|
-
20 gusht 2005 / TN /
Nga Fritz
RADOVANI
-
-
AT DONAT KURTI
O.F.M.
-
-
Ka
lé nė Shkodėr mė 3 shtator 1903. Nė vitin 1937 nga Universiteti
"San'Antonio" i Romės, i jepėt titulli "Doktor i Shkencave".
Asht i njoftun ndėr franēeskanėt ma tė ditun dhe rreshtohėt ndėr
shkenctarėt qė kanė dalė prej asaj vatre tė pashterrėshme tė
kulturės sone shqiptare. Thėmelet e vueme prej At Gjeēovit u
ngritėn nalt nga At Donat Kurti, At Bernardin Palaj, At Benedikt
Dema etj. me veprat e mėdha qė i lanė trashigim Atdheut, tue i
pėrjetėsue ato nė "Visaret e Kombit".
-
-
Prof. Dr. Norbert Jokli e cilėson At Donat Kurtin: "Njė ndėr
prozatorėt ma tė mėdhaj shqiptarė".
-
-
Nė
vitin 1946, At Donat Kurti asht drejtor i Gjimnazit tė Fretėnve
"Illyricum" tė Shkodrės. Asht drejtor i atij Gjimnazi, qė asht
cilėsue vatra prej ku pėrhapeshin shkėndijat e atij atdhetarizmi
dhe tė asaj kulture shqiptare, mbi tė cilat u ndėrtue
pėrjetėsisht binomi "Fé e Atdhé".
-
-
Prof. Simon Pepa, shkruen: "Dhe tani, nė 55 vjetorin e botimit
tė "Iliadės" shqiptare tė gjithė ata qė e mblodhėn dhe e botuan
nuk janė mė. Edhe Kuvendi Franēeskan ku punuan, ėshtė
kėthyer nė gėrmadhė."(Martirizimi i Kishės Katolike
Shqiptare. 1944-1990. fq. 30).
-
-
Asht pragu i ngjarjėve tė zeza qė dukej se po vinin. At Donati,
shkon nė Tiranė aty nga gjysma e tetorit tė vitit 1946, pėr me
takue Nako Spiron, dhe me bisedue nė lidhje me problemet
financiare tė shkollės. Jo vetėm qė nuk takohet me té, por edhe
mėrrinė me kuptue se jo vetėm shkollės por edhe mėsuesve po u
vinte fundi. Me tė ardhun nė Shkodėr At Donati, kryen aktin
burrnor tue thye vulėn e ftohėt tė shkollės, pėr mos me u ra nė
dorė komunistėve kėshtu, qė, i pret mundėsinė me falsifikue
dokumenta tė atij Gjimnazi.
-
-
Dhe nuk asht larg 11 nandori 1946, kur merr fund shkolla,
kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist
futė armėt dhe akuzon Fretnit pėr kėtė akt tė ultė qė u krye nė
Kishėn Katolike Shqiptare, nė tė gdhimė tė datės 17 nandor 1946,
nga vetė ata. Me datėn 12 nandor asht ndėr tė parėt qė
arrestohet At Donat Kurti, me akuzėn e formimit tė Partisė
Demokristjane, tė futjes sė armėve nė Kishė, edukator i rinisė
me frymėn fashiste, njė ndėr bashkėpuntorėt e "Hyllit tė
Dritės", qė ka lavdėruar fashizmin etj.
-
-
Akuzat e rreshtojnė ndėr ata klerikė qė nuk pritej prej askujt
shpėtimi i kokės sė tij. Ai ishte i sėmurė me njė ulēėra
kronike, nga e cila ka vuejt gjithė jetėn. Ndoshta, gjendja
shėndetėsore e randė nė birucat e Sigurimit, u ka krijue
pėrshtypjen xhelatėve se "nuk e ka tė gjatė", prandej po e lamė
tė vdesin ndėr burgjet e mnershme qė ka vuejt dėnimin e
pėrjetėshėm, mbas pretencės sė prokurorit qė kėrkoi pushkatimin
e tij.
-
-
Hetohėt nga kriminelėt Nesti Kopali, Zoi Shkurti, Qako Prokopi,
Hysni Ndoja etj. Qėndron kokfortė, ashtusi kishte edhe natyrėn e
tij para armiqve, nuk thehėt as nga frika, as nga torturat por
asht ballhapėt dhe trim para tė gjithė presionėve. Asht i
vetėdijshėm se e pret plumbi.
