|
13 gusht 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
Isabela Ēoēoli
Organizata tė ndryshme dhe grupe lobiste nė Shtetet e Bashkuara dhe
veēanėrisht nė Uashington, nga ato nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė
pakushtėzuar pėr Kosovėn tek ata qė janė kundėr saj vazhdojnė
diskutimet e kėsaj ēėshtjeje, por varet nga lojtarėt kryesorė nė
skenėn ndėrkombėtare se si do tė trajtohet pėrfundimisht ēėshtja e
Kosovės. Dje nė njė nga mjediset e Senatit amerikan, Instituti pėr
Fenė dhe Politikėn Publike, organizatė jo-qeveritare, organizoi njė
konferencė shtypi pėr tė diskutuar tė ardhmen e Kosovės.
Thomas Melady, ish-diplomat amerikan i karrierės, tani konsulent nė
Institutin pėr Politikat Botėrore, tha se atmosfera aktuale nė
Kosovė nuk i shėrben aspak pajtimit mes komuniteteve etnike dhe nuk
garanton aspak lirinė e tyre, veēanėrisht tė pakicės sėrbe. Zoti
Melady, i cili vizitoi rajonin kohėt e fundit tha se nė Kosovė duhet
tė vazhdojė prania ndėrkombėtare pėr aq sa tė nevojitet pėr pajtimin
e komuniteteve etnike dhe krijimin e njė atmosfere tolerance.
Unė gjithmonė kam besuar dhe jam optimist pėr arritjen e pajtimit
edhe nė rrethanat mė tė vėshtira. Por ēdo lloj pavarėsie pėr
Kosovėn do tė ishte njė hap i nxituar dhe i gabuar. Pėr mendimin
tim rruga qė duhet ndjekur ėshtė bashkėpunimi me tė gjitha
komunitetet nėn qeverisjen, praninė dhe mbėshtetjen ndėrkombėtare.
Zoti Melady tha se shpėrthimet e dhunės kohėt e fundit kanė treguar
se ka patur njė bashkėrendim tė pamjaftueshėm nė strukturėn e
komandės sė forcave nė Kosovė dhe qė tė mos pėrsėriten ngjarjet e
marsit 2004, theksoi ai, ky bashkėrendim veprimesh ėshtė me rėndėsi
jetike.
Edhe Joseph Grieboski, President i Institutit pėr Fenė dhe Politikėn
Publike u shpreh pėr vazhdimin e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė, tė
paktėn edhe pėr njė periudhė pesė vjeēare, pėr tė garantuar tė
drejtat e pakicave dhe funksionimin e shoqėrisė civile. Ai tha se
tėrheqja nga Kosova nė njė kohė kur shoqėria ėshtė tejet e
politizuar nė baza etnike dhe fetare, do ti hapte rrugėn dhunės si
ajo e marsit 2004.
Pavarėsia Kosovės do tė ishte njė shkėputje nga ligji apo norma
ndėrkombėtare. Ajo do ti dėrgonte njė mesazh tė gabuar
terroristėve apo banditėve qė tė pėrdorin mjetet e dhunės dhe
vrasjet pėr tė hipur nė pushtet. Ajo do tė ishte njė mesazh se
dhuna sjell pėrfitime politike".
Shtetet e Bashkuara thonė se statuskuoja e statusit tė papėrcaktuar
tė Kosovės nuk ėshtė mė e qėndrueshme, e dėshirueshme apo e
pranueshme. Kjo gjendje nuk plotėson dėshirat e asnjėrės palė apo tė
popujve tė atij rajoni, dhe le tė hapur mundėsinė pėr ripėrtėritjen
e dhunės etnike. Po tė mos diskutohet sė shpejti statusi i Kosovės,
kjo do tė rrezikonte tė gjitha arritjet nė Ballkan gjatė dhjetė
viteve tė fundit
|