|
-
22 gusht 2005 / TN
-
Dr. Skėnder GASHI - Vjenė (Austri)
-
-
Ėshtė punė qė dihet tani e qėmoti se edhe tek ne shqiptarėt
emrat e shenjtorėve tė kishės sė krishterė tė ritit roman, e
edhe tė atij bizantin ortodoks, i janė pėrshtatur gjithmonė
uzusit onomastik kishtar e laik tė shqiptarėve. Nga onomastika
historike e shqipes dihet psh. se nėpėr kėtė proces kaloi madje
edhe emri Maria i ėmės sė Jezu Krishtit, emėr ky qė ndėr
shqiptarėt, pėrveē si Marie, ndeshet edhe nė trajtat popullore
shqiptare Mri e Mrikė. Kėshtu ndodhi edhe me emrin
e shenjtores Cecilia qė ndėr shqiptarė dėgjohet nė
trajtat Cecile, Ēeēile, Ēile ndėr katolikė
ndėrsa ndėr shqiptarė tė besimit islam, nė trajtėn Cile,
ky emėr pėrdoret pėr emėr pėrkėdhelės pėr nėnėn.
-
-
Trajtė karakteristike shqipe ka edhe emri i hyjneshės pararomake
(etrure?, ilire?) Ana Perenna i cili (emėr) te shqiptarėt
ndeshet si emėr femėror Prene, Prende ndėrsa si emėr mashkullor
Pren, Prend, Prenk, Prek etj. Ndėr
shqiptarė orthodoksė tė Jugut tė Shqipėrisė gjallon varianti
grek Paraskieva qė kuptimisht ėshtė i barabartė me Prende,
Prene etj. pėrkatėsisht me kuptimin e kryehershėm e premte;
emri latin Antonius ėshtė marrė dhe vazhdon tė jetojė
ndėr ne nė trajtėn popullore tė lashtė shqipe Ndue;
antroponimi i gjithkrishter Georgius / Georgios ka
traditė tė pėrdoret ndėr ne qė nga periudha e krishterimit tė
pėrbashkėt nė trajtėn Gjergj (kujto Shėn Gjergjin dhe
festėn pėr nder tė tij mė 6 maj); antroponimi greq.
-
-
Aleksandros/
Aleksios lat. Aleksander, Aleksius vazhdon tė
jetojė ndėr ne nė trajtat Llesh, Lesh, Lezhdėr,
Lekė; emri latin Paulus (kujto emrin e Shėn Palit, qė
ėshtė mishėruar aq shumė nė traditėn tonė sa dėgjohet edhe nė
trajtat e konglutinuara Shupal, Shpal) gjallon
tradicionalisht tek shqiptarėt e ritit roman nė trajtėn
karakteristike shqiptare Pal dhe nė trajtat e tij
deminutive Palush e Lush; qė antroponimi
karakteristik i krishterė i sferės sė kishės sė Perėndimit ruhet
nė trajtėn karakteristike pėr shqiptarėt Zef, Bep, Bepin;
qė antroponimi i gjithkrishter Mihael ruhet nė trajtat
shqipe Mėhill, Mihill, Hil.
-
-
Dihet mė tej se edhe antroponimet karakteristike gjithshqiptare
tė periudhės sė para ndarjes sė kishės sė krishtere nė atė tė
Lindjes e nė atė tė Perėndimit Gjon e Gjin janė
variante tipike shqiptare tė antroponimit tė gjithkrishter
Georgius / Georgios; edhe emri i hyut tė drithit
Demetrius i ka ndėr shqiptarė trajtat karakteristike
Bitėr, Mitėr, Mitrush. Emrat e shenjtorėve
Marcus e Demetrius janė aq tė familjarizuar nė jetėn
e pėrditshme tė tė gjithė shqiptarėve, pa e marrė parasysh
konfesionin aktual tė tyre, sa qė gjallojnė nė trajtat e tyre tė
aglutinuara si Shmark ( festė qė bie mė 10 maj kur
popullata bujqėsore nuk prek punė me dorė: tregohet bile
gojėdhana se njė zog paska pas qenė habitur dhe ditėn e Shmarkut
paska pas punuar nė ndėrtimin e ēerdhes.
