|
23 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Rreth 10 vjet mė parė, nė shtetin
veriperėndimor tė Uashingtonit, dy njerėz bėnė njė zbulim tė rrallė
nė
brigjet e lumit Columbia. Ata zbuluan atė qė mė pas doli se ishte
njė nga skeletet mė tė lashtė dhe mė tė plotė tė zbuluar ndonjėherė
nė Amerikėn Veriore. Zbulimi u bė shkas pėr fillimin e njė beteje
ligjore mes shkencėtarėve, tė cilėt kėrkonin tė studionin kėtė
skelet mbi 9 mijė vjeēar, dhe indianėve vendės qė thoshin se fjala
ishte pėr njė stėrgjysh tė lashtė tė tyre i cili prandaj duhej
varrosur. Skeleti i lashtė njihet me emrin Njeriu i Kenuikut.
Vitin e kaluar, shkencėtarėt nė Muzeun Burke tė shtetit Uashington
fituan tė drejtėn tė analizonin skeletin, i cili ndodhej atje qė nga
viti 1998. Kohėt e fundit ata filluan eksperimente pėr tė nxjerrė tė
vėrtetėn rreth kėtij njeriu tė lashtė misterioz.
Tė
300 kockat e skeletit tė njohur me emrin Njeriu i Kenuikut, kanė
shtruar mė tepėr pyetje se sa kanė dhėnė pėrgjigje. Shkencėtarėt qė
kanė analizuar kockat thotė se ky njeri mund tė mos ketė qenė indian
i Amerikės por ndoshta vizitor nga ndonjė pjesė tjetėr e botės. Ja
ēthotė antropologu Douglas Owsley: "Skeleti nuk ka tipare nga
ato qė ne shohim nė popullsitė evropiane, as nga ato tė indianėve tė
Amerikės Veriore. Ai mė duket se ka tipare qė vihen re mė tepėr nė
popullsitė aziatike."
Studiuesit thonė se Njeriu i Kenuikut arriti tė mbijetojė megjithė
njė numėr plagėsh qė mori gjatė jetės. Shkencėtari James Chatters
krijoi njė replikė tė kafkės sė tij dhe njė model qė tregon se si
mund tė ketė qenė ky njeri: "Ėshtė e qartė nga numri i plagėve se
njerėzit e tij u kujdesėn shumė pėr tė. Tė paktėn dy nga kėto plagė
kanė qenė me rrezik pėr jetėn."
Shkencėtarėt shpresojnė se provat e mėtejshme do tė japin mė shumė
tė dhėna pėr origjinėn e Njeriut tė Kenuikut dhe se si jetoi dhe
vdiq ai.
|