|
13 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Besim Abazi
Zėvendėsshefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Larry Rossinu
nėnshkroi tė premten pesė urdhėresa ekzekutive pėr zbatimin e
decentralizimit, nė pesė komunat provė tė parapara me planin e
qeverisė sė Kosovės. Sipas kėtyre vendimeve, komuna e Mamushės nė
perėndim tė Kosovės e banuar me shumicė turke do tė ketė vetėm njė
njėsi kadastrale, ndėrsa kater komunat tjera dy nga tė cilat me
shumciė serbe dhe dy me shumicė shqiptare do tė kenė nga disa
fshatra pėrreth.
Sipas planit komuna me shumicė serbe e Parteshit nė Kosovėn Lindore
do tė pėrfshijė nėn administrim fshtarat Budrigė e Poshtme dhe
Cėrnicė, ndėrsa Gracanica po me shumicė serbe afėr Prishtinės
pėrfshinė fshtarat Hjvali, Llaplasellė, Preoc dhe Sushicė, duke
pėrmbushur kėsisoji karakterin shumetnik.
Ndėrsa komunat me shumciė shqiptare ai ajo e Junikut nė Kosovėn
perėndimore pėrfshinė edhe fshatrat, Jasiq-Gjocaj, Rastavicė, Sllup
dhe Voksh, ndėrsa Hani i Elezit merr nėn administrim fshatrat Dimcė,
Dromjak, Gorancė, Krivenik, Neēavc, Palivodenicė, Pustenik, Rezhancė,
Seqishtė dhe Vėrtollnicė.
Nėnshkrimi i urdhėresave ekzekutive, nga UNMIK-u ėshtė cilėsuar si
njė hap pėrpara drejt zbatimit tė decentralizimit si pjesė e
standardeve parėsore tė pėrcaktuara pėr tu pėrmbushur para
zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės.
Nėnshkrimi pasoi mbėshtetjen qė planit tė ndryshuar tė qeverisė sė
Kosovės pėr decentralizimin i dhanė shefat e zyrave tė vendeve tė
Grupit tė Kontaktit. Shefi i zyrės amerikane nė Prishtinė, Philip
Goldberg, tha se qeveria e Kosovės i ka marrė seriozisht kėrkesat e
Grupit tė Kontaktit dhe nė dobi tė veten dhe tė ardhmes sė Kosovės
ka bėrė njė ofertė e cila duhet mbėshtetur, meqė sipas tij me
veprimet e fundit qeveria ka hapour edhe rrugėn e dialogut ndėrmjet
komuniteteve.
Tregimi mė i rėndėsishėm ėshtė se dyert janė tė hapura pėr kėto
cėshtje qė nuk janė tė mbyllura, por kėrkojnė dialog ndėrmjet
komuniteteve, qė kėrkojnė qė dyert tė jenė hapura jo vetėm nga
qeveria por edhe nga pala serbe, tha zoti Goldberg duke u bėrė
thirrje pjesėtarėve tė kėtij komuniteti qė tė bėhen pjesė e
procesit.
Ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri tha se nga e hėna do tė
fillojnė pėrpjekjet pėr zbatimin e kėtij procesi qė ėshtė provė pėr
reformėn e pushtetit, ndėrsa nėnėshkrimi mėnjanon kundėrthėniet
rreth decentralizimit.
Po ashtu do
tė krijojė mundėsi qė tė eleminohen tė gjitha format tjera tė
shpresave tė rrejshme qė kanė ekzistuar se ky proces ėshtė I
papranueshėm, ėshtė I destinuar tė dėshtojė, me tendenca pėr tė
sjellė projekte nga jashtė Kosovės si pjesė e kompromiseve ė
tavolinė, tha ministri Haziri.
Ai
theksoi se ėshtė koha qė pėrfaqėsuesit e komunitetit serb tė
pėrfshihen nė proces, sepse plani I qeverisė paraqet zgjidhjen mė tė
mirė pėr kėrkesat e tyre.
Por
Rangjell Nojkiq, nga Lista Serbe pėr Kosovėn dhe Metohinė, subjekti
kryesor politik i serbėve tė Kosovės, tha se plani ende nuk ėshtė i
pranueshėm.
Ne mendojmė
se kjo zgjidhje ėshtė mė e keqe sesa zgjidhja e parė dhe nuk i
pėrshtatet fare komunitetit serb, tha Rangjel Nojkiq.
Ai
nėnvizoi se ditėt e ardhshme priten debate rreth kėsaj ēėshtjeje pėr
tė sqaruar vendimet e tyre rreth procesit, i cili ėshtė kundėrshtuar
fuqishėm nga autoritetet e Beogradit.
Decentralizimi ėshtė pjesė e standardeve qė duhet pėrmbushur para
fillimit tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės.
|