|
22 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Sabina Kastelfranko / Kėln /
Gjermani
Kėln / Gjermani, 21 gusht 2005 - Papa shfrytėzoi takimin e tij
me udhėheqės myslimanė nga komuniteti turk i Gjermanisė pėr tė
theksuar shqetėsimet rreth pėrhapjes sė terrorizmit. Ai tha se
terrorizmi po mbjell vdekje e shkatėrrim dhe po shkakton pikėllim e
dėshpėrim pėr shumė njerėz.
Udhėheqėsi shpirtėror i Kishės Katolike tha se nuk ka dyshim se ata
qė nxisin dhe planifikojnė sulme tė tilla, dėshirojnė tė helmojnė
marrėdhėniet midis tė krishterėve dhe myslimanėve.
Ai
theksoi se nėse dėshirojnė tė jenė tė kenė rezultat nė pėrpjekjet
pėr tė kthyer prapa valėn e terrorizmit, tė krishterėt dhe
myslimanėt sė bashku duhet tė zhdukin mėllefin e inatin dhe tė
kundėrshtojnė mungesėn e tolerancės e dhunėn.
Papa Benedikti i Gjashtėmbėdhjetė tha se kjo ėshtė njė detyrė shumė
e vėshtirė, por jo e pamundur. Ai theksoi se udhėheqėsit myslimanė
kanė pėrgjegjėsinė e madhe tė edukojnė siē duhet brezat e tyre tė
rinj.
Ai
tha se ata duhet ta udhėheqin brezin e ri drejt besimit tė vėrtetė
islam. Kėtu, tha Shenjtėria e Tij, nuk ka vend pėr plogėshti apo
mosangazhim, e, madje, edhe mė pak pėr anėsi dhe sektarizėm. Ne
nuk duhet tė gjunjėzohemi para frikės e shtypjes, por duhet tė
kultivojmė optimizmin dhe shpresėn.
Udhėheqėsit myslimanė shprehėn kėnaqėsi pas takimit. Kryetari i
Bashkimit Islam Turk tha se pjesėmarrėsit nė takim shprehėn
mbėshtetje pėr qėndrimin e papės. Me kėtė platformė tė pėrbashkėt,
tha ai, ne mund ta luftojmė terrorizmin sė bashku.
Gjermania ėshtė njė nga vendet me popullsinė mė tė madhe myslimane
nė Evropė, me rreth 3 milionė e 500 mijė. Papa tha se dėshironte tė
takohej me udhėheqės tė komunitetit mysliman nė Gjermani, ku ai
ishte lindur, kishte studiuar dhe kishte kaluar njė pjesė tė mirė tė
jetės sė tij.
Kardinali gjerman, Karl Lehman, tha pas takimit se gjatė bisedimeve
midis Papės dhe udhėheqėsve myslimanė tė Gjermanisė mbretėroi njė
klimė paqėsore e miqėsore: Ati i Shenjtė, tha Kardinali Lehman, e
bėri tė qartė se ky dialog ndėrfetar dhe ndėrkulturor midis tė
krishterėve dhe myslimanėve ėshtė me rėndėsi jetike.
Takimi i Papės Benedikti i Gjashtėmbėdhjetė gjatė ditės sė katėrt tė
vizitės nė vendlindjen e tij, e para e papatit tė tij, ishte pjesė e
pėrpjekjeve tė tij pėr tu shtrirė dorėn e bashkėpunimit besimeve tė
tjera fetare.
Kėln:
Papa thotė meshė para 1 milionė tė rinjve
21 gusht 2005
/ Zėri i Amerikės
Papa Benedikti i dha fund tė djelėn vizitės sė tij Gjermani me njė
meshė nė jashtė, nė njė shesh pranė Kėlnit.
Papa e tha meshėn nė 5 gjuhė tė ndryshme duke dėnuar mėnyrėn e tė
vepruarit pa ndihmėn e Zotit duke theksuar me kėtė rast mėsimet qė
duhen ndjekur. Vėzhguesit e Vatikanit thanė se Papa nuk iu drejtua
tė rinjve me kėrkesėn pėr pėrmbajtje seksuale, ashtu sikurse bėnte
paraardhėsi i tij, Papa Gjon Pali.
Mesha e sotme u zhvillua me rastin e Ditės Botėrore tė Rinisė, qė
kėtė vit u mbajt nė vendlindjen e Papės, nė Gjermani. Papa bėri tė
njohur se Dita e Ardhshme e Rinisė do tė zhvillohet pas tre vjetėsh
nė Sidney tė Australisė.
Para se tė nisej pėr nė Romė, Papa u tha peshkopėve gjermanė se
Kisha Katolike duhet tė luftojė laicizmin nė rritje kohėt e fundit
nė Evropė dhe u bėri atyre thirrje ti shtojnė pėrpjekjet pėr tė
tėrhequr njė numėr mė tė madh tė rinjsh nė radhėt e priftėrinjve. //az//
|