-
-
At
Donat Kurti deklaron para Trupit Gjykues, i pėrbamė nga:
Kryetar, Misto Bllaci, antarė, P. Alizoti, A. Koroveshi dhe
prokuror, Namik Qemali: "Nuk kam punue pėr fashizmin
asnjėherė... tek Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin pėr
me kėrkue lirimin e kuvendit qė na kishte zanė ushtria
gjermane... herėt tjera At Matia ka shkue vetėm tek gjermanėt,
mbasi dinte vetė gjermanishten e merrėsh vesht direkt....
-
-
Me
zbritjen e partizanėve nė Shkodėr, kemi mbajtė qėndrim tė ftoftė
pėr 4-5 muej mbas vėndosjes sė Pushtetit, unė pėr vehten teme e
kam kuptue se ky Pushtet ishte komunist dhe, se po bahej rrezik
pėr Fenė... Monsinjor Gjini, me t'u emnuem Delegat vitin e
kaluem i ka drejtue njė memorandum delegatit franēeskan, ku
kėrkohej tė respektohėn tė drejtat e katolikėve nga qeveria,
mbasi ato tė drejta qė i takojnė po shkeleshin ēdo ditė...
Pėr armėt nė Kishė nuk dij gja...
-
-
Me
rastin e 2 dhetorit 1945, unė kam dalė pėr votime, por
votėn e kam hjellė nė arkėn boshe. Natyrisht, kėtė e kam ba si
kundėrshtar i rregjimit komunist... njė
mikroskop, njė aparat fotografik, 20 filma, njė makinė shkrimi,
njė gramafon dhe njė arkė me libra e dorėshkrime i kam mėshef nė
njė odė e cila asht nalt pa shkallė, dhe po tė mos tė tė
ēojė kush, nuk e gjenė dot... Pėr né, e quej ma tė
rrezikėshėm qenjen e kėtij Pushteti kėtu, sesa okupacionin
italian e gjerman... Letrėn e Padėr Gjon Shllakut me pseudonim
"Forca Atomike", e kam ruejt pėr dokument, mbasi ajo tregon
qėndrimin e Padėr Gjon Shllakut, nė burg.... Nuk e ndiej vedin
fajtor..."(Dosja 1303, Arkivi M.M.Tiranė)
-
-
Kėshtu edhe At Donati, me kėtė grup ku bante pjesė Don Anton
Muzaj, Don Mark Hasi, Viktor Kujxhija, etj. ku, spikatė qėndrimi
i Anės Daja dhe Liza Palit para prokurorit katil Aranit Ēela
njėditė para gjyqit, e vazhdon skenarin e filmit jugosllav
"Dosja 1302/2-A", dhe kjo asht e kuptueshme edhe nga vazhdimi i
numrit "Dosja 1303 At Donat Kurti...".
-
-
Ai
edhe pse ishte nė burg vazhdoi punėn shkencore, nga e cila e
ndau vetėm vdekja. Atje ai njihej me tė burgosun tė krahinave tė
ndryshme tė Shqipnisė, dhe mblidhte fraza gjuhėsore qė pėrdornin
ndėr ato krahina. I shkruante ndėr fletore dhe pregatiste
"Fjalorin Frazeologjik tė Gjuhės Shqipe". Ky fjalor kishte 45000
(katėrdhet e pesėmijė) fraza. Asht kenė i shkruem nė dy
kopje me dorė, njė pėr Universitetin, dhe njė do ta merrte me
vedi kur tė lirohej.
-
-
Kjo punė nuk ishte ilegale mbasi dihej edhe nga komanda e burgut
tė Burrelit. Ditėn qė asht lirue, komandanti i burgut ia ka
mbajtė nė zyrėn e tij edhe kopjen qė kishte tė veten At Donati,
tue i thanė: "Me qė janė shumė fletore dhe nuk i lexojmė dot
tani, kėto do ti merrni pasi tė kontrollohėn nga ana e jonė. Do
tė ua dėrgojmė nė Degėn e Punėve tė Mbrendshme tė Shkodrės,
nuk ua humbim, por, ėshtė njė formalitet qė do tė bėhet,
mbasi kėshtu kemi urdhėr nga lart."
-
-
Kėto fjalė mi ka tregue vetė At Donati, kur ishte pėr drekė nė
shtėpinė tonė mė 13 qershor 1964, ditėn e Shna Ndout, bashkė me
Don Mark Hasin, Prof. Gaspėr Ugashin, Prof. Petro Fundon etj.
Atė ditė ai erdhi ma vonė se tė tjerėt. Kur hyni mbrend na
kėrkoi tė falun pėr vonesėn. Mbasi u ul nė krye tė vendit nė
sofėr tregoi sesi e kishte pritė tek dera e Kuvendit Jup
Kastrati, tė cilin deri atė ditė nuk e njihte fare, as pėr
fėtyrė... Ndėrsa, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj etj. qė kanė pasė
nė dorė fjalorin e tij nuk dij nėse e kanė takue ndonjėherė,
mbasi pėr vite tė tana ata kanė vjelė frutin e punės sė tij.
