|
17 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Besim ABAZI
Shefat e zyrave tė
vendeve tė Grupit tė Kontaktit thanė sot se hapat e fundit tė
institucioneve vendase tė Kosovės pėr tė vendosur dialog me
komunitetet dhe pėr tė filluar njė fazė tė re tė decentralizimit tė
pushtetit, e kanė vėnė Kosovėn nė rrugėn e duhur, drejt periudhės sė
fillimit tė zgjidhjes sė statusit tė saj politik.
Kėto komente pasuan njė takim tė diplomatėve ndėrkombėtarė mė
kryeministrin e Kosovės pėr tė debatuar zhvillimet e fundit. Shefi i
zyrės amerikane nė Prishtinė, Philip Goldberg tha se ėshtė shumė e
rėndėsishme qė ēėshtja e decentralizimit ėshtė bėrė pjesė e
dialogut, meqė ky proces nuk ėshtė dicka qė mund tė imponohet por
duhet tė zbatohet nėpėrmjet bisedimeve tha ai.
Ne besojmė se pėrpjekjet e qeverisė dhe tė kryeministrit gjatė
javėve tė fundit, tregojnė se Kosova ėshtė nė rrugė tė duhur.
Ambasadori Kai Eide ėshtė ai qė po vlerėson ēėshtjen e pėrparimit qė
do tė ēojė kah zgjidhja e statusit, por zhvillimet e fundit po ēojnė
drejt pėrmbushjes sė kėtij qėllimi, tha zoti Goldberg.
Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi tha se plani I ri i
decentralizimit ėshtė varianti mė I mirė pėr tė gjitha komunitetet.
Ne ftojmė edhe njė herė partitė politike serbe ta vazhdojnė
diskutimin e filluar rreth kėtij projekti, tha kryeministri Kosumi
duke shfaqur shpresėn se pėrfaqėsuesit e komunitetit serb do tė
pėrfshihen nė kėtė proces.
Grupi i Kontaktit brenda muajit tė fundit ka takuar disa herė me
radhė qeverinė e Kosovės pėr ta qortuar atė pėr siē ėshtė thėnė,
ngadalėsimin e pėrmbushjes sė standardeve, posaēėrisht tė
decentralizimit.
Tani sipas autoriteteve ndėrkombėtare por edhe atyre vendase,
ēėshtja qėndron tek vendimet e pėrfaqėsuesve tė komunitetit serb.
|