė krijojnė
politika dhe tė pėrballen mė pasojat e politikave qė ata
krijojnė, ndėrsa nė sferėn e diskutimeve dhe pėrpalljes sė
argumenteve mė shtetin fqinj Serbinė I jepet kapital politik pėr
tė supozuar sė institucionet Kosovare janė tė paafta tė
udhėheqin mė vendin dhe sė nuk kane kredibilitet nė ndėrmarrjet
qė bėjnė, pėr realizimin e projekteve dhe sė nuk kanė vizion pėr
formėn e qeveris qė mendojnė tė realizojnė nė rast tė
pavarėsimit.
-
-
Ne aspektin afatmesėm duhet te kihet parasysh si do tė
pėrballohet faza e tranzicionit qė do tė jetė fazė e cila do tė
kėrkoj njė angazhim maksimal si nė krijim tė institucioneve
kredibilė dhe vetsuficiente edhe tė fitojė besimin e qytetarit
kosovar dhe tė institucioneve ndėrkombėtare pėr tė arritur tė
krijoj politika zhvillimore.
-
-
Ndėrsa nė prizmin afatgjatė tė vėshtrimit duhet te merret nė
konsideratė se cilat do tė jenė efektet qė do tė prodhoj skema
qeverisėse nė kuadėr tė integrimeve Evroatlantike dhe se cilat
janė perspektivat e ruajtjes se identitetit kombėtar, ruajtja e
kėtij identiteti ėshtė e rėndėsishme edhe nė nivelin komunal dhe
rajonal, paralelisht mė kėtė duhet tė shkoj edhe krjimi I
mundėsive qė politikat zhvillimore ekonomik tė jenė konkurruese
nė kuadėr tė Evropės pa kufij tė jenė nė interes tė ekonomisė
kombėtare, rajonale dhe komunale nė tė kundėrt do tė gjendeshim
nė situatė nė tė cilėn nė mungesė tė njė strategjie tė qartė tė
reformės sė pushtetit nė Kosovė, vendi tė kthehet nė njė
konsumues pasiv dhe tė shndėrrohet ne njė vend mė vartėsi
ekonomike e cila do te ndikonte nė vartėsin politike e cila
ėshtė situata mė e rrezikshme qė mund tė ndodhte dhe do tė
krijonte situata tė konfliktit tė interesave.
-
-
Kėtu duhet te merren seriozisht nė konsideratė konceptet e reja
siē janė ndėrvarėsia nė kuadėr tė zhvillimeve ekonomike dhe
integrimeve globalistė moderne por duhet tė dilet nga situata nė
tė cilėn jemi ku vartėsia ekonomike ėshtė e shprehur nė kuptimin
klasik.
-
-
Ndėrvarėsia politike duhet tė kuptohet nė kuadėr tė politikave
integruese globaliste qė kėrkojnė delegimin e njė pjesė tė
sovranitetit nė sfera supra-nacionale dhe kėtu fillon loja e
funksionimit tė multiniveleve tė qeverisjes nė kuadėr tė
sistemit nacional dhe sub-nacional tė cilat do tė jenė nė
gjendje qė tė avokojne dhe tė mbrojnė interesat nacionale,
rajonale apo lokale nė kuadėr tė integrimeve evroatlantike.
-
-
Siguria kombėtare, grupore dhe personale duhet te shihet nė
kuadėr tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar dhe sigurisė
kombėtare nga rreziku I sulmeve nga jashtė apo I problemeve tė
brendshme duhet te arrihen standarde tė cilat do te duhej tė
ishin nė gjendje qė tė mbronin interesin personale, grupore dhe
kombėtar nė tė gjitha nivelet dhe tė ishin bashkėpunuese nė tė
gjitha nivelet e qeverisjes duke filluar nga niveli sub-komunal
deri nė niveli supra-nacional nė drejtim horizontal dhe nė
drejtim vertikal tė qeverisje dhe tė integrimeve.
-
-
Krijimi I njė strategjie tė studiuar mirė nė tė gjitha detajet e
mundshme ėshtė e rėndėsishme pėr tė krijuar klimėn e sigurt nė
drejtim tė reformės sė pushteti nė Kosovė. Strategjia e qartė
mund tė pėrkthehet edhe si investimi me I madhe I mundshėm nė
kuadėr tė projekteve afatgjate zhvillimore ne Kosove.
-
-
________________________________________________________________________
Reagimet lidhur me shkrimin: Mr. Sc. Arben GASHI,
e-mail:
beni_gashi@yahoo.com
|
|