|
15 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Nė
muajin maj Departamenti amerikan i Mbrojtjes rekomandoi mbylljen e
plotė ose tė pjesshme tė njė sėrė bazash nė mbarė vendin. Mes 180
bazave nė listė, ishin disa prej institucioneve ushtarake mė tė
vjetra, mė tė mėdha dhe mė tė respektuara. Njė prej tyre ėshtė Baza
e Nėndetėseve Bėrthamore nė Kėnektikat. Nė se rekomandimi miratohet,
mbyllja dhe ēmontimi i bazės mund tė fillojė brenda vitit.
Ekspertėt ushtarakė thonė se lufta e Ftohtė me ish Bashkimin
Sovjetik nuk mund tė ishte fituar pa nėndetėset e fuqishme, gati tė
pa-asgjėsueshme bėrthamore. Praktikisht tė padukshme dhe pa asnjė
zhurmė nė thellėsitė e oqeaneve, tė shpejta dhe me armė bėrthamore,
detyra e nėndetėseve bėrthamore amerikane ishte tė qėndronin nė
gatishmėri, qė nė se Shtetet e Bashkuara goditeshin, kundėrpėrgjigja
tė ishte e fuqishme. Por tani synimi i kėtyre nėndetėseve ėshtė
vėnė nė pikėpyetje.
Ne
nuk kemi mė nevojė pėr nėndetėse bėrthamore qė tė patrullojnė
Atlantikun nė kėrkim tė nėndetėseve me raketa balistike sovjetike.
Lufta e Ftohtė ka pėrfunduar, thotė Ēarls Pena, Drejtor i Studimeve
tė Politikave tė Mbrojtjes nė Institutin Cato.
Ky
vlerėsim i zotit Pena nė Uashington, nuk ėshtė aspak premtues pėr
Bazėn e Nėndetėseve Bėrthamore, tė vendosur buzė lumit Thames nė
brigjet lindore tė Kėnektikatit nė oqeanin Atlantik. E njohur si
kryeqyteti i nėndetėseve, nė kėtė bazė ka 18 nėndetėseve bėrthamore
dhe ajo ėshtė baza mė e madhe dhe mė e vjetėr e kėsaj natyre nė
botė. Brenda saj ndodhet shkolla e vetme pėr nėndetėse e vendit dhe
instituti i studimeve bėrthamore tė marinės pėr objektet zhytėse.
Baza shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 270 hektarėsh me 160 ndėrtesa.
Mbi 30 mijė civilė, kontraktues dhe personel ushtarak aktiv, sė
bashku me familjet e tyre, e kanė jetėn tė lidhur me tė. Por ēdo
gjė ėshtė vėnė nė rrezik nga mundėsia e mbylljes.
Pėr Kėnektikatin do tė jetė e vėshtirė mbyllja e kėsaj baze, por
nga kėndvėshtrimi strategjik, ėshtė e qartė se pėr tė nuk ka mė
nevojė, thotė zoti Pena.
Zoti Pena thotė se Lufta e Ftohtė, i la Shtetet e Bashkuara me shumė
baza ushtarake. Mbyllja e tanishme e bazave, thotė ai, nuk ka aq
shumė tė bėjė me kursimin e fondeve, se sa me pėrshtatjen
strategjike ndaj njė kėrcėnimi tė ri: terroristėve, ekstremistėve
dhe autorėve tė sulmeve vetė-vrasėse.
Lufta tani nuk drejtohet mė ndaj shteteve. Ushtria si e tėrė nuk
ėshtė instrumenti mė i efektshėm ndaj aktorėve tė rinj qė nuk janė
shtet. Do tė ketė raste qė do tė na duhen burimet ushtarake, por mė
shpesh do tė duhen njėsi tė vogla, forca speciale. Rreziku terrorist
nuk pėrballohet me operacione tė mėdha ushtarake nga toka, deti ose
ajri.
Ky
ėshtė kėrcėnimi i ditės. 10 vjet mė parė, para 11 shtatorit kishte
kėrcėnime tė tjera. Ato nuk janė zhdukur, thotė Xhon Markovic i
koalicionit pėr nėndetėset.
Xhon Markovic ėshtė kryetari i Koalicionit pėr Nėndetėset, qė po
pėrpiqet tė shpėtojė bazėn. Pėr komunitetet qė rrethojnė kėtė bazė
nė Kėnektikat, ndikimi ekonomik i mbylljes sė saj do tė jetė i
rėndė. Studime tė kryera deri tani nga shteti i Kėnektikatit lėnė tė
kuptohet se mbyllja do ti kushtojė rajonit 17 mijė vende pune dhe
1 presje 7 miliardė dollarė tė ardhura humbje. Bud Fay ėshtė oficer
nė pension dhe afarist lokal.
Tė gjithė ne
qė kemi biznes kėtu, do tė goditemi rėndė.
Synimi i ushtrisė amerikane nuk ėshtė tė mbajė gjallė ekonomitė
lokale, por tė mbrojė vendin nga kėrcėnimet, thotė zoti Pena.
Pėrkrahėsit e bazės thonė se nuk ėshtė thjesht ēėshtja e ekonomisė
lokale, por edhe kostoja e pastrimit tė bazės mund tė shkojė 170
milionė dollarė.
Ajo ka qėnė njė zonė industriale, njė bazė nėndetėsesh pėr 100
vjet. Aty ka karburant, lėngje baterish, po ashtu ėshtė vendi ku
lindi nėndetėsja bėrthamore nė vitet 1954 55, anijet bėrthamore
kanė shkuar aty prej njė kohe tė gjatė, pėr 20 vjet ato janė lejuar
tė shkarkojnė nė kėtė port, thotė zoti Markovic.
Ngjitur me bazėn e marinės ndodhet kompania General Dynamics
Electric Boat, firma kryesore pėr projektimin, prodhimin dhe
mirėmbajtjen e nėndetėsve bėrthamore tė ushtrisė amerikane.
Zėdhėnėsi i kėsaj firme Neil Ruenzel thotė se kjo firmė nuk ėshtė e
shqetėsuar nga mbyllja e bazės.
Ushtria amerikane do tė ketė nevojė pėr nėndetėse bėrthamore pėr sa
kohė qė ne tė projektojmė tė tilla. Ato janė pjesė pėrbėrėse e
sistemit tė mbrojtjes dhe kryejnė misione qė asnjė armė tjetėr e
ushtrisė nė ajėr ose nė ujė, nuk mund ti kryejė.
Nė
fakt, nėndetėset bėrthamore nuk do tė hiqen nga arsenali. Nė se
merret vendimi pėrfundimtar pėr mbylljen e bazės nė Kėnektikat,
shumica e funksioneve tė kėsaj baze do tė transferohen nė baza tė
tjera nė shtetet e Virxhinias dhe tė Xhorxhias. Vendimi pėrfundimtar
ende nuk ėshtė marrė dhe debati pėr mbylljen e bazave do tė
vazhdojė.
|