|
17 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Ilirian AGOLLI
Kryetari i Partisė Demokratike dhe kryeministri i pritshėm i
koalicionit tė djathtė, Sali Berisha, deklaroi sot se e ka gati
kabinetin e ri qeveritar dhe se marrėveshjet me aleatėt po
nėnshkruhen njėra pas tjetrės. Ai i bėri kėto komente pas njė takimi
me Presidentin Alfred Moisiu.
Qeveria tashmė ėshtė certifikuar. Aktet formale janė akte formale.
Mbėshtetja ėshtė shumė e madhe dhe me tendenca zgjerimi tė
mėtejshėm- tha zoti Berisha.
Kandidati pėr kryeministėr i koalicionit tė djathtė tha se i kishte
shprehur shqetėsimin Presidentit Moisiu pėr tejzgjatjen e afateve nė
ndėrrimin e pushtetit, kohė kjo kur po ndodhin mjaft dėme financiare
dhe administrative.
Zoti Berisha tha se socialistėt nė ikje e sipėr nga pushteti po
shpėrdorojnė qindra mijėra dollarė nga buxheti i shtetit. Kjo
periudhė pas zgjedhjeve ėshtė pėrdorur nga socialistėt pėr tė
fshehur gjurmėt e korrupsionit, tha ai.
Kjo kohė ėshtė pėrdorur pėr tė pėrvetėsuar dhe privatizuar objekte
tė shumta pėr qeveritarėt dhe klanet e tyre; ėshtė pėrdorur pėr tė
zhdukur tonelata me dosje tė mėkateve tė mėdha tė kėtyre
qeveritarėve; ėshtė pėrdorur pėr tė marrė vendime qeverie nė
kundėrshtim me ligjin e buxhetit tė shtetit tha zoti Berisha.
Ai
shtoi se kishte diskutuar me Presidentin Moisiu edhe pėr thirrjen sa
mė shpejt tė seancės sė parė tė parlamentit tė ri. Sipas tij,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė i detyruar tė bėjė certifikimin
e mandateve tė deputetėve fitues dhe pėrcjellė rezultatet paraprake
tek Presidenti i Republikės.
Njė
takim me Presidentin zhvilloi sot edhe sekretari i pėrgjithshėm i
Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, i cili iu pėrmbajt qėndrimit tė
njohur, sipas tė cilit, parlamenti nuk mund tė mblidhet pa mbaruar
procesi zgjedhor.
Sipas tij, rivalėt e PD duhet tė shfaqin vullnetin pėr tė zbatuar
ligjin dhe standartet ndėrkombėtare gjatė pėrsėritjes sė zgjedhjeve
nė 3 zona nė fund tė kėsaj jave nė Shkodėr, Lushnje dhe Gjirokastėr.
Nėse edhe pėr kėto 3 zona tė 21 gushtit do tė ketė pėrsėri ankesa,
kjo do tė sillte edhe disa javė tė tjera vonesa nė konstituimin e
institucioneve.
Zvarritjet e kėtyre zgjedhjeve me vetėm njė raund nga 3 korriku deri
mė 21 gusht me njė mori ankesash tė kandidatėve, e tejzgjatėn
procesin zgjedhor akoma mė shumė edhe se zgjedhjet e kaluara qė u
ngatėrruan nė labirintet e 4-5 raundeve zgjedhore, dhe kur shumė
nga mandatat e deputetėve i ndau Gjykata Kushtetuese.
|