|
16 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Linda KARADAKU
Kryeadministratori Ndėrkombėtar i Kosovės Sorren Jessen Petersen,
pohoi sot nė Prishtinė, se bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės do tė shkaktojnė kufizime nė kthimin e tė zhvendosurve dhe
lirinė e lėvizjes pėr pakicat.
Po
sot, kryeministri Bajram Kosumi, pohoi zyrtarisht se shumė
pjesėtarė tė komunitetit Serb pas luftės u detyruan tė largohen si
rezultat i frikės nga hakmarrja e qytetarėve shqiptarė pas regjimit
tė Millosheviēit.
Kryeministri u tha banorėve serbė nė njė fshat tė Rahovecit se e
ardhmja e arsimimit tė fėmijėve serbė nė gjuhėn amtare, e ardhmja e
trashėgimisė kulturore e fetare dhe e ardhmja e tė drejtave e tė
lirive tė tyre kombėtare ėshtė e sigurt dhe se nė Kosovėn e re, ata
do tė jenė tė sigurt dhe do tė gėzojnė liri tė plotė tė lėvizjes.
Shefi i misionit
tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Sorren Jessen Petersen, pohoi sot
se bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės dhe mungesa e
qartėsimit tė statusit pėrfundimtar, do tė bėjnė qė tė ketė kufizime
nė pėrparimet nė kthimin e tė zhvendosurve dhe lirinė e lėvizjes pėr
pakicat. Ėshtė fakt se me afrimin e
bisedimeve pėr statusin, disa ēėshtje si kthimet, liria e lėvizjes
janė mė tė vėshtira.
Shumė tė
zhvendosur po presin pėr pėrfundimin e statusit, liria e lėvizjes,
gjithashtu ndikohet nga mungesa e qartėsisė pėr statusin. Mendoj se
do tė ketė kufizime nė pėrparim derisa tė qartėsohet ēėshtja e
statusit, por kjo nuk duhet tė shihet nė asnjė mėnyrė si justifikim
pėr tė mos punuar shumė pėr ndėrtimin e njė Kosove shumetnike,
tha zoti Petersen.
Zoti Petersen pohoi gjithashtu se do tė vizitojė pėrsėri Beogradin,
por pa caktuar njė datė pėr kėtė. Ai do tė vizitojė gjithashtu disa
vende fqinjė tė rajonit, pėrfshi Maqedoninė dhe Shqipėrinė.
Nė
njė zhvillim tjetėr, kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi, i cili
vizitoi sot fshatin Zoqishtė tė Rahovecit, pohoi se vitet e fundit
kanė qenė tė vėshtira pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, e nė
veēanti pėr komunitetin serb tė Kosovės.
Kryeministri pohoi gjithashtu se shumė pjesėtarė tė komunitetit
Serb pas luftės janė detyruar tė largohen si rezultat i frikės nga
hakmarrja e qytetarėve shqiptarė pas regjimit tė Millosheviēit.
Disa prej tyre kanė shkuar nė Serbi disa janė zhvendosur nė zona mė
tė sigurta nė Kosovė kurse disa janė nėpėr vende tė ndryshme.
Zoti Kosumi theksoi se tė gjitha kėto kanė qenė pasoja tė luftės.
Kryeministri u tha banorėve se qeveria e tij ėshtė e pėrkushtuar nė
krijimin e kushteve pėr kthim tė tė gjithė atyre qė duan tė kthehen
nė shtėpitė e tyre. Ne nuk besojmė nė fajėsinė kolektive dhe ky
ėshtė koncepti nė tė cilin ne po punojmė qė si i tillė tė pranohet
nga tė gjithė, tha ai.
Kryeministri i Kosovės vuri gjithashtu nė dukje detyrimet qė kanė
anėtarėt e pakicave nė Kosovė, si bashkėpunimi me Institucionet e
Kosovės dhe pjesėmarrja aktive nė to. Ardhmėria e Kosovės, nė asnjė
mėnyrė nuk do tė duhet dhe nuk do ti frikėsojė serbėt e Kosovės, pra
as serbėt e Zoqishtes, u shpreh kryeministri Kosumi.
Ai
pohoi gjithashtu se e ardhmja e arsimimit tė fėmijėve serbė nė
gjuhėn amtare ėshtė e sigurt, se e ardhmja e trashėgimisė kulturore
e fetare ėshtė e sigurt, se e ardhmja e tė drejtave e tė lirive tė
tyre kombėtare ėshtė e sigurt dhe se nė Kosovėn e re, ata do tė jenė
tė sigurt dhe do tė gėzojnė liri tė plotė tė lėvizjes.
Kryeministri Kosumi u ka kėrkuar partive kryesore nė vend tė
nėnshkruajnė sė bashku me tė njė letėr pėrmes sė cilės u bėhet
thirrje serbėve tė Kosovės qė tė pėrfshihen nė procesin politik dhe
nė institucionet e vendit. Pėrmes kėsaj letre, drejtuesit e
institucioneve dhe udhėheqėsit e partive politike, do tė shprehnin
gjithashtu gatishmėrinė pėr krijimin e kushteve pėr kthimin e tė
zhvendosurve serbė nė pronat e tyre.
|