|
12
gusht 2005 / TN / Zėri
i Amerikės
Gazetari amerikan Peter Jennings, i cili
vdiq tė dielėn mbrėma nė New York nga kanceri nė mushkri, njihej jo
vetėm nė Shtetet e Bashkuara, por edhe nė vende tė ndryshme tė
botės, sidomos nė zona krizash, ku ai shkonte pėr ti mbuluar ato
drejtpėrdrejt dhe pėr tė njohur amerikanėt me kėto kriza. Nė njė
rast, gjatė mbulimit tė kėtyre ngjarjeve, Peter Jennings, ndikoi
drejtpėrdrejt nė jetėn e njė familjeje nė Bosnje.
Njė
djalė nga Sarajeva, gjendja e tė cilit nė vitin 1994, u vu nė qendėr
tė vemendjes sė shtypit amerikan nga gazetari i lajmeve kryesore tė
mbrėmjes, Peter Jennings, foli me trishtim rreth vdekjes sė zotit
Jennings.
Nė
vitin 1994, Peter Jennings takoi Eki Focon, nė atė kohė 13 vjeē, qė
jetonte nė Sarajevėn e shkatėrruar nga lufta. Jennings po mbulonte
luftėn nė Bosnje kur rastėsisht takoi Ekin dhe filloi tė bisedonte
me tė. Foco po luante futboll kur Peter Jennings dhe ekipi i tij
televiziv i ABC-sė mbėrritėn aty.
Jennings:
Tė shtėnat qė dėgjojmė tani, a i dėgjon ti
ēdo ditė?
Eki:
Po, i dėgjoj ēdo ditė dhe nuk ėshtė asgjė
e re pėr mua.
Njė
ngjarje tjetėr krize qė nuk u la pa mbuluar nga Peter Jennings ishte
edhe lufta nė Kosovė. Nė atė kohė, shqiptari nga Kosova Ylber
Bajraktari, punonte pėr rrjetin ABC. Nė njė nga emisionet e tij,
Peter Jennings u lidh drejtėpėrdrejtė me Ylberin.
Dhe
nėpėrmjet lidhjeve qė mbante me profesionistė tė ndryshėm, Peter
Jennings e njihte mė mirė audiencėn amerikane me kriza tė ndryshme
dhe i ofronte asaj njė perspektivė tė veēantė rreth luftės.
2
prej 17 milion njerėzve qė ndoqėn raportimin e Peter Jennings rreth
djalit nga Bosnja atė mbrėmje u prekėn nė mėnyrė tė veēantė: George
dhe Helen Priebe nga Kalifornia.
Unė me tė vėrtetė ia kam borxh zotit Peter Jennings sigurinė dhe
gjendjen e mirė tė familjes time.
Ēifti Priebe vendosi tė ndihmonte familjen Foco. George Priebe i
telefonoi zyrės sė zotit Jennings nė New York dhe arriti ta dėrgonte
kėtė letėr nė Sarajevė, ku mė nė fund i ra nė dorė Ekit. George dhe
Helen Priebe ndihmuan pėr tė paguar shpenzimet e transferimit
pėrgjithmonė tė familjes Foco nga Bosnja pėr nė Shtetet e Bashkuara.
Mund tė pėrfytyroja familjen time nė kėtė pozitė dhe kjo mė
tronditi shumė. Pa Peter Jennings Eki do tė ishte si ēdo djalė
tjetėr nė njė vend tė botės tė shkatėrruar nga lufta.
Qė
prej kohės kur erdhi nė Shtetet e Bashkuara, Eki ka maruar shkollėn
e mesme nė shtetin Michigan, u mobilizua nė forcat e marinės sė
Shteteve tė Bashkuara dhe ka shėrbyer nė operacionin Iraqi Freedom
nė luftanijen amerikane USS Theodore Roosevelt.
Aktualisht ai punon nė njė bankė dhe vitin e ardhshėm ka nė plan tė
vazhdojė studimet e larta.
Kur
legjendari i ABC-sė vdiq kėtė javė nga kanceri, njė e-mail i mbrriti
zyrės sė lajmeve tė rrjetit ABC nga Eki Foco. Nė tė shkruhej:
Quhem Eldin, i njohur mė mirė nga ABC News si Eki, djali i vogėl
nga Sarajeva. Tani unė jetoj nė Shtetet e Bashkuara dhe pėr kėtė i
detyrohem njė njeriu. Sytė mė mbushen me lot kur shikoj dhe kujtoj
kėtė njeri kaq tė mirė, Peter Jennings.
Sot
nė shtėpinė e familjes Foco, nė mur ėshtė varur fotografia e Ekit me
Peter Jennings si dhe njė kronometėr, dhuratė e gazetarit, qė
ndihmoi nė ndryshimin e jetės pėr familjen Foco.
|