|
22 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Rajmond KOLA, Pėllumb SULO
Gjirokastėr, Shkodėr
Tė djelėn nė
Shqipėri u zhvilluan votimet e pėrsėritura tė zgjedhjeve
parlamentare tė 3 korrikut nė tre zona elektorale pas problemeve qė
pati me rezultatin e tyre tė debatueshėm
Kėshtu,
votimet nė zonėn 90 tė Gjirokastrės, siē e parashikon kodi zgjedhor,
u mbyllėn nė orėn 19. Nė kėtė zonė u rivotua pėr kantidatin e
Partisė Demokratike, Genc Ruli, dhe kantidaten e Partisė Socialiste
Makbule Ēeco. Burime paraprake nga komisioni zonal nė Gjirokastėr
flasin pėr njė prani tė ulet tė zgjedhėsve nė qendrat e votimit nė
qytet.
Kėshtu
vlerėsohet se rreth 40 % e votuesve kanė marrė pjesė nė proces
ndryshe nga e diela e tre korrikut, kur pjesėmarrja ishte nė shifrat
e 65 pėrqindėve. Ndėrkaq pjesėmarrje mė e lartė, po sipas burimeve
paraprake tė Komisionit Zonal, ėshtė shėnuar nė zonėn rurale, ku
vlerėsohet se morėn pjesė nė votime mbi 60 % e zgjedhėsve.
Policia e
Gjirokastrės tha rreth 20:00 se kishte arrestuar nė flagrancė
shtetasin Gjolekė Malaj pėr veprėn penale godije pėr shkak tė
detyrės. Malaj sė bashku me njė grup prej tre personash tė tjerė
goditi tė djelėn, duke i shkaktuar plagė nė trup dhe fytyrė,
analisitin, Mero Baze, dhe kryeradaktorin e gazetės Rilindja
Demokratike dhe deputet i porsazgjedhur nė Parlamentin shqiptar,
Astrit Patozi.
Policia e
Gjirokastrės tha gjithashtu se katėr policė janė pezulluar nga
detyra. Tė katėr policėt, sipas dėshmisė sė zotit Baze, ishin tė
pranishėm nė incident, por nuk bėnė asnjė pėrpjekje pėr tė ndaluar
keqtrajtimin e gazetarėve nga grupi i personave.
Nė njė
intervistė me Zėrin e Amerikės pėrmes telefonit me zotin Baze, para
se tė nisej urgjent me helikopter nga Gjirokastra pėr nė Spitalin
Ushtarak tė Tiranės, ai tha se i ka njohur dy prej sulmuesve. Sipas
zotit Baze, njėri ėshtė nipi i Sekretarit tė Partisė Socaliste,
Gramoz Ruci, kurse tjetri i biri i kandidates socialiste pėr
deputete, Makbule Ēeēo.
Ndėrkaq nė
tre qendra votimi tė Komunės sė Lazaratit Partia Socialiste nuk u
pėrfaqėsua nė votime me komisionerėt e saj, pėr shkak tė asaj qė ajo
e ka quajtur klimė e pasigurie e rendit nė kėto qendra. Zgjedhjet
nė kėto qendra votimi kanė vijuar normalisht, pasi kodi zgjedhor nuk
parashikon anullim tė votimit pėr mosparaqitje tė komisionerėve.
Ambasadori i
Misionit ndėrkombėtar tė Vėzhgimit tė Zgjedhjeve Jorgen Grunet dhe
Kryetari i Komisonit Qėndror tė Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ishin
tė djelėn paradite tė pranishėm nė Lazarat. Zoti Grunet u tha
gazetarėve se procesi po vijonte normalisht dhe disa probleme tė
vogla nuk e cėnonin thelbin e tij.
Po kėshtu
edhe zoti Celibashi e vlerėsoi votimin normal nė kėtė komunė duke
pėrmendur edhe mungesėn e komisionerėve socialistė. Kjo mungesė u
shpreh ai do tė shyrtohej nė pėrfundim tė procesit kur tė mbėrrinin
ankimet nga subjektet politike pranė Komisionit Qėndror.
Tė shtunėn
zhvilluan nė Lazrat njė vizitė dhe njė takim tė pėrbashkėt me
kryetarin e komunės zyrtarėt e Partisė Socialiste, Andis Harasani,
e Blendi Klosi sė bashku me Lulėzim Bashėn dhe Neritan Sejaminin tė
Partisė Demokratike.
