|
23 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Linda Karadaku-Ndou
Zėri i
Amerikės:
Zoti ambassador, Kosova po shkon drejt
bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar, a prisni njė vlerėsim pozitiv
tė standarteve nga ambasadori Aide dhe a jeni dakord me mėnyrėn si
po punon ai pėr raportin e tij?
Philip
Goldberg: Po, mendoj se po e
bėn punėn e tij siē pritej, ka shkuar nė terren, ka shkuar nė gjithė
Kosovėn nė komunitete tė ndryshme, shqiptare, serbe, rome dhe po
merr njė pėrshtypje tė mirė pėr atė qė ndodh kėtu, pėr pėrparimin e
bėrė dhe pėr ato fusha ku ende ka nevojė pėr pėrparim. Ėshtė tani nė
Beograd, por do tė kthehet nė Prishtinė nė fund tė javės dhe ėshtė
shumė i pėrqėndruar tani nė fusha tė ekonomisė, drejtėsisė. Po bėn
njė punė shumė gjithėpėrfshirėse ose ėshtė duke e bėrė kėtė .
Zėri i
Amerikės:
A mendoni se udhėheqėsit nė Kosovė po
pėrgatiten siē duhet pėr bisedimet pėr statusin pėrfundimtar?
Philip Goldberg: Do tė doja tė
bėnin mė shumė. Kam thėnė disa herė se udhėheqėsit e Kosovės duhet
tė pėrgatiten pėr ato qė do tė jenė negociata shumė tė rėndėsishme.
Do tė ketė negociata dhe do tė pėrfshijnė kompromis dhe njė seri
ēėshtjesh, qė do tė trajtojnė mėnyrėn sesi pakicat do tė jetojnė
kėtu, serbėt, dhe politika tė ndryshme pėr tė cilat duhet tė bihet
dakord nga udhėheqėsit politikė nga i gjithė spektri politik. Me sa
di unė, asgjė nuk ėshtė bėrė pėr tu pėrgatitur pėr ato negociata.
Ka pasur disa
diskutime, sesi tė fillohet puna nga pikėpamja procedurale. Ne
presim tė fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar, diku nga
vjeshta e kėtij viti dhe pala e Kosovės duhet tė pėrgatitet pėr atė
qė do tė jetė njė periudhė shumė tė rėndėsishme pėr ta. Ata duhet
vėrtetė tė ulen dhe tė punojnė. Mendoj se pjesė e problemit ėshtė
se, ajo qė duhet tė jetė njė pėrpjekje e pėrbashkėt, kėtu, nė mėnyrė
tė pashmangshme, fillon tė keqėsohet apo bėhet problem me partitė
politike dhe debat politik. Kjo sipas nesh, ėshtė e patolerueshme nė
kėtė pikė. Ėshtė qė koha qė ndryshimet partiake dhe politike tė
zbehen, ėshtė koha pėr njė pozicion tė unifikuar, sepse nuk do tė
pėrfaqėsojmė ne Kosovėn, as bashkėsia ndėrkombėtare, as Kombet e
Bashkuara, kosovarėt duhet ta bėjnė kėtė.
Mund tu them,
Beogradi po pėrgatitet pėr atė qė do tė vijė, Washingtoni ėshtė i
pėrgatitur, Brukseli ėshtė i pėrgatitur, Londra ėshtė, dhe ėshtė
koha qė kosovarėt tė pėrgatiten pėrmes udhėheqėsve tė tyre. Mendoj
qė pėrshtypja kėtu ėshtė se ėshtė njė cėshtje pėr negociim dhe se
madje nuk ėshtė as negociatė. Kur them njė ēėshtje ėshtė ēėshtja e
pavarėsisė apo diēka tjetėr. Edhe nėse e kėrkon kėtė, qė ėshtė dicka
qė nuk kuptohet nga palė tė tjera nė negociata, ka shumė cėshtje qė
dalin nga kjo, si tė arrish marrėveshje me serbėt, si ti bėsh tė
ndjehen tė sigurtė nė zonat ku jetojnė, ēėshtje qė kanė tė bėjnė me
rolin ndėrkombėtar kėtu pas statusit pėrfundimtar, ēfarė do tė jetė.
Kur mendon pėr statusin pėrfundimtar nė kėtė mėnyrė, nuk ėshtė
thjeshtė statusi politik, ėshtė mėnyra sesi do tė formohet shoqėria.
I vetmi
person qė po flet pėr njė pozicion pėr kėtė, po e drejton keq
komunitetin shqiptar, janė ata qė shkruajnė nė mure, jo negociata,
sepse do tė ketė negociata, nuk ėshtė thjeshtė ēėshtje e pjesės sė
dytė tė tyre, vetėvendosje. Ėshtė shumė mė ndryshe se kjo. Mėnyra
sesi komunitetet kėtu do tė shkojnė dhe jetojnė me njėri-tjetrin
ėshtė shumė mė e ndėrlikuar. Slloganet nė mure nuk do tė arrijnė atė
qė ka nevojė tė bėhet kėtu. Ėshtė njė negocim qė sjell kujtime tė
kėqija nga Rambujeja, pjesė e arsyes ėshtė se pala shqiptare ishte
aq e ndarė. Kjo ėshtė diēka qė duhet mėnjanuar kėtė herė.