-
-
At
Donati, ishte njoftue nga njė fratel i kuvendit se pritej nga
Jupi dhe i kishte nxjerrė fjalė se nuk mund tė takohemi, se, sot
jam i zanė, por Jupi kishte vazhdue me qėndrue, tue zanė rrugėn
e kalimit. Jupi, aty, i dinte mirė skutat, mbasi gati ka kenė ba
edhe ky "fratel" dikur. At Donati, pėr mos me na lanė me pritė
né nė sofėr kishte dalė dhe, ka gjetė Jupin aty. Jupi me
servilizmin e tij karakteristik, me kokė tė pėrulun dhe tue
fėrkue duert me zgėrdhimjen e tij hipokrite, i kishte dalė pak
pėrpara At Donatit tue i tregue emnin.
-
-
Me
qė, At Donati ishte tue dalė e nuk kishte mundėsi me e pritė,
Jupi i kishte kėrkue njė takim nė njė ditė tjetėr, kur tė kishte
kohė tė lirė ky. At Donati, me natyrėn e tij autoritare si para
njė nxanėsi rrugaē, i kishte pėrgjigjė: "Sot ke ardhė dhe tė
fola, pėr mue kėtu mos u duk ma mbasi nuk due me tė takue. E dij
mirė kush jé, ke marrė ēka ke marrė nga At Justin Rrota, ajo
asht kenė puna e tij. Tek unė nuk merr gja, prandej mos u duk ma
nė kėtė Kuvend, se ia ke pa hajrin boll kėtij vendi!" dhe kishte
kalue pa i dhanė edhe dorėn... Nuk dij nėse Jupi e ka shkrue
kėtė takim nė kujtimet e tija!... Por, unė atė ditė kam pij me
gėzim tė madh kur ndigjova nga goja e At Donatit, pėrgjigjėn qė
i kishte dhanė kusarit tė Fretėnve.
-
-
At
Donat Kurti bani ma shumė se 17 vjet burg dhe u kthye nė
vendlindje tue u mbledhė nė sofrėn e tė vobegtėve tė Asizit, qė
kishin mbetė nė Kuvendin e Arrės sė Madhe. Aty nuk shkoi gjatė,
mbasi 1967-ta e shkatrroi edhe "kėtė qendėr me thėmel", por kėtė
herė jo nga rusėt, po me porosi nga kinezėt.
-
-
Populli i Shkodrės nuk e pau asnjėherė qė nga viti 1946 tue
thanė meshė ose me ndigjue fjalėn e tij nė ndonjė predikatore,
mbasi ai nuk ishte dakord asnjėherė me Statutin e Kishės sė
vitit 1951. Kėtė Statut ai e kishte kundėrshtue qė nė Burrel,
por edhe mbasi doli nga burgu ai nuk u pajtue me qėndrimin e
klerit "tė lirė" nė atė kohė. At Donati, nuk ishte i vetėm nė
kėtė qėndrim, me té ishte At Meshkalla, At Gjolaj, Don Nikoll
Mazrreku, Don Pashko Muzhani etj. Mos aktivizimi legal i tyne
ishte fatkeqėsi kryesisht pėr edukimin e rinisė.
-
-
Koha bani tė veten.
-
-
At
Donat Kurti, njėditė u gjet nė njė barakė me llamarina pa
kurrgja mbas shpirtit, vetėm me pak libra, mbasi pjesėn ma tė
madhe i kishte tė mėshefun si shumė shokė tė tij, me njė dyshek
pėr vedi e njė pėr motrėn, murgeshėn e nderueme .... tė spitalit
tė Tiranės, e cila nuk e la vetėm deri atėditė, mė 10 nandor
1983, qė u bashkue me shokėt e vet, eshtnat e tė cilėve i kishte
nėn brinjė.
-
-
At
Donat Kurti O.F.M. ruejti me dinjitet deri nė vdekje tė gjitha
cilėsitė qė i pėrkisnin Urdhnit tė tij tue jetue fukara, tue
vuajtė me fukara, tue punue me edukue fukaratė dhe tue vdekė si
fukara, i nderuem prej fukarave tė mbarė Shqipnisė, tė cilėve,
nė kėtė jetė tė mjerueme, u la trashigim njė thesar shumė tė
ēmueshėm nga mendja e Tij e ndritun: "VISARĖT E KOMBIT".
|
|