-
-
Kur zogj tė tjerė ia pėrkujtuan se ėshtė dita e Shmarkut, e
shprishi shpejt e shpejt atė pjesė tė ēerdhes qė e kishte punuar
deri atėherė dhe kėrkoi ndjesė qė paska pas harruar se paska
qenė ditė feste) dhe Shmitėr (festė dhe datė e caktuar
pėr fejesa, martesa, kthim borxhesh etj.) qė respektohet nga tė
gjithė shqiptarėt, pa dallim konfesioni. Kėtu det shtėnė edhe
trajtat shqipe tė emrave tė kremteve tė krishtera:
Krishtlindje / Kėrshėndella (nga Christi natalia);
Rrshaja (nga Roslaia / Rusalia) etj.; Trajtat e veta
karakteristike shqipe i kanė edhe emrat Blasius shq.
Blaē, Vlash; Franciscus: Ēesk, Ēeshk;
Nicolaus: Nikollė, Kolė, Kolec, Lec
etj.
-
-
Duke hyrė nė temėn qė ėshtė shtruar nė titullin e kėtij shkrimi,
ėshtė mirė tė pėrkujtohet qė pararendėsin e kardinalit Joseph
Ratzinger, papėn Karel Woytila shqiparėt e quajtėn Papa Gjon
Pali, pra me variantet karakteristike shqiptare tė kėtyre dy
emrave kishėtarė tė sferės sė Perėndimit.
-
-
*Edhe
antroponimi Domenik ėshtė dėshmuar ndėr shkrime pėr emėr i
shqiptarėve mė 1220 (si Daminko), mė 1330 (si Dminko),
mė 1438 si emėr vėllazėrie Dminci (sot katundi Gmicė
i krahinės sė Gallapit), ndėsa mė 1485 nė trajtat popullore
Dom, Domē, Domlesh, Domliq dhe shumė
shpesh si Domenik -o,
kujtoj se edhe nė rastin e emėrtimit tė Papės Benedikti XVI do tė duhej tė ndiqej tradita shqiptare. Dhe, nė
harmoni me kėtė traditė, ky papė do tė duhej tė quhej nga
shqiptarėt papa Bdeku i XVI.
-
-
Kjo sepse dihet mirėfilli se emri Bennedig, Benedix,
Beneditt ėshtė reflektuar nė shqipen edhe nė trajtėn
karakteristike Bdek, -u. Dėshminė mė tė vjetėr tė
shkruar tė kėtij varianti shqiptar (Bdek) tė emrit
Benedict e gjejmė tek emri i atit tė Gjon Buzukut
(1555).
-
-
Kujto thėnien e Buzukut U, doni Gjoni i biri i Bdek Buzukut
.... Lashtėsinė dhe familjarizimin e kėtij varianti shqip tė
emrit Benedikt do ta regonte mbase ruajtja e kėtij emri deri nė
ditė tonat nė funksion emrash tė vėllazėrive trajtėn Bekė,
pėrkatėsisht Bekajt, njė trajtė qė gjithsesi do tė ketė dalur si
rezultat i reduktimit tė togut bashkėtingullur bd nė b
ashtu siē ka ndodhur me togjet bashkėtingėllore kl nė
kj e mė vonė nė q (khs. klumėsht kjumėsht, qumėsht)
etj.
Ndreqje gabimi:
Duke kėrkuar ndjesė nga lexuesit, autori i kėtij shkrimi e
njofoti redaksinė tonė se atij i paska shpėtuar njė gabim
lėndor, pėrkatėsisht se pasusi:
Sado qė antroponimi Benedict i bekuar ėshtė
dėshmuar ndėr shkrime tė huajėsh pėr emėr i shqiptarėve mė
1220 (si Daminko), mė 1330 (si Dminko), mė
1438 si emėr vėllazėrie Dminci (sot katndi Gmicė
i krahinės sė Gallapit), ndėsa mė 1485 nė trajtat
popullore Dom, Domē, Domlesh, Domliq
dhe shumė shpesh si Domenik -o,
duhet tė jetė:
Edhe antroponimi Domenik ėshtė dėshmuar ndėr shkrime pėr
emėr i shqiptarėve mė 1220 (si Daminko), mė 1330 (si
Dminko), mė 1438 si emėr vėllazėrie Dminci
(sot katundi Gmicė i krahinės sė Gallapit), ndėsa mė
1485 nė trajtat popullore Dom, Domē,
Domlesh, Domliq dhe shumė shpesh si Domenik
-o,
*Teksti
i pėrmirsuar
|
|