|
21 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Zlatica HOKE
Deri nė mes tė shekullit tė ardhshėm, popullsia e botės do tė
shtohet me 2 deri 3 miliardė banorė tė tjerė, duke arritur nė 9
miliardė banorė. Gjysma e kėsaj shtese do tė vijė nga njė numėr i
vogėl vendesh, shumica nė rajonet nė zhvillim.
Demografėt thonė se pas 45 vjetėsh, gjysma e popullsisė sė botės do
tė jetė e pėrqendruar nė vende tė tilla si India, Kina, Pakistani,
Nigeria, Indonezia dhe Bangladeshi.
India ėshtė vendi me rritjen mė tė madhe, me rreth njė-tė-pestėn e
shtesės sė popullsisė sot, thotė Joseph Chamie, drejtor i Qendrės
Studimore pėr Migrimin me seli nė Nju Jork.
Pėr 25 vjet ai ka qenė Drejtor i Zyrės sė OKB-sė pėr Popullsinė.
Bota
sot rritet me 76 milionė banorė nė vit, dhe njė-e-pesta e kėsaj
rritjeje vjen nga India. Nė vend tė dytė ėshtė Kina me 10 pėrqind
dhe Pakistani me 4 pėrqind.
Pėr
dallim, rreth 50 vende tė tjera do tė shėnojnė rėnie tė numrit tė
popullsisė. Federata Ruse pritet tė shėnojė humbjen mė tė madhe nė
vlerė absolute, rreth 31 milionė banorė, e pasuar nga Ukraina me njė
humbje 20 milionė dhe Japonia me 16 milionė.
Rėnia e popullsisė sė Ukrainės ėshtė shqetėsuese, pasi ajo pėrbėn 43
pėrqind tė popullsisė sė saj. Nė pėrgjithėsi, popullsia e botės po
shėnon rritje, por sipas demografėve, ritmi i shtimit ėshtė ulur.
Sipas tyre qė nga vitet 70, familjet pothuajse kudo nė botė kanė mė
pak fėmijė, pėr shkak tė zgjedhjes qė bėjnė vetė ēiftet, por edhe
pėr shkak tė metodave tė planifikimit familjar.
Jay
Keller, demograf me organizatėn jo-qeveritare, Lidhja e Popullsisė,
thotė se shtimi i pakufizuar i popullsisė, do tė ishte njė barė edhe
mė e madhe mbi burimet tashmė tė rralla nė shumė vende nė zhvillim.
Ajo qė na shqetėson mė shumė ėshtė shtimi i shpejtė i popullsisė nė
vendet qė janė mė pak tė afta ta pėrballojnė kėtė rritje. Pėr njė
vend qė e ka tė vėshtirė tė sigurojė ushqim dhe arsim pėr popullsinė
e tanishme, shtimi i lartė, nė disa raste me 50 pėrqind, gjatė 25
35 vjetėve tė ardhshėm, e bėn gjendjen edhe mė tė vėshtirė, thotė
zoti Keller.
Nė
disa vende, thotė demografi, njerėzit po lėvizin drejt zonave
urbane, duke krijuar tė ashtuquajturat mega-qytete, si nė Tokio,
Shangai, Meksiko, dhe San Paulo, duke vėnė kėshtu nė rrezik mjedisin
dhe burimet.
Por
shumė analistė janė optimistė, duke vėnė nė dukje pėrmirėsimet e
ndjeshme tė kushteve tė jetesės gjatė dekadave tė fundit. Nė
pėrgjithėsi vdekshmėria ėshtė ulur dhe jetėgjatėsia ėshtė shtuar.
Demografėt thonė se deri nė vitin 2050, jetėgjatėsia nė botė pritet
tė rritet me 10 vjet. Por siē shpjegon William Butz, i Byrosė sė
Referencave tė Popullsisė, kjo po ashtu do tė thotė se popullsia
gradualisht po plaket.
Kjo ėshtė pjesėrisht pėr shkak tė Kinės qė ka njė-tė-pestėn e
popullsisė. Dhe popullsia e Kinės po plaket, pėr shkak tė rėnies sė
lindjeve gjatė dekadave tė fundit. Por nuk ėshtė vetėm Kina. Nė
Amerikė, nė vendet perėndimore, lindjet janė pakėsuar, thotė zoti
Butz.
Deri nga mesi i kėtij shekulli, grup-mosha mbi 65 vjeēare pritet tė
dyfishohet, nga 7 pėrqind tė popullsisė qė pėrbėn sot, nė 15 pėrqind.
Analistėt parashikojnė qė bota nė tė ardhmen do tė ndeshet me sfida
demografike, por shtojnė ata, historia tregon se problemet mund tė
kapėrcehen pėrmes politikave tė informuara dhe njė planifikimi tė
kujdesshėm pėr tė ardhmen.
|