|
23 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Nga Linda
Karadaku-Ndou
Zėri i
Amerikės:
Ka kritika pėr
mungesėn e pėrgatitjeve tė duhura nga udhėheqėsit e Kosovės pėr
bisedimet pėr statusin pėrfundimtar?
A po pėrgatiten
udhėheqėsit shqiptarė siē duhet pėr bisedimet pėr statusin?
Soren Jesen Petersen:
Sė pari ėshtė shumė e qartė pėr tė gjithė ne se bisedimet pėr
statusin do tė fillojnė nė fund tė kėtij viti, por nuk duket se
ėshtė e qartė pėr tė gjithė udhėheqėsit e Kosovės se ky ėshtė fakt
sepse nuk ėshtė herėt pėr tė filluar diskutime thelbėsore pėr ta
pėrgatitur Kosovėn pėr bisedime. Ka pasur diskutime nė sekretariatin
e forumit, por tani duhet tė pasohen me veprime. Sepse do tė jenė
neegociata shumė tė ndėrlikuara, do tė ketė nevojė pėr njė
delegacion shumė tė pėrgatitur nga Kosova dhe tani vėrtetė ėshtė
koha pėr tu bėrė gati.
Zėri i Amerikės:
Ēfarė i pengon serbėt e Kosovės
qė tė dalin tani nga enklavat dhe tė integrohen nė shoqėrinė e
Kosovės?
Soren Jesen Petersen:
Ēfarė ekzaktėsisht po i pengon serbėt e Kosovės tė dalin nga
enklavat dhe tė integrohen nė shoqėrinė e Kosovės, Serbia. Shumė
prej tyre do tė donin tė bėnin kėshtu, tė dalin nga enklavat, tė
jenė pjesė e procesit, tė marrin pjesė nė formėsimin e shoqėrisė sė
Kosovės, por pėr fat tė keq, nuk janė lejuar, ndjejnė se nuk lejohen
dhe pėr fat tė keq, nuk kanė ndjerė se kanė mbėshtetjen dhe kurajon
pėr tė shkuar pėrpara pa njė sinjal tė qartė nga Beogradi.
Mendoj se ėshtė njė gabim
shumė serioz i Beogradit. Serbėt e Kosovės po humbasin shumė raste
kėto ditė pėr formėsimin e tė ardhmes sė Kosovės. Decentralizimi
ėshtė njė shembull, institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverijes,
dolėn me njė nismė, ndoshta nuk ėshtė perfekte, nuk mendoj se ėshtė,
as kėto institucione nuk mendojnė se ėshtė, por ėshtė njė bazė shumė
konstruktive pėr diskutime tė tjera por pėr fat tė keq, nuk ka me kė
tė diskutohet. Vendimi nė Beograd ėshtė marrė pėr tė mos u angazhuar.
Ata qė paguajnė ēmimin pėr kėtė nuk janė njerėzit nė Beograd, por
serbėt e Kosovės qė do tė donin tė ishin pjesė e kėsaj shoqėrie nė
Kosovė.
Zėri i Amerikės:
Ēfarė do tė ndodhė me projektet
pilot pėr decentralizimin nėse serbėt vazhdojnė tė mos marrin pjesė?
Soren Jesen Petersen:
Sė pari janė pesė projekte pilot dhe tre prej tyre mund tė shkojnė
pėrpara edhe pa pjesėmarrjen e serbėve. Nuk shoh ndonjė arsye pse tė
mos shkohet pėrpara. Qeveria ėshtė e angazhuar pėr tė gjetur mėnyrėn
pėr tė shkuar pėrpara pėr zbatimin e kėtyre projekteve. Pėr kėto dy
qė janė interes direct i serbėve tė Kosovės, nuk e di ende. Nėse nė
fund, zbatimi do tė jetė i pamundur pėr shkak tė mungesės sė
angazhimit tė serbėve tė Kosovės, kjo nuk do tė pėrdoret sigurisht
kundėr institucioneve vendore tė vetėqeverisjes.
Zėri i Amerikės:
Ende ėshtė e paqartė se cili do tė mund tė jetė roli i misionit
tė Kombeve tė Bashkuara nė bisedimet pėr statusin. Ēfarė roli do tė
ketė ky mission gjatė bisedimeve?
Soren Jesen Petersen:
Diskutimet pėr statusin do tė jenė pėrgjegjėsi e njė tė dėrguari tė
posacėm tė emėruar nga Sekretari i Pėrgjithshėm, roli i kėtij
misioni kėtu do tė jetė nė dy pjesė: sė pari tė mbėshtesė tė
dėrguarin me tė gjithė llojin e informacionit pėr tė cilin aim und
tė ketė nevojė dhe sė dyti, po kaq e rėndėsishme, misioni tė
vazhdojė tė ndihmojė Kosovėn tė ecė pėrpara pėr tė qenė e
qėndrueshme, me pėrparim nė ndėrtimin e shoqėrisė shumėetnike. Do tė
jetė shumė e rėndėsishme pėr tė dėrguarin pėr statusin, qė Kosova tė
vazhdojė tė pėrparojė dhe qė UNMIK-u tė luajnė njė rol shumė, shumė
tė rėndėsishėm nė atė proces.
Zėri i Amerikės:
Ēfarė roli do tė keni ju vetė
nė kėto bisedime, gjatė kohės qė ato do tė zhvillohen?
Soren Jesen Petersen:
I dėrguari pėr statusin do tė ketė nevojė pėr shumė kėshilla pėr
gjendjen nė terren, shumė mbėshtetje, ai do tė llogarisė shumė nė tė
dėrguarin special kėtu, dhe pastaj do tė shohim.
|