|
15 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Besim Abazi
I
dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara, ambasadori norvegjez, Kai
Eide, arriti tė dielėn pasdite nė Prishtinė pėr vizitėn e tij tė
tretė me radhė, para vlerėsimit gjithėpėrfshirės tė standardeve nė
Kosovė.
Ambasadori Eide kėsaj radhe do tė qėndrojė pėr shtatė ditė nė rajon,
pėr tė mbledhur sa mė shumė informacione qė do ti duhen pėr tė
hartuar raportin e tij, qė sipas paralajmėrimeve, nė shtator duhet
ti dorėzohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe Kėshillit tė Sigurimit
tė Kombeve tė Bashkuara.
Nė
aeroportin e Prishtinės ai tha se nuk ėshtė vetėm nė dorėn e tij se
kur do tė pėrfundojė raporti por kjo ėshtė edhe nė duart e
institucioneve tė Kosovės se kur do tė realizojnė detyrimet e tyre.
Shumė nga ēėshtjet qė do tė shqyrtohen gjatė kėsaj faze tė misionit
tė tij kanė tė bėjnė me marrėdhėniet ndėrmjet komuniteteve, tha zoti
Eide.
Por, kjo nuk ka tė bėjė nė tėrėsi me marrėdhėniet etnike por ka tė
bėjė me kushtet themelore pėr ēdo qytetar tė Kosovės tha zoti Eide,
duke pėrmbledhur edhe ēėshtjen siē tha ai tė luftės kundėr
korrupsionit e krimit tė organizuar.
Vizita aktuale e ambasadorit Eide, pason qėndrimin e tij nė rajon nė
muajin korrik, pas tė cilit ai paraqiti vėrejtjet e tij ndaj
institucioneve tė Kosovės pėr ngadalėsim tė procesit tė pėrmbushjes
sė standardeve. Vėrejtjet e tij u pasuan me qortime tė diplomatėve
tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit ndaj qeverisė sė Kosovės pėr
mungesė pėrparimi, posaēėrisht nė procesin e decentralizimit tė
pushtetit.
Vizita e sapofilluar e ambasadorit Eide e gjen Kosovėn me njė plan
tė ndryshuar tė decentralizimit dhe me urdhėresat e UNMIK-ut pėr
fillimin e shpejtė tė zbatimit tė tij, njė plan ky i kundėrshtuar
nga opozita dhe ende I papranuar nga pėrfaqėsuesit e komunitetit
serb.
Zoti Eide tha se plani ėshtė njė hap I rėndėsishėm pėrpara dhe kėtė
ēėshtje do ta debatojė me bashkėbiseduesit e tij nė Kosovė.
Sidoqoftė, ambasadori Eide ka hyrė nė periudhėn e fundit tė
vlerėsimeve dhe nga raporti i tij do tė varet nėse vjeshta do tė
shėnojė edhe fillimin e procesit tė zgjidhjes sė statusit politik tė
Kosovės.
|