|
20 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Linda Karadaku-Ndou
I
dėrguari i Kombeve tė Bashkuara pėr standartet, Kai Aide, tha sot nė
Prishtinė se procesi i kthimit tė tė zhvendosurve, duhet tė bėhet me
fleksibilitet. Zoti Aide i bėri kėto komente pas takimit me
ministrin pėr kthim dhe komunitete, Sllavisha Petkovic, i cili
nėnvizoi se kthimi nuk ėshtė thjesht ēėshtje standarti, por e drejtė
njerėzore. Po sot, kryeadministratori ndėrkombėtar Jessen Petersen,
e bėri tė qartė, pas takimeve me udhėheqėsit vendorė, se Kosova nuk
ka nevojė pėr dy palė grupe pune pėr pėrgatitjen e bisedimeve pėr
statusin pėrfundimtar tė saj.
I
dėrguari i Kombeve tė Bashkuara pėr vlerėsimin e plotėsimit tė
standarteve tė vėna nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr Kosovėn,
ambasadori Kai Aide, kėrkoi sot nė Prishtinė fleksibilitet nė
ēėshtjen e kthimit. Ambasadori Aide pohoi pas takimit me ministrin
pėr kthim dhe komunitete Sllavisha Petkovic, se ka njė numėr sfidash
qė lidhen me kėtė ēėshtje.
Duhet tė tregojmė fleksibilitet pėr ti pasur kėtu ata qė duan tė
kthehen. E dimė gjithashtu se kthimi ėshtė njė proces teknik, duhet
tė trajtohen njė numėr gjėrash tė tjera si ligji dhe rregulli,
arsimimi. Duhet tė shkojmė pėrpara nė njė numėr frontesh, po kėshtu
tė gjithė duhet tė bėjmė mė tė mirėn qė mundemi pėr tė dhėnė
sinjalet e duhura politike. Sigurisht qė nė kėtė aspekt, udhėheqėsit
politikė kanė njė pėrgjegjėsi shumė serioze. Sigurisht qė ėshtė njė
ēėshtje sigurie nė terren. Ėshtė gjithashtu njė ēėshtje e klimės
politike atje. Udhėheqėsit politikė edhe nė kėtė aspekt kanė njė
pėrgjegjėsi shumė serioze. Ėshtė e nevojshme qė tė takohen tė
zhvendosurit dhe ata qė duan tė kthehen, tha zoti Aide.
Ambasadori Aide pohoi gjithashtu se ėshtė e rėndėsishme qė tė
vendoset njė dialog i kthjellėt qė mund tė krijojė besim. Ai tha se
kishte biseduar pėr ēėshtjen e decentralizimit dhe se do tė
diskutojė kėtė ēėshtje nė hollėsi ditėt e ardhshme, me
kryeministrin, ministrin Lutfi Haziri dhe pėrfaqėsuesin serb Oliver
Ivanoviē. Ministri Petkovic, pohoi se biseda me zotin Aide ishte
pėrqėndruar nė pjesėn mė tė madhe tė kohės nė procesin e kthimit tė
tė zhvendosurve.
Biseduam pėr procesin e kthimit nė pjesėn mė tė madhe tė kohės,
sesi tė gjitha palėt e ineteresuara tė vihen nė funksion tė tij, jo
sepse ėshtė standard, por sepse ėshtė e drejtė njerėzore qė tė
kthehen. Diskutuam sesi mund tė ndihmojė bashkėsia ndėrkombėtare pėr
kėtė, unė si ministėr dhe qeveria. Ramė dakord se ka ende punė pėr
tė bėrė, kjo ėshtė normale. Ramė dakord qė siguria ėshtė mė e mirė,
por jo 100 pėrqind. Nė parim, them pėrsėri se gjeja kryesore ėshtė
qė procesi i kthimit duhet tė vazhdojė dhe qė tė gjithė duhet tė
pėrfshihemi nė proces, bashkėsia ndėrkombėtare, qeveria edhe nė
Beograd edhe nė Kosovė, dhe tė gjitha organizatat qė gjenden nė
territorin e Kosovės, tha zoti Petkovic.
Ndėrkohė qė ambasadori Aide po e pėrfundon kėtė vizitė nė Kosovė,
shefi i misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Soren Jessen
Petersen, u takua sot me udhėheqėsit kryesorė vendorė, presidentin
Rugova, kryeministrin Kosumi dhe kryetarin e Partisė Demokratike nė
opozitė, Hashim Thaēi. Kryeministri Kosumi pati kėrkuar fillimisht
krijimin e grupeve tė punės nga qeveria pėr pėrgatitjen e bisedimeve
pėr statusin, mė pas kėrkoi qė qeveria tė emėrojė bashkėrenduesin e
tyre. Zoti Petersen theksoi se Kosova duhet tė fillojė tė veprojė me
pėrgatitjet pėr bisedimet pėr statusin.
Nuk mendoj se ndokush kėtu ka kohė apo energji, pėr tė pasur dy
grupe pune per tė njėjtėn ēėshtje. Kjo nuk ėshtė meqė ra fjala,
koment pėr atė qė ka sugjeruar kryeministri, kemi njė mundėsi me
forumin politik kėtu ku jemi, me tė gjitha partitė politike tė
pranishme, pėr tė parė kėto ide dhe pėr tė parė sesi mund tė merren
vendimet mė tė mira nė mėnyrė qė Kosova tė fillojė tė veprojė me
pėrgatitjet pėr statusin.
Kryetari i Partisė Demokratike Hashim Thaēi theksoi se edhe vetė
partia e zotit Kosumi, AAK, nuk ėshtė e interesuar tė
fragmentarizojė pa arsye skenėn politike nė Kosovė. Po sot, pasdite
vonė, kryeadministratori Jessen Petersen u takua me presidentin
Ibrahim Rugova nė rezidencėn e tij.
|
|