|
-
19 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Ilirian AGOLLI
-
-
Partia Demokratike
nėnshkroi sot nė Tiranė njė marrėveshje bashkėpunimi me Partinė
Demokrate tė Re, nė vazhdim tė negociatave pėr ndėrtimin e
qeverisė sė re tė koalicionit tė djathtė.
-
-
Marrėveshja, qė u nėnshkrua
nga zotėrinjtė Sali Berisha dhe Genc Pollo, dikur njė
kundėrshtar i rreptė i kryetarit brenda nė PD, e parashikon kėtė
fundit nė postin e ministrit tė arsimit, si edhe njė bashkėpunim
afatgjatė mes forcave tė tyre politike.
-
-
Marrėveshja vendos
gjithashtu njė bashkėpunim tė ngushtė politik pėr zgjedhjet
vendore 2006 dhe pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės nė
vitin 2007, po ashtu edhe pėr ēėshtje qė lidhen me reformėn
zgjedhore.
-
-
Kjo ėshtė marrėveshja e
pestė qė Partia Demokratike nėnshkruan me aleatėt pas atyre me
Partinė Republikane, Partinė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut,
Partinė Agrare Ambientaliste, Partia Bashkimi Liberal, dhe duket
se ėshtė hapi i fundit i konsultimeve pėr qeverinė e re, qė
pritet tė drejtohet nga zoti Sali Berisha, ndėrkohė qė vazhdojnė
edhe disa ditė spekullimet nė shtypin vendas pėr emrat e
ministrave nė poste kyēe tė kabinetit qeveritar.
-
-
Partitė politike janė duke
i kushtuar njė vėmendje tė pazakontė pėrsėritjes sė votimeve nė
3 zona nė Shkodėr, Lushnje dhe Gjirokastėr. Drejtuesit mė tė
lartė tė forcave kryesore kanė rinisur nė kėto zona edhe njė
fushatė tjetėr zgjedhore me tubime militantėsh.
-
-
Interesimi jo i vogėl pėr 3
zonat, si dhe gjykimi i njė mandati tė katėrt nga Kolegji
Zgjedhor tė hėnėn, tė nesėrmen e 21 gushtit, ka pėrfshirė
partitė mė tė mėdha politike si njė pėrpjekje e fundit pėr tė
ndryshuar sadopak rezultatin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme; njėra
pėr ta thelluar diferencėn dhe tjetra pėr ta ngushtuar sa mė
shumė, nė mėnyrė qė tė arrijė tė ketė njė pakicė bllokuese pėr
ligjet e rėndėsishme nė parlamentin e ri.
-
-
Nga ana tjetėr vėzhguesit
ndėrkombėtarė njoftuan njė prani tė shtuar tė tyre nė qendrat e
votimit tė kėtyre 3 zonave, duke bėrė kėshtu tė ditur se nuk e
kanė humbur vėmendjen ndaj cilėsisė dhe mbarėvajtjes sė procesit
zgjedhor shqiptar.
-
-
Nė pritje tė votimeve tė 21
gushtit, pėr afro njė muaj e gjysėm raporti i tyre mbi vėzhgimin
e zgjedhjeve shqiptare ka mbetur i papėrfunduar, po ashtu si
edhe vendimi mbi rezultatet zyrtare tė KQZ, qė nuk po mund ti
hapin rrugėn ligjore Presidentit tė Republikės pėr mbledhjen e
parlamentit tė ri.
|
|