Partia
Socialiste nė njė konferencė shtypi tė zhvilluar nė mbrėmje tha se
ishin kryer akte dhune ndaj njė komisoneri tė saj gjatė njė grindje
me komisionerė tė Partisė Demokartike nė komunėn e Cepos.
Ndėrkaq, edhe
nė zonėn numėr 2, nė veri tė vendit u zhvilluan votime. Nė kėtė zonė
janė kandidatė Astrit Bushati i Partisė Demokratike dhe Pal Lera i
Partise Socialiste. Por pėrsėritja e votimeve nė zonėn numėr 2 nuk
pritet tė ndikoje nė rezultatin perfundimtar tė zgjedhjeve tė 3
korrikut. Megjithatė, rivotimi nė kėtė zonė mund tė ndikojė nė
imazhin e zgjedhjeve dhe nė vlerėsimin e nderkombėtarėve pėr to.
Kjo ėshtė
edhe arsyeja, qė drejtues tė lartė tė Partisė Demokratike dhe asaj
socialiste ishin tė pranishėm tė djelėn nė kėtė zonė zgjedhore.
Pėrfaqėsuesi i PD-sė, Jemin Gjana, tha se megjithė disa parregullsi,
votimet po zhvilloheshin tė qeta.
Edhe
zėvendės-kryeministri socialist Namik Dokle, ishte i pranishėm nė
zonėn zgjedhore numėr 2. Ai e vleresoi pėrgjithėsisht tė qetė
procesin e rivotimit, por shtoi se janė vėrejtur edhe parregullsi,
pėr tė cilat Partia Socialiste do tė ndjekė rrugėn ligjore.
Rivotimet nė
zonėn numėr dy u ndoqėn edhe nga vėzhgues ndėrkombėtarė tė OSBE-ODIR,
ndėrkohė qė nuk u vu re prania e vėzhguesve tė shoqatave
joqeveritare. Procesin e votimit u ndoq nga afėr dhe nga pėrfaqėsues
tė Komisiomit Qendror tė Zgjedhjeve. Inspektori i kėtij komisioni,
Dashamir Alsula, tha se pavarėsisht nga vėshtirėsitė, po votohej nė
tė 70 qendrat e votimit tė kėsaj zone.
Pėr tė
siguruar mbarėvajtjen e procesit tė votimit, nė zonėn numėr 2, ku
pėrfshihen 6 komuna malore, janė angazhuar 120 forca tė policisė
vendore. Vetė Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Bajram Ibraj,
inspektoi tė djelėn paradite punėn e policisė vendore nė mbėshtetje
tė procesit zgjedhor, ndėrsa njė helikopter i Ministrise sė Rendit
ishte vėnė nė shėrbim tė policisė pėr tė ndjekur nga afėr situatėn
nė komunat e thella malore tė Dukagjinit.
Pas votimeve
tė sė djelės nė Shqipėri, pritet tė dalė rezultati pėrfundimtar i
zgjedhjeve duke i dhėnė kėshtu mundėsinė Kryetarit tė Partisė
Demokratike tė opozitės, ish-presidentit Sali Berisha, tė fillojė
krijimin e qeverisė sė koalicionit.
Partia
Demokratike dhe aleatėt e saj fituan shumicėn nė zgjedhjet
parlamentare tė 3 korrikut, por kryeministri Fatos Nano ka vazhduar
tė qėndrojė nė pushtet, deri nė zgjidhjen e mosmarrėveshjeve pėr
rezultatin e debatueshėm nė disa zona elektorale.
Presidenti
Alfred Moisiu thotė se nuk do ta mbledhė Parlamentin e ri deri sa
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė shpallė zyrtarisht rezultatin e
tyre. Pėr rezultatet e para tė zgjedhjeve tė 3 korrikut pati rreth
300 ankesa, por zyrtarėt e zgjedhjeve urdhėruan pėrsėritjen e
votimeve vetėm nė tre prej 100 zonave elektorale tė vendit. Mbajtja
e zgjedhjeve tė drejta dhe tė lira ėshtė njė nga kushtet qė i ėshtė
vėnė Shqipėrisė pėr anėtarėsimin nė radhėt e Bashkimit Evropian.
|