|
14 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Para pak vitesh, Kina filloi njė
strategji globale pėr sigurimin e lėndės sė parė dhe burimeve tė
reja tė energjisė pėr ekonominė e saj nė rritje. Por, pėrpjekjet e
fundit tė Korporatės Kombėtare kineze tė Naftės pėr tė blerė
kompaninė mė tė madhe amerikane tė naftės, Unicola, kanė ngjallur
shqetėsim nė Washington.
I
shqetėsuar nga mundėsitė e rėnies sė teknologjisė dhe burimeve
amerikane nė duart e njė ndėrmarrjeje shtetėrore kineze, Senati
amerikan miratoi kohėt e fundit njė projetkligj qė ka pėr synim tė
ngadalėsojė ēdo blerje tė firmave amerikane nga tė huajt.
Ky
zhvillim ndodhi pas blerjes nga fillimi i kėtij viti i degės sė
kumpjuterave personalė tė firmės amerikane IBM nga kompania mė e
madhe kineze e kompjuterave, Lenovo, dhe pėrpjekjes sė dėshtuar tė
njė shoqėrie kineze pėr tė blerė firmėn amerikane tė pajisjeve
shtėpiake, Maytag.
Analistė tė vetėdijshėm pėr synimet e Kinės mendojnė se pėrpjekjet
pėr tė blerė firmėn Unicola duhet shqyrtuar pėr arsye sigurimi.
Peter Morici i shkollės sė Biznesit Ndėrkombėtar pranė Universitetit
Maryland, paraljamėron se pėrpjekja e Kinės pėr tė blerė firmėn
Unikola mund tė jenė tė shtyra nga motive tė tjera:
Kėtu nuk bėhet fjalė pėr firmat Maytag apo ThinkPad. Kėtu kemi tė
bėjmė me synimet e Kinės pėr tė siguruar ekspertizė strategjike
amerikane nė njė kohė kur ajo po kėrcėnon Taivanin, por krijon njė
forcė tė madhe detare dhe duket se ka nė plan ti bėjė sfidė
Amerikės nė institucionet ndėrkombėtare, tė ngritura pėr tė mbrojtur
demokracinė.
Njė
raport i kohėve tė fundit i Pentasgonit shkon edhe mė tej, duke
thėnė se Kina po modernizon forcat e saj ushtarake me synimet
afatgjata pėr tė shtrirė pushtetin e saj pėrtej Taivanit, me
mundėsinė pėr tė paraqitur kėrcėnim pėr forca tė tjera moderna tė
rajonit.
Por, shumica e ekonomistėve i shikojnė pėrpjekjet e fundit kineze
pėr tė blerė firma amerikane si thjeshtė veprimtari tregtare. Ata
vėnė nė dukje se Kina, e cila ka popullsinė mė tė madhe tė botės, ka
edhe ekonominė me ritmin mė tė shpejtė tė botės. Nicholas Lardy i
Institutit pėr Ekonominė Ndėrkombėtare thotė se pėrpjekjet pėr tė
blerė fimrėn Unicola janė si njė pikė nė kovėn kineze tė naftės:
Unicola ėshtė njė kompani relativisht e vogėl. Ajo prodhon vetėm
deri nė 0 presje 3 pėr qind tė prodhimit botėrorė tė gazit dhe tė
naftės. Unė, thekson zoti Lary, nuk shikoj ndonjė arsye se kjo
pėrpjekje kineze duhet tė bllokohet pėr arsye tė sigurimit
kombėtar.
Shumica e analistėve i shikojnė veprimtaritė kineze nė Shtetet e
Bashkuara si pjesė e pėrpjekjeve tė Pekinit pėr tė rritur aftėsinė e
tij konkuruese nė njė ekonomi gjithnjė e mė tė globalizuar. Analisti
politik Erik Heginbotham i Kėshillit pėr Marrėdhėnie me Jashtė thotė
se Kina po pėrpiqet tė gjejė rrugė pėr tė hyrė sa mė shpejt nė
tregjet e huaja. Synimi i Pekinit pėr tė blerė kompani amerikane,
thotė ai, mund tė shikohet kryesisht si pėrpjekje pėr tė prodhuar
mallra qė njihen nė Perėndim, veēanėrisht nė Shtetet e Bashkuara.
Por
zoti Heginbotham pranon se kjo strategji pėr tė siguruar burime,
megjithėse e shtyrė nga motive ekonomike, shfrytėzon mjete politike
si mbėshtetja e regjimit nė njė vend tė caktuar nė shkėmbim tė
garancive pėr tė blerė burime.
Dhe
kjo shqetėson disa ekspertė, tė cilėt vėnė nė dukje se Shtetet e
Bashkuara dhe Kanadaja janė respektivisht konsumuesit numėr njė dhe
numėr dy tė naftės nė botė dhe se nevojat e tyre do tė vazhdojnė tė
rriten. Travsi Tanner i Qendrės Nikson pėr Studime Kineze pranon se
tregu i tanishėm global i energjisė ėshtė shkak pėr shqetėsim.
Disa analistė thonė se tashmė Shtetet e Bashkuara dhe Kina janė tė
angazhuara nė njė rivalitet pėr naftė, nė tė cilin Kina ka humbur
praninė nė Irakun e pasur me naftė nė garė me Amerikėn. Analistėt
skeptikė ndaj motiveve kineze e krahasojnė sfidėn kineze me
kėrcėnimin qė paraqitėn Italia dhe Spanja fashiste pėr Britaninė e
Madhe dhe Francės nė vitet 1930. Mes tyre ėshtė Peter Morici i
Universitetit Maryland, i cili paralajmėron se Kina po pėrdorė
taktikat e Wall Street-it pėr tė maskuar ambicjet ushtarake:
Mendoj se Kina po shfrytėzon nė mėnyrė cinike instiktet e Wall
Street-it nė pėrpjekje pėr tė larguar vėmendjen e tė tjerėve nga
synimet e saj ushtarake me qėllim qė ta zėrė Amerikėn nė gjumė.
Zoti Morici e krahason pėrpjekjen e Kinės pėr tė siguruar burime
edhe me fushatėn e Japonisė nė vitet 1930 pėr tė kontrolluar burimet
dhe lėndėt e para, e cila mė nė fund ēoi nė luftė. Por, shumė
ekspertė i hedhin poshtė kėto krahasime, duke thėnė se veprimtaritė
e Kinės shtyhen thjeshtė nga tregu. Disa, pėrfshirė zotin Tanner,
argumentojnė se ėshtė nė interesin e Shteteve tė Bashkuara qė tė
inkurajohet njė rol aktiv kinez nė ekonominė globale.
Por
nė fund tė fundit, sipas shumicės sė analistėve, pėrpjekjet e Kinės
pėr tė blerė firma amerikane duhen shikuar si njė sinjal pėr
udhėheqėsit e Shteteteve tė Bashkuara qė tė pėrgatisin tregjet
amerikane pėr njė vėrshim tė mundshėm tė konkurencės, kryesisht nga
Kina.
|