Zėri i
Amerikės: Cili do tė jetė
roli i Washingtonit nė bisedime, a do ti lejoni evropianėt ti
drejtojnė kėto bisedime?
Philip
Goldberg: Do tė emėrohet njė i
dėrguar nga Sekretari i Pėrgjithshėm, ne sigurisht kemi diskutime
mes nesh sesi do tė bėhen negociatat, por vendimi do tė merret nga
Sekretari i Pėrgjithshėm. Besoj se negociatori kryesor do tė jetė
evropian, kjo ka shumė kuptim. Ambasadori Burns, nėnsekretari ynė
pėr ēėshtje politike e ka bėrė tė qartė se ne synojmė tė jemi shumė
ndihmues nė atė proces duke emėruar njė zėvėndės pėr atė tė dėrguar.
Por ėshtė
fakt se e ardhmja kėtu dhe rruga drejt zhvillimeve tė mėtejshme
ekonomike, politike ėshtė nė Evropė. Shtetet e Bashkuara do tė
sigurojnė qė interesat tona, interesat e pėrgjithshme tė rajonit tė
jenė nė tryezė, por kjo ėshtė dicka qė do ta bėjmė nė bashkėpunim me
aleatėt dhe miqtė tanė nė Grupin e Kontaktit.
Zėri i
Amerikės:
Shqiptarėt e Kosovės duan pavarėsi si
diēka tė panegociueshme, ndėrkohė qė serbėt vėshtirė se do tė hiqnin
dorė nga ideja e tyre e trajtimit tė Kosovės si pjesė e territorit
tė tyre. Cfarė zgjidhje mund tė gjendet, a prisni negociata tė gjata?
Philip
Goldberg: Ne do tė jemi atje,
komuniteti ndėrkombėtar, tė dėrguarit, pėr tė gjetur urėzuar
ndryshimet, pėr tė gjetur njė zgjidhje tė qėndrueshme pėr Prishtinėn,
Beogradin, rajonin, por mė e rėndėsishme pėr njerėzit qė jetojnė
kėtu, pėr tė gjetur mėnyra sesi njerėzit mund tė jetojnė bashkė.
Zėri i
Amerikės:
Vetėvendosja, do tė pėrfshihet apo pėrjashtohet?
Philip
Goldberg: Nuk mendoj se ka
ndonjė gjė jashtė apo mbi tavolinė. Ēdo gjė do tė jetė nė tavolinė.
Zėri i
Amerikės:
Serbėt e Kosovės janė nėn ndikim tė
fortė tė Beogradit. Ēfarė mund tė bėhet qė ata tė vendosin vetė pėr
veten e tyre?
Philip
Goldberg: Mendoj se ėshtė
shumė e rėndėsishme qė serbėt e Kosovės tė pėrfaqėsohen nė procesin
nė vazhdim qė pėrfshin institucionet vetėqeverisėse si parlamenti.
Lidhur me Kosovėn nė veēanti, qeveria nė Beograd, qeveritė pasuese
tė Millosheviēit nuk kanė pasur rol konstruktiv pėr tė ndihmuar
serbėt e Kosovės pėr tė ndėrtuar vetėqeverisjen e tyre. Ky ėshtė
problem dhe ka qenė problem pėr 6 vjet. Ata asnjėherė nuk kanė dalė
me njė politikė sesi tė merren me gjendjen e brendshme nė Kosovė.
Ne e kuptojmė
pikėpamjen e tyre pėr Kosovėn, historinė e tyre, por nuk shohim sesi
e shohin rrugėn pėrpara, qė pėrmban njė Kosovė tė bashkuar, jo tė
ndarė. Kjo nuk ka qenė asnjėherė e qartė dhe Serbia nuk ka qenė
asnjėherė e interesuar pėr tė ndihmuar pėrpjekjet e bashkėsisė
ndėrkombėtare kėtu pėrvecse me retorikė. Kemi parė pėr 6 vjet
mbajtjen e institucioneve paralele nė zonat serbe, nė enklava,
Mitrovicė, nė veri, nė universitet, tė gjitha llojet e veprimeve qė
nuk synon tė ndihmonin procesin e vetėqeverisjes.
Zėri i
Amerikės: Lidhur me
decentralizimin, nuk ėshtė njė nga standartet, pse u bė kaq I
rėndėsishėm kohėt e fundit?
Philip
Goldberg: Ėshtė shumė i
rėndėsishėm sepse paraqet atė qė do tė jetė politika kryesore pėr
rrugėn pėrpara pėr statusin pėrfundimtar kėtu, si do tė japim pėr
zonat e pakicave, serbėt nė vecanti, mjedis tė sigurtė ku mund tė
sigurohen se arsimimi, kultura, policia dhe disa tė tjera do tė
trajtohen brenda komuniteve tė tyre.
Kjo nuk do tė
thotė se nuk do tė jenė pjesė e institucioneve tė Kosovės nė tėrėsi.
Ėshtė pėr qeverisje tė mirė, por nuk ėshtė pėr kantonizim. Ėshtė pėr
atė sesi tė sillen zona qė janė jashtė juridiksionit tė Kosovės nė
shumė mėnyra pėrmes institucioneve paralele, dhe njė mėnyrė pėr
grupet etnike qė kanė pasur probleme pėr tė gjetur rrugėn pėrpara.
Kjo ėshtė mėnyra qė kemi identifikuar pėr ta arritur kėtė.